❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulm me thikĂ« nĂ« Roterdam, sulmuesi bĂ«rtiti “Allahu akbar”

NjĂ« person u vra dhe njĂ« tjetĂ«r u plagos rĂ«ndĂ« nĂ« qytetin port holandez tĂ« Roterdamit kur njĂ« sulmues, duke bĂ«rtitur “Allahu akbar”, sulmoi njerĂ«zit me thikĂ«, njoftoi transmetuesi publik holandez NOS mĂ«ngjesin e sotĂ«m.

I dyshuari për sulmin e mbrëmshëm në afërsi të urës Erasmus është arrestuar dhe dërguar në spital, si dhe personi i plagosur nga sulmi.

Dëshmitarët i thanë policisë se i dyshuari po bërtiste Allahu Akber.

Zëdhënësi i policisë Vesel Stole tha se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Sipas tĂ« pĂ«rditshmes holandeze De Telegraaf, duke iu referuar dĂ«shmitarĂ«ve, sulmuesi kishte dy thika, dhe njĂ« kalimtar e goditi sulmuesin me dy shkopinj dhe arriti t’i grisĂ« thikat.

Dëshmitari tha se në fillim kishte menduar se ishte një përleshje, por kur u afrua, pa se sulmuesi mbante në duar dy thika dhe po godiste me to kalimtarët.

 

The post Sulm me thikĂ« nĂ« Roterdam, sulmuesi bĂ«rtiti “Allahu akbar” appeared first on Euronews Albania.

Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban

Komponentët e përdorur në mijëra pagera të shpërthyer në Liban të martën në një sulm vdekjeprurës ndaj anëtarëve të Hezbollahut nuk janë bërë në Tajvan, tha sot Ministri i Ekonomisë i Tajvanit Kuo Jih-hui.

“PĂ«rbĂ«rĂ«sit janĂ« kryesisht qarqe tĂ« integruara dhe bateri mĂ« tĂ« lira”, u tha gazetarĂ«ve ministri tajvanez i EkonomisĂ« Kuo Jih-hui, raporton Reuters.

Kur u pyet nëse pjesët e pagerit që shpërthyen ishin prodhuar në Tajvan, ai tha:

“Mund tĂ« them me siguri se ato nuk janĂ« tĂ« prodhuara nĂ« Tajvan”, duke shtuar se rasti Ă«shtĂ« duke u hetuar nga autoritetet gjyqĂ«sore.

Kompania “Gold Apollo” me seli nĂ« Tajvan njoftoi nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave se nuk ka prodhuar pajisjet e pĂ«rdorura nĂ« sulm dhe se kompania “BAC” me qendĂ«r nĂ« Budapest ka licencĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur markĂ«n e saj tregtare.

Nuk ishte e qartĂ« se si dhe kur pajisja ishte pajisur pĂ«r t’u shpĂ«rthyer nĂ« distancĂ«, siç ishin qindra telekomandĂ« tĂ« pĂ«rdorur nga Hezbollah qĂ« shpĂ«rthyen tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« njĂ« valĂ« tĂ« dytĂ« sulmesh. NĂ« dy incidente nĂ« Liban, 37 njerĂ«z vdiqĂ«n dhe rreth 3,000 u plagosĂ«n.

Burimet e sigurisë thanë se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimet e pager-it, por Tel Avivi nuk komentoi drejtpërdrejt mbi sulmet.

The post Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban appeared first on Euronews Albania.

Rama: MarrĂ«veshja pĂ«r emigrantĂ«t “ekskluzive” pĂ«r ItalinĂ«, asnjĂ« vend tjetĂ«r

Shqipëria nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews, pavarësisht rritjes së interesit ndërkombëtar për këtë skemë.

Një qëndrim i tillë vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës  Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje ekskluzive me ItalinĂ«, sepse ne i duam tĂ« gjithĂ«, por me ItalinĂ« kemi dashuri tĂ« pakushtĂ«zuar”, u shpreh kryeministri gjatĂ« intervistĂ«s.

Rama theksoi se qeveria e tij po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për një çështje që po bëhet një temë e nxehtë politike në Evropë.

“Kur vendosĂ«m ta bĂ«nim marrĂ«veshjen e migracionit, vendosĂ«m bazuar nĂ« ndjenjĂ«n e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« si fqinjĂ«, si evropianĂ«. Sigurisht qĂ« ne nuk jemi evropianë  brenda BE-se, por ne jemi ende evropianĂ« dhe kjo nuk mund tĂ« na mohohet . Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« ne e bĂ«mĂ« nĂ« vend qĂ« tĂ« mos bĂ«nim asgjĂ«. Pra, a Ă«shtĂ« e re apo nuk Ă«shtĂ« e re, a Ă«shtĂ« novatore apo nuk Ă«shtĂ« novatore, do tĂ« funksionojĂ« apo nuk do tĂ« funksionojĂ«, kjo Ă«shtĂ« e gjitha pĂ«r t’u parĂ«, por me siguri Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« sesa thjesht tĂ« luftosh ideologjikisht pĂ«r kĂ«tĂ« çështje dhe tĂ« mos bĂ«sh asgjĂ«â€, u shpreh kreu i qeverisĂ«.

Rama mohoi gjithashtu se ky zhvillim mund t’i jepte ShqipĂ«risĂ« njĂ« avantazh nĂ« pĂ«rpjekjen e saj pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: MarrĂ«veshja pĂ«r emigrantĂ«t “ekskluzive” pĂ«r ItalinĂ«, asnjĂ« vend tjetĂ«r appeared first on Euronews Albania.

Turqia po rishikon sigurinë e pajisjeve të komunikimit pas shpërthimeve në Liban

Turqia po rishikon masat e saj për të siguruar pajisjet e komunikimit të përdorura nga forcat e saj të armatosura pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban, tha sot një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes.

Radiot e dorës të përdorura nga grupi i armatosur Hezbollah u shpërthyen në të gjithë Libanin jugor dje në ditën më vdekjeprurëse të vendit që nga luftimet ndërkufitare midis grupit dhe Izraelit gati një vit më parë, duke nxitur tensionet pas shpërthimeve të ngjashme me pager nga militantët një ditë më parë, njoftoi Reuters.

Një zyrtar turk, i cili nuk donte të identifikohej, tha se ushtria turke përdor vetëm pajisje të prodhuara në vend dhe se Ankaraja ka mekanizma kontrolli shtesë nëse një palë e tretë përfshihet në prokurimin ose prodhimin e pajisjeve.

“PavarĂ«sisht nĂ«se janĂ« operacionet qĂ« po kryejmĂ«, lufta e vazhdueshme nĂ« UkrainĂ«, si dhe shembulli i Libanit, masat rishikohen dhe masat e reja zhvillohen si pjesĂ« e mĂ«simeve tĂ« nxjerra pas çdo zhvillimi”, tha zyrtari.

Ai shtoi se në kuadër të incidentit të fundit, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë po kryen hetimet e nevojshme, pa specifikuar detaje të tjera.

Gjatë shpërthimit të pagerëve dhe pajisjeve të tjera elektronike në Liban, të paktën 20 njerëz vdiqën dhe pothuajse tre mijë u plagosën.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për incidentet dhe premtoi hakmarrje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia po rishikon sigurinë e pajisjeve të komunikimit pas shpërthimeve në Liban appeared first on Euronews Albania.

Goditen 100 raketahedhëse të Hezbollahut, Izraeli kryen sulme më të ashpra në Liban

Avionët luftarakë izraelitë kryen të enjten vonë në mbrëmje sulmet më intensive ndaj pjesës jugore të Libanit në gati një vit luftë, thanë burimet libaneze të sigurisë, një zhvillim që duket se ka përshkallëzuar edhe më tej konfliktin mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, pavarësisht thirrjeve për vetëpërmbajtje.

ShtĂ«pia e BardhĂ« tha se njĂ« zgjidhje diplomatike ishte e arritshme dhe urgjente. Po kĂ«shtu edhe Britania bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m mes Izraelit dhe Hezbollahut. SHBA “druhet dhe Ă«shtĂ« e shqetĂ«suar pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« mundshĂ«m tĂ« konfliktit”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« Karine Jean-Pierre nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtypin.

Breshëritë intensive pasuan sulmet në fillim të javës për të cilat Libani dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin, që hodhën në erë radiot e dorës dhe biperat e grupit militant, duke vrarë 37 persona dhe plagosur rreth 3,000 të tjerë në Liban.

Në operacionin e së enjtes, Izraeli lëshoi dhjetëra bomba në të gjithë Libanin jugor, thanë tre burime libaneze të sigurisë. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Radio stacionet izraelite njoftuan se dhjetëra avionë luftarakë goditën objektivat e Hezbollahut, përfshirë rreth 100 raketahedhëse.

Ushtria izraelite nuk e konfirmoi këtë gjë, por tha më herët se kishte goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë raketahedhëse dhe depo armësh në Libanin jugor.

NĂ« njĂ« fjalim televiziv tĂ« enjten, udhĂ«heqĂ«si i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpĂ«rthimet e pajisjeve tĂ« komunikimit tĂ« martĂ«n dhe tĂ« mĂ«rkurĂ«n “kaluan tĂ« gjitha vijat e kuqe”.

“Armiku doli pĂ«rtej çdo kontrolli, ligji dhe morali”, tha ai, duke shtuar se sulmet “mund tĂ« konsiderohen si krime lufte ose shpallje lufte”.

Izraeli nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi shpërthimet e biperave dhe radiove të dorës, për të cilat burime të sigurisë thonë se ndoshta janë kryer nga agjencia izraelite e spiunazhit Mossad, e cila ka një histori të gjatë të kryerjes së sulmeve të sofistikuara në tokë të huaj.

Misioni libanez në OKB tha në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të enjten se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimin e pajisjeve nëpërmjet mesazheve elektronike dhe eksplozivëve të vendosur në to, përpara se të arrinin në Liban.

Lidhur me këtë çështje të premten do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditen 100 raketahedhëse të Hezbollahut, Izraeli kryen sulme më të ashpra në Liban appeared first on Euronews Albania.

Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç, tha policia.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

 

 

The post Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune.

Në këtë takim morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidentin e saj.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionere për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me kĂ«tĂ« takim po ashtu dĂ«shmoi se edhe nĂ« mandatin e ri do t’i kushtojĂ« kujdes tĂ« veçantĂ« kĂ«tij rajoni dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si procesit tĂ« zgjerimit tĂ« BE-sĂ«.

NĂ« takim u diskutua edhe pĂ«r “agjendĂ«n e reformave dhe rritjes”, tĂ« cilat tashmĂ« i kanĂ« dorĂ«zuar nĂ« Komisionin Evropian tĂ« gjitha vendet e rajonit tĂ« Ballkanit, si parakusht pĂ«r tĂ« pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenĂ« e fundit qĂ« ka dorĂ«zuar njĂ« dokument tĂ« tillĂ«.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar pĂ«r tĂ« promovuar kĂ«tĂ« plan, ndĂ«rsa atĂ« e ka mbĂ«shtetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anĂ«tare nĂ« KĂ«shillin e BE-sĂ«. Ky plan, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« paketĂ« prej 6 miliardĂ« eurosh, konsiderohet si plani mĂ« ambicioz financiar i BE-sĂ« pĂ«r vendet e rajonit dhe ka pĂ«r qĂ«llim t’iu ndihmojĂ« atyre tĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« gatshme pĂ«r procesin e integrimit nĂ« BE.

 

The post Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, ka lëshuar një urdhër të qartë për ndalimin e komunikimit të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes me zyrtarët e kabinetit të presidentit të shtetit, Jakov Millatoviç, ata të Qeverisë, Millojko Spajiçit dhe ata të Kuvendit, Andrija Mandiç.

“Ndalohet komunikimi me kabinetet e anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit pĂ«r Mbrojtjen dhe SigurinĂ«, si dhe me kabinetet e ministrave nĂ« Qeveri, pa miratimin tim”, thuhet nĂ« urdhrin e ministrit qĂ« mban datĂ«n 10 shtator 2024.

Anëtarë të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë janë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Qeverisë. Ky organ komandon Ushtrinë e Malit të Zi.

Analisti politik, Boris Mariç, thotë se urdhri reflekton mosbesimin midis degëve të ndryshme të pushtetit dhe sektorit të mbrojtjes.

“NĂ«se brenda vetĂ« administratĂ«s shtetĂ«rore dhe nĂ« lidhje me kabinetet e presidentit tĂ« shtetit dhe kuvendit kemi njĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« sugjeron nevojĂ«n pĂ«r filtrimin e informacionit, çfarĂ« atĂ«herĂ« mund tĂ« presin mediat dhe shoqĂ«ria civile”, thotĂ« Mariç pĂ«r Radio Evropa e LirĂ« (REL).

Edhe pĂ«r ish-ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviç, veprimi i Krapoviçit Ă«shtĂ« tregues i mosbesimit “mes aktorĂ«ve kyç tĂ« pushtetit aktual”.

I pyetur nga REL-i për arsyet dhe nëse lëshimi i këtij urdhri tregon mosbesim në majat e pushtetit, ministri Krapoviç nuk ka dhënë përgjigje.

Kush është me kë në pushtetin malazias?

Krapoviç është funksionar i demokratëve, partisë së shumicës fituese që rrëzoi pushtetin tridhjetëvjeçar të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviçit në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Në Qeveri janë që nga tetori i vitit të kaluar me Lëvizjen Evropa Tani, të kryeministrit Millojko Spajiç, Frontin Demokratik pro-rus të Andrija Mandiçit dhe partitë minoritare, duke siguruar shumicën edhe në Parlament.

Që nga fillimi i vitit, kryeministri Spajiç dhe kreu i shtetit, Millatoviç, janë në një konflikt të ashpër politik, megjithëse dy vjet më parë themeluan së bashku Lëvizjen Evropa Tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit appeared first on Euronews Albania.

Apel i GJKKO lë në fuqi vendimin e pafajësisë për kryebashkiakun e Pogradecit

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin i pafajësisë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Kapri u shpall i pafajshëm në shkallë të parë, por SPAK ushtroi ankim ndaj vendimit të shkallës së parë.

Kryebashkiaku i Pogradecit ishte akuzuar nga SPAK për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë ishte ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi zyrtare te bashkisë i vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apel i GJKKO lë në fuqi vendimin e pafajësisë për kryebashkiakun e Pogradecit appeared first on Euronews Albania.

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja e nënshkruar është e para mbi bashkëpunimin strategjik në mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

MarrĂ«veshja do tĂ«Â â€œforcojĂ« partneritetin strategjik ndĂ«rmjet Shteteve tĂ« Bashkuara dhe SerbisĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Departamentit amerikan tĂ« Shtetit.

Ajo u nĂ«nshkrua nga NĂ«nsekretari amerikan pĂ«r Rritjen Ekonomike, EnergjinĂ« dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i JashtĂ«m i SerbisĂ«, Marko Gjuriq. Sipas zyrtarĂ«ve amerikanĂ«, ajo “do tĂ« zgjerojĂ« mundĂ«sitĂ« qĂ« kompanitĂ« amerikanĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ« sĂ« SerbisĂ« dhe tĂ« promovojĂ« investimet amerikane.”

Ministri serb Gjuriq e quajti marrĂ«veshjen “njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe pĂ«r njĂ« siguri afatgjatĂ« energjie.”

“Kjo Ă«shtĂ« e para, shpresojmĂ«, nĂ« serinĂ« e marrĂ«veshjeve strategjike ndĂ«rmjet SerbisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara qĂ« do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« karakterin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tona. Natyrisht qĂ« çështjet e energjisĂ« kanĂ« edhe implikime mĂ« tĂ« gjera, por sot qĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« sigurohet furnizimi afatgjatĂ«, i qĂ«ndrueshĂ«m, i sigurtĂ« dhe i pastĂ«r i qytetarĂ«ve tĂ« SerbisĂ« me energji elektrike nĂ« njĂ« formĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Serbia tĂ« mbetet vend joshĂ«s pĂ«r tĂ«rheqjen e investimeve tĂ« huaja,” deklaroi ministri Gjuriq pas ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit.

Ai shtoi se “dita e sotme do tĂ« shĂ«nohet si njĂ« prej momenteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« historinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet SerbisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara.”

NĂ«nsekretari Fernandez tha se marrĂ«veshja do ta ngrejĂ« bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet dy shteteve “nĂ« njĂ« nivel mĂ« tĂ« lartĂ«â€Â dhe do ta ndihmojĂ« SerbinĂ« tĂ« diversifikojĂ« burimet e energjisĂ«.

“Kemi punuar pĂ«r shumĂ« vite qĂ« kompanitĂ« amerikane tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« investojnĂ« nĂ« teknologjitĂ« e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r nĂ« Serbi dhe mĂ« vjen mirĂ« qĂ« kemi arritur pĂ«rparim. KĂ«tu nuk bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n, por shpresojmĂ« qĂ« tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bashkĂ«punojmĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« sfidĂ« e madhe moderne, ndryshimet klimatike janĂ« njĂ« sfidĂ« e madhe, por edhe njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« investuar nĂ« tĂ« ardhmen e energjisĂ«. Sot kemi bĂ«rĂ« hapin e parĂ« dhe jemi tĂ« kĂ«naqur nga zhvillimi i marrĂ«dhĂ«nieve me SerbinĂ«,” deklaroi zoti Fernandez pas ceremonisĂ«.

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia deri më tani nuk kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi strategjik, apo partneriteti strategjik.

Serbia ka ndërkohë marrëveshje partneriteti të përgjithshëm strategjik me Rusinë dhe Kinën.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet pĂ«r mineralin e litiumit kanĂ« nxitur protesta tĂ« gjera kundĂ«r qeverisĂ« nĂ« Serbi, pĂ«rkundĂ«r paralajmĂ«rimeve tĂ« zyrtarĂ«ve se po bĂ«hen pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se Ă«shtĂ« njoftuar nga shĂ«rbimet ruse tĂ« zbulimit se nĂ« Serbi po pĂ«rgatiten “trazira tĂ« gjera dhe puç” nga fuqitĂ« perĂ«ndimore qĂ« duan ta rrĂ«zojnĂ« nga pushteti. Ai nuk ka thĂ«nĂ« se pĂ«r cilat vende perĂ«ndimore bĂ«het fjalĂ«.

Me rastin e nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes tĂ« mĂ«rkurĂ«n, Shtetet e Bashkuara thanĂ« se ato “mbĂ«shtesin fuqishĂ«m standardet e larta tĂ« transparencĂ«s dhe tĂ« qenit tĂ« hapur nĂ« prokurimin publik, tĂ« pĂ«rcaktuara nga organizatat shumĂ«kombĂ«she” dhe nxitĂ«n SerbinĂ« tĂ« pĂ«rvetĂ«sojĂ« kĂ«to standarde, sipas deklaratĂ«s.

Sipas Shteteve tĂ« Bashkuara, marrĂ«veshja e arritur me SerbinĂ« Ă«shtĂ« rezultat i “njĂ« pĂ«rpjekjeje shumĂ«vjeçare” tĂ« specialistĂ«ve tĂ« angazhuar nga pesĂ« agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron pĂ«rkrahjen e fuqishme tĂ« qeverisĂ« amerikane pĂ«r investitorĂ«t amerikanĂ« dhe projektet pĂ«r energji tĂ« pastĂ«r” dhe zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Departamentit tĂ« Shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë appeared first on Euronews Albania.

Trishtim dhe lot, përcillet në banesën e fundit Gerti Bogdani

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani është përcjellë për në banesën e fundit pas homazheve të mbajtura për rreth 3 orë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Me lot e dhimbje, familjarë, miq, kolegë të politikës dhe njerëz të zakonshëm nderuan kujtimin e ish-deputetit i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin në ambientet e parlamentit

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur të mbahen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

KolegĂ« nga tĂ« gjitha krahĂ«t e politikĂ«s, miq e qytetarĂ« tĂ« shumta kanĂ« pritur nĂ« radhĂ« para ambienteve tĂ« Kuvendit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit ish-deputetit Bogdani.

Luçiano Boçi: Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike. Do jesh gjithmonë pjesë e kumtit politik të PD

“Trishtimi dhe hidhĂ«rimi ynĂ« dhe i familjes sonĂ« politike Ă«shtĂ« po kaq i madh edhe sa i familjes sĂ« tij, parajsĂ«s sĂ« tij.

Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë bindjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, në familjen e tij, në shoqërinë e tij.

Pse jo edhe te imponimi që sillte në Kuvendin e Shqipërisë si zë i fortë, me imponimin që sillte me zërin e tij në politikën shqiptare dhe me zërin e tij si njeri, shembull i të rinjve që duhte të ndërtojnë një karrierë politike të ndershme dhe të përkushtuar siç e kishte Gerti Bogdani.

Vërtet unë nuk e besoj ende, dhe të gjithë kolegët nuk e besojnë, ai do mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë dhe do donim që Gerti të ishte mes nesh, por ja që Zoti që bën shumë veprime të drejta, duket sikur sot na fut në atë meditimin se pse Gerti duhej të ikte kaq i ri dhe në kulmin e karrierës së tij politike dhe në kulmin e lumturisë së tij familjare.

Por, fatet ndonjëherë janë të tilla dhe detyra jonë është që ta nderojmë, ta respektojmë, ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij.

Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike.

Shumë ngushëllime për familjarët, për fëmijët e tij, për fëmijët e tij, për bashkëshorten e tij, për të dashurit e tij.

Gerti do jetĂ« gjithmonĂ« pjesĂ« e kumtimit dhe e kumtit politik tĂ« PD”, tha Boçi pĂ«r mediat pas homazheve.

Liri Berisha në homazhet për Gerti Bogdanin: Do e kujtojmë me shumë respekt

Liri Berisha, bashkĂ«shortja e ish u shfaq e prekur para mediave ku dha njĂ« mesazh ngushĂ«llimi fillimisht pĂ«r familjarĂ«t e ish-deputetit e mĂ« pas pĂ«r miqtĂ« dhe kolegĂ«t e tij. Ajo tha se do e kujtojnĂ« “gjithnjĂ« me shumĂ« dashuri me shumĂ« respekt, me shumĂ« mirĂ«si”.

“AsgjĂ« nuk ka mĂ« shumĂ« vlerĂ« nĂ« kĂ«to momente se sa jeta e atij qĂ« iku. NĂ« pozicionin e nĂ«nĂ«s dua tĂ« ngushĂ«lloj prindĂ«rit nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« dhe lutem bashkĂ« me ta tĂ« gjejnĂ« forcĂ«n pĂ«r ta kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« dhimbje e kĂ«putje tĂ« rĂ«ndĂ«.

EdlirĂ«n, para tĂ« cilĂ«s dalim sot, e presin detyra shumĂ« tĂ« rĂ«nda e tĂ« vĂ«shtira. NgushĂ«llime tĂ« gjithĂ« miqve shokĂ«ve me tĂ« cilĂ«t ai bĂ«ri njĂ« rrugĂ«tim kaq tĂ« shkurtĂ«r por tĂ« bukur. Do e kujtojmĂ« gjithnjĂ« me shumĂ« dashuri me shumĂ« respekt, me shumĂ« mirĂ«si”,-tha Liri Berisha.

Gerti Bogdani ishte themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në botë.

Karrierën politike ai e nisi në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, kur ishte vetëm 29-vjeç.

Në vitet 2010 ai ka qenë një nga të rinjtë më premtues në Partinë Demokratike, duke patur një aktivitet të vrullshëm politik dhe si drejtues i FRPD-së.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe Ă«shtĂ« babai i dy fĂ«mijĂ«ve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trishtim dhe lot, përcillet në banesën e fundit Gerti Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Rusia pretendon se ka bërë përparim në Kursk

Rusia ka marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin e saj perëndimor të Kurskut, pretendoi një komandant i lartë, teksa forcat ruse po përparojnë kundër mijëra forcave ukrainase, që nisën ofensivën në këtë rajon kufitar rus muajin e kaluar.

Ukraina më 6 gusht nisi sulmin më të madh në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kryer ofensivë në rajonin perëndimor rus të Kurskut.

Gjeneralmajori Apti Alaudinov, komandant i forcave speciale Akhmat tĂ« ÇeçenisĂ«, i cili njĂ«herĂ«sh Ă«shtĂ« edhe zĂ«vendĂ«skomandant i departamentit ushtarako-politik tĂ« MinistrisĂ« ruse tĂ« Mbrojtjes, tha se Rusia ka marrĂ« kontrollin e Nikolajevo-Darinos dhe Darinos.

Këto fshatrat gjenden rreth 15 kilometra nga ish-vijat e frontit, që ishin vendosur nga forcat ukrainase në gusht.

“I gjithĂ« fronti ynĂ« ka lĂ«vizur pĂ«rpara”, tha Aludinov, i cili shtoi se forcat ruse po ashtu po bĂ«jnĂ« pĂ«rparime nĂ« lindje tĂ« UkrainĂ«s.

Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, ka nisur muajin e kaluar një kundërofensivë të madhe kundër forcave ukrainase në territorin që ata morën.

Ukraina po tenton që të kryejë ofensivë përgjatë kufirit rus dhe në vende të tjera, në mënyrë që Moska të zhvendosë trupat e nga lindja e Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Rusia llogaritet se kontrollon rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës dhe së fundi po përparon në lindje të Ukrainës, teksa të martën mori kontrollin e një qyteze atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia pretendon se ka bërë përparim në Kursk appeared first on Euronews Albania.

Veriu i Italisë nën pushtetin e ujit, mbi 1 mijë të evakuuar në Emilia-Romagna

Italia, ashtu siç kishin parashikuar shërbimet meteorologjike, është përfshirë ditën e djeshme nga stuhi të fuqishme që kanë sjellë përmbytje kryesisht në veri të vendit.

Lumi Senio ka vërshuar në lagjen Castel Bolognese pranë Ravenës dhe uji po arrin në qendër të qytetit, ndërsa në të gjithë rajonin Emilia-Romagna më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, thanë sot autoritetet lokale.

Përveç 800 personave të evakuuar në zonën e Ravenës, 165 persona të tjerë u detyruan të linin shtëpitë e tyre në zonën e Bolonjës, raporton Ansa.

Shërbimet e trenave janë pezulluar që prej natës së kaluar midis Forlit dhe Faenza, midis Ravenna dhe Castel Bolognese, Ravenna dhe Ferrara dhe midis Ravenna dhe Faenza për shkak të kushteve të motit që mund të çojnë në përmbytje.

Përveç qarkullimit hekurudhor, janë mbyllur edhe shkollat. Provincat më të prekura janë Bolonja, Cesena, Forli, Ravenna dhe Rimini.

Në maj të vitit 2023, rajoni u godit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të lidhura me reshjet që vranë 15 njerëz dhe shkaktuan miliarda euro dëme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veriu i Italisë nën pushtetin e ujit, mbi 1 mijë të evakuuar në Emilia-Romagna appeared first on Euronews Albania.

Gjermania hap rafinerinë e parë të litiumit në Evropë, furnizon 500,000 automjete

Kompania “AMG Lithium” hapi rafinerinĂ« e parĂ« tĂ« litiumit nĂ« EvropĂ« nĂ« Bitterfeld-Wolfen tĂ« GjermanisĂ«. Rafineria u ndĂ«rtua pĂ«r pak mĂ« shumĂ« se dy vjet dhe kushtoi rreth 140 milionĂ« euro, shkruan Euronews.

Shumica e litiumit për fabrikën do të vijë nga Brazili. Detyra e rafinerisë është të konvertojë më pas lëndën e parë në hidroksid litiumi të përshtatshëm me bateritë. Fabrika pritet të prodhojë 20.000 tonë hidroksid litium në vit, i mjaftueshëm për të fuqizuar 500.000 automjete elektrike.

Litiumi Ă«shtĂ« njĂ« komponent kyç nĂ« prodhimin e baterive tĂ« automjeteve elektrike (EV). ËshtĂ« njĂ« element qĂ« kĂ«rkohet shumĂ« si pasojĂ« e tranzicionit global drejt energjisĂ« sĂ« gjelbĂ«r.

Në përgjigje të kërkesës së saj në rritje, BE-ja propozoi një plan veprimi për lëndët e para kritike për vitin 2020, i cili synon të reduktojë varësinë e Evropës nga burimet e jashtme të furnizimit.

Aktualisht, shumica e automjeteve hibride dhe elektrike pĂ«rdorin bateri litium-jon. Menaxheri i pĂ«rgjithshĂ«m i “AMG Lithium” Stefan Scherer tha se “nĂ«se doni njĂ« performancĂ« tĂ« caktuar dhe diapazon tĂ« lĂ«vizjes, atĂ«herĂ« bateria litium-jon Ă«shtĂ« thjesht e pamposhtur”.

NĂ« tĂ« ardhmen, kĂ«tu do tĂ« prodhohet edhe litiumi nga minierat evropiane, si Portugalia dhe mali Erzgebirge (KruĆĄne Hori) nĂ« kufirin e RepublikĂ«s Çeke dhe GjermanisĂ«.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania hap rafinerinë e parë të litiumit në Evropë, furnizon 500,000 automjete appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Tiranë 2 të dënuar për trafik droge

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Operacionalja 17”, u vunĂ« nĂ« pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, tĂ« dy banues nĂ« TiranĂ«.

KĂ«ta shtetas ishin shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata Themelore e GjakovĂ«s, KosovĂ«, me vendimin e datĂ«s 19.08.2024, i ka dĂ«nuar me 2 vjet burgim, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e lĂ«ndĂ«ve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i KosovĂ«s.

Vijon bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet Interpol TiranĂ«s dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, pĂ«r t’i ekstraduar kĂ«ta shtetas, nĂ« KosovĂ«.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Tiranë 2 të dënuar për trafik droge appeared first on Euronews Albania.

EMRI| I armatosur nĂ« “Audin” e blinduar, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra

NjĂ« person i armatosur Ă«shtĂ« arrestuar nga Komisariati i PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar Befasia u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi Klaudjo Lamaj, 30 vjeç, banues nĂ« GjirokastĂ«r, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me ato tĂ« Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, ditĂ«n e djeshme kanĂ« siguruar informacion nga inteligjenca informative se me njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« blinduar, me targa gjermane, qarkullonte njĂ« shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar nĂ« kĂ«to informacione Ă«shtĂ« organizuar puna pĂ«r kapjen e tij dhe Ă«shtĂ« finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”. NĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri” shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Klaudjo Lamaj tĂ« cilit gjatĂ« kontrollit fizik i gjetĂ«n njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« me krĂ«hĂ«r e municion luftarak, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale se bashku me automjetin dhe njĂ« aparat celular”, bĂ«ri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| I armatosur nĂ« “Audin” e blinduar, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra appeared first on Euronews Albania.

Municionet nga India përfundojnë në Ukrainë, zemërohet Rusia

Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisë zemërimit të shprehur nga Moska.

Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave.

Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave.

Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve të blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të pautorizuar.

Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters.

Ministritë e Mbrojtjes në Rusi dhe Indi nuk kanë pranuar të komentojnë. Por, në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, deklaroi se India nuk i ka dërguar dhe nuk i ka shitur predha të artilerisë Ukrainës.

Burime brenda Qeverisë dhe industrisë së Mbrojtjes i thanë Reuters se municioni i prodhuar nga India përbën vetëm një sasi të vogël të municioneve që përdoren nga Ukraina.

NĂ« mesin e shteteve evropiane qĂ« i kanĂ« dĂ«rguar UkrainĂ«s municione tĂ« prodhuara nĂ« Indi janĂ« Italia dhe Republika Çeke, dy shtete lidere nĂ« nismĂ«n pĂ«r furnizimin e Kievit me municione nga vendet jashtĂ« Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Indisë tha se Nju Delhi ka monitoruar situatën. Por, shefat e industrisë së mbrojtjes, që kanë pasur njohur për dërgesat, sipas këtij zyrtari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ndalin furnizimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Municionet nga India përfundojnë në Ukrainë, zemërohet Rusia appeared first on Euronews Albania.

Seri tërmetesh në ishullin grek të Kretës

Disa tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, goditën ishullin grek të Kretës këtë mëngjes dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Siç raportohet nga EMSC, tërmeti i parë ndodhi në orën 04:45 me orën lokale dhe ishte me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi prej 27 kilometrash dhe 64 kilometra në jug të Heraklionit.

Ai u pasua, rreth orës 06:22, nga një tërmet i ri, më i fortë deri tani, me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi 11 kilometra dhe në një distancë prej 109 kilometra nga Heraklioni.

Pak më vonë, rreth orës 6:29 të mëngjesit me orën lokale, një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në një thellësi prej 19 kilometrash dhe në një distancë prej 165 kilometrash në veriperëndim të Heraklionit, raportoi EMSC.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Seri tërmetesh në ishullin grek të Kretës appeared first on Euronews Albania.

20 të vrarë, 450 të plagosur nga shpërthimet e radiove të dorës së Hezbollahut

Të paktën 20 persona u vranë dhe 450 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të radiove të dorës që përdoren për komunikim nga organizata Hezbollah. Shpërthimet ndodhën në pjesën jugore të Libanit dhe në rrethinat e Bejrutit.

Së paku një nga shpërthimet ndodhi pranë një funerali të organizuar nga Hezbollahu, organizatë që mbështetet nga Irani, për personat e vrarë një ditë më parë, kur mijëra pajisje komunikimi shpërthyen në mbarë vendin duke lënë edhe shumë të plagosur në radhët e luftëtarëve të kësaj organizate.

Grupi Hezbollah fajĂ«soi Izraelin pĂ«r sulmet. Autoritetet izraelite nuk kanĂ« bĂ«rĂ« deklarata edhe pse ekspertĂ«t e sigurisĂ« nĂ« Lindjen e Mesme dhe SHBA u thanĂ« mediave amerikane se sulmet e tĂ« martĂ«s ndaj pasijeve tĂ« komunikimit qĂ« njihen si ‘pagers’ ishin vepĂ«r e Mossadit, agjencisĂ« izraelite tĂ« inteligjencĂ«s.

Të mërkurën, Hezbollahu tha se në shenjë hakmarrjeje kishte sulmuar pozicionet e artilerisë izraelite me raketa, sulmi i parë që kishte si objektiv armikun e tij kryesor dhe ngriti perspektivën e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Radiot e dorës ishin blerë nga organizata Hezbollah pesë muaj më parë, afërsisht në të njëjtën kohë kur ishin blerë edhe pajisjet e tjera të komunikimit, tha një zyrtar nga strukturat e sigurisë.

Agjencia izraelite e zbulimit Mossad, e cila ka një historik të gjatë operacionesh të sofistikuara jashtë vendit, vendosi eksplozivë brenda pajisjeve të importuara nga Hezbollahu, disa muaj përpara shpërthimeve të së martës, tha një zyrtar i lartë libanez i sigurisë, si dhe një tjetër person për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sulmi i së martës plagosi rreth 3,000 persona, përfshirë shumë luftëtarë të grupit militant, si dhe ambasadorin e Iranit në Bejrut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 20 të vrarë, 450 të plagosur nga shpërthimet e radiove të dorës së Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Veriut teston një raketë të re balistike

Koreja e Veriut tha se ka testuar njĂ« raketĂ« balistike, qĂ« pretendon se Ă«shtĂ« e aftĂ« tĂ« bartĂ« koka bĂ«rthamore “shumĂ« tĂ« mĂ«dha”. Sipas medias shtetĂ«rore, Pheniani ka testuar po ashtu njĂ« raketĂ« lundruese.

UdhĂ«heqĂ«si Kim Jong Un ka pĂ«rcjellĂ« nga afĂ«r testimin e “llojit tĂ« ri tĂ« raketĂ«s balistike, Hwasongpho-11-Da-4.5, dhe tĂ« njĂ« rakete tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lundruese”.

GjatĂ« kĂ«tij viti, Koreja e Veriut ka kryer njĂ« sĂ«rĂ« testimesh tĂ« armĂ«ve. KĂ«to testime, sipas ekspertĂ«ve, mund tĂ« jenĂ« tĂ« lidhura me furnizimin e supozuar me armĂ« qĂ« Pheniani dĂ«rgon nĂ« Rusi, me qĂ«llim qĂ« Moska t’i pĂ«rdorĂ« nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s.

“Lloji i ri i raketĂ«s taktike balistike Ă«shtĂ« pajisur me njĂ« kokĂ« bĂ«rthamore konvencionale, super tĂ« madhe, me peshĂ« prej 4.5 tonĂ«sh”, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Veriu “po ashtu kreu testimin e njĂ« rakete strategjike lundruese, performancat e sĂ« cilĂ«s janĂ« pĂ«rmirĂ«suar shumĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r luftĂ«â€, tha KCNA-ja.

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Veriu ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, e cial fluturoi rreth 400 kilometra në lindje të Gadishullit Korean.

Testimi “synonte verifikimin e saktĂ«sisĂ« sĂ« goditjes nĂ« rreze tĂ« mesme prej 320 kilometrash me pajisje tĂ« fuqishme shpĂ«rthyese dhe me njĂ« kokĂ« bĂ«rthamore shumĂ« tĂ« madhe”, tha KCNA-ja.

Kim tha se testime tĂ« tilla janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r “gjendjen e sigurisĂ«â€ sĂ« shtetit tĂ« tij.

“Situata ushtarake dhe politike nĂ« rajon
 Ă«shtĂ« tregues se puna nĂ« forcimin e kapaciteteve ushtarake pĂ«r vetĂ«mbrojtje duhet tĂ« jetĂ« çështja kryesore”, tha ai, sipas KCNA-sĂ«.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koreja e Veriut teston një raketë të re balistike appeared first on Euronews Albania.

❌