Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

“Shteti bektashi”/ Berisha: Kujdes! Rama e bën për sulltanatin e Surrelit

By: user 6
22 September 2024 at 20:26

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e kësaj të diele për idenë e Edi Ramës për shpalljen e një shteti bektashi në Tiranë. Në deklarimin për tubimin e përnatshëm pranë banesës së tij, Berisha u bëri thirrje besimtarëve bektashinj të bëjnë kujdes, pasi Rama këtë e ka për veten e tij.

“Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit. E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet antishqiptare” – tha Berisha që komentoi edhe fjalimin e Ramës në OKB.

“Nuk tha një fjalë në OKB as për Putinin e madh as për Putinin e vogël. Nuk shqipëroi një fjalë, por foli aty njëlloj si diktatori i Taxhikistanit, si diktatori i Venezuelës. Foli pra, si soji i autokratëve, i aftë të thotë çdo gjë dhe të bëjë gjithçka, vetëm për të ruajtur, pushtetin dhe interesat e tij mafioze.

Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë një narkoshtet dhe kryetarin e tij Edi Rama. Në Europë, Shqipëria është i vetmi narkoshtet. Në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafias. Në Shqipëri, ndarja e pushteteve është zëvendësuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë.

Në Shqipëri, institucionet janë kukulla të Edi Ramës. Ndaj dhe shpresa e vërtetë, shpresa e fundit janë demokratet dhe demokratët, janë opozitaret dhe opozitarët” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës

Rama flet në OKB: Pse do u japim bektashinjve një shtet në mes të Tiranës

Reagon selia e bektashinjve: Do jemi shtet si Vatikani, nuk kemi synime të tjera

The post “Shteti bektashi”/ Berisha: Kujdes! Rama e bën për sulltanatin e Surrelit appeared first on Lapsi.al.

Rama flet në OKB: Pse do u japim bektashinjve një shtet në mes të Tiranës

By: user 6
22 September 2024 at 19:31

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e OKB në Nju Jork, në Samitin për të Ardhmen. Rama tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës dhe tolerancës në mes të trazirave kudo në botë.

Rama ndër të tjera foli edhe për kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet.

“Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje mund të themi sinqerisht se popujt e botës besojnë në një të ardhme më të mirë. Dyshoj për këtë. Duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Duhet të kemi kurajon të pranojmë që veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që i shërbejmë. OKB nuk ka përmbushur shpresat e ‘Ne’ dhe frikat për të ardhmen rriten kudo ndërsa kriza pas krizë rriten mbi ne. Midis kësaj trazire kemi çuar dëm mundësinë. Si t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është thyer.

Që fuqia mund të zgjidh vërtet sfidat që po shfaqen si të dëshmojnë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se veprimet destruktive të kombeve individuale por e vetmja rrugë shpëtimi. Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm që shkatërrohen nga veprimet e kombeve. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Kombet e bashkuar janë themeluar 8 dekada më parë.

Ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarërsisht pozitës gjeografike. Sfidat tona janë të ndërlidhura tërësisht. Nëse nuk përballemi me veprim shumëpalësh do dështojmë. Veprimi shumëpalësh nevojë. Janë të skajshme dhe për tu përballur. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen. Angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Fjalët qëllimmirë duhet të kthehen në vepra të përbashkëta.

Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese” – tha Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës

Reagon selia e bektashinjve: Do jemi shtet si Vatikani, nuk kemi synime të tjera

The post Rama flet në OKB: Pse do u japim bektashinjve një shtet në mes të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Reagon selia e bektashinjve: Do jemi shtet si Vatikani, nuk kemi synime të tjera

By: user 6
22 September 2024 at 19:20

Pas hutimit të parë kur kryeministri Edi Rama shpalli se do të kishte një shtet bektashi brenda shtetit shqiptar, në selinë e këtij komunitetit duket se e kanë kuptuar idenë. Në një deklaratë për mediat, kjo seli thotë se e mirëpresin shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran.

“Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore. Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative.

Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi. Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit.

Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative. Ndryshe nga sa është aluduar në media, shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore” – mbyllet njoftimi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Rama për ‘The New York Times’: Shqipëria po planifikon të krijojë një ‘Vatikan’ brenda Tiranës

Propagandë apo lajthitje/ Nis gallata për “shtetin bektashi” të Edi Ramës

The post Reagon selia e bektashinjve: Do jemi shtet si Vatikani, nuk kemi synime të tjera appeared first on Lapsi.al.

❌
❌