Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE e thotë hapur se ligji për investitorët strategjikë është korruptiv

By: Oldi

Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së, ambasadori Silvio Gonzato, i kushtoi vëmendje të veçantë reformës në drejtësi. Një ndër temat ku ai vuri theksin, ishte dhe çështja […]

The post BE e thotë hapur se ligji për investitorët strategjikë është korruptiv appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime

By: V K

Në muajin shkurt te vitit 2024, parlameni miratoi ligjin e kundërshtueshëm, atë të legalizimit të lojrave të fatit on line.

Ministria e Financave kishte 6 muaj kohë që të përgatiste aktet nënligjore, për ta bërë të zbatueshëm.

Sot jemi 7 muaj pas këtij afati dhe nuk ka ende një sinjal se kur ligji do të nisë të aplikohet. Ndryshe nga cdo nisëm tjetër, ky ligj mori disa muaj kohë diskutim, shyqrtim, madje dhe me ndryshime të minutës së fundit në Kuvend.

“Nuk është një ligj i lehtë, edhe konteksti gjtihashtu nuk është i lehtë. Ju jeni në dijeni se cfarë ndodh me lojrat e fatitit në vëndet e tjera. Jemi në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore. Sipas parashikimeve tona do të jenë mbyllur deri në fund të vitit, cka do të thotë se vitin tjetër do të të hapet gara per dhënien e licensave”, deklaroi Shalsi në një intervistë për Vizion Plus.

Por sinjalet që vijnë nga tregu flasin se ligji mund të ndryshojë sërish. Është e paqartë se cfarë kërkohet të ndryshohet, në një ligj I cili ende ska nisur të zbatohet. Por cili është qëndrimi i mazhoracnës, do të rishikohet sërish ky ligj?

“Që gjatë kohës që ne diskutonim këtë ligj kishte deputetë apo ekspertë që kërkonin gjëra të ndryshme, të cilat sa më shumë diskutonim aq më shumë kuptonim mbi tregun. Sa më shumë debatoje aq më shumë kuptoje eksperiencat e vëndeve të tjera, cka do të thotë që natyrish kishte ka dhe do të ketë. Deri tani jemi ende në ato ide të cilat u hodhën gjatë propozimit të ligjit, por për të cilat asokohe nuk u dakortësuan. A do të hapen prapë, a do të diskutohen prap, nuk di ta them këtë gjë me siguri”, tha Shalsi

Tregu i lojërave të fatit, qarkullon miliona euro në informalitet. Qeveria kërkoi ta legalizojë këtë treg, por duket se ende nuk është gjetur formulën e duhur dhe finale për të kënaqur të gjitha palet në këtë proces, buxhetin, aktorët e tregut, mbikqyrjen dhe mbrojtne e lojtarëve.

The post Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime appeared first on Albeu.com.

“Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare do të kushtojë 4.2 milionë euro”- PD nxjerr dokumentet: Kryebashkiaku i Beratit ua dha tenderin 3 kompanive në mënyrë të jashtëligjshme!

Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo duke deklaruar se u ka dhënë tenderin për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare tre kompanive në mënyrë të jashtligjshme. Zëdhënësja për anikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të

Ndryshojnë tarifat e sigurimit/ Makinat e vjetra paguajnë më shumë

By: user 4

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë. Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëllojë për të gjithë.

Nga viti i ardhshëm, drejtuesit do të paguajnë çmim të diferencuar, i cili do të përcaktohet nga disa faktorë.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve do të regjistrohen në sistemin që përcakton çmimin vjetor.

Po ashtu, edhe sjellja në rrugë do të ndikojë në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.

Vitet e fundit, një policë sigurimi ka kushtuar 16 mijë deri në 18 mijë lekë, por këto pagesa fikse nuk kanë qenë efikase për tregun, edhe pse sigurimi i makinës është i detyrueshëm.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

The post Ndryshojnë tarifat e sigurimit/ Makinat e vjetra paguajnë më shumë appeared first on Lapsi.al.

​Kosovë| Kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla

By: fra nc

Qendra Kosovare për Paqe po kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Kjo kërkesë ka ardhur pas përjashtimit të nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast dhe po analizohet nëse ka elemente të veprës penale apo jo.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi në një konferencë për media para MASHTI-t tha se ky udhëzim administrativ ka krijuar më shumë konfuzion dhe dëmtim të të drejtave të njeriut.

Ai tha se me udhëzime të tilla nuk kontribuohet në fuqizimin e grave.

“Ky udhëzim më shumë sesa ka ndihmuar ka krijuar huti dhe konfuzion që nga dita e nënshkrimit të tij pasi realiteti në terren ka qenë i ndryshëm. Në thelbin e vetë udhëzimi administrativ është keqkuptues pavarësisht qëllimit të tij ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Ne respektojmë udhëzimin administrativ sepse është pjesë e sistemit tonë shoqëror, ne nuk kemi një shtet tjetër, por dëshirojmë dhe kërkojmë një demokraci edhe më të avancuar se kjo që e kemi veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare…. Adresimi i pasojave të këtij udhëzimi adminsitraitv kërkojmë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë sikurse që kemi bërë nga dita që është nënshkruar ky udhëzimi bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse, ministrinë e Arsimit të shfuqizoj paragrafin 1.13 në nenit 3 të udhëzimit administrativ që padyshim do i ndal keqkuptimet dhe përçarjet në shoqërinë kosovare”, tha ai.

Nxënëses, A.D nga Peja sipas tij i është ndaluar mësimi në gjimnazin “Bedri Pejani”, pa asnjë njoftim zyrtar.

“Aktualisht jemi në javën e katërt që nxënësja A.D nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë ka mbetur në shtëpi pasi që ajo është larguar nga shkolla me dy shtator ditën e parë të vitit shkollor për shkak të bartjes së shamisë. Me urdhër të drejtorit, Musa Nikqi dhe ky largim u bë pa ndonjë njoftim zyrtar. Kjo vajzë nuk i ka bërë keq askujt përveç që dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër”, theksoi Maliqi.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe Labinot Maliqi u shpreh se që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ i ka adresuar 50 raste të vajzave që iu është ndaluar shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

“Gjatë këtyre viteve i kam pasur mbi 50 raste në nivel të Kosovës dhe të gjitha me ndërmjetësim dhe mirëkuptim janë rikthyer në shkollë duke bartur shaminë e tyre. Prandaj, e kemi këtë rast që uroj që së shpejti kjo javë sa më parë ministria Nagavci kthimin e saj në shkollë dhe ta shfuqizoj këtë ndalesë administrative që po mbështeten shumë drejtor të shkollave në nivel të Kosovës për t’i përjashtuar nxënëset me shami.. E vetmja arsye e përjashtimit dhe largimit të vajzës pa një shkresë zyrtare që ia ka bërë nxënëses në fjalë arsyeja e drejtorit të shkollës është ‘unë e zbatoj udhëzimin administrativ dhe nuk mund të tërhiqem nga ajo çfarë parasheh udhëzimi administrativ’”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi u shpreh se lidhur me përjashtimin e A.D nga shkolla, tashmë kanë hapur një rast dhe nëse vlerësohet se ka elemente penale do të vazhdohet me masat ligjore.

“Ne kemi hapur rast që eventualisht a ka elemente të veprës penale mos lejimit e vajzës për të shkuar në shkollë për këtë rast prokurori i shtetit pasi që ta pranoj rastin do ta analizoj a ka elemente të veprës penale dhe në rast se ka elemente të veprës penale do të merren masat ligjore, në rast se nuk ka elemente të veprës penale do të udhëzohet që të merren masat administrative”, theksoi Nikqi.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

The post ​Kosovë| Kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla appeared first on Euronews Albania.

‘Nismë klienteliste’: Si u lobua projektligji i ri që rikthen importin e mbetjeve

Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese të çimentos dhe riciklimit të letrës dhe plastikës, u ulën në një tryezë me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe të Kuvendit, zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarin e Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi dhe kryetarin e […]

The post ‘Nismë klienteliste’: Si u lobua projektligji i ri që rikthen importin e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën

Deri në vitin 2017, Kina ishte, mes shumë gjërash të tjera, gjigandi ndërkombëtar në përdorimin e materialeve të riciklueshme, të tilla si plastika, letra apo metalet. Nga e gjithë bota, anijet e ngarkuara me mbetje mbërrinin në Kinë ku, teorikisht, proceset e përpunimit të tyre kushtojnë më lirë për shkak të krahut të lirë të […]

The post Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën appeared first on Reporter.al.

Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika

Në muaj gusht, kur shumica e zyrtarëve publikë apo përfaqësuesve të trupit diplomatik janë me pushime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik një projektligj për “Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, thuajse nëntë vjet pasi ndryshimet e fundit ligjore shkaktuan një debat politik. Përmes draftit të hedhur për […]

The post Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika appeared first on Reporter.al.

❌