Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet

20 September 2024 at 15:13

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe në atentatin e organizuar në muajin shkurt 2024, kundër biznesmenit Ardjan Gjeloshi në Kurbin. Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra në […]

The post Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Nga miq në armiq/ Si u prish pakti kriminal, Valter Bami: Ditën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, kam ikur në Dubai

By: V K
2 September 2024 at 09:54

Vrasja e Gentjan Bejtjas, ishte kthyer një ndër detyrat kryesore për grupin kriminal që vepron në Nikël, ku pas dy tentativa të dështuara në vitin 2022 dhe 2023, ekzekutimi i Bejtjas është arritur të kryhet në shtëpinë e tij, në 15 Mars 2024.

Para se të vritej, Bejtja bënte një jetë mes Larushkut, Lezhës, Shëngjinit, ku qëndronte i strehuar në bazat e fshehta të ish-deputetit të PS Arben Ndoka dhe biznesmenit të basteve sportive, Ervis Martinaj.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, qartësohet se disa vite më parë viktima, Gentjan Bejtja dhe vëllezërit Durim dhe Valter Bami, ishin shumë miq me njëri-tjetrin.

Por me sa duket intrigat kriminale kanë prishur këtë shoqëri të vjetër, duke sjellë që Gentjan Bejtja të hidhet në krahun e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, dy kundërshtarëve të vëllezërve Bami dhe Marklen Hakës.

Haka dhe Bamët, kanë dyshuar se njeriu që informonte mbi lëvizjet e vëllezërve Bami, dhe mbante makinat në Larushk në gatishmëri për të kryer vrasjet ishte pikërisht Gentjan Bejtja, person ky që njihte mirë  çdo rrugicë në zonën e Niklës dhe Fushë-Krujës.

Ndaj ai ishte kthyer në personin kryesor për t’u eliminuar. Pas kryerjes së vrasjes, policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje dhe Valter Bamin, vëllanë e Durim Bamit në Nikël.

Valteri kishte vetëm dy ditë sa kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar si person i dyshuar në atentatin e dytë kundër Bejtjas, në të cilin mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët.

Në momentin e vrasjes Valter Bami, ndodhej në avion drejt Dubait, ndërsa pas vrasjes ai është kthyer në Shqipëri, duke u paraqitur vullnetarisht në policinë e Tiranës, duke dhënë shpjegime për ngjarjen e rëndë.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit Valter Bami, ka deklaruar se në 15 mars 2024, është larguar nga Shqipëria për në Kosovë dhe më pas ka udhëtuar me avion për në qytetin e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka qëndruar së bashku me vëllanë e tij, Durim Bami.

Në lidhje me ngjarjen ka shpjeguar se më 15 mars 2024, ka qenë në qytetin e Dubait dhe për ngjarjen është informuar nga bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar se në banesën e tij kishte shkuar policia dhe po e kërkonte për deklarim.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Edison Bami, kushëriri i dy vëllezërve Bami në Nikël.

Ai ka shpjeguar se është banor i qytetit Fushë-Krujë ku ka banesën e tij, por që herë pas herë qëndron edhe në Nikël në banesat e kushërinjve të tij Durim e Valter Bami.

Në lidhje me ngjarjen, ku në fshatin Larushk, Krujë në banesën e tij është vrarë Gentjan Bejtja, Bami ka shpjeguar se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në lokalin që administron në fshatin Verjon, Krujë.

Lajmin për vrasjen e Gentjan Bejtjas, e ka marrë nëpërmjet mediave vizive dhe konkretisht gjatë kohës që ka qenë në lokal.

I pyetur nëse e njeh Gentian Bejtjan, ai deklaron se e njeh pasi në të shkuarën ai ka qenë shok me kushërinjtë e tij, Durim e Valter Bami, por që me Gentjanin, nuk ka ndonjë miqësi apo konflikte dhe prej vitesh nuk është takuar me këtë shtetas.

The post Nga miq në armiq/ Si u prish pakti kriminal, Valter Bami: Ditën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, kam ikur në Dubai appeared first on Albeu.com.

Pushkatim në sy të gruas e dy fëmijëve të Bejtes, dëshmia: Burri po ujiste perimet, hynë 3 vetë dhe na bllokuan, 2 e vranë

By: D Marku
31 August 2024 at 16:17

Gentjan Bejtja, personi që u ekzekutua me 45 plumba kallashnikovi është vrarë në sy të gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur.

Për këtë ngjarje të rëndë 2 persona janë arrestuar Ilir Beqaraj alias Brahimi, kunati i Roan Brahimit dhe Edison Haxhiu. Ndërsa tashmë në kërkim është shpallur dhe një person nga Vlora, Flodian Plaku.

Familja ka parë skenën e tmerrshme të pushkatimit, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ti shpëtuar jetën kryefamiljarit, pasi një person i armatosur ka bllokuar gruan dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerë kanë hapur zjarr në drejtim të tij.

Këto detaje tronditëse dalin nga dëshmia e bashkëshortes së viktimës A. Bejtja, e cila është dhe motra e Ramazan Sinos, personit që një vit më parë mbeti i vrarë në oborrin e shtëpisë së Gentit në Larushk, ngjarje kjo ku u plagosën dhe dy fëmijë.

A. Bejtja, treguar se rreth orës 16:00 së bashku me bashkëshortin, Gentin, ka dalë nga banesa e vjehrrit dhe kanë shkuar në shtëpinë e tyre, që ndodhet vetëm disa metra larg ku me vete ka pasur dhe dy fëmijët e saj.

Në vijim ajo sqaron se gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, ka vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur ku njëri prej tyre ka mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët e saj ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit të saj Gentian Bejtja duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me autorët e ngjarjes gruaja e viktimës jep një përshkrim të përgjithshëm por nuk mund të identifikoj asnjërin prej tyre, gjithashtu ajo nuk ka ngritur dyshime apo të ketë sqaruar për ndonjë konflikt të bashkëshortit të saj.

Por policia dhe prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime të forta se vrasja e Gentjan Bejtja, lidhet ngushtësisht me planet e tij, Ervis Martinaj dhe ish-deputetit të PS Arben Ndoka, për të vrarë vëllezërit Durim dhe Valter Bami si dhe mikun e tyre Marklen Haka.

Gentjan Bejtja ishte njeriu që mblidhte informacion dhe mbante të strehuara makinat në Larushk, me qëllim vrasjen e vëllezërve Bami në Nikël.

Për këtë ngjarje është pyetur dhe babai i Gentjan Bejtjas, Gani Bejtja, i cili ka treguar se i biri kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer në fshat.

Sipas babait ditën e vrasjes në 15 Mars 2024 Gentjan Bejtja në orën 09:00 ka dalë nga shtëpia me makinë dhe ka shkuar në Fushë-Krujë, pasi ka paguar energjinë elektrike.

Në Fushë-Krujë ai ka qëndruar 1 orë dhe më pas është kthyer në Larushk. Me sa duket silueta e tij është vënë re nga kundërshtarët të cilët janë mobilizuar menjëherë duke planifikuar vrasjen.

Gjatë ditës ai është marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit.

Në orën 15:30, djali i tij Gentian Bejtja ka dalë dhe ka shkuar në banesën e tij aty pranë për të ujitur perimet në një sërë në banesën e tij afër me banesën e prindërve.

Rreth orës 16:00, Ganiu pretendon se ka dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit, së bashku me gruan kanë shkuar te banesa e djalit, rrugës Ganiu, ka vënë re një fuoristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk ka mundur të dallojë targat dhe drejtimin që është larguar automjeti.

Pasi është futur në banesën së bashku me bashkëshorten janë afruar të sera e perimeve, aty ka vënë re djalin e tyre të gjakosur, fillimisht janë përpjekur ta tërheqin me qëllim për ti dhënë ndihmën mjekësore, por kanë konstatuar se kjo përpjekje ishte e kotë.

Menjëherë ka njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku ka njoftuar për vrasjen e djalit të tij shtetasit Gentian Bejtja.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij shtetasi Gani Bejtja, ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij.

I pyetur në lidhje me numri e telefonit dhe aparatin e djalit të tij ka shpjeguar se nuk e di numrin e djalit dhe as se ku është aparati celular i tij.

The post Pushkatim në sy të gruas e dy fëmijëve të Bejtes, dëshmia: Burri po ujiste perimet, hynë 3 vetë dhe na bllokuan, 2 e vranë appeared first on Albeu.com.

Si u kthye Nikla në një vatër të nxehtë të krimit në Shqipëri

10 August 2024 at 18:11

Rrugët janë të zbrazura dhe shtëpitë të rrethuara me mure të larta. Në mure dhe në shtyllat prej betoni të energjisë elektrike janë të instaluara dhjetëra kamera sigurie, të cilat mbajnë nën vëzhgim vigjilent lëvizjen më të vogël. Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i […]

The post Si u kthye Nikla në një vatër të nxehtë të krimit në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Mandati Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se Socialistët cenuan themelet e shtetit

31 July 2024 at 15:13

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda. Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe […]

The post Mandati Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se Socialistët cenuan themelet e shtetit appeared first on Reporter.al.

❌
❌