Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet Pacolli hedh në gjyq Arjan Currin

By: M C
18 September 2024 at 18:05

Analisti Arjan Curri dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të përballen në gjykatë. Mësohet se Curri ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.

Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”. Kjo padi ndaj analistit ka ardhur pas deklaratave që ky i fundit bëri muaj më parë, pas vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Muresli. Aso kohe Curri tha se Murseli i cili ka qenë për vite me radhë dhe këshilltari i Pacollit deklaroi se dyshohet se bashkëshorti i të ndjerës Liridona Ademi ka pasur lidhje romantike me një burrë tjetër, e më pas shpërthyen aludimet se bëhej fjalë për ish-presidentin.

Lidhur me padinë e ngritur nga Pacolli kundrejt tij, Curri tha së fundmi për Top Channel se në deklaratën e tij nuk ka pasur kurrë fyreje apo shpifje. Ndër të tjera, analisti tha se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.

“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg. Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.

Në deklaratat e mia s’ka pasur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.

Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.

P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese”, tha Curri i pyetur nga Top Channel.

Në janar të këtij viti këshilltari i Pacollit Jetlir Zyberaj, paralajmëroi padinë ndaj analistit. Ai i konsideroi shpifje të ulëta duke thënë se këto deklarata Curri i ka bërë kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.

The post “Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet Pacolli hedh në gjyq Arjan Currin appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌