Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 September 2024Main stream

EMRI/ Shpallet në kërkim pronari i “Izmiri Shop”, tregtonte bizhuteri kontrabandë

22 September 2024 at 11:58

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i raportuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, e cila ka goditur një rast të tregtimit të bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohet se janë sjellë kontrabandë në territorish shqiptar. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy dyqanet “Izmiri Shop” në kryeqytet, një […]

The post EMRI/ Shpallet në kërkim pronari i “Izmiri Shop”, tregtonte bizhuteri kontrabandë appeared first on BoldNews.al.

Tregtonin bizhuteri të sjella kontrabandë/ Vihet nën hetim e ëma, shpallet në kërkim i biri

22 September 2024 at 11:09

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tregtimit të bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohet se janë sjellë në territorish shqiptar kontrabandë, teksa si rezultat është vënë nën hetim një grua dhe është shpallur në kërkim djali i saj. Më konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silver” është proceduar penalisht shtetasja D. […]

The post Tregtonin bizhuteri të sjella kontrabandë/ Vihet nën hetim e ëma, shpallet në kërkim i biri appeared first on BoldNews.al.

Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara, procedohet 50 vjeçarja, në kërkim djali i saj

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 11:08

Një 50 vjeçare me inicialet D.B. është proceduar penalisht pasi nga kontrollet në dyqanin e saj të bizhuve në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan aksesorë argjendi, për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore.

Gjithashtu, kjo e fundit ka fshehur të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre bizhuve në bashkëpunim me djalin e saj, shtetasin me inicialet I. B., 28 vjeç.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe Policia po punon për lokalizimin e tij.

Mbi këta të dy rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara, procedohet 50 vjeçarja, në kërkim djali i saj appeared first on Euronews Albania.

Bizhuteri kontrabandë, policia aksion në argjendaritë e Tiranës, e pëson 50-vjeçarja, shpallet në kërkim djali i saj

By: M C
22 September 2024 at 11:47

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Silver”, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj një shtetaseje dhe po punohet për kapjen e një tjetër personi, që dyshohet se tregtonin bizhuteri kontrabandë.
Nga operacioni janë sekuestruar 9830 gram aksesorë argjendi, që dyshohet se ishin kontrabandë. Kontrollet kanë përfshirë dy subjekte.

“Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Bizhuteri kontrabandë, policia aksion në argjendaritë e Tiranës, e pëson 50-vjeçarja, shpallet në kërkim djali i saj appeared first on Albeu.com.

“Silver”/Tregtonin bizhuteri kontrabandë, në hetim 50-vjeçarja në Tiranë, shpallet në kërkim djali i saj

By: Java News
22 September 2024 at 11:15

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silver”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tregtonin bizhuteri të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduar, procedohet penalisht një shtetase dhe punohet për kapjen një shtetasi tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silver”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

❌
❌