Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Escobar sot raporton për dialogun Kosovë-Serbi

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:08

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot, e martë, do të raportojë para Kongresit Amerikan për përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar t’i kryejë.

Këto përgjegjësi përfshijnë edhe Kosovën, ku muajve të fundit ka pasur tensione. Tashmë ai ia ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën përpara.

Ai në fokus kryesor pritet ta ketë nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po ashtu, këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Elementi kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në vitin 2013. AKS do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare”, thuhet në dokumentin të cilin ai pritet t’ua paraqes kongresistëve”, thuhet në dokument.

Dokumenti që tregon këto detaje është publikuar nga avaz.

Ndër tjerash përmendet edhe marrëveshja e Ohrit dhe mundësia e zbatueshmërisë së asaj marrëveshjeje.

“Që kur palët arritën këto marrëveshje, ka pasur provokime serioze, tensione të përshkallëzuara dhe dhunë të papranueshme nga protestuesit serbë kundër KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Si përgjigje, NATO vendosi elementë të forcave rezervë për të përforcuar misionin; mban një qëndrim të zgjeruar në veri të Kosovës për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt në përputhje me mandatin e saj të OKB-së”, thuhet ndër tjerash në dokument.

The post Escobar sot raporton për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite

By: Insajderi
22 June 2023 at 13:54

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëdaljes për uljen e tensioneve të tashme, në mënyrë që [palët] të kthehen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, në veçanti të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pas takimit do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

The post Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Before yesterdayMain stream

Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 19:28

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajo dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët.

“Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash.

Gjatë një fjalimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.

“Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve që po pengojnë përparimin. Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO dhe KFOR mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si kornizë për një zgjidhje afatgjatë për çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, përkushtim dhe qasje konstruktive nga të dyja palët, këto pengesa mund të tejkalohen”, tha ai.

Ulutash tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Ky bashkëpunim mbetet kritik për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve appeared first on Euronews Albania.

❌
❌