Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Refuzimi i komisionit Xhafaj nga institucionet e drejtësisë, Berisha: Luftë klanesh

By: fra nc
4 October 2024 at 13:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku mes të tjerash foli dhe për refuzimin e komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë.

Berisha e cilësoi refuzimin si një tregues të kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika. Ai tha se ky refuzim është pjesë e një “luftë klanesh” për të treguar një pavarësi të rreme të gjyqësorit nga qeveria.

Berisha shtoi se Shqipëria ka nevojë për një sistem të drejtësisë më të përgjegjshëm dhe transparent.

“Nuk them unë se Skapi është i kapur.

Që Skapi është i kapur nga Edi Rama, fakton një seri dosjesh me firmën e Edi Ramës, djegësi i Tiranës, 130 milionë euro që nuk ekziston as nam as nishan, dhe që ka firmën e paligjshme të Edi Ramës për 8 përqind bonus për një kompani që nuk ekzistonte.

Nuk ka asnjë qëndrim ndaj Ilir Beqës dhe Edi Ramës për sterilizimin rreth 80 milionë euro që rriti çmimin e sterilizimit të paketës kirurgjikale 83 herë.

Nuk ka asnjë qëndrim për ndrikull Nushin, bashkëshorten e kushëririt të Edi Ramës, të cilës ata që nuk marrin dot ilaçet për sëmundjet më të rrezikshme, i paguajnë për analiza që nuk janë bërë kurrë për mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Nuk hapi çështje për Amant Josifin, që ka vjedhur 2 miliardë euro qytetarëve perëndimorë nën ombrellën e Edi Ramës.

Nuk jam unë, por këto janë të vërteta që kanë nisur të kundërmojnë edhe në kancelaritë e mëdha perëndimore.

Por e vërteta nuk ka shpejtësinë e gënjeshtrës.

Për sa u përket këtyre, këto janë një përpjekje për të treguar, janë një luftë klanesh, me të cilat duan të provojnë se janë të pavarur nga Edi Rama.

Por unë nuk marr për bazë këto. Marr për bazë veprimet e tyre antikushtetuese, veprimet e tyre antiligjore me të cilat ato kanë damkosur përfundimisht sistemin e drejtësisë!”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Refuzimi i komisionit Xhafaj nga institucionet e drejtësisë, Berisha: Luftë klanesh appeared first on Euronews Albania.

❌
❌