❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? E shpjegon psikologia Mana

Psikologia Graciela Mana tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.

Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.

“Sistemi biologjik i individit Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m nĂ« pĂ«rdorimin e substancave. Rastet e kĂ«tyre drogave tĂ« reja janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirat pĂ«r t’u menaxhuar pĂ«r shkak tĂ« humbjes sĂ« koshiencĂ«s, kokaina, heroina koshienca Ă«shtĂ« prezente, nuk flasim pĂ«r mbidozim. Reagimi varet nga toleranca e organizmit tĂ« individit. Me kalimin e kohĂ«s shtohet toleranca, duhen doza mĂ« tĂ« larta pĂ«r tĂ« arritur efektin qĂ« duan, pĂ«r shemull euforia. Doza Ă«shtĂ« e ndryshme nĂ« varĂ«si tĂ« tolerancĂ«s”, shpjegoi psikologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? E shpjegon psikologia Mana appeared first on Euronews Albania.

Tornado në Anglinë jugore, erërat e forta goditën Hampshire

Një tornado e vogël, në të cilën askush nuk u lëndua, goditi një zonë banimi të qytetit Aldershot në Hampshire, Angli, duke dëmtuar shtëpi dhe pemë, tha bashkia lokale.

Organizata e Kërkimeve për Tornado dhe Stuhi (Torro) gjurmoi gjatësinë e tornados, e cila tha se ishte dy kilometra, raportoi Guardian.

Pavarësisht nga madhësia e tij, ekspertët e Torro-s e klasifikuan tornadon si T1 ose T2, duke e bërë atë relativisht të vogël.

Një zëdhënës i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Hampshire dhe Isle of Wight tha se zjarrfikësit ishin pjesë e një reagimi të përbashkët ndaj një incidenti në Aldershot dje pasi erërat e forta dëmtuan një numër pronash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tornado në Anglinë jugore, erërat e forta goditën Hampshire appeared first on Euronews Albania.

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen të arrijnë tek njerëzit që kanë mbetur të bllokuar në automjete që nga mbrëmja e djeshme.

Sipas raportimeve të para, në disa zona ka rënë deri në dy metra borë, ndërsa në disa provinca paralajmërimi portokalli është ngritur nga niveli i gjashtë në të tetën.

Sipas raportimeve të mediave, autostrada N3 në bregun lindor, që lidh Johanesburgun dhe Durbanin, është prekur veçanërisht, disa pjesë janë plotësisht të pakalueshme, madje edhe rrugët e anashkalimit janë të mbuluara me borë, thanë zyrtarët.

Moti i ashpër çoi në mbylljen e autostradës N3 midis Harrismith dhe Tugel Tull, si dhe rrugën R617 midis Kokstad dhe Underberg, raportuan mediat lokale.

Zyrtarët u kërkuan banorëve që planifikojnë të udhëtojnë që të shtyjnë planet e tyre për shkak të kushteve aktuale të rrezikshme dhe atyre që janë tashmë në rrugë këshillohen të kenë kujdes dhe të ngasin më ngadalë, pasi rrugët janë bërë të rrëshqitshme.

Shërbimet e urgjencës po punojnë për të mbërritur te personat në automjete, por ende nuk ka informacione se sa persona ndodhen në reshjet e dëborës apo gjendjen e tyre, tha për ENCA menaxherja e operacioneve të koncesionit të tarifave N3, Thania Dogra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër appeared first on Euronews Albania.

Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë 

Pas dy javësh është bërë e ditur sonte përbërja e qeverisë së re të kryeministrit Michel Barnier, në të cilën kreu i ri i diplomacisë franceze do të jetë ish-ministri për Evropën, Jean-Noel Barot.

Ekipi i Barnier prej 39 personash është shumë i ri dhe përfshin disa figura të shquara politike, shkruan Figaro.

Sébastien Lecornu qëndroi në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa ministri i ri i Brendshëm është Bruno Retajo.

Ministër i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë u emërua Antoine Armand dhe Ministre e Arsimit Anne Genet, gjithashtu makroniste, ndërsa Ministre e Kulturës do të jetë Rashida Dati.

Sipas Figaro, nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« ministrat e rinj vijnĂ« nga partitĂ« e djathta apo nga radhĂ«t e makronistĂ«ve.

Maude Brejon, e cila prej katër vitesh mbron në televizion aksionin e pushtetit ekzekutiv, është emëruar si zëdhënëse e qeverisë, ndaj fytyra e saj është relativisht e njohur për publikun e gjerë.

 

The post Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë  appeared first on Euronews Albania.

ShpĂ«rthimi i “pagers” nĂ« Liban, merret nĂ« pyetje drejtorja e kompanisĂ« hungareze

ShĂ«rbimi hungarez i zbulimit ka marrĂ« disa herĂ« nĂ« pyetje drejtoren e pĂ«rgjithshme tĂ« kompanisĂ« “BAC Consulting KFT”, e lidhur me shpĂ«rthimin gjatĂ« kĂ«saj jave tĂ« mjeteve tĂ« komunikimit, ‘pagers’ tĂ« pĂ«rdorura nga Hezbollahu, njoftoi qeveria e HungarisĂ« sĂ« shtunĂ«n.

Kompania tajvaneze “Gold Apollo” tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kishte autorizuar firmĂ«n “BAC Consulting KFT,” me bazĂ« nĂ« Budapest tĂ« HungarisĂ«, qĂ« tĂ« pĂ«rdorte markĂ«n e saj pĂ«r prodhimin dhe shitjen e pajisjes ‘pager’ tĂ« modelit AR-924.

Cristiana Barsony-Arcidiacono, 49 vjeç, me shtetĂ«si italiano-hungareze, e cila ka themeluar “BAC Consulting” i tha rrjetit NBC NeĂ«s kĂ«tĂ« jave se pajisjet e komunikimit me mesazhe ‘pagers’ nuk ishin prodhuar nga kompania e saj dhe se ajo ishte thjesht “ndĂ«rmjetĂ«se”.

Me herët, një nga shërbimet e zbulimit të Hungarisë, Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese tha në një deklaratë se pajisjet që u përdorën për shpërthimet masive nuk janë prodhuar në territorin hungarez apo kanë hyrë në atë vend.

Zyra e Kryeministrit Viktor Orban tha mĂ« herĂ«t se kompania “BAC Consultin” ishte njĂ« “kompani tregtare ndĂ«rmjetĂ«suese, e cila nuk kishte njĂ« qendĂ«r prodhimi apo ndonjĂ« qendĂ«r tjetĂ«r operimi nĂ« Hungari”.

GjatĂ« sulmeve dyditore tĂ« martĂ«n dhe tĂ« mĂ«rkurĂ«n, kur shpĂ«rthyen mjetet e komunikimit ‘pager’ dhe radiot e dorĂ«s, pajisje qĂ« pĂ«rdoren nga Hezbollahu, rreth 39 njerĂ«z humbĂ«n jetĂ«n dhe u plagosĂ«n mĂ« shumĂ« se 3 mijĂ« tĂ« tjerĂ«. Sulmet besohet gjerĂ«sisht se janĂ« kryer nga Izraeli, por autoritetet izraelite nuk e kanĂ« mohuar dhe as kanĂ« konfirmuar pĂ«rfshirjen.

The post ShpĂ«rthimi i “pagers” nĂ« Liban, merret nĂ« pyetje drejtorja e kompanisĂ« hungareze appeared first on Euronews Albania.

Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë

Florida Tilki, specialiste për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës tregoi në emisionin Revieë në Euronews Albania se llojet e drogave që po qarkullojnë dhe konsumohen sidomos nga të rinjtë në kryeqytet janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

Ajo tregoi se zonat më problematiku ku është kapur sasia më e madhe e drogës nga policia janë zona e ish-Blloku, Lapraka, ish-Parku, Sauku, Unaza e Re, Ali Demi dhe Kamza.

“Dy-tre operacione janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut, Lapraka Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« rreziku, Ă«shtĂ« goditur dhe Ă«shtĂ« kapur njĂ« sasi e konsiderueshme, Sauku, gjithĂ« pjesa e Saukut duke qenĂ« e pyllĂ«zuar kanĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« lĂ«vizur mĂ« lirshĂ«m, Unaza e Re nĂ« disa zona tĂ« saj, Ali Demi Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r zonĂ« e nxehtĂ« dhe sĂ« fundi Kamza, se aty ku kemi goditur kemi kapur, ndaj Ă«shtĂ« futur nĂ« listĂ«â€, shpjegoi specialistja.

Ajo tregoi se lidhja me klientit bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale por edhe me metoda të tjera dhe se bëhet fjalë për grupe janë shumë të kamufluar dhe të kujdesshëm për të mos rënë në sy.

The post Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë appeared first on Euronews Albania.

Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut 

Numri i njerëzve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten është rritur ndjeshëm, thonë zyrtarët libanezë, me disa fëmijë dhe gra në mesin e të vdekurve.

Gjatë gjithë ditës të shtunën, shpëtimtarët kërkuan nëpër rrënoja pasi një ndërtesë e lartë u shemb dhe të tjera u shkatërruan pjesërisht në sulm.

Sulmi, i cili goditi lagjen me popullsi të dendur të Dahieh, një bastion i Hezbollahut në Bejrutin jugor, vrau të paktën 37 njerëz, përfshirë tre fëmijë dhe plagosi 68 të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit.

Sulmi ajror ishte i treti i Izraelit në kryeqytetin libanez këtë vit dhe është parë si një përshkallëzim i madh në rajon që ka shtuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu, milicia dhe grupi politik i fuqishëm i mbështetur nga Irani, konfirmoi vdekjen e Ibrahim Aqil, një komandant i lartë në forcat elitare të grupit Radwan. Grupi gjithashtu konfirmoi se Ahmed Wahbi, vetë një figurë e lartë e Radvanit, vdiq në sulm.

Duke reaguar ndaj sulmit, ministri libanez i shĂ«ndetĂ«sisĂ«, Dr Firass Abiad, tha se ishte njĂ« “shkelje e ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut  appeared first on Euronews Albania.

“Vuçiç po kĂ«rkon tĂ« fitojĂ« kohĂ«â€, analisti serb: ÇfarĂ« do ndodhĂ« nĂ« mars?

Analisti serb, Dushan Janiç, tha nĂ« emisionin “Balkan Talks”, nĂ« Euronews Albania se AleksandĂ«r Vuçiç po pĂ«rpiqet tĂ« fitojĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« bindĂ« njerĂ«zit qĂ« tĂ« mos kĂ«rkojnĂ« zgjedhje demokratike.

Sipas tij Vuçiç ka dy alternativa, ose të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme ose të përgatisë strategjinë e ikjes gjë që nuk po ndodh.

“Ai po pĂ«rpiqet tĂ« fitojĂ« kohĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« bindĂ« njerĂ«zit qĂ« tĂ« mos kĂ«rkojnĂ« zgjedhje demokratike nĂ« Serbi se nĂ«se do ketĂ« nuk do tĂ« jem pjesĂ« e marsit dhe nĂ«se perĂ«ndimi e kupton çfarĂ« ka ndodhur kĂ«tu ka pĂ«r tĂ« ndryshuar personat qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r Ballkanin, ju keni pĂ«r tĂ« parĂ« çfarĂ« ka pĂ«r tĂ« ndodhur nĂ« mars. Vuçiç ka vetĂ«m 2 gjĂ«ra pĂ«r tĂ« adresuar; tĂ« presĂ« mĂ« shumĂ« duke prodhuar mĂ« shumĂ« probleme, ose tĂ« fillojĂ« tĂ« pĂ«rgatisĂ« njĂ« strategji pĂ«r t’u larguar nga skena dhe ai nuk po punon shumĂ« me strategjinĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nga skena. Kjo tregon se kriza nĂ« Serbi Ă«shtĂ« shumĂ« serioze ndaj do tĂ« ishte mĂ« mirĂ« pĂ«r ne nĂ« Serbi qĂ« tĂ« kishte zgjedhje demokratike”, tha ai.

 

The post “Vuçiç po kĂ«rkon tĂ« fitojĂ« kohĂ«â€, analisti serb: ÇfarĂ« do ndodhĂ« nĂ« mars? appeared first on Euronews Albania.

Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë

Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme nĂ« GjakovĂ«, pĂ«r emisionin “Real People” ka rrĂ«fyer vuajtjet e luftĂ«s serbe dhe humbjen e bashkĂ«shortit dhe djemve tĂ« saj.

Mes dhimbjes ajo tregoi se jetoi tre vite me shpresën se djemtë i kishte gjallë por që për fat të keq ata u vranë nga serbët. Nënë Luljeta sot jeton e vetme ama kujtimet e djemve e mbajnë gjallë.

“Arsyeja pse jetoj e vetme, dikur jetoja me vajzĂ«n, kur u martua nuk kam dashur qĂ« ajo tĂ« rrijĂ« kĂ«tu se sipas traditĂ«s shqiptare, ata duhet ta kenĂ« derĂ«n hapur qĂ« tĂ« vijnĂ« te daja. Kemi qenĂ« njĂ« familje shumĂ« e lidhur mes njeri-tjetrin, djemtĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« dĂ«gjueshĂ«m me tĂ« atin. Kur m’i kthyen pas 3 vjetĂ«sh trupat e burrit dhe 2 djemve nipat kanĂ« qenĂ« tĂ« vegjĂ«l. Kur na i kanĂ« sjellĂ« arkivolet na i kanĂ« sjellĂ« me flamurin kuqezi. UnĂ« flamujt e dy djemve s’mund t’i hiqja, hoqa tĂ« burrit dhe ja hodha krahĂ«ve nipit dhe i thashĂ«: Diar, gjyshi dhe dajat paskan derdhur gjak pĂ«r njĂ« tĂ« ardhmen tuaj tĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, e gĂ«zofsh lirinĂ«. Tre vjet kam jetuar me shpresĂ«n se ata ishin gjallĂ« dhe akoma nuk bindem qĂ« nuk i kam, se janĂ« kthyer pĂ«rmes ADN, kanĂ« identifikuar mostrat, ne nuk kemi parĂ« asnjĂ« trup”, rrĂ«feu ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë appeared first on Euronews Albania.

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq të shtunën.

Aksidenti ndodhi nĂ« afĂ«rsi tĂ« kryqĂ«zimit tĂ« fshatit Biranj ku njĂ« mjet tip “Mercedes-Benz” ka pĂ«rplasur njĂ« kĂ«mbĂ«sore duke e lĂ«nĂ« tĂ« plagosur.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi policia bĂ«ri me dije se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka pĂ«rplasur kĂ«mbĂ«soren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila Ă«shtĂ« transportuar nĂ« spital dhe Ă«shtĂ« nĂ« kujdesin e mjekĂ«ve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq appeared first on Euronews Albania.

Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë

Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve turistike në Francë, në qytetin jugor të Marsejës, më 21 shtator, për të protestuar kundër ndotjes së detit, ajrit dhe klimës të shkaktuar nga këto anije të mëdha.

Rreth 20 anëtarë të grupeve Extinction Rebellion dhe Stop Croisieres, me bazë në Marsejë, formuan një zinxhir kanoesh në ujë, duke bllokuar hyrjen në port, raportoi një korrespondent i agjencisë së lajmeve AFP.

Protesta bëri që një anije të kthehej mbrapa në orën 7:00 të mëngjesit dhe të ndalej më larg bregut. Anije të tjera mbetën në pritje jashtë portit deri rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Aktivistët u larguan nga autoritetet, dhe porti u rihap më pas, sipas autoriteteve detare të cilat i folën AFP-së.

“Ajri ynĂ«, detet tona dhe shĂ«ndeti ynĂ« nuk janĂ« tĂ« negociueshme”, tha grupi Stop Croisieres nĂ« faqen e saj tĂ« internetit.

Ata kritikuan anijen për përdorimin e madh të naftës, shkatërrimin e faunës së oqeanit dhe bregdetit, ndikimin e anijeve në klimë dhe kushtet e këqija të punës për punonjësit në bord.

Protesta ndaloi anijen Aidastella, që është në pronësi të një kompanie gjermane dhe që mban rreth 2.000 njerëz, të mbërrinte në port rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Costa Smeralda dhe MSC World Europa gjithashtu u detyruan të prisnin para se të hynin në port.

MSC World Europa është anija e gjashtë më e madhe e udhëtarëve në botë. Ajo mund të mbajë 6.000 pasagjerë dhe ka më shumë se 2.600 kabina, si dhe 13 restorante dhe një qendër tregtare.

Shoqata NdĂ«rkombĂ«tare e Linjave tĂ« Anijeve Turistike dĂ«noi protestĂ«n si “tĂ« paligjshme dhe tĂ« rrezikshme”.

Në një email drejtuar AFP-së, ajo argumentoi se industria e anijeve turistike po përpiqet të ulë emetimet e gazeve serë që ngrohin klimën.

Marseja është qendra e një industrie të zhvilluar të anijeve turistike në Francë.

Mes viteve 2022 dhe 2023, numri i pasagjerëve të anijeve turistike që hynin në port u rrit nga 1.5 milion në 2.5 milion, sipas observatorit të turizmit në Marsejë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë appeared first on Euronews Albania.

Noka në Peshkopi: Të protestojmë për një qeveri teknike

By: Ela

Deputeti demokrat Flamur Noka ka zhvilluar njĂ« takim ditĂ«n e sotme nĂ« Peshkopi sĂ« bashku me drejtuesin e qarkut, Xhelal Mziu dhe qytetarĂ«t. Ai nĂ«pĂ«rmjet njĂ« postimi nĂ« rrjetin social Facebook, Ă«shtĂ« shprehur se bashkimi i demokratĂ«ve do tĂ« rrisĂ« fuqinĂ« elektorale dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r tĂ« protestuar pĂ«r tĂ« arritur njĂ« qeveri teknike. “NĂ« [
]

The post Noka në Peshkopi: Të protestojmë për një qeveri teknike appeared first on BoldNews.al.

“Rritja minimale e pensioneve ofenduese”, Tabaku: Fondet publike shkojnĂ« pĂ«r njĂ« pakicĂ« tĂ« privilegjuar

By: Ela

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar rritjen minimale tĂ« pensioneve nga qeveria prej vetĂ«m 25 lekĂ«sh nĂ« ditĂ«, e cila pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi nĂ« muajin Tetor. Sipas Tabakut, kjo rritje Ă«shtĂ« njĂ« ofendim pĂ«r 750 mijĂ« pensionistĂ«t, tĂ« cilĂ«t pĂ«rballen çdo ditĂ« me çmime qĂ« janĂ« rritur deri nĂ« 30% pĂ«r ushqimet dhe [
]

The post “Rritja minimale e pensioneve ofenduese”, Tabaku: Fondet publike shkojnĂ« pĂ«r njĂ« pakicĂ« tĂ« privilegjuar appeared first on BoldNews.al.

Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit ngrihen në protestë

By: Ela

TregtarĂ«t e Bleshit kanĂ« protestuar sĂ«rish ditĂ«n e sotme pĂ«r shkak se janĂ« larguar nga tregu i tyre tradicional ku ushtrojnĂ« aktivitetin prej 32 vitesh. Ata kundĂ«rshtojnĂ« largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit MarinĂ«z rreth 5 km larg Belshit. TregtarĂ«t nuk pranojnĂ« tĂ« çojnĂ« mallin nĂ« tregun e ri, tĂ« ndĂ«rtuar nga [
]

The post Tregu i ri ndërtohet larg qendrës së qytetit, tregtarët e Belshit ngrihen në protestë appeared first on BoldNews.al.

Njëri dhunoi gruan, tjetri nënën, dy të arrestuar në Fier

By: Ela

Dy persona janĂ« arrestuar ditĂ«n e sotme nĂ« Fier. MĂ«sohet se njĂ« 32-vjeçar ka ushtruar dhunĂ« ndaj gruas, ndĂ«rsa njĂ« 48-vjeçar ndaj nĂ«nĂ«s. “Komisariati i PolicisĂ« LushnjĂ« arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunĂ« ndaj bashkĂ«shortes sĂ« tij e cila u pajis me urdhĂ«r mbrojtjeje. Stacioni i PolicisĂ« Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues [
]

The post Njëri dhunoi gruan, tjetri nënën, dy të arrestuar në Fier appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi i fundit: Trump-Harris, mbĂ«shtetje “e njĂ«jtĂ«â€ pĂ«r ekonominĂ«!

By: Ela

NjĂ« sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanĂ« njĂ« epĂ«rsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominĂ«, duke e kthyer njĂ« çështje qĂ« deri tani ka qenĂ« njĂ« pikĂ« e fortĂ« pĂ«r ish-presidentin, nĂ« njĂ« dyluftim politik. Sipas anketimit tĂ« realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe [
]

The post Sondazhi i fundit: Trump-Harris, mbĂ«shtetje “e njĂ«jtĂ«â€ pĂ«r ekonominĂ«! appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga shpopullimi dhe rrëshqitja në diktaturë!

By: Ela

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, shprehet se është e pamoralshme fakti që disa demokratë e opozitarë shprehin vrer në media kundër PD e Berishës, por nuk bëjnë asgjë kundër Ramës. Maliqi u ka bërë thirrje të bashkohen nëse e duan vendin, familjen të ardhmen e përbashkët europiane dhe [
]

The post Maliqi: Të bashkohemi për të shpëtuar vendin nga shpopullimi dhe rrëshqitja në diktaturë! appeared first on BoldNews.al.

Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë

Një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës ka vrarë të paktën 22 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se kishin shĂ«njestruar njĂ« qendĂ«r komanduese tĂ« Hamasit nĂ« shkollĂ«n al-Falah, tĂ« cilĂ«n Izraeli tha se grupi militant po e pĂ«rdorte pĂ«r tĂ« “planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundĂ«r trupave IDF dhe Shtetit tĂ« Izraelit”.

Shkolla, e mbyllur gjatë luftës, strehonte njerëzit e zhvendosur, tha ministria e shëndetësisë.

IDF tha se ndërmori hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjes ajrore, dhe akuzoi Hamasin për shfrytëzimin e infrastrukturës civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi sot pjesën lindore të rajonit kinez të Tajvanit, Halien, thanë autoritetet lokale.

Reuters raporton se tërmeti tronditi ndërtesat në Taipei dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga tërmeti ka pasur dëme materiale apo viktima njerëzore. Në prill, Hualien u godit nga një tërmet i fuqishëm, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 900.

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

Sulmet ndaj Libanit kĂ«tĂ« javĂ« treguan se qeveria izraelite e kishte nĂ« plan ta pĂ«rhapte luftĂ«n nĂ« rajon, tha tĂ« shtunĂ«n presidenti i TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdogan, duke u bĂ«rĂ« thirrje vendeve perĂ«ndimore tĂ« marrin “masa parandaluese” kundĂ«r veprimeve tĂ« Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“QĂ« rajoni ynĂ« tĂ« mos tĂ«rhiqet nĂ« njĂ« katastrofĂ« tĂ« madhe, presioni mbi Izraelin duhet tĂ« rritet edhe mĂ« shumĂ«â€, tha Erdogan nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« gjitha vendet me misionin e mbrojtjes sĂ« paqes botĂ«rore tĂ« gjejnĂ« zgjidhje qĂ« do ta ndalĂ« Izraelin”, tha Erdogan.

“PĂ«r ta ndalur kĂ«tĂ« shtypje qĂ« po vazhdon prej gati njĂ« viti, pĂ«r ta vendosur njĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rhershĂ«m dhe pĂ«r tĂ« siguruar rrjedhĂ«n e pakufizuar tĂ« ndihmave humanitare, tĂ« gjithĂ« ne, bota e tĂ«rĂ« dhe veçanĂ«risht OKB-ja, kemi detyra tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

❌