❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Reshjet e fuqishme shkaktojnĂ« pĂ«rmbytje nĂ« disa vende tĂ« EvropĂ«s Qendrore – pamjet tregojnĂ« situatĂ«n e krijuar

16 September 2024 at 08:42

PĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura “janĂ« shkaktuar dhe pritet tĂ« ketĂ« edhe mĂ« tej pĂ«rmbytje masive nĂ« mbarĂ« rajonin”, i tha zĂ«vendĂ«skryeministri i landit Niederösterreich, Stephan Pernkopf, agjencisĂ« austriake tĂ« lajmeve APA.

Në disa zona ka rrezik për rrëshqitje toke, sepse toka është tërësisht e lagësht. Në shumë zona rrugët janë mbuluar nga uji. Një sërë fshatrash janë të shkëputur prej pjesës tjetër të vendit.

Ky land ka njoftuar ndërkohë edhe për një të vdekur prej vërshimeve.

Një punonjës zjarrfikës humbi jetën duke punuar me një pompë thithëse të ujit në një qilar, sikurse njoftoi shtabi i krizës.

Österreich wird geflutet!
Allen viel Kraft đŸ’Ș #Hochwasser #Österreich #Niederösterreich #Unwetter #Feuerwehr #Katastrophe pic.twitter.com/njf9wUoG51

— direktdemokratisch.jetzt (@ddemokratisch1) September 15, 2024

Niederösterreich është landi i goditur më rëndë prej reshjeve dhe motit ekstrem.

Në këtë land përreth Vjenës jetojnë 1,7 milionë njerëz.

Natën në të gdhirë të ditës së diel (15.09.2024) pati gati 4500 aksione të zjarrfikësit.

Në disa komuna në veri të Vjenë u desh të shpëtohen njerëzit e bllokuar nga masa e ujit nëpër shtëpi.

Ekipet e emergjencës përdorën helikopterët e gomonet. Shumë banorë pranë zonave të lumenjve u lajmëruan për evakuim që të largoheshin nga shtëpitë.

Kritike është gjendja edhe në zonën e lumenjve Kamp dhe Krems, që derdhen në Danub.

Evakuime nĂ« Çeki

Edhe nĂ« Çeki vĂ«rshimet e pĂ«rmbytjet i kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gjendje emergjence ekipet e shpĂ«timit. KatĂ«r vetĂ« konsiderohen tĂ« humbur pasi i ka rrĂ«mbyer masa e ujit.

Më i prekur është rajoni në lindje të vendit në kufi me Poloninë.

Gjatë fundjavës, kryebashkiaku i Cesky Tesin urdhëroi evakuimin e mijëra banorëve nga qendra e qytetit.

Lumi Olsa, një degë e Oderit, rrezikon të vërshojë jashtë shtratit.

Česky Těơín ohroĆŸuje OlĆĄe. Video reportĂ©rka Marta PilaƙovĂĄ. @iROZHLAScz @Radiozurnal1 pic.twitter.com/wstxAVzZrw

— Silvie Mikulcova (@SMikulcova) September 15, 2024

Pakësimi i reshjeve pritet gjatë ditës së hënë (16.09.2024).

PĂ«r shkak tĂ« motit ekstrem nĂ« Çeki mbetĂ«n pa energji rreth 250.000 shtĂ«pi, njoftoi agjencia CTK duke iu referuar furnizuesit me energji.

Reshje dhe përmbytje ka pasur edhe në Poloni e Rumani.

Nga të dy këto vende njoftohet edhe për viktima një person në Poloni dhe pesë të vdekur në Rumani.

Në Rumani janë dëmtuar rreth 5000 shtëpi dhe qindra njerëz u desh të shpëtohen prej vërshimeve.

Eu am fost acolo Ăźn Conachi Slobozia pe 14 septembrie a doua zi după. Nu au șanțuri in sat . pic.twitter.com/lQYaIAWWx5

— Balea Pavel (@BaleaPavel) September 15, 2024

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« katastrofĂ« e pĂ«rmasave epike”, tha kryetari i bashkisĂ« sĂ« fshatit Slobozia Conachi nĂ« rajonin Galati.

Janë përmbytur rreth 700 shtëpi, vuri në duke Emil Dragomir.

Presidenti rumun Klaus Iohannis deklaroi: “Ne jemi konfrontuar sĂ«rish me pasojat e ndryshimit tĂ« klimĂ«s, qĂ« po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« fort evidente nĂ« kontinent me pasoja dramatike”. /DW/

The post Reshjet e fuqishme shkaktojnĂ« pĂ«rmbytje nĂ« disa vende tĂ« EvropĂ«s Qendrore – pamjet tregojnĂ« situatĂ«n e krijuar appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

“KatastrofĂ« me pĂ«rmasa epike”: ShtatĂ« tĂ« vdekur nĂ« EvropĂ« mes pĂ«rmbytjeve tĂ« mĂ«dha

15 September 2024 at 19:57

ShtatĂ« persona janĂ« mbytur nĂ« Austri, Poloni dhe Rumani dhe katĂ«r tĂ« tjerĂ« janĂ« zhdukur nĂ« RepublikĂ«n Çeke pasi stuhia Boris vazhdon tĂ« godasĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore, duke sjellĂ« shi tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m dhe pĂ«rmbytje qĂ« kanĂ« detyruar evakuimin e mijĂ«ra njerĂ«zve nga shtĂ«pitĂ« e tyre.

NjĂ« pjesĂ« e AustrisĂ«, RepublikĂ«s Çeke, HungarisĂ«, RumanisĂ« dhe SllovakisĂ« janĂ« goditur nga erĂ«rat e forta dhe shirat jashtĂ«zakonisht tĂ« ashpra qĂ« nga e enjtja.

Zëvendëskancelari i Austrisë, Werner Kogler, ka njoftuar se një zjarrfikës kishte vdekur duke luftuar përmbytjet në Austrinë e Poshtme, pasi autoritetet e shpallën provincën, e cila rrethon kryeqytetin, një zonë katastrofe.

Disa zona tĂ« Tirolit u mbuluan me deri nĂ« njĂ« metĂ«r borĂ« – njĂ« situatĂ« e jashtĂ«zakonshme pĂ«r mesin e shtatorit, i cili pa temperatura deri nĂ« 30 gradĂ« Celsius javĂ«n e kaluar.

Shërbimet hekurudhore u pezulluan në lindje të vendit dhe disa linja metroje u mbyllën në Vjenë, ku lumi Wien po kërcënonte të dilte nga brigjet e tij.

Bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës bënë afro 5,000 ndërhyrje gjatë natës në Austrinë e Poshtme, ku përmbytjet kishin bllokuar shumë banorë në shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë rreth 150 herë në Vjenë për të pastruar rrugët e bllokuara nga mbeturinat e stuhisë dhe për të pompuar ujin nga bodrumet, raportojnë mediat lokale.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se një person në rajonin Klodzko ishte mbytur.

Tusk po udhëtonte nëpër jugperëndim të vendit, i cili është goditur më rëndë nga përmbytjet, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Raportohet se rreth 1,600 njerëz janë evakuuar në Klodzko dhe autoritetet polake kanë thirrur ushtrinë për të mbështetur zjarrfikësit në vendngjarje.

“Situata Ă«shtĂ« shumĂ« dramatike”, tha Tusk pas njĂ« takimi nĂ« Klodzko, i cili ishte pjesĂ«risht nĂ«n ujĂ« pasi lumi lokal u ngrit nĂ« 6.7 metra – shumĂ« mbi nivelin e alarmit prej 2.4 metra.

Kjo tejkaloi një rekord të vendosur gjatë përmbytjeve të mëdha në vitin 1997, të cilat dëmtuan pjesërisht qytetin dhe morën 56 jetë.

Autoritetet polake mbyllĂ«n pikĂ«n kufitare GoƂkowice me RepublikĂ«n Çeke pasi njĂ« lum pĂ«rmbyti brigjet e tij, si dhe mbylli disa rrugĂ« dhe ndaloi trenat nĂ« linjĂ«n qĂ« lidh qytetet Prudnik dhe Nysa.

Në Budapest, zyrtarët ngritën alarm për rritjen e Danubit, ndërsa shiu vazhdoi në Hungari, Sllovaki dhe Austri.

“Sipas parashikimeve, njĂ« nga pĂ«rmbytjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« viteve tĂ« kaluara po i afrohet Budapestit, por ne jemi tĂ« pĂ«rgatitur ta trajtojmĂ« atĂ«â€, tha kryetari i bashkisĂ« sĂ« Budapestit, Gergely Karacsony.

NdĂ«rkohĂ«, policia nĂ« RepublikĂ«n Çeke tha se katĂ«r persona janĂ« zhdukur.

NĂ« njĂ« mesazh nĂ« rrjete sociale, policia çeke u bĂ«ri thirrje njerĂ«zve qĂ« t’i kushtojnĂ« vĂ«mendje paralajmĂ«rimeve tĂ« evakuimit, duke shtuar: “Policia dhe zjarrfikĂ«sit e dinĂ« se çfarĂ« po bĂ«jnĂ« dhe pse po e bĂ«jnĂ«. Situata po ndryshon shpejt dhe ne nuk mund tĂ« jemi kudo menjĂ«herĂ«. Brenda pak çastesh, e vetmja rrugĂ«dalje mund tĂ« ishte me helikopter”.

Pesë persona kanë vdekur nga përmbytjet në Rumaninë juglindore gjatë dy ditëve të fundit.

Në rajonin më të prekur, Galati në juglindje, u dëmtuan 5000 shtëpi.

Presidenti i RumanisĂ«, Klaus Iohannis, tha: “Ne po pĂ«rballemi pĂ«rsĂ«ri me efektet e ndryshimeve klimatike, tĂ« cilat janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pranishme nĂ« kontinentin evropian, me pasoja dramatike”.

Qindra njerëz janë shpëtuar në 19 pjesë të vendit, thanë shërbimet e urgjencës, duke publikuar një video të shtëpive të përmbytura në një fshat buzë Danubit.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« katastrofĂ« me pĂ«rmasa epike”, tha Emil Dragomir, kryebashkiaku i Slobozia Conachi, njĂ« fshat nĂ« Galati ku thuhet se ishin pĂ«rmbytur 700 shtĂ«pi.

Ndryshe, Sllovakia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Bratislavë.

Shirat e dendur pritet tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« paktĂ«n deri tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« RepublikĂ«n Çeke dhe Poloni. /Telegrafi/

The post “KatastrofĂ« me pĂ«rmasa epike”: ShtatĂ« tĂ« vdekur nĂ« EvropĂ« mes pĂ«rmbytjeve tĂ« mĂ«dha appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Shiu mĂ« i madh nĂ« dekada godet EvropĂ«n – shtetet qĂ« rrezikohen nga pĂ«rmbytjet

14 September 2024 at 20:53

Të paktën katër persona kanë vdekur, mijëra shtëpi janë dëmtuar dhe qindra janë evakuuar pas shiut më të dendur në vite që goditi Evropën Qendrore dhe Lindore.

Një sistem i ngadalshëm me presion të ulët i quajtur Stuhia Boris hodhi shi në disa nga kryeqytetet historike të Evropës, duke përfshirë Vjenën, Bratislavën dhe Pragën.

Bëhet e ditur se katër persona kanë vdekur në Rumani, ku reshjet lanë qindra të bllokuar në zonat e përmbytura.

Shërbimet e shpëtimit janë nisur në qarqet e goditura fort pasi autoritetet paralajmërojnë se kanë regjistruar reshjet më të mëdha në 100 vjet gjatë 24 orëve të fundit.

“Efektet ishin mĂ« kritike nĂ« shtatĂ« lokalite”, tha Ministri i BrendshĂ«m i RumanisĂ«, Catalin Predoiu.

LumenjtĂ« kanĂ« shpĂ«rthyer nĂ« Poloni dhe RepublikĂ«n Çeke, shkruan CNN, pĂ«rcjell Telegrafi.

Në jug të Polonisë, autoritetet urdhëruan evakuimin e banesave në qytetin Glucholazy. Niveli i lumit Biala Glicholaska u rrit me dy metra.

Pas qindra incidenteve tĂ« raportuara nga Ministri i BrendshĂ«m i PolonisĂ«, qeveria e PolonisĂ« tha se “po fokusoheshin nĂ« atĂ« se cilat do tĂ« jenĂ« kĂ«rcĂ«nimet nĂ« orĂ«t e ardhshme”.

PĂ«rmbytjet e konsiderueshme pritet tĂ« vazhdojnĂ« nĂ« RepublikĂ«n Çeke, ku autoritetet kanĂ« urdhĂ«ruar evakuime tĂ« detyrueshme pĂ«r disa zona.

Pamjet e publikuara nga ShĂ«rbimi i ZjarrfikĂ«sve dhe ShpĂ«timit tĂ« RepublikĂ«s Çeke treguan rrugĂ«t e pĂ«rmbytura nĂ« komunĂ«n jugore Benesove nad Cernou.

Në Gjermani, veçanërisht shtetet jugore dhe lindore po përgatiten për përmbytje.

Paralajmërimet për përmbytje janë lëshuar për lumenjtë në shtetin e Saksonisë.

Në Austrinë fqinje, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në disa lumenj, duke çuar në thirrjen e shërbimeve të shpëtimit në disa pjesë të vendit.

Alarmet e kuqe, niveli mĂ« i lartĂ« i paralajmĂ«rimit, janĂ« lĂ«shuar pĂ«r pjesĂ« tĂ« PolonisĂ«, GjermanisĂ«, RepublikĂ«s Çeke, AustrisĂ« dhe SllovakisĂ«. Ky nivel alarmi Ă«shtĂ« i lidhur me “fenomene meteorologjike intensive” dhe “ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«dha”, sipas Meteoalarm. /Telegrafi/

The post Shiu mĂ« i madh nĂ« dekada godet EvropĂ«n – shtetet qĂ« rrezikohen nga pĂ«rmbytjet appeared first on Telegrafi.

Austria përgatitet për reshje të mëdha e rrëshqitje dheu

By: Fia Nelaj
13 September 2024 at 22:10

Meteorologët në Austri presin reshje të mëdha në ditët në vijim me përmbytje dhe rrëshqitje të mundshme të dheut, sipas Institutit shtetëror meteorologjik Geosphere Austria.

Shërbimet e urgjencës përgjatë Danubit po përgatiten për nivele të rralla përmbytjesh, të cilat zakonisht ndodhin një herë në dekadë ose më pak, sipas autoriteteve.

Njerëzit ngritën sisteme të lëvizshme të mbrojtjes nga përmbytjet dhe mbushën thasë me rërë.

Pasagjerëve iu tha të prisnin vonesa në aeroportin e Vjenës.

“PĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« kĂ«qija aktuale tĂ« motit nĂ« vende tĂ« ndryshme evropiane dhe nĂ« VjenĂ«, aktualisht ka vonesa tĂ« izoluara nĂ« nisje nga Aeroporti i VjenĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Për shkak të stuhive u anuluan disa koncerte në natyrë dhe lojëra futbolli.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Austria përgatitet për reshje të mëdha e rrëshqitje dheu appeared first on Euronews Albania.

❌
❌