Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Papa Françesku nis udhëtimin maratonë në Azi

By: D Marku
2 September 2024 at 12:30

Papa Françesku nisi sot udhëtimin më të gjatë jashtë vendit deri më tani drejt katër vendeve në Azinë Juglindore dhe Oqeaninë gjatë 12 ditëve të ardhshme.

Duke u nisur me avion nga Roma, kreu 87-vjeçar i Kishës Katolike do të vizitojë fillimisht Indonezinë, vendin më të populluar mysliman në botë, me më shumë se 240 milionë banorë.

Ndalesat e mëtejshme do të jenë Guinea e Re Papua, Timori Lindor dhe Singapori.

Udhëtimi i 45-të i papës jashtë vendit do të fokusohet veçanërisht në bashkëjetesën paqësore midis feve të ndryshme.

Vetëm në Timorin Lindor shumica e popullsisë është katolike.

Duke pasur parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të papa Françeskut, i cili tani përdor shpesh një karrige me rrota, pushimet mes udhëtimeve të tij jashtë vendit janë bërë më të gjata.

Udhëtimi i fundit i madh i papës jashtë vendit ishte një vit më parë, kur ai vizitoi Mongolinë.

Papa, i cili ka në detyrë prej 11 vitesh, në këtë turne do të udhëtojë gjithsej më shumë se 30 mijë kilometra me avion.
Rikthimi i tij në Romë është planifikuar për 13 shtator. Një vizitë në Luksemburg dhe Belgjikë është planifikuar për në fund të muajit.

The post Papa Françesku nis udhëtimin maratonë në Azi appeared first on Albeu.com.

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

7 August 2024 at 15:54

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]

The post Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌