Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Inkandeshente” në FAB, hapet ekspozita personale e piktorit Bashkim Dervishi

26 September 2024 at 17:46

Është hapur mbrëmjen e së mërkurës ekspozita personale e piktorit Bashkim Dervishi.

E titulluar “INKANDESHENTE” kjo ekspozitë vjen nga historiku i një antropologjie pamore që fikson nuancat e jetës së artistit të përkthyera në copëza imazhesh epike apo rutinë.

“Piktura ime është siç më duket mua, një konvertim i realitetit duke u bazuar po te realitetit. Qëndrimi im si artistë varet nga mbresat e rastit qoftë në jetën dhe realitetin që na rrethon, por dhe me motive me jehonë historinë dhe traditën e kombit tone”, thotw piktori Bashkim Dervishi.

Me këto piktura, Bashkim Dervishi i thur himn “gruas”, magjisë së saj, brishtësisë dhe njëkohësisht forcës së saj pamore.

”Në gamën e gjerë të krijimeve të mia zënë vend temat lirike intime deri te ato erotike. Nuk mungojnë gjithashtu tema nga realiteti I drejtpërdrejt. Për mua nuk ka gjëra të dorës së dytë apo të tretë, të gjitha janë të dorës së parë”, shprehet ai.

Çdo penelatë e tij është si të pikturosh një dritë të brendshme, një inkandeshencë shpirtërore, ku shpesh fotografia si memorie historike gërshetohet me pikturën poetike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Inkandeshente” në FAB, hapet ekspozita personale e piktorit Bashkim Dervishi appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Nga punët e pastrimit tek shofer kamioni! Aktori shqiptar rrëfen jetën në SHBA

By: gaze tare
24 September 2024 at 09:52

Aktori shqiptar Arben Dervishi prej 12 vitesh është shpërngulur bashkë me familjen në SHBA. Mirëpo, shfaqja “Karnavalet e Korçës” e riktheu atë  në teatrin e qytetit krah partneres së tij në skenë, Zamira Kitës.

Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Rudina’ ai tregoi se shkoi në SHBA, në vitin 2003. Tej misterit e magjisë së SHBA-ve që premton mundësi, aktorin shqiptar e pritën edhe punë të zakonshme. Për 16 vite, Arben Dervishi zbuloi se ka punuar si shofer kamioni.

Biseda në studio:

Rudina Magjistari: The që ke bërë edhe punë të vështira, të rëndomta i quajte ti më herët që unë them çdo punë është dinjitet në fund fare, por ndoshta s’kanë qenë punë artistike.

Arben Dervishi: Unë largohem nga Korça pasi bëj një recital me Zamirën si shfaqje përmbledhëse, “Sa ka parë Korça si këto”, dhe ishin 23 shfaqje të dhëna rresh në Korçë me një sallë me 500 se ishte shumë e madhe dhe ti shkon e përplasesh atje që do të bësh punë të ndryshme. Kam bërë pastrime, pastrim lokalesh, ndërtesash, pastaj kur u ktheva herën e dytë unë fillova të punoja shofer mauneje sepse nuk mundje ta mbaje veten me rroga kaq të vogla ndërsa shoferi i maunes ishte një rrogë shumë e mirë. Rrugë shumë të gjata, me një gjuhë copë-copë, pësoje stres, si do të më presin, çfarë do të më thonë kur të shkoj atje, si do ta gjej rrugën, ku do të shkoj unë i ziu, si do të më shkojë kjo makina, ishte një stres i tmerrshëm. Madje kur kam ardhur te “Puthja”, te një komedi që më ka thirrur Korça, po të them që nuk mbaja mend tekst, e kisha të tmerrshme ngaqë kisha përjetuar rrugën e gjatë, më hidhërohej goja kur udhëtoja, isha shumë i stresuar, një profesion që ti s’e ke pasur, rrugë që s’i njeh, njerëz që të presin që ti s’di gjuhën. Ishte e tmerrshme. E vazhdova pastaj se u lehtësua dhe ajo punë, e vazhdova 16 vjet.

The post Nga punët e pastrimit tek shofer kamioni! Aktori shqiptar rrëfen jetën në SHBA appeared first on iconstyle.al.

Nga ‘Sulltanati Surrelit’ tek ‘Dinastia e Kamzës’, ironia e gazetarit: Ja reforma e re territoriale

By: Ardit
22 September 2024 at 19:37

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar sërish nismën e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti brenda shteti të Bektashinjve, teksa ka bërë publike edhe ‘Reforma e re territoriale’. Përmes një statusi në Facebook, Dervishi ka renditur edhe 15 ndarjet e reja administrative të reformës së re. Në përbërje të kësaj reforme të prezantuar nga […]

The post Nga ‘Sulltanati Surrelit’ tek ‘Dinastia e Kamzës’, ironia e gazetarit: Ja reforma e re territoriale appeared first on BoldNews.al.

Pse dashurohen “të verbërit”?

By: Oldi
20 September 2024 at 17:57

Nga Ferdinand Dervishi Asaj gati ju morr fryma e për pak i ra zalia, kur e pa veten në prehërin e vëmendjes së Liderit. Ajo reflektonte një gjuhë trupi si të atij besimtarit të përjetshëm që një ditë e gjen veten në prehërin e vëmendjes së Zotit. Liderit nuk i shpëtoi detaji. Pak kohë më […]

The post Pse dashurohen “të verbërit”? appeared first on BoldNews.al.

Sot je, nesër s’je!

By: gaze tare
19 September 2024 at 13:51

Mbrëmë Gerti Bogdani ishte në një studio televizive. Sot në mëngjes në kafe me shokët e tij. Nesër, miqtë dhe të njohurit do t’i japin lamtumirën e fundit. Ishte 44 vjeç.
Të njohur, por edhe të panjohur, miq dhe kundërshtarë politikë shprehën keqardhjen për ndarjen e beftë nga jeta.
Ndërrimi i jetës së Gerti Bogdani na kujton papërsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës. Ndërsa rrekemi në rrugën tonë, shpesh të kapur nga rutina e përditshme, arresti kardiak i Bogdanit përveç shokimit ngre pyetjen e vjetër sa bota: Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik që nisi një karrierë të pasur në politikë në moshë shumë të re. I arsimuar në SHBA, drejtues në pushtetin lokal, drejtues i Forumit Rinor ne PD, e deri te karriera si një deputet i respektuar, ai duket se e kishte gjetur kuptimin e jetës tek shërbimi publik.
Por, ndarja e parakohshme e Gertit tregon se pavarësisht sa shumë përpiqemi, asnjëri prej nesh nuk ka kontroll mbi kohën që i është dhënë. Hebrenjtë thonë se nëse do ta bësh Zotin të qeshë, tregoji se çfarë planesh ke për të ardhmen.

Bogdani, një i ri që e hasje gjithmonë me buzën në gaz, dukej se ditët më të mira i kishte përpara. Por ndarja e beftë na kujton që jeta nuk varet vetëm nga planet dhe ambiciet tona.
Ikja e parakohshme e Bogdanit, përtej dhimbjes së madhe për familjarët dhe miqtë, është një zile alarmi për këdo, e veçanërisht për njerëzit e angazhuar në sherbimin publik.
Ky moment na kujton një të vërtetë universale, të pranuar në librat e shenjte si në Kuran ashtu edhe në Bibël.
“Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durimin (Kuran, 103:1-3).
Në Bibël, Predikuesi 3:1-2 thotë:

“Gjithçka ka kohën e vet dhe çdo gjë nën qiell ka momentin e vet. Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.”
Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj.
Shkrimet e shenjta, kuptimin e jetës e shtrijnë përtej objektivave materiale!
Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj. Greket e lashtë e shoshiten gjatë pyetjen dhe arriten në përgjigjen: “kërko lumturinë”
Mësimi nga shkrimet e shenjta dhe urtësitë e lashta është i qartë: kuptimi i jetës nuk është thjesht ajo që duam/arrijmë, por tek fjala e mire, mirësia dhe emri i mirë që lëmë pas.
Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu që asnjeherë nuk foli një “fjalë të keqe”
Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron…/LUTFI DERVISHI

The post Sot je, nesër s’je! appeared first on iconstyle.al.

“Dosja drithëruese”/ Gazetarët: Flitet shumë në kafe, por askush s’e përmend! Fut në kolaps drejtësinë

19 September 2024 at 08:46

Prej kohësh në Tiranë, thuhet se në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, është mbyllur në mënyrë ‘hermetike’ një dosje ku përmenden emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, që janë pjesë e përgjimeve në SKY ECC. Kjo dosje, sipas gazetarëve të ftuar në emisionin “Top Story” përmban të dhëna drithëruese, që do të fusnin në […]

The post “Dosja drithëruese”/ Gazetarët: Flitet shumë në kafe, por askush s’e përmend! Fut në kolaps drejtësinë appeared first on BoldNews.al.

Dervishi: Vdekja e papritur e Gerti Bogdanit na kujton papërsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës

18 September 2024 at 21:47

Analisti politik Lutfi Dervishi ka reaguar pas lajmit tronditës të ndarjes së papritur nga jeta të Gerti Bogdanit, i cili ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

Dervishi theksoi pa përsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës, duke nënvizuar se vdekja e Bogdanit është një kujtesë e qartë për të gjithë, duke e cilësuar: “Sot je, sot s’je.”

Një ditë më parë, Bogdani ishte parë në një studio televizive, ndërsa në mëngjesin e ndarjes së tij, ai ishte në një kafe me shokët e tij.

Vetëm një ditë më vonë, miqtë dhe të afërmit e tij do t’i japin lamtumirën e fundit.

Ai ishte vetëm 44 vjeç.

“Figura politike dhe njerëz nga të gjitha sferat e jetës, miq e kundërshtarë, shprehën keqardhjen për këtë humbje të papritur. Bogdani, një personalitet publik i angazhuar që nga mosha e re, kishte arritur suksese të rëndësishme në politikë, përfshirë postin si deputet dhe drejtues i Forumit Rinor të PD”.

Dervishi, duke reflektuar mbi vdekjen e tij, tha se ndarja e parakohshme e Bogdanit na kujton sa të pasigurt jemi për kohën që kemi në këtë botë.

Ai citoi fjalët e urta hebraike: “Nëse do ta bësh Zotin të qeshë, tregoji se çfarë planesh ke për të ardhmen.”

Më tej, Dervishi iu referua shkrimeve të shenjta, duke nënvizuar se kuptimi i vërtetë i jetës qëndron përtej suksesit dhe objektivave materiale.

Ai citoi edhe nga Kurani: “Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira” (Kurani, 103:1-3), si dhe nga Bibla: “Gjithçka ka kohën e vet… ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur” (Predikuesi 3:1-2).

Në përfundim, Dervishi nënvizoi se Bogdani do të mbahet mend për mirësinë dhe fjalët e mira që la pas. “Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron,” përfundoi ai./Telegrafi/

The post Dervishi: Vdekja e papritur e Gerti Bogdanit na kujton papërsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës appeared first on Telegrafi.

Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë

17 September 2024 at 16:50

Anëtarët e opozitës kundërshtuan kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i propozuar nga Këshilli i Ministrave. Gjatë një dëgjese të zhvilluar të martën në Komisionin e Ligjeve, Dervishi u përball me akuza për konflikt interesi dhe për moskompetencë në […]

The post Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë appeared first on Reporter.al.

❌
❌