Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

By: user 8
16 September 2024 at 16:35

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Mjeku Gashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Xhoi Nela.

Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

Lexo më tej: “Mos u thoni pacientëve se s’ka ilaçe për kimion!”, gazetari publikon mesazhet e mjekëve të Onkologjikut 

The post Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak appeared first on Lapsi.al.

Pendohet Justin Timberlake: Nëse keni pirë qoftë edhe një gotë, mos hipni në timon

By: gaze tare
14 September 2024 at 11:18

Gjykatësi i Sag Harbor, Carl Irace dënoi artistin e njohur Justin Timberlake me 25 deri në 40 orë shërbim në komunitet dhe gjithashtu urdhëroi yllin e popit të lëshonte një deklaratë ku kërkonte falje në të mirë të sigurisë publike. Ai gjithashtu do të paguajë një gjobë prej 500 dollarë.

Timberlake ka nisur gjyqin për incidentin ku policia i hoqi patentën dhe e arrestoi pasi kishte hipur i dehur në timon. Ai ka dhënë një mesazh para mediave për këdo që do e dëgjonte deklaratën e tij.

“Për këdo që po më dëgjon, dua të them që edhe nëse keni pirë qoftë vetëm një gotë, mos hipni në timon. Ka zgjidhje plot. Telefoni një shok, merr një Uber. Ka aplikacione transporti plot. Ky është një gabim që unë bëra dhe shpresoj që asnjë nga ju të mos e bëjë“, tha Justin.

Ai foli gjithashtu për rritjen në një qytet të vogël dhe tha se e kuptonte presionin e arrestimit të tij në Sag Harbor. Artisti falënderoi banorët vendas, forcat e rendit dhe të gjithë të përfshirët në këtë rast që e ndihmuan atë të përballonte vështirësinë.

Në mbyllje, do të doja të them se ne të gjithë mund të jemi më të sigurt atje dhe unë do të bëj pjesën time. Shpresoj që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”, tha ai.

The post Pendohet Justin Timberlake: Nëse keni pirë qoftë edhe një gotë, mos hipni në timon appeared first on iconstyle.al.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

11 September 2024 at 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Fredi Beleri kërkon lirimin me kusht, momenti kur mbërrin në gjykatë

By: V K
2 September 2024 at 10:21

Ditën e sotme, Fredi Beleri, është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për të kërkuar lirimin me kusht.

Tre seancat e mëparshme, kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, teksa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi, dhe prokurorja Oljana Gjergjefi do të përfaqësojë akuzën.

Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.

Beleri po vuan një dënim me burg, i dënuar për korrupsion zgjedhor, teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë.

The post Fredi Beleri kërkon lirimin me kusht, momenti kur mbërrin në gjykatë appeared first on Albeu.com.

❌
❌