Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nëse Ten Hag largohet, Man Utd ka dy opsione për pozitën e trajnerit

Drejtuesit e Manchester United janë takuar sot në Londër dhe temë do të jetë statusi i trajnerit Erik Ten Hag, i cili e ka nisur keq këtë sezon edhe pse klubi ka bërë shumë përforcime.  

Man Utd aktualisht është skuadra e 14-të në Ligën Premier, ndërsa në Ligën e Evropës pas dy xhirove ka dy barazime ndaj Portos dhe Tëentes. 

Përveç kësaj, Man United luan futboll të dëshpëruar dhe janë të paktë tifozët që nuk e ëndërrojnë të shkarkojnë strategun holandez.

 

Ten Hag mori përsipër klubin më 1 korrik 2022 dhe e ka menaxhuar atë në 125 ndeshje deri më tani. Ai arriti 69 fitore, 22 barazime dhe 34 humbje dhe fitoi Kupën FA dhe Kupën e Ligës. 

Megjithatë, Man United është larg nga lufta për të luftuar për trofetë angleze  dhe evropian.  

Mediat angleze thonë se do të ishte surprizë nëse Ten Hag mbetet trajner, ndërsa kandidatët kryesorë për postin e tij thuhet se janë gjermani Thomas Tuchel dhe ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, të cilët aktualisht janë të papunë.

Vendimi mund të merret shpejt, pasi që janë dy javë pushim dhe trajneri i ri do të kishte pak kohë që të rregullojë disa gjerë në skuadër. /Telegrafi/  

The post Nëse Ten Hag largohet, Man Utd ka dy opsione për pozitën e trajnerit appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich gati të bëjë çmendurin me Jamal Musialan – do ta barazojë me Harry Kane për ta mbajtur në klub

Bayern Munich është i përgatitur të bëjë një lojë të madhe për të mbajtur yllin e saj Jamal Musiala përtej vitit 2025, ku interesi është në rritje nga Real Madrid dhe Man City. 

Kampioni i Ligës Premier dhe ai i La Ligës, janë gjithashtu të interesuar për gjermanin me dy klubet që thuhet se janë gati për një betejë transferimi duke afruar prej 100 milionë euro. 

Musiala është shfaqur si opsion, pasi marrëveshjen e tij aktuale në Bavari skadon në qershor 2026, dhe ai ende nuk ka hapur negociatat zyrtare për një zgjatje të kontratës me klubin nga “Allianz Arena”. 

Drejtori i Bayern Munichut, Max Eberl, konfirmoi se klubi shpreson të mbyll marrëveshjen muajt e ardhshëm,  por pranoi se një marrëveshje mund të jetë e vështirë. 

Pavarësisht barrierave, sipas Sky Germany, Bayern Munich është i përgatitur ta bëjë Musiala lojtarin e tyre më të paguar, me një marrëveshje deri në vitin 2029 ose 2030. 

Paketa e përfolur do të përfshijë një pagë vjetore bruto prej 25 milionë euro, e cila do të përputhej me Harry Kane, i cili është lojtari më i paguar në Gjermani. 

Me këtë, gjigantët e Bundesligës përgatiten të tregojnë vendosmërinë e tyre për të mos u mposhtur në garën për të mbajtur talentin kryesor. /Telegrafi/  

The post Bayern Munich gati të bëjë çmendurin me Jamal Musialan – do ta barazojë me Harry Kane për ta mbajtur në klub appeared first on Telegrafi.

Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futboll – por thonë se nuk mund ta kontrollojmë palën tjetër

Kombëtarja e Zvicrës në futboll të shtunën do të vizitojë Leskovcin, ku do të zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Serbisë. 

Përpara vizitës në Serbi, zviceranët nuk do të marrin asnjë masë të veçantë dhe do të shoqërohen nga vetëm tre deri në pesë roje sigurie gjatë rrugës për në stadium edhe pse ndeshjet mes tyre në të shkuarën kanë qenë të tensionuara, pasi te helvetët lojtarët kryesorë ndër vite ishin shqiptarë nga Kosova. 

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Zvicrës kanë deklaruar se përgjegjës për sigurinë e tyre është skuadra nikoqire dhe UEFA dhe nuk do të marrin masa shtesë. 

Shoqata nuk ka asnjë shqetësim pasi kishte përvoja të mira me mikpritësin serb në mars të vitit 2023, kur Zvicra luajti kundër Bjellorusisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian në Novi Sad, edhe pse snajperët rreth stadiumit kishin siguruar futbollistët. 

Por, ndeshjet mes Serbisë dhe Zvicrës nuk janë si ndeshjet tjera, pasi në fund të fundit, dy duelet mes këtyre ekipeve në Kampionatet Botërore të vitit 2018 dhe 2022 shkaktuan shumë polemika, siç u cek, shkaku i origjinës shqiptare të yjeve të Zvicrës. 

Pasi kishte një sulm nga mediat para ndeshjeve në vitin 2018, Xhaka dhe Shaqiri, që shënuan gola në atë takim, festuan me shqiponjën dykrenore gjatë golat e tyre dhe shkaktuan zemërim në Serbi, e ku tani pritet me shumë vëmendje ky duel i Ligës së Kombeve. 

Megjithatë drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, qetëson pasionet në prag të vizitës në Leskovc. 

“Këto janë histori të vjetra, për ne kjo është një ndeshje si çdo tjetër. Fokusi ynë është vetëm te loja, nuk do të diskutojmë më, duam t’i fitojmë tre pikët në Leskovc”. 

“Ne nuk duam të nënvlerësojmë problemin e mundshëm, por nuk do t’i hedhim benzinë zjarrit. Nuk mund të kontrollojmë ndikimet nga pala serbe, fokusohemi në sport dhe nuk duam të harxhojmë energji në mënyrë të panevojshme”, deklaroi Tami. 

Po ashtu u cek edhe fakti që mos udhëtimi i Granit Xhakës në Serbi nuk është diskutuar asnjëherë brenda drejtuesve, pasi ai është kapiten dhe lojtari më i rëndësishëm i ekipit. 

Ndeshja Serbi – Zvicër do të luhet të shtunën në Leskovc me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/  

The post Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futboll – por thonë se nuk mund ta kontrollojmë palën tjetër appeared first on Telegrafi.

“Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” – mbrojtësi i Lituanisë ‘godet’ Dardanët para ndeshjes

Lituania do të pres Kosovën më 12 tetor në Kaunas, ku në kampion e tyre janë të bindur se ndaj “Dardanëve” do të arrijnë rezultat pozitiv. 

Mbrojtësi i krahut, Justas Lasickas, njëri prej futbollistëve më me përvojë te kjo përfaqësuese me 51 paraqitje dhe dy gola të shënuar, ka deklaruar se donë t’i gëzojnë tifozët me fitore.

Ai shtoi pse e di se te Kosova ka lojtarë të nivelit të lartë, por vetëm me ekipet e tyre, jo me kombëtaren. 

“Kur i sheh ekipet ku ata luajnë, mund të duket mbresëlënëse, por kjo nuk shfaqet gjithmonë në Përfaqësuese. Do t’i shikojmë dobësitë e tyre. Ende kemi kohë para ndeshjes”.  

“Stafi drejtues po bën punë të madhe. Nuk është kundërshtari i parë dhe as i fundit i vështirë me të cilin ne do të përballemi, por do të hyjmë në lojë dhe do të provojmë të fitojmë”, ka thënë ai të martën për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Lituanisë. 

Lasickas ka kërkuar përkrahjen e tifozëve në Kaunas të shtunën, në ndeshjen që nis nga ora 15:00. /Telegrafi/  

The post “Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” – mbrojtësi i Lituanisë ‘godet’ Dardanët para ndeshjes appeared first on Telegrafi.

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” – futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua 

Liridon Krasniqi është një nga futbollistët më të njohur shqiptar, pasi ka bërë një karrierë interesante, por në vitet e fundit ishte bërë hit në Malajzi. 

Ai së fundmi ishte në një event ku u takua me boksierin me famë botërore Anthony Joshua. 

Në një bisedë miqësore mes sportistësh, Krasniqi flet me Joshuan, duke i treguar për karrierën e tij dhe prej ardhjen. 

“Luaj në Majazi”, i tregon fillimisht Krasniqi boksierit të njohur për karrierën e tij në futboll.  Por kjo zgjon kureshtjen e Joshuas i cili e pyet se pse luan në Malajzi.  

“Luaj futboll atje prej nëntë vitesh, jam 32 vjeçar dhe do të luaj edhe tre apo katër vite të tjera”, i tregon Krasniqi. 

Tutje Joshua e pyet edhe prej nga vjen, ku Krasniqi i tregon se është shqiptar, por i lindur dhe rritur në Gjermani. 

“Jam shqiptar, por jam rritur në Gjermani”, tregon futbollisti. 

Biseda ishte aq e këndshme, sa që Joshua në fund i thotë Krasniqi se është shumë gazmor. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MATDON (@liridonkrasniqi_8)

Në fund nuk mungoi as një foto mes dy sportistëve.  

Krasniqi ka bërë karrierë në klube si Mlada Boleslav, Ankarasport, Fethiyespor, Kedah, Melaka United, Johor, Neëcastle Jets, Odisha, Khon Kaed United dhe Terengganu. /Telegrafi/   

The post “Jam shqiptar, luaj në Malajzi” – futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua  appeared first on Telegrafi.

“Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’

Portieri Amir Saipi, do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, ndërsa kjo është hera e parë që ai është ftuar nga Franco Foda. 

Ai është shprehur i lumtur në deklaratën e tij të parë si ‘Dardan’, duke thënë se shpreson në gjashtë pikë ndaj Lituanisë dhe Qipros.  

Tutje, portieri i Luganos, deklaroi se Kosova ka shumë kualitet brenda, ndërsa është pritur ngrohtë nga bashkëatdhetarët.  

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën”.  

“Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm”.  

“Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj. Për këtë arsye jam këtu dhe natyrisht për shkak të dy ndeshjeve”.  

“Kemi shumë cilësi në ekip dhe mendoj se nuk na duhet shumë për të fituar ndeshjet. Por thjesht duhet të luajmë me 100 për qind përqendrim të shtunën dhe pastaj të martën, dhe të tregojmë çfarë dimë”.  

“Sot në stërvitje treguam cilësitë tona. Nëse vazhdojmë kështu mund t’i mbyllim këto dy ndeshje me gjashtë pikë”, deklaroi Saipi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/  

The post “Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’ appeared first on Telegrafi.

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës – dy yje me lëndime të lehta, Rashica punoi ndaras

Kosova ka mbajtur sot pasdite stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Lituanisë, të cilën e zhvillon të shtunën në Kaunas, në orën 15:00.  

Në stërvitjen e sotme kanë munguar tre lojtarë kyç, dy prej tyre shkaku i lëndimeve të lehta, ndërsa njëri prej tyre arriti vonë në grumbullim. 

Leart Paçarada dhe Aro Muriç nuk u përfshinë në stërvitje për shkak të lëndimeve të lehta, ndërsa Milot Rashica zhvilloi një seancë rigjenerimi në palestër, pasi ka mbërritur mbrëmë.  

Gjatë stërvitjes së sotme, përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij u fokusuan veçanërisht në aspektin taktik dhe në tranzicionin e lojës nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas, shkruan FFK.  

Në këtë seancë, ekipi ka punuar me përkushtim në organizimin e lojës, duke synuar të rrisë kohezionin mes reparteve.  

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00. /Telegrafi/  

The post Kosova zhvillon stërvitjen e radhës – dy yje me lëndime të lehta, Rashica punoi ndaras appeared first on Telegrafi.

Portieri Di Gregorio, nga kalimi te Juventusi te ftesa e Italisë – ai nuk e harron Interin, kohën e kaluar dhe mbështetjen e këtij klubi

Michele Di Gregorio është shprehur i lumtur nga ftesa e tij e parë për Italinë dhe tregon se si po përmirësohet dita-ditës që nga transferimi te Juventusi.  

Portieri bëri lëvizjen e madhe nga Monza te Juve gjatë verës me kërkesë specifike të trajnerit të ri Thiago Motta, duke e dërguar Wojciech Szczesny në atë që supozohej të ishte një pension i parakohshëm derisa të kalonte te Barcelona. 

Tani ai është ftuar me skuadrën e Italisë edhe për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Izraelit. 

“Gjithmonë kam thënë se numri i portierëve të mëdhenj që ka Italia është i jashtëzakonshëm, kështu që jam shumë i lumtur në ftesën e parë”. 

“Mezi pres të ndihmoj, ta vë veten në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Fillova në Serinë C në moshën 19-vjeçare, më pas tre vjet në Serinë B, u ngjita në top ligë me Monzën dhe më pas me Juventusin”. 

“Dikush besoi në mua më shumë se unë ndoshta në veten time. Do të thosha se ka qenë një proces i vazhdueshëm rritjeje, duke dashur të provoj vazhdimisht veten në hapin tjetër”, ka deklaruar Di Gregorio për Rai Sport. 

Ndërsa Juventus e filloi sezonin e Serie A me gjashtë ndeshje radhazi pa pranuar gol, kjo u prish në fundjavë me Cagliarin kur ndeshja u mbyll 1-1, e ku portieri pranoi gol nga penalltia.  

“Trajneri dëshiron një skuadër që ndjek idetë e tij. Ai kërkon një mentalitet të caktuar dhe kjo na shtyn të mos lejojmë kurrë që niveli i fokusit të bjerë”, vazhdoi Di Gregorio. 

Ndërsa Szczesny u largua, Juve ka end enë skuadër një emër si Mattia Perin dhe kjo lejon konkurrencë brenda grupit. 

“Unë gjithmonë punoj që të jem në dispozicion të trajnerit në mënyrë që ai të marrë vendimet e tij. Mattia është një portier i madh dhe një person i madh, kështu që është e drejtë që të shtyjmë njëri-tjetrin ditë pas dite, për të përmirësuar veten”, deklaroi Di Gregorio. 

Edhe pse tani është në Juventus, Di Gregorio doli përmes akademisë së të rinjve të Interit dhe u shit te Monza për 6 milionë euro në 2022 pas një huazimi fillestar. 

“Kam kaluar akademinë e Interit nga fillimi në fund dhe kam takuar njerëz të mirë, ata kanë qenë edhe pranë meje kur kam humbur babanë. Më pëlqejnë shumë njerëzit që njoha atje”, deklaroi portieri. /Telegrafi/  

The post Portieri Di Gregorio, nga kalimi te Juventusi te ftesa e Italisë – ai nuk e harron Interin, kohën e kaluar dhe mbështetjen e këtij klubi appeared first on Telegrafi.

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Wojciech Szczesny njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli verën e kaluar pasi bëri 35 paraqitje për Juventusin sezonin e fundit, duke pranuar 30 gola dhe duke mbajtur 15 portën e paprekur në Serie A.  

Pas transferimit të tij te Barcelona, ka folur shoku i tij i skuadrës së re, por edhe te Polonia, Robert Lewandowski. 

“[Wojciech] Szczesny më tha se i vetmi klub për të cilin do të dilte nga pensioni është Barcelona” . 

“Kur vjen një lojtar i ri, ju duhet t’i tregoni atij rreth klubit. E njëjta gjë vlen edhe për Wojciech, por me përvojën dhe qasjen e tij ndaj jetës, ai do të adaptohet shumë shpejt”, ka thënë Robert Lewandowski për Meczyki.  

Më herët, vetë Szczesny tha se Lewandowski kishte luajtur një rol të madh në vendimin e tij për të dalë nga pensioni dhe për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë. 

Portieri ka mbrojtur edhe për Arsenalin, Romën dhe Brentfordin në karrierën e tij. /Telegrafi/  

The post Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic ka folur për Granit Xhakën, i cili do të zbarkojë në Serbi së bashku me Zvicrën, ku është edhe kapiten i skuadrës.  

Vitet e fundit, përplasjet mes Serbisë dhe Zvicrës kanë evoluar në një rivalitet të ashpër, kryesisht për shkak të lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. 

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, Stojkovic kërkoi që ndeshja të luhej në frymën e sportit, ndërsa lavdëroi Xhakën. 

“Unë supozoj se njerëzit janë të vetëdijshëm për të kaluarën dhe provokimet. Bëj apel që ndeshja të luhet në frymën e lojës së ndershme. Sjellja e tifozëve duhet të jetë shembullore. Duhet të lëmë mënjanë çdo çështje të jashtme dhe të fokusohemi te loja”.  

“Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka deklaruar Stjkovic, i cili e pranoi se Zvicra varet shumë nga shqiptari, duke e përmendur edhe Remo Freulerin. /Telegrafi/  

The post Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën appeared first on Telegrafi.

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit, Stanislav Lobotka u vlerësua nga trajneri i Como, Cesc Fabregas të premten, ngjashëm me atë që kishte bërë ish-shoku i tij i Barcelonës, Xavi sezonin e kaluar. 

Lobotka po kontribuon në rezultatet mbresëlënëse të Napolit këtë sezon dhe është një nga të paprekshmit e Antonio Contes në “Stadio Maradona”. 

Siç raportohet nga Sofascore , 29-vjeçari ka pasur 89% pasime të sakta në Serie A këtë sezon, 92% në gjysmën e tij dhe 87% në gjysmën e kundërshtarit. Mesfushori ka mesatarisht 63.3 prekje për lojë, duke dhënë një asistim në një ndeshje të Coppa Italia. 

Trajneri i Como, Fabregas e lavdëroi 29-vjeçarin pas fitores 3-1 të Napolit ndaj Azzurrit të premten. 

“Napoli ka shumë lojtarë që kanë fituar ligën, si Lobotka. Të lutem, më jepni një Lobotka. Çfarë lojtari, ‘Mamma Mia’. Ai është i mrekullueshëm”. 

“Lojtarët si ky ju bëjnë të fitoni ndeshje për aftësinë e tyre për të kuptuar futbollin dhe për të rikuperuar shumë topa. Unë çmendem për lojtarë të tillë”, deklaroi Fabregas për Corriere dello Sport. 

Lobotka vazhdon të vlerësohet nga legjendat e mesfushës, veçanërisht nga ata që kanë luajtur te Barcelona, pasi ai u komplimentua nga ish-trajneri i katalanasve, Xavi, përpara një ndeshje në Ligën e Kampionëve. 

“Më pëlqen Lobotka; ai është i mirë në formim dhe nuk e humb topin. Do të doja ta shihja atë në një klub si Barça”, kishte deklaruar Xavi. /Telegrafi/  

The post Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të appeared first on Telegrafi.

Man City ‘gati të bëjë gjithçka’ për ta afruar Martin Zubimendin në janar

Manchester City po e shikon mesfushorin e Real Sociedad dhe ish -shënjestrën kryesore të Liverpoolit në afatin kalimtar të fundit, Martin Zubimendi, si objektiv të janarit, raporton Relevo. 

Skuadra e Pep Guardiolës është duke kërkuar opsione për të zëvendësuar Rodrin i cili është jashtë sezonit për shkak të një dëmtimi të ligamenteve, dhe Zubimendi vlerësohet shumë. 

Ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me Real Sociedad, kështu që klauzola e lirimit prej 60 milionë euro ende vlen. 

Liverpooli u përpoq të nënshkruante me Zubimendin në verë dhe ishte i përgatitur të paguante klauzolën e lirimit, por lojtari vendosi t’i refuzonte dhe të zgjidhte të qëndronte në klubin e tij të fëmijërisë. 

Qëndrimi i Zubimendit për një lëvizje të mundshme në Man City nuk dihet. /Telegrafi/   

The post Man City ‘gati të bëjë gjithçka’ për ta afruar Martin Zubimendin në janar appeared first on Telegrafi.

“Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur” – ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh  

Ish-ylli i Spanjës dhe Villarrealit, Marcos Senna duke folur për AWEX Education, ka bërë krahasimin mes dy yjeve të momentit në La Liga, Lamine Yamal dhe Vinicius Junior.  

Lamine Yamal ka regjistruar 27 driblime të suksesshme në La Liga deri më tani këtë sezon – ku vetëm Chidera Ejuke i Sevillas ka më shumë (28), ndërsa Vinicius Junior është i katërti me 20.

Yamal ka pesë gola dhe katër asistime në 11 paraqitje për Barcelonën këtë sezon.  Vinicius krenohet me katër gola dhe katër asistime në 11 ndeshje këtë sezon. 

“Ata [Lamine Yamal dhe Vinicius Junior ] janë të dy lojtarë të mëdhenj, por mua më pëlqen Lamine shumë më tepër”.  

“Arsyeja është se ai ka ritëm. Kur më parë më pyetën se kë preferoja më shumë, Messin apo Cristiano, gjithmonë kam preferuar Messin për shkak të kësaj. Ai kishte më shumë prani në lojë, më shumë diversitet në pasime dhe gjëra të tjera”. 

“Vinicius ndonjëherë bën pasime të forta. Një ditë tjetër, ai i dha një Rodrygo [kundër Espanyolit] dhe dukej sikur ishte [Luka] Modric që t’ia jepte… por Lamine e godet shumë më mirë dhe ai është më emocionues. Shikoni në duelet një me një. Nëse do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte dribluesi perfekt”, deklaroi 48-vjeçari. /Telegrafi/  

The post “Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur” – ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh   appeared first on Telegrafi.

“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit

Fisnik Asllani ka folur për dy ndeshjet e tetorit ku Kosova do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros. 

Asllani shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.

“Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim”.  

“Krejt ekipi është shumë i motivuar dhe duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët. Do të punojmë maksimalisht ditët e ardhshme për t’u përgatitur sa më mirë taktikisht”.  

“Debutimi me Kosovën ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme dhe që nuk do ta harroj kurrë. I kam bërë krenar familjen dhe shokët”, tha Asllani.  

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/ 

The post “Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit appeared first on Telegrafi.

“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës

Andi Hoti është grumbulluar për herë të parë me Kosovën dhe për këtë ai ndjehet krenar. 

Franco Foda e ka afruar mbrojtësin e talentuar për ndeshjet e Lituanisë dhe Qipros. 

Hoti shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive. 

“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar për këtë grumbullim. Besoj se do të kemi dy ndeshje të mira dhe me rezultat pozitiv”.  

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Sot nuk ishim të kompletuar për shkak të stërvitjeve rigjeneruese të disa lojtarëve, por nga nesër do të stërvitemi të gjithë së bashku dhe do të përgatitemi maksimalisht edhe taktikisht”, tha Andi Hoti.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/  

The post “Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

Andres Iniesta, ish-lojtar i Kombëtares së Spanjës dhe futbollist i Barcelonës, u tërhoq nga futbolli në moshën 40-vjeçare. 

Ai e bëri këtë me një video në të cilën fshin lotët dhe në të cilën ish trajnerët e tij Pep Guardiola, Vincente del Bosque, Luis Enrique dhe Louis van Gaal flasin për të. 

Vitin e kaluar në korrik, pas pesë vitesh, ai u largua nga klubi japonez Vissel Kobe.  

 

El Juego Continúa ❤⚽ 8⃣🔟2⃣4⃣ pic.twitter.com/YLrDOfxVCB

— Andrés Iniesta (@andresiniesta8) October 7, 2024

Edhe pse me të ka fituar edhe trofe, duket qartë se do të mbahet mend si një ikonë e Barcelonës dhe një legjendë e kombëtares spanjolle. 

Me Barcelonën, ai fitoi nëntë kampionate spanjolle, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjithsej 29 trofe.  

Me Spanjën, ai ishte i pari në Kampionatin Botëror në 2010 dhe dy Kampionatin Evropian radhazi në 2008 dhe 2012. 


Karriera e Andres Iniesta 

Spanja: 131 ndeshje, 14 gola, 30 asistime
Barcelona: 674 ndeshje, 57 gola, 135 asistime
Vissel Kobe: 134 ndeshje, 26 gola, 25 asistime 
Emirates: 23 ndeshje, 5 gola, 1 asist 


/Telegrafi/ 

The post Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli appeared first on Telegrafi.

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mori vëmendje të madhe pas ndeshjes së xhiros së shtatë të Ligës Premier, ku ‘Qytetarët’ mposhtën Fulhamin (30-2), pasi trajneri spanjoll iu afrua yllit të mysafirëve Adama Traore në fushë. 

Gjegjësisht, anësori i Fulhamit humbi disa raste vërtet të mëdha dhe kështu prishi mundësinë e një sensacioni për mysafirët ndaj kampionëve të Anglisë. 

Guardiola nuk bëri atë që bëjnë kundërshtarët në situata të tilla, që është thjesht t’i shtrëngojë dorën Traores dhe t’i thotë lamtumirë. 

Ai i dha sulmuesit të Fulhamit disa këshilla konkrete dhe praktike se si të përmirësonte përfundimin e tij para porte dhe tërhoqi vëmendjen sepse e bënte këtë gjë me gjeste dhe pasion.  

“Guardiola e do futbollin aq shumë saqë pasi Traore humbi kaq shumë raste, ai iu afrua pas ndeshjes dhe e mësoi lojtarit kundërshtar”, komentoi ish-lojtari Robert Earnshaw. 

 

Pep Guardiola loves football so much that
after Traoré kept missing chances
he went over at full time to
coach the opponent player #pep #pepguardiola #football #futbol #soccer #coach #mancity #genius pic.twitter.com/lKcY6zKyW0

— Robert Earnshaw (@RobertEarnshaw) October 5, 2024

Guardiola dhe Traore njihen që nga koha e Barcelonës, pasi lojtari ishte pjesë e katalanasve në të shkuarën.  

Meqë ra fjala, Man City regjistroi një fitore të rëndësishme , e cila e mbajti në krye të tabelës me Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/  

The post Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar appeared first on Telegrafi.

“Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona” – Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova, ndërsa ka folur edhe për ëndrrën e tij të luajë te Barcelona. 

Ai në një intervistë për Klan Kosova potencoi se ka biseduar me përzgjedhësin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur. 

”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, deklaroi Zhegrova. 

Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. 

”Unë jam gjithmonë krenar kur reprezentoj shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, u shpreh Zhegrova. 

”Është një ëndërr për mua të luajë për Barcelonën” – këto ishin fjalët që Edon Zhegrova i kishte thënë në një intervistë për Klan Kosova para tre viteve. 

Kjo thënie u kthye së fundmi nga mediat spanjolle, pasi ylli i Lille ishte më i miri ndaj rivalit të blaugranëve, Real Madridit, sfidë në të cilën u shpall lojtari i ndeshjes. 

”Po besoj që mundet me u arrit, veç me punë me përqendrim në futboll, besoj që mundet u arrit”, nënvizoi Zhegrova. 

Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/  

The post “Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona” – Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta appeared first on Telegrafi.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani flet për suksesin e Kosovës U15 në “UEFA Development” ku zunë vendin e parë

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani e ka përmbyllur me sukses turneun “UEFA Development” që u zhvillua gjatë kësaj jave në Maltë.  

Pas fitoreve me Estoninë (2:1) dhe me Gjibraltarin (0:0, 4:3 në penallti) Dardanët U15 kanë shënuar fitore edhe kundër nikoqires së turneut, Maltës, me rezultat 1:0, duke siguruar pozitën e parë me 8 pikë.  

Përzgjedhësi Ilir Nallbani u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan futbollistët e tij në këtë turne.  

“Sigurisht që ne si ekip dhe staf jemi munduar që t‘i përzgjedhim lojtarët më në formë për këtë turne dhe në fund djemtë janë paraqitur shumë mirë. Në ndeshjen e parë me Estoninë kemi bërë një paraqitje jashtëzakonisht të mirë për këto nivele”.  

“Edhe në ndeshjen e dytë kundër Gjibraltarit kemi dominuar plotësisht, por fituam pas penalltive, kurse në ndeshjen e fundit me Maltën ka qenë një ndeshje speciale. Djemtë kanë qenë të mjaft përgatitur në aspektin mental dhe na kanë dhuruar emocione. Kemi pasur shumë raste dhe loja ka qenë e bukur”.  

“Kjo grupmoshë kur dalin jashtë shtetit kanë paksa vështirësi, gjë e cila është normale, por në fund ia kanë arritur t’i kryejnë detyrat siç duhet dhe të japin më të mirën në fanellën e Kombëtares së Kosovës”.  

“Jam shumë i kënaqur, së bashku me stafin, që kemi kaluar një periudhë shumë të mirë dhe djemtë me meritë kanë fituar tri ndeshje dhe e kanë zënë vendin e parë”, ka thënë Nallbani. 

Ndihmësit e Ilir Nallbanit në këtë grupmoshë janë Faruk Statovci, Artan Bytyqi dhe Labinot Metaj. /Telegrafi/  

The post Përzgjedhësi Ilir Nallbani flet për suksesin e Kosovës U15 në “UEFA Development” ku zunë vendin e parë appeared first on Telegrafi.

Nuk mjafton vetëm Dovbyk, Monza dhe Roma ndajnë pikët

Monza dhe Roma kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A. 

Pjesa e parë shkoi me dominimin e romakëve, që kishin disa raste, por që nuk ishin të saktë. 

Sfida u zhbllokua në minutën e 61-të, kur Artem Dovbyk shënoi një gol të bukur pas disa lëvizjeve për 1-0. 

 

Dovbyk has broken deadlocker

Monza 0-1 Romapic.twitter.com/nFd5SHb4mj

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 6, 2024

Por nuk vonoi shumë dhe Dany Motta barazoi shifrat në 1-1 për Monzan. 

 

⚽GOAL🇮🇹 | Monza 1-1 Roma | Dany Motapic.twitter.com/7BS4iWelXT

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 6, 2024

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe skuadrat u desh të pajtohen me barazimin. 

Roma tani është e nënta me 10 pikë, ndërsa Monza ka 4 pikë në vendin e 19-të./Telegrafi/  

The post Nuk mjafton vetëm Dovbyk, Monza dhe Roma ndajnë pikët appeared first on Telegrafi.

❌