Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Floriana Garo kandidate për deputete në 2025, zëdhënësja e PD e zbulon në Euronews

By: fra nc
5 October 2024 at 11:09

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania gatishmërinë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo tha se pjesë e ambicies së saj politike është dhe kandidimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën logon e PD.

Garo apeloi që pjesë e listave të Partisë Demokratike të ketë më shumë përfaqësim të grave.

“Mendoj që gratë duhet të marrin më shumë përgjegjësi, mendoj se zoti Berisha do t’ia lërë këtë përgjegjësi edhe grave në hartimin e listave në zgjedhjet që do të vijnë dhe do të shohim më shumë prezencë femërore. Unë jam futur në këtë parti edhe për të shpalosur ambiciet e mia politike edhe për të parë se si ishte kjo fushë. Gjatë kësaj kohe, unë kam mësuar shumë dhe kam dhënë shumë në një kohë të vështirë opozitare, duke vënë fytyrën time, mendjen dhe kohën në këtë parti. Është një evolucion që po shkon drejt kësaj,” tha Garo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Floriana Garo kandidate për deputete në 2025, zëdhënësja e PD e zbulon në Euronews appeared first on Euronews Albania.

❌
❌