Tri nxĂ«nĂ«se tĂ« klasave 6 deri nĂ« 9 nĂ« komunĂ«n e GjakovĂ«s, kanĂ« qenĂ« viktima tĂ« fenomenit tĂ« vetĂ«-lĂ«ndimit, si pasojĂ« e njĂ« loje tĂ« rrezikshme qĂ« po qarkullon nĂ« rrjetin social âTikTokâ tash e njĂ« kohĂ«.
Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi ishte ajo që raportoi këto raste në Policinë e Kosovës.
Kumonva-Baçi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ardhur deri tek pranimi i informatave për këtë fenomen.
âTĂ« premten kam pranuar njĂ« informatĂ« jozyrtare nga njĂ« prind qĂ« ka qenĂ« e shqetĂ«suar pĂ«r njĂ« vetĂ«lĂ«ndim qĂ« ka dyshuar nĂ« vajzĂ«n e saj. TĂ« shtunĂ«n i kam lajmĂ«ruar drejtorĂ«t e shkollave qĂ« nga e hĂ«na tĂ« fillojnĂ« kontrollin nĂ«pĂ«r klasa me prezencĂ« tĂ« psikologĂ«ve dhe kujdestarĂ«ve tĂ« klasaveâ, tha Kumonva-Baçi.
Drejtoresha shtoi se dje ka informuar Policinë e Kosovës, dhe se kanë rezultuar tri raste, dy që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe një tash së fundmi.
âDje e kam informuar policinĂ« dhe i kam treguar se munden me na dalĂ« raste se pĂ«r shkak se kam dyshime qĂ« ka filluar edhe tek ne kjo lloj sfide qĂ« po pĂ«rdoret nĂ« shtetet e tjera. Sot mĂ« informoi policia qĂ« dje kanĂ« rezultuar tre raste, dy nga to kanĂ« qenĂ« tĂ« mĂ«hershme sipas ekzaminimeve tĂ« shenjave, e i treti rast diku muajin e kaluar. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r sfidĂ«n nĂ« TikTokâ, tha ajo.
Mes tjerash drejtoresha Kumonva-Baçi bëri të ditur se drejtorët e të gjitha shkollave sot kanë filluar kontrollet dhe se ka kërkuar nga ta që të mbajnë takime me prindërit menjëherë dhe në rast se hasin në ndonjë shenj te ndonjë vajzë të lajmërojnë menjëherë policinë.
âTĂ« tria rastet kanĂ« ndodhur nĂ« qytet dhe janĂ« tĂ« ciklit 6-9 qĂ« i bie shkollat e mesme tĂ« ulĂ«ta. KĂ«to vetĂ«-lĂ«ndohen nĂ« duar tek venatâ, tha Kumonva-Baçi.
Nga Prokuroria Themelore e GjakovĂ«s nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Telegrafin, kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si âshtytje nĂ« vetĂ«vrasjeâ
âLidhur me rastin nĂ« fjalĂ«, ju njoftojmĂ« se Ă«shtĂ« iniciuar rast shtytje nĂ« vetĂ«vrasje. Prokurori i Shtetit sĂ« bashku me PolicinĂ« e KosovĂ«s, janĂ« duke i ndĂ«rmarr tĂ« gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu qĂ« veprimet hetimore pĂ«r kĂ«tĂ« rast janĂ« duke vazhduar nĂ« bashkĂ«punim me policinĂ«. PĂ«r shkak tĂ« ndjeshmĂ«risĂ« sĂ« rasti nuk mundĂ« tĂ« japim mĂ« shumĂ« informata lidhur me kĂ«tĂ« rastâ, kanĂ« deklaruar nga Prokuroria.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti është raportuar më 07.10.2024, rreth orës 10:30.
Policia njofton se nxënëset janë të mitura dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, mĂ« 30.05.2024, janĂ« raportuar 17 raste tĂ« nxĂ«nĂ«seve tĂ« shkollave fillore tĂ« mesme tĂ« ulĂ«t âMihal Gramenoâ dhe âDaut Bogujevciâ nĂ« FushĂ« KosovĂ« qĂ« i kanĂ« gĂ«rvishtur duart e tyre, tĂ« nxitur nga njĂ« video (lojĂ«) nĂ« âTiktokâ. /Telegrafi/
The post Fenomeni i rrezikshĂ«m nga âTikTokâ i vetĂ«lĂ«ndimit prek shkollat nĂ« GjakovĂ«, drejtoresha e Arsimit tregon pĂ«r tri rastet e fundit appeared first on Telegrafi.