Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë/ KMSH: Do të jemi të pranishëm. Falenderojmë Erdoganin!

8 October 2024 at 19:05

Ditën e enjte, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do të vijë në Tiranë për inagurimin e xhamisë së Namazgjasë. Kjo xhami ishte ndërtuar pre kohësh, por inagurimi i saj ka munguar prej vitesh, për shkak të përplasjeve të Erdogan me Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë institucion si të kapur nga kundlrshtari […]

The post Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë/ KMSH: Do të jemi të pranishëm. Falenderojmë Erdoganin! appeared first on BoldNews.al.

Inaugurohet të enjten Xhamia e Namazgjasë, KMSH: Të pranishëm Rama dhe Erdogan

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi sot se ditën e enjte do të bëhet inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, KMSH njofton se inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë “është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë”.

KMSH njofton se presidenti Erdoğan dhe kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

“Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falenderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta. Falenderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar!”, thuhet në postimin e KMSH.

Xhamia e Namazgjasë nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks shumëfunksional, që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

The post Inaugurohet të enjten Xhamia e Namazgjasë, KMSH: Të pranishëm Rama dhe Erdogan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhamia e Namazgjasë inagurohet të enjten, KMSH: U bë realitet falë insistimit të Erdoganit dhe vullnetit të Ramës

By: redi
8 October 2024 at 19:01

Xhamia e Namazgjasë do të inagurohet këtë të enjte. Komuniteti Mysliman Shqiptar bën me dije se u bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe të vullnetit të Ramës. Në njoftimin zyrtar, thuhet se në ditën e inagurimit, KMSH do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja dhe jo nga kryetari. Po ashtu nuk bëhet me dije se kush do të jetë imami i xhamisë. Xhamia në qendër të kryeqytetit…

Source

Before yesterdayMain stream

Erdogan në Tiranë për hapjen e kultit musliman? Zgjidhet kleriku turk i xhamisë së Namazgjasë (Emri)

By: sara fuga
7 October 2024 at 18:09

Tashmë është zyrtare! Xhamia e Namazgjasë në Tiranë do të hapet më në fund. Me shumë gjasa inagurimi do të bëhet me datë 10 tetor, kur në Shqipëri do të vijë për një vizitë zyrtare presidenti Recep Tajip Erdogan. Lajmi është mësuar nga timami turk Enes Bastur, i cili ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq, me lejen e Kryesisë sonë të Çështjeve Fetare, jam emëruar në Xhaminë Qendrore të Namazgjasë së Tiranës, tempullin e madh që ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, për një kohë të gjatë, shpresoj që Zoti të mos na turpërojë,”- shkruan ai. Mirëpo, deri më tani, veç lajmit të dhënë prej tij, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga Kryeministria, as nga Presidenca turke. Por në Tiranë, tashmë në Xhaminë e Namazgjasë ka nisur përgatitja.

The post Erdogan në Tiranë për hapjen e kultit musliman? Zgjidhet kleriku turk i xhamisë së Namazgjasë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Presidenti turk Erdogan po vjen në Tiranë për xhaminë e Namazgjasë?

By: redi
5 October 2024 at 17:53

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdoğan do të vijë në Tiranë të enjten në një vizitë. Një arsye sipas ”Ora News” është hapja e Xhamisë së Madhe në Tiranë. Këtë të shtunë po bëhen prova në xhami, në gjuhën turke. Xhamia e madhe ka nisur ndërtimin në vitin 2015 ndërsa prej asaj kohe është kthyer në një debat të madh publik për arsyen e mospasjes së saj. …

Source

❌
❌