❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tensioni i djeshëm në Kuvend/ Reagon ambasadori i BE: Të shmangen sulmet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka komentuar kaosin e krijuar ditën e djeshme në Kuvend. Gonzato e ka konsideruar situatën e krijuar për të ardhur keq, ndërkohë që ka deklaruar se duhet të ulen tensionet menjëherë.

“ËshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq qĂ« pĂ«r njĂ« çështje tjetĂ«r disa pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« opozitĂ«s pĂ«rdorĂ«n mĂ«nyra qĂ« ndĂ«rpresin mbarĂ«vajtjen e jetĂ«s parlamentare nĂ« kuvend. ËshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq. PĂ«r çfarĂ«do ideje qĂ« kemi nuk Ă«shtĂ« kjo mĂ«nyra pĂ«r ta shprehur mendimin”, tha ambasadori.

Burgosja pa të drejtë e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

The post Tensioni i djeshëm në Kuvend/ Reagon ambasadori i BE: Të shmangen sulmet appeared first on Lapsi.al.

Pasojat e uraganit Helen, të paktën 130 viktima në SHBA

Numri i të vdekurve si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga uragani Helen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është rritur në 130, ndërsa ekipet e shpëtimit në juglindje të vendit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar.

Ky numër pritet të rritet në ditët në vijim pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në zonat e përmbytura.

Shteti i Karolinës së Veriut pësoi dëmin më të madh, me zyrtarët që konfirmuan të paktën 56 vdekje, sipas CNN.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të pengohen nga përmbytjet që kanë mbyllur qindra rrugë dhe kanë penguar ekipet e emergjencës të arrijnë në zonat ku shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre prej ditësh.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« tragjedi e paprecedentĂ« qĂ« kĂ«rkon njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« paprecedentĂ«â€, tha Guvernatori i KarolinĂ«s sĂ« Veriut, Roy Cooper, duke shtuar se priten mĂ« shumĂ« vdekje.

Helen zbarkoi në bregun e Floridës herët të enjten, duke sjellë ditë shiu dhe duke shkatërruar shtëpi.

Më shumë se 1.6 milionë njerëz janë ende pa energji elektrike, ndërsa ekuipazhet punojnë gjatë gjithë kohës për të rivendosur rrjetin elektrik. Zyrtarët thanë se mund të duhen javë që disa komunitete të marrin pushtetin

The post Pasojat e uraganit Helen, të paktën 130 viktima në SHBA appeared first on Lapsi.al.

Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë

PesĂ« puonjĂ«s tĂ« BashkisĂ« RrogozhinĂ« janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga pasi akuzohen pĂ«r veprat penale tĂ« “ShpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindĂ«rtimit. Sipas njoftimit tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« DurrĂ«sit 5 tĂ« arrestuarit i kanĂ« shkaktuar buxhetit tĂ« shtetit dĂ«m me vlerĂ« 353 milionĂ« lekĂ«.

Më tej në njoftim bëhet me dije se mes të arrestuarve është përgjegjësi i zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë dhe një specialiste në zyrën e burimeve njerëzore. Tre të arrestuarit e tjerë janë një ish-punonjës i bashkisë së Rrrogozhinës dhe dy punonjës aktualë në këtë bashki.

Nga hetimi rezulton se të arrestuarit kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DurrĂ«s ka caktuar masat “arrest me burg” pĂ«r pesĂ« zyrtarĂ« tĂ« BashkisĂ« RrogozhinĂ« tĂ« cilĂ«t akuzohet se kanĂ« kryer veprat penale tĂ« “ShpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindĂ«rtimit, duke i shkaktuar buxhetit tĂ« shtetit njĂ« dĂ«m nĂ« vlerĂ«n 353.471.090 lekĂ«.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Gjithashtu, krahas personave tĂ« ndaluar, nĂ« hetim janĂ« dhe 78 shtetasit tĂ« cilĂ«t kanĂ« bashkĂ«punuar pĂ«r pĂ«rfitimin e fondeve tĂ« rindĂ«rtimit. KĂ«ta tĂ« fundit akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

The post Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë appeared first on Lapsi.al.

Punonjëses së shtetit iu sekuestrua 750 mijë euro, apartamente dhe automjete/ Pastronte paratë e të vëllait të dënuar në Angli

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një operacion të zhvilluar një ditë më parë, ku punonjëses së shtetit, Irma Hasani dhe vëllait të saj, Oltion Hasani iu sekuestrua një shumë prej 750 mijë eurosh, që dyshohet se buronin nga veprimtari kriminale.

Policia thote se nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga Oltion Hasani, i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.

Raportohet se Irma Hasani ishte punĂ«suar prej vitit 2011 nĂ« ‘DrejtorinĂ« e ShĂ«rbimeve Qeveritare’, me njĂ« pagĂ« bruto 61.000 lekĂ« dhe nuk e justifikon blerjen e pasurive tĂ« luajtshme dhe tĂ« paluajtshme.

Njoftimi:

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi penal tĂ« vitit 2024, referuar nga Seksioni pĂ«r Hetimin e Pastrimit tĂ« Parave nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«, pĂ«r evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive qĂ« rrjedhin nga veprimtaria kriminale, nĂ« bashkĂ«punim me ProkurorinĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Jurifiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”.

Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve O. H., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Punonjëses së shtetit iu sekuestrua 750 mijë euro, apartamente dhe automjete/ Pastronte paratë e të vëllait të dënuar në Angli appeared first on Lapsi.al.

KĂ«mbimi valutor 1 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 88.1 lekë dhe do shitet me 89.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

The post KĂ«mbimi valutor 1 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Lapsi.al.

Rriten shpenzimet për udhëtime/ Familjet shqiptare harxhuan 117 mln euro për bileta avioni më 2023

Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT, qĂ« referohen nĂ« treguesit e fundit tĂ« “Burimeve dhe pĂ«rdorimeve” nĂ« ekonomi, familjet shqiptare kanĂ« shpenzuar pĂ«r shĂ«rbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardĂ« lekĂ« (117 mln euro) nĂ« vitin 2023. NĂ« vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare pĂ«r shĂ«rbimet ajrore ishin 7,5 miliardĂ«.

Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7%

Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, Aeroporti i vetëm në vend shënoi rreth 7,3 milionë pasagjerë, me rritje 39% në krahasim me vitin 2022.

Ndërsa nga janari deri më 21 shtator 2024 janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit.

Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e fluksit të lëvizjeve po vjen edhe nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.

Biletat e lira dhe rritja e shĂ«rbimeve “low cost” po bĂ«jnĂ« qĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« shqiptarĂ« tĂ« kalojnĂ« fundjavat jashtĂ« vendit. ShĂ«rbimet e transportit u renditĂ«n nĂ« katĂ«r grupet me rritjen me tĂ« madhe tĂ« shpenzimeve tĂ« familjeve pĂ«r vitin 2023.

Kompanitë e fluturimeve ajrore vitet e fundit kanë shtuar destinacionet me kosto të përballueshme për familjet shqiptare. Teksa Shqipëria po shtrenjtohet nga flukset e larta të turistëve të huaj, shumë shqiptarë preferojnë të udhëtojnë.

Shpenzimet për bileta të avioni zunë 0,75% të konsumit final të familjeve shqiptare me 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022.

Pas pandemisë udhëtimet dhe shërbimet e lidhura me to kanë pësuar rritje të shpejtë. Pandemia Covid -19, që çoi botën në masa ekstreme të bllokimit të lëvizjeve.

Me heqjen e kufizimeve u rikthye një oreks i ri për udhëtime në të gjithë globin. Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët janë në këtë trend, ku udhëtimet dhe sidomos ato me avion po bëhen pjesë integrale e buxheteve të familjeve./Monitor

The post Rriten shpenzimet për udhëtime/ Familjet shqiptare harxhuan 117 mln euro për bileta avioni më 2023 appeared first on Lapsi.al.

Greqia prej tre ditësh në flakë, situata me zjarret ende problematike

Zjarri që përfshiu disa zona pyjore në Greqi vazhdon të jetë aktiv në ditën e tij të tretë. Forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët, pasi zjarri është përhapur me shpejtësi. Autoritetet kanë theksuar se shkatërrimi ekologjik është i pallogaritshëm. Fatkeqësisht një ditë më parë mediat greke raportuan edhe për dy viktima si pasojë e flakëve.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte sipas mediave greke situata me zjarret mbete shqetësuese, pasi është përhapur sërish. Të angazhuar lidhur me këtë janë 406 zjarrfikës, 16 grupe këmbësore, 132 automjete, pesë avioni dhe tre helikopterë.

The post Greqia prej tre ditësh në flakë, situata me zjarret ende problematike appeared first on Lapsi.al.

Izraeli operacion në jug të Libanit, 95 viktima dhe 172 të plagosur

Izraeli filloi njĂ« sulm tĂ« kufizuara tokĂ«sor tĂ« hĂ«nĂ«n kundĂ«r Hezbollahut, thanĂ« zyrtarĂ«t, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si njĂ« “zonĂ« tĂ« mbyllur ushtarake”, gjĂ« qĂ« dukej se sinjalizonte se mĂ« shumĂ« forca mund tĂ« dĂ«rgohen sĂ« shpejti nĂ« Liban pĂ«r tĂ« luftuar militantĂ«t e mbĂ«shtetur nga Irani.

Ushtria izraelite tha pĂ«rmes njĂ« deklarate se objektivat e saj ndodheshin nĂ« fshatrat afĂ«r kufirit qĂ« pĂ«rbĂ«nin “njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« menjĂ«hershĂ«m pĂ«r komunitetet izraelite nĂ« Izraelin verior”. NĂ« deklaratĂ«n e ushtrisĂ« izraelite gjithashtu thuhet se forcat ajrore dhe artileria po mbĂ«shtesnin forcat tokĂ«sore me “sulme tĂ« sakta”.

Banorët në qytetin kufitar libanez të Aita al-Shabit njoftuan për sulme me artileri të rëndë dhe zhurmë helikopterësh dhe dronësh.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit tĂ« Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara pĂ«r sulmet. Ai tha se ato u konsideruan si “operacione tĂ« kufizuara tĂ« pĂ«rqĂ«ndruara nĂ« infrastrukturĂ«n e Hezbollahut pranĂ« kufirit”.

Nuk pati njoftime për përleshje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në territorin libanez. Hera e fundit që Izraeli u angazhua në operacione tokësore kundër militantëve të Hezbollahut brenda Libanit ishte një luftë një mujore në 2006.

NjĂ« diplomat perĂ«ndimor nĂ« Kajro, vendi i tĂ« cilit Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r uljen e tensioneve nĂ« Lindjen e Mesme, tha pĂ«r agjencinĂ« e lajmeve Associated Press se njĂ« operacion tokĂ«sor izraelit nĂ« Liban pritet “tĂ« ndodh sĂ« shpejti”. Zyrtari, i cili foli nĂ« kushte anonimiteti, tha se Izraeli i kishte ndarĂ« planet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe aleatĂ«t e tjerĂ« perĂ«ndimorĂ« dhe tregoi se operacioni do tĂ« jetĂ« “i kufizuar”.

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një armëpushim mes njoftimeve se Izraeli po përgatitet të kryejë një operacion të kufizuar tokësor në Liban, që ka në shënjestër militantët e Hezbollahut.

“Ne duhet tĂ« kemi njĂ« armĂ«pushim tani”, tha Biden.

Kur u pyet tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ«se ai ishte i kĂ«naqur me raportet nĂ« lidhje me pĂ«rgatitjet e Izraelit, Presidenti Biden u pĂ«rgjigj: “Do tĂ« jem i kĂ«naqur me ndalimin e tyre”.

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave tokësore izraelite të dislokuara në kufirin e Izraelit me Libanin se ata mund të angazhohen në luftën kundër Hezbollahut.

“Ne do tĂ« pĂ«rdorim tĂ« gjitha mjetet qĂ« mund tĂ« nevojiten, forcat tuaja, forcat ajrore, detare dhe tokĂ«sore”, tha zoti Gallant.

Ai tha se fushata ushtarake e Izraelit kundĂ«r Hezbollahut po vazhdon pavarĂ«sisht vrasjes sĂ« udhĂ«heqĂ«sit tĂ« grupit, Hassan Nasrallah, qĂ« zoti Gallant e konsideroi “njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, por “jo pĂ«rfundimtar”.

Ndërkohë, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, Naim Kassem është zotuar të vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht vrasjes së komandantëve të lartë të grupit libanez. Ai tha se luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm të luftojnë dhe mbrojnë Libanin kundër një ofensive të mundshme tokësore nga Izraeli.

Të paktën 95 persona u vranë dhe 172 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në rajonet jugore të Libanit, Luginën lindore Beka dhe Bejrut në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë e Libanit herët të martën. Zyrtarët e kësaj ministrie gjithashtu thanë se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë të tjera janë plagosur gjatë dy javëve të fundit.

The post Izraeli operacion në jug të Libanit, 95 viktima dhe 172 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për ditën e martë

KĂ«tĂ« tĂ« martĂ« vendi ynĂ« pritet tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme me mot tĂ« kthjellĂ«t. Pritet tĂ« ketĂ« vranĂ«sira tĂ« pakta kalimtare gjatĂ« orĂ«ve tĂ« mesditĂ«s kryesisht nĂ« relievet malore tĂ« territorit. Era pritet tĂ« jetĂ« me drejtim verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si 1-7m/sek, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare e kryesisht nĂ« atĂ« jugor e lugina 10-12m/sek.

Do të ketë prezencë të mjegullës në orët e mëngjesit.

The post Parashikimi i motit për ditën e martë appeared first on Lapsi.al.

Grupi Parlamentar i PD-sĂ« bojkoton mbledhjet e Komisioneve, opsionet e demokratĂ«ve “nĂ« tavolinĂ«â€ pĂ«r jetĂ«n parlamentare

Gjatë mesditës deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Komisioni pĂ«r Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhĂ«s paraditen e sotme ku kryetarja Jorida Tabaku dhe anĂ«tari Edi Paloka mbajtĂ«n nĂ« fillim fjalĂ«n secili duke iu referuar vendimit tĂ« gjykatĂ«s sĂ« Apelit pĂ«r deputetin Ervin Salianji. NdĂ«rkohĂ« nĂ« mbledhjet e tjera tĂ« Komisioneve Parlamentare, deputetĂ«t e PD-sĂ« mĂ«sohet se nuk do tĂ« jenĂ« prezent.

Gjatë mesditës deputetët e PD-së do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-sĂ«:

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë. Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenĂ« nĂ« burg, pasi u arrestua dy ditĂ« para zgjedhjeve, pas njĂ« fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas njĂ« fitorje tĂ« pritshme tĂ« tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjĂ« provĂ« dhe nuk u lejua tĂ« betohej pas fitores sĂ« zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e ShqipĂ«risĂ« si njĂ« pronĂ« private pĂ«r t’u pasururar pĂ«rmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

The post Grupi Parlamentar i PD-sĂ« bojkoton mbledhjet e Komisioneve, opsionet e demokratĂ«ve “nĂ« tavolinĂ«â€ pĂ«r jetĂ«n parlamentare appeared first on Lapsi.al.

Salianji reagon nga qelia, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën

Demokrati Ervin Salianji, nga qelia, ka publikuar njĂ« foto tĂ« tij mes kanabisit nĂ« rrjetin social Facebook nga koha, sipas tij, kur “ShqipĂ«ria ishte kthyer nĂ« RepublikĂ«n e Narkotrafikut”.

Salianji shprehet se “ky ishte fillimi i fundit tĂ« shtetit ligjor” dhe se kanabizimi i ShqipĂ«risĂ« ishte projekti mĂ« fatkeq, “pasojat e tĂ« cilit po i vuajmĂ« tĂ« gjithĂ« sot”.

Demokrati u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« protestĂ«n e 7 tetorit duke theksuar “mos ulni kokĂ«n, mos pranoni tĂ« keqen”.

â€œđŸ“·MirmĂ«ngjes miq! Sot po ju rikujtoj njĂ« foto nga denoncimet e mia nĂ« opozitĂ«, mes kanabisit nĂ« kohĂ«n kur ShqipĂ«ria ishte kthyer nĂ« RepublikĂ«n e Narkotrafikut!

‌Ky ishte fillimi i fundit tĂ« shtetit ligjor nĂ« ShqipĂ«ri. Kanabizimi i ShqipĂ«risĂ« ishte projekti mĂ« fatkeq, pasojat e tĂ« cilit po i vuajmĂ« tĂ« gjithĂ« sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!

#BashkohunĂ«protestĂ« #7Tetor âœŒđŸ‡ŠđŸ‡±â€, shkruan Salianji.

The post Salianji reagon nga qelia, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën appeared first on Lapsi.al.

Ngacmoi s*ksualisht tre vajza, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Një 49-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, këtë të hënë.

Sipas policisë, 49-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase në Tiranë.

49-vjeçari theksohet se ka qenë i dehur.

“SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 6 ndaluan me iniciativĂ« shtetasin 49 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, pasi duke qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

The post Ngacmoi s*ksualisht tre vajza, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Abuzim me fondet e BE-së/ Le Pen dhe nacionistët e tjerë të krahut të djathtë dalin sot para gjykatës

Marine Le Pen dhe nacionalistë të tjerë të krahut të djathtë francez dalin sot në gjyq, në Paris, me akuzën se kanë marrë fonde për staf inekzistent të Parlamentit Evropian.

Përveç Le Pen, kryetares së partisë së Fronti Kombëtar (RN), babai i saj dhe themeluesi i partisë Jean-Marie Le Pen është gjithashtu në mesin e 28 personave të akuzuar për keqpërdorim të fondeve publike.

Marine Le Pen mohon akuzat, të cilat lidhen me vitet 2004-2016 dhe janë të drejtuara si kundër partisë së Frontit Kombëtar, ashtu edhe kundër ish-zyrtarëve të zgjedhur dhe ndihmësve të tyre.

Bëhet fjalë për punësimin virtual të protestuar të asistentëve të eurodeputetëve francezë. Akuza kryesore është se partia e Le Pen mori para nga Parlamenti Evropian për asistentët e parlamentit, të cilët në fakt punonin për partinë.

Rasti thuhet se ka të bëjë me një shumë prej gati 7 milionë eurosh. Le Pen i ktheu Parlamentit Evropian 330 mijë euro një vit më parë. Megjithatë, partia e saj kishte theksuar se kjo nuk përbën pranim të abuzimit.

Çështja ka qenĂ« njĂ« barrĂ« serioze pĂ«r Le Pen dhe partinĂ« e saj prej vitesh. NĂ«se shpallen fajtorĂ«, tĂ« pandehurit mund tĂ« pĂ«rballen me gjoba tĂ« mĂ«dha dhe dĂ«nime me burg deri nĂ« 10 vjet.

NĂ«se shpallen fajtorĂ«, tĂ« pandehurve mund t’u ndalohet gjithashtu tĂ« kandidojnĂ« pĂ«r postin e zgjedhur pĂ«r pesĂ« vjet, gjĂ« qĂ« do tĂ« pengonte ofertĂ«n e Le Pen pĂ«r zgjedhjet e ardhshme presidenciale nĂ« 2027.

The post Abuzim me fondet e BE-së/ Le Pen dhe nacionistët e tjerë të krahut të djathtë dalin sot para gjykatës appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për këtë të hënë, 30 shtator 2024

Këtë të hënë në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 98.6 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë. Një dollar do të blihet me 88.2 lekë dhe do të shitet me 89.1 lekë.

Paundi britanik do të blihet me 117.8 lekë dhe do të shitet me 119 lekë. Franga zvicerane sot do të blihet me 104.5 lekë dhe do të shitet me 105.5 lekë.

The post Këmbimi valutor për këtë të hënë, 30 shtator 2024 appeared first on Lapsi.al.

Mbahet sot seanca plenare, diskutohen çështjet e zgjedhjeve dhe votuesve

Sot pritet një ditë e ngjeshur me aktivitete politike dhe legjislative. Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme, do të kalohet në seancë plenare në orët e pasdites (17:00).

Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.

Opozita nga ana e saj ka paralajmĂ«ruar qĂ« pas dĂ«nimit dhe burgosjes sĂ« deputetit Ervin Salianji mĂ« 27 shtator, me 1 vit izolim pĂ«r “kallĂ«zim tĂ« rremĂ«â€ nĂ« dosjen “Babale”, se s’do tĂ« ketĂ« mĂ« jetĂ« parlamentare normale dhe se do mbajĂ« protesta. Protesta e parĂ« kombĂ«tare Ă«shtĂ« lajmĂ«ruar pĂ«r tĂ« hĂ«nĂ«n e 7 tetorit, me mosbindje civile e bllokim tĂ« rrugĂ«ve kombĂ«tare dhe shesheve.

The post Mbahet sot seanca plenare, diskutohen çështjet e zgjedhjeve dhe votuesve appeared first on Lapsi.al.

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Rama vendos sot, kandidatët potencialë

Kryeministri Edi Rama do tĂ« vendosĂ« ditĂ«n e sotme pĂ«r drejtuesin e ri tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit teksa emri i kandidatit do t’i propozohet nga ministri i BrendshĂ«m, Ervin Hoxha. PĂ«rflitet se katĂ«r kandidatĂ«t potencialĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« postin e Drejtorit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit janĂ« Ilir Proda, Neritan Nallbati, SkĂ«nder Hitaj dhe Altin Mena.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit kanë aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre konkretisht Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret e ligjit të ri. Ndërkohë në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet Ramës nga Hoxha.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-PĂ«llumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

The post Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Rama vendos sot, kandidatët potencialë appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat, 5 të plagosur

Një aksident është regjistruar sot në në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Dy makina janë përplasur dhe kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës. Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit është një manovër e gabuar nga dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat, 5 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për javën që vijon, pas shiut vijnë ditë me diell

Pas fundjavës me shi, moti gjatë javës në vendin tonë parashikohet të jetë në kushte atmosferike të qëndrueshme e me mot të kthjellët. Sipas SHMU, këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era intensifikohet e fortë, në formën  e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut. Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

The post Parashikimi i motit për javën që vijon, pas shiut vijnë ditë me diell appeared first on Lapsi.al.

Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë

Një varkë me emigrantë u përmbys në Ishujt Kanarie të Spanjës gjatë natës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke lënë 48 të tjerë të zhdukur.

Autoritetet spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ndër ngjarjet më të rënda me emigrantët në 30 vitet e fundit, teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në det.

Kjo pason vdekjen e 39 emigrantëve në fillim të shtatorit, kur anija e tyre u mbyt në Senegal, ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Kanarie, nga ku migrantët shpresojnë të arrijnë Evropën kontinentale

Mijëra emigrantë kanë vdekur vitet e fundit duke u nisur në Atlantik për të arritur në Evropë me varka të mbipopulluara dhe shpesh të rrënuara. Në fund të gushtit, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez vizitoi Mauritaninë dhe Gambinë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të goditur kontrabandistët e njerëzve duke zgjeruar rrugët për imigracionin legal.

Që nga 15 gushti, 22,304 migrantë kishin arritur në Kanarie që nga fillimi i vitit, nga 9,864 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pothuajse 40,000 migrantë hynë në Kanarie në vitin 2023, një rekord që pritet të thyhet këtë vit.

The post Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë appeared first on Lapsi.al.

Gjenden turistët nga që humbën rrugën në Majën e Murgës, njëri u pickua nga gjarpri

8 turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, janë gjendur. Nga njoftimi  i policisë mësohet se njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit në destinacionin ku ishin akomoduar.

The post Gjenden turistët nga që humbën rrugën në Majën e Murgës, njëri u pickua nga gjarpri appeared first on Lapsi.al.

❌