Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Shkoi t’i spiunonte, Bajrat rrahën dëshmitarin e rrem të Xhafës: Është legen dhe mashtrues

By: V K
28 September 2024 at 14:50

Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të tij të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ktheu përmbys dosjen “Babale”, duke treguar se përgjimi për Geron Xhafajn, ishte një sajesë mes (Babales) Albert Veliut dhe vetë Alizotit, rezulton të jetë rrahur barbarisht nga Behar Bajri dhe anëtarët e grupit të tij.

Dëshmia e Fredi Alizotit shërbeu, jo vetëm për të pastruar figurën e Geron alias Agron Xhafaj në dosjen “Babale”, por u bë prova kryesore për dënimin nga gjykata me 1 vit burgim të deputetit të PD, Ervin Salianji, dënimin e Albert Veliut alias “Babale” dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, krijohet dyshimi se rrahja e Alizotit, është kryer në lagjen “Dobraç” të Shkodrës, ku Fredi në 3 korrik 2020, kishte shkuar në qytetin verior, duke depërtuar më pas në lagjen e Behar Bajrit në “Dobraç”.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se në këtë kohë Behar Bajri, me firmën e gjyqtarit Sokol Shehu, kishte vetëm 4 ditë që kishte lënë qelinë e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, duke u vendosur në masën e “detyrimit për paraqitje”.

Teksa Behari, qëndronte në banesën e tij, në lagje kishte rritur masat e sigurisë, duke ju frikësuar një sulmi të mundshëm nga kundërshtarët e tij.

Mirëpo në rrethana të paqarta Fredi Alizoti nga Fieri protagonist kryesor i dosjes “Babale”, hyn në “Dobraç” dhe fillon të kërkojë Behar Bajrin, për ta takuar. Alizoti kapet nga anëtarët e grupit dhe rrihet barbarisht deri në atë masë, sa i shpëton urina në pantallona.

Dhuna fizike e kryer në grup ishte një specialitet i grupit të Behar Bajrit në Shkodër. Një fakt i tillë del gjatë dy bisedave që Behar Bajri zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku mes komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin “Sky” të datës 3 korrik 2020,

Behari i thotë Pëllumbit:

“…a e njeh këtë se nuk e njoh unë, se më thotë veç kam ardhur me të taku për nji Alizoti… Fred Alizoti, qa ky…? Pyet njëherë…”.

Dhe Pëllumbi ia kthen si më poshtë vijon: “…prit të pyes…”.

Por Behari vijon t’i shkruajë Pëllumbit duke i thënë se nëse ka ndonjë kush ndonjë gjë me këtë ta humbi kundi krejt, nëse e ka aty në “Dobraç”.

“…pyet i her, a ka kush najgja ta hupi krejt. Nëse asht najgja, se e kam këtu kurvën…”,-i thotë Behari, Pëllumbit.

Por ky i fundit ia kthen: “…është Fierak, është mashtrues, ai që spiunoi…prit pak, është ai që spiunoi vëllain e Xhafës”.

Behari: “…aaaa po…nëse ka najgja e hupi krejt, nej shok a kujt që i intereson, por pyet njëherë…”.

Pëllumbi: “…Prit se po pyes at shokun tem at qerosin, po pate mundësi mja ban një foto…”?

Ndërsa Behar Bajri ia kthen Pëllumbit duke i shkruar: “…Po Fred Alizoti, a ka ken në burg…”?

Por në këtë moment Pëllumb Gjoka i dërgon në “Sky” një foto të Fredi Alizotit, kur ka dalë para gjykatës së Tiranës për masën e sigurimit “arrest në burg” në dosjen “Babalja”,

duke i shkruar Beharit si më poshtë:

“…asht mashtrues, po përcille…s’ka ça të duhet e mos fol asgja me atë. Është njeri kot komplet, nuk ja vlen për asgja…”.

Behari i thotë: “…i bani komplet pantadhonat shurr ky kurv, e nisi të shurrum…”.

Pëllumbi ia kthen: “…asht legen edhe mund ta fusin kundërshtarët për 500 mijë lek dhe policia…”.

Ndërkohë në një bisedë të dytë të zhvilluar sërish mes këtyre dy personazheve, Pëllumb Gjoka, i ankohet Beharit duke i thënë se ku ishte futur që nuk e hapte telefonin, pasi i kishte rënë disa herë.

Por Behari ia kthen se nuk e kishte dëgjuar telefonin pasi ishte duke rrahur njërin, që kishte hyrë në “Dobraç” me kapele policie.

Behari e sqaron Pëllumb Gjokën se e ka rrahur dhe më pas ja kishte dhënë në dorëzim furgonit për ta marrë.

The post Shkoi t’i spiunonte, Bajrat rrahën dëshmitarin e rrem të Xhafës: Është legen dhe mashtrues appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

By: user 2
27 September 2024 at 15:50

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndëruar në noterizuese dhe [ertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhurar dëshi fallco në dëm të opozitarëve.

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Dosja Babale/ Pyetjet pa përgjigje në intervistën e Fatmir Xhafës

Më pas dolën 9 përgjime të prokurorisë që e nxorrën bllof këtë version. në to dukej qartë se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nën kontroll nga drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  që u angzhuan me mish e me shpirt për të krijuar një alibi që i leverdiste shefit të tyre të atë kohë ministrit të brendëshëm Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e për pesë muaj me radhë dëgjohet Alizoti duke komunikuar me ataqë i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg. 

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në gjyqin e Belerit, ndonëse në sallën e gjyqit dalin në mënyrë flagrante gënjeshtrat e Arsen Ramës, se ai nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë për të bërë denoncimin vullnetar, pasi atë ditë antenat celulare e tregonin që gjendej në Himarë, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natën e arrestimit pasi këtë e vërtetojnë kamerat e lokalit ku supozohej të qe bërë takimi, sërish drejtësia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dëshmitarit të rremë të policisë politike.

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

Kështu ndodhi edhe në procesin kundër Salianjit. Rama dhe Xhafa që kur shpërtheu skandali i audio përgjimit të Agron Xhafës, pohuan se ata do të sillnin me prova, nga një agjensi inteligjence ndërkombëtare se përgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisë italiane edhe një tjetër privat në Angli, që i dëgjuan përgjimet nuk arritën dot në këtë përfundim. Dhe sistemi ynë i drejtësisë i injoroi këto fakte por i besoi një dëshmitari të manipuluar që kishte vendosur një ditë “me vullnet të mirë” të ngrinte telefonin për të njoftuar policinë se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta.

©Lapsi.al 

 

 

The post Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD-së, mblidhet kryesia e partisë

By: user 6
26 September 2024 at 20:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg, me vendimin e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, ka mbërritur në selinë e PD-së. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike të mbledhur urgjentisht pas këtij vendimi të marrë. Salianji u duk më i qetë, ndryshe nga tensioni që pati në deklaratat pas vendimit të gjykatës.

Kjo mbledhje e kryesisë së PD-së pritet të përcaktojë edhe formën e aksionit politik të demokratëve. Më herët demokratët mblodhën edhe grupin parlamentar, por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim. Ditën e premte, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.

Ervin Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, por gjykata e cilësoi audiopërgjimin të montuar. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Procedurat/ A do shkojë menjëherë në burg Salianji dhe a ka mundësi ta shmangë

Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

The post Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD-së, mblidhet kryesia e partisë appeared first on Lapsi.al.

“Gjyqtarja, kunata e motrës së Ballukut”, Salianji: Ish-ministri Xhafa e mbrojti nga shkarkimi

By: Ela
26 September 2024 at 21:57

Deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të trupës së gjyqtarëve që morën vendimin politik për dënimin e tij me burg, pasi denoncoi publikisht Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për narko-trafik. Salianji tha se avokati i tij ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati, e cila është kunata e motrës […]

The post “Gjyqtarja, kunata e motrës së Ballukut”, Salianji: Ish-ministri Xhafa e mbrojti nga shkarkimi appeared first on BoldNews.al.

Boçi: Apeli dha një vendim pa patur asnjë fakt penal, ishte urdhër i Ramës

By: Mirgen
26 September 2024 at 21:25

Në studion e „Top Story”, Luçiano Boçi është shprehur se vendimi I apelit për Ervin Salianjit ishte veçse një urdhër politik dhe asnjë akuzë konkrete. „Nuk kishim shumë dyshime sesi do të vendoste apeli, pasi gjithçka ishte paralajmëruar më parë. Gjykata nuk pranoi asnjë provë të paraqitur nga Salianji. Po kështuedhe Rama në Kuvend kishte […]

The post Boçi: Apeli dha një vendim pa patur asnjë fakt penal, ishte urdhër i Ramës appeared first on BoldNews.al.

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

26 September 2024 at 15:21

Gjykata e apelit të Tiranës ka forcuar bindjen e të gjithë atyre që besojnë se drejtësia e re është e vetmja kënetë që vijon të jetojë në një kohë, që pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare e ka hedhur pas krahëve: atë të dënimeve politike. Ajo ka dhënë verdiktin me 1 vit burg për deputetetin e opozitës, Ervin Salianji. Për kë nuk e mban mend ngjarjen, akuza ndaj tij është se publikoi një përgjim ku implikohej vëllai i ish ministrit të brendshëm Xhafa, Agroni, se jo vetëm i fshihej një dënimi të mëparshëm në Itali, por edhe vazhdonte trafikun nën mbrojtjen e pushtetit . Ngjarja që bëri bujë publikisht përmes nofkës së njërit prej protagonistëve të saj, “BABALE-s”, e tronditi imazhin e pushtetit që ende se kishte marrë veten nga skandali i Saimir Tahirit. Agron Xhafaj u detyrua që brenda natës të udhëtonte për t’u dorëzuar në Romë, madje pa i’u nënshtruar as provave të zërit, ndërsa Rama dhe ministri i tij i brendëshëm deklaruan, disa herë me radhë, se një agjensi e shquar inteligjence ka provuar se i ashtuquajturi përgjim është një manipulim.  

Lexo më tej:

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pra qeveria e mbështeti linjën e saj të mbrojtjes në pretendimin se përgjimi ishte një truk, i luajtur me aktorë, ndërsa, me stilin e vet humoristik, Rama e përqeshte Bashën se e pati kthyer selinë e PD-së në Kinostudio. Prova më e madhe për këtë ‘teatër” do të vinte nga ekspertiza ndërkombëtare…vunë bast ata.

Dhe pikërisht ky qe dështimi i tyre spektakolar. Kur prokuroria shqiptare i kërkoi një mendim, laboratori i specializuar i policisë italiane refuzoi të konfirmonte alibinë e Ramës dhe Xhafajt. Po kështu u soll edhe një nga institucionet më kredibël në kontinent, laboratori privat britanik, “JP French Associates”. Pra askush nuk qe në gjendje ndërkombëtarisht të çertifikonte pretendimet e kupolës qeveritare.

Atyre u mbetej që alibinë e tyre ta prodhonin me metoda alla shqiptarçe. Njësoj si në rastin e Fredi Belerit, policia i thirri në ndihmë një kontigjenti të saj, të cilin e paguan për të dhënë dëshmi. Ai, Fredi Alizoti pretendoi se kishte qenë aktori i këtij skeçi. Provat se ai luajti rolin e një dëshmitari të manipuluar, duke pranuar pak burg në këmbim të parave janë të shumta.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në plot 9 përgjime të bëra publike rezultoi se ish drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko, u angzhuan me mish e me shpirt për të manipuluar këtë “dshmitar vullnetar”. Këto përgjime tregojnë se ata e mbikqyrën dëshmitarin e rremë Alizoti, i thanë atij se do paraqitet dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se u ndanë, në fund, me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Mbi bazë të këtij pijetari palaço, të cilin e fabrikoi policia, kanë prodhuar vendime dy gjykata të këtij vendi, ajo e shkallës së parë dhe tani kjo e apelit. E në këtë prizëm, kjo fabul shërben edhe një herë më shumë për të bindur idiotët e dobishëm “pro atlantikë”, që vijojnë të çirren se besojnë tek drejtësia e re, se ajo është shndërruar tashmë në një sopatë, që regjimi po e përdor për të masakruar opozitën. Salianji, Beleri, procesi kundër Berishës dhe ato që pritet të vijojnë janë të gjitha në të njëjtën linjë. Motoja e tyre është: kur nuk ka prova ato i fabrikon qeveria dhe i noterizojnë gjykatat. Dosja “BABALE” ndryshon vetëm në një pikë, se Rama dhe Xhafa vunë bast që alibitë për manipulimin e përgjimit do ti çertifikonin ndërkombëtarëisht, ndonëse përfunduan sërish duke përdorur gjyqtarët e tyre kamikazë.

©Lapsi.al

The post Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌