Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Peleshi: Opozita tejkaloi çdo kufi, cenim fizik ndaj deputetes Ekonomi

9 October 2024 at 14:44

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi reagoi sot, pas cenimit fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.

Deputetët e opozitës nuk lejuan Ekonomin të marrë pjesë në punimet e komisionit hetimor për Shëndetësinë.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD-së për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”, u shpreh Peleshi.

Opozita, sipas tij, po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend.

“Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme”, shtoi Peleshi.

Peleshi i bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut.

“Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, theksoi ai.

Deputetët e opozitës janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të akteve të dhunës në seancë plenare dhe nuk janë lejuar të hyjnë në komisionin hetimor. Kryetarja e këtij komisioni hetimor për Shëndetësinë hyri në mbledhje ku pati debate të ashpra me nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca.

/m.m/

The post Peleshi: Opozita tejkaloi çdo kufi, cenim fizik ndaj deputetes Ekonomi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Niko Peleshi denoncon aktin nga deputetët e PD-së: Cënuan fizikisht Milva Ekonomin

By: redi
9 October 2024 at 14:35

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka denoncuar përplasjet e paradites mes deputetëve të opozitës dhe gardës, para nisjes së punës në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin”. Peleshi akuzon opozitarët se kanë cenuar fizikisht deputeten e PS-së Milva Ekonomin, anëtare në Komision, e cila po tentonte të futej në sallën ku do të zhvillohej puna e Komisionit. Postimi i plotë Pas…

Source

Before yesterdayMain stream

“Protestojnë për vendimet e drejtësisë”, Salianji reagon pas deklaratës së Peleshit

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, ka reaguar përmes një telefonate nga burgu i Fierit lidhur me deklaratën e Kreut të Grupit Paralamnetar të PS, Niko Peleshi lidhur me organizimin e një proteste nga PD në 7 tetor.

Pas reagimit të Peleshit, i cili është shprehur se nuk mund të komentojë një ngjarje nga një subjekt politik që thërret protesta për të kundërshtuar vendimet e gjykatës, Salianji është shprehur se vetë kreu i grupit parlamentar të PS vepron me dy standarde.

Sipas Salianjit, dëm për interesin publik nuk është protesta e thirrur nga PD apo denoncimi ndaj një trafikanti droge, por hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë.

Reagimi i Salianjit:

“Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!

Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E verteta vonon por nuk harron!”

Reagimi i Peleshit për protestën e PD:

“S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik, nuk është një herezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim Qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota, me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Protestojnë për vendimet e drejtësisë”, Salianji reagon pas deklaratës së Peleshit appeared first on Euronews Albania.

Bardhi i përgjigjet Peleshit: S’mund të ketë drejtësi me telekomandë kundër opozitës

By: Ela
4 October 2024 at 14:53

Opozita do të ngrihet pasditen e 7 tetorit në protestë. Niko Peleshi, i pyetur nga gazetarët nëse maxhoranxa do i ‘hapë krahun’ opozitës pas tensioneve dhe përplasjeve të forta në Kuvend gjatë kësaj jave, tha se trazirat e fundit janë të pahijshme dhe se ‘nuk i vjen mirë’ për deputetët e përjashtuar. Duke folur për […]

The post Bardhi i përgjigjet Peleshit: S’mund të ketë drejtësi me telekomandë kundër opozitës appeared first on BoldNews.al.

PD padit deputetët e PS për bllokimin e vendimeve për mandatin e Xhaçkës

2 October 2024 at 14:02

Në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, përfshihet kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi si dhe disa ministra për kryerjen e dy veprave penale. 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe […]

The post PD padit deputetët e PS për bllokimin e vendimeve për mandatin e Xhaçkës appeared first on Reporter.al.

Zjarri i opozitës në Kuvend, Peleshi: Manifestim i dhunës, kalon çdo veprim radikal

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 19:33

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi shprehur qëndrimin e tij përmes një psotimi në rrjetin e tij social në Facebook për aksionin e sotëm të opozitës me djegien e karrigeve para ambjenteve të Kuvendit.

Sipas Peleshit, ky akt nuk përfaqëson një aksion të thjeshtë nga opozita, por tregon qartësisht një manifestim të dhunës që kalon ëdo limit.

Aksioni i sotëm i opozitës vjen pak ditë pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burg deputetin, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”, akt për të cilin Partia Demokratike ka thirrur edhe një protestë n ë datën 7 Tetor.

Reagimi i plotë i Niko Peleshit:

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarri i opozitës në Kuvend, Peleshi: Manifestim i dhunës, kalon çdo veprim radikal appeared first on Euronews Albania.

Opozita kritike ndaj dokumentin qeveritar për negociatat me BE-në

30 September 2024 at 13:00

Komisioni parlamentar për Çështjet Europiane mori në shqyrtim të hënën një dokument të qeverisë shqiptare për “Pozicionin Negociues për Grupimin 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE”, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e dytë ndër-qeveritare mes Tiranës dhe Brukselit në tetor. Por opozita e priti me kritika këtë dokument, edhe […]

The post Opozita kritike ndaj dokumentin qeveritar për negociatat me BE-në appeared first on Reporter.al.

Opozita bojkoton komisionet, Peleshi: Zgjedhje e tyre, shpresoj të mos…

30 September 2024 at 11:56

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat se grupi i PS do vijojë të ndjekë jetën parlamentare, komisionet dhe parlamentin.

I pyetur lidhur me vendimin për dënimin me burg të deputetit Ervin Salianji, Peleshi refuzoi të komentonte një vendim të formës së prerë, ndërsa theksoi se ndarja e politikës nga drejtësia është ajo që kërkojnë qytetarët.

“Sot është zhvilluar një seancë e komisionit të integrimit ku ka kaluar një raport, kanë marrë pjesë pak deputetë të opozitës. Është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo në komisione. Nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, nuk e kemi bërë as me kolegët tanë. Është vendim i formës së prerë, nuk jemi mbi organet e drejtësisë, këtë kanë kërkuar edhe shqiptarë, që të ndahen pushtetit. Shpresoj që opozita të mos shkojë në skenarë që i kemi parë edhe më herët, që nuk kanë qenë të suksesshëm  si bojkoti apo dhuna”, tha Peleshi.

 

 

The post Opozita bojkoton komisionet, Peleshi: Zgjedhje e tyre, shpresoj të mos… appeared first on Euronews Albania.

Rritja e popullsisë në Tiranë, Peleshi: Korça rrezikon të ketë një mandat më pak

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 17:07

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka bërë me dije nga Erseka se për shkak të rritjes së popullsisë në kryeqytet, Korça rrezikon të mos ketë 11, por 10 mandate.

Edhe në rast se ndodh kjo, PS sipas Peleshit do të kërkojë të ketë 6 mandate në vitin 2025.

“Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, edhe pse Korça ishte më numrin më të pakët të largimit të popullsise referuar Census-it. Synimi ynë do jetë i njëjtë, duam të ruajmë 6 mandate me dy deputetë diferencë nga PD, por duke patur parasysh potencial e ri që i ofrohet politikës me këtë kod të ri zgjedhor, që është votë e diasporës, objektivat mund të rriten, sepse kemi aq votues në diasporë sa në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo bashki është dhe organizimi për votën e diasporës. Në rast se janë 10 deputetë do të ketë 3 mandate të mbyllura, në rast se janë 11 deputetë do të ketë 4 mandate të mbyllura,” -tha ai.

Sakaq, lidhur me proceset e mandateve të deputetes Xhaçka dhe deputetit Sinaj, Peleshi u shpreh kështu:

“Vendimi i gjykatës për deputeten Xhaçka është votuar në seancë, ka hyrë në proces mandati i deputeti Sinaj, do marrë kohën e vet, është duke u shqyrtuar. Do vazhdojë procesi deri sa të ketë një vendim të këshillit të mandateve.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritja e popullsisë në Tiranë, Peleshi: Korça rrezikon të ketë një mandat më pak appeared first on Euronews Albania.

❌
❌