Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Të paktën dhjetë persona humbën jetën në konfliktet mes karteleve meksikane

23 September 2024 at 16:55

Trupat e të paktën 10 personave janë gjetur në shtetin meksikan të Sinaloa, ku, sipas CBS, fraksionet ndërluftuese të kartelit Sinaloa janë në konflikt.

Mediat meksikane raportuan se trupat e pesë personave u gjetën në rrugë, gjysmë të zhveshur dhe me kapele në kokë, që besohet të jetë një mënyrë për t’i dërguar një mesazh një grupi rival.

Në një incident të veçantë, tre persona që besohet se ishin anëtarë të kartelit u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe një person u arrestua, tha Guvernatori i Sinaloas, Ruben Rocha Moya.

Rreth 70 persona janë vrarë në atë shtet që nga 9 shtatori, shumica prej tyre në kryeqytetin e Sinaloas, Culiacan, pas arrestimit të një prej drejtuesve të kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Sambada, si dhe djalit të themeluesit të kartelit, Joaquin Guzmán López.

Sambada dhe Guzmán u arrestuan në një aeroport në New Mexico në fund të korrikut, pas së cilës u dërguan në El Paso, Teksas, ku u deklaruan të pafajshëm për akuzat për trafik droge.

Joaquin Guzmán Loera, i njohur gjithashtu si El Chapo, po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado.

Sipas Reuters, në shtetin Sinaloa ekziston frika se pas arrestimit të Sambada, brenda kartelit do të shpërthejë një luftë për supremaci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën dhjetë persona humbën jetën në konfliktet mes karteleve meksikane appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë

23 September 2024 at 14:30

Përmbytje të shumta kanë goditur Kanën këtë të hënë duke bllokuar makinat në rrugë dhe duke vënë në gjendje gatishmërie qytetin e Rivierës Franceze, i famshëm për festivalin e tij të filmit.

Kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnar, publikoi një postim duke protestuar se nuk kishte marrë asnjë paralajmërim nga shërbimi i motit.

Nuk janë raportuar të lënduar nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin juglindor të Francës, ku në vitin 2015 të paktën 19 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Situata pritet të normalizohet deri në mesditë pasi stuhia vazhdon të lëvizë drejt lindjes, tha një zëdhënës i bashkisë.

Shërbimi meteorologjik francez raportoi në buletinin e tij se një stuhi e re ka të ngjarë të godasë Kanën në orët e pasdites.

Autre vue des #inondations importantes ayant concerné #Cannes ce lundi matin, notamment le quartier République. Plusieurs véhicules ont été emportés par les torrents.
Vidéo : @HikemKolai06 pic.twitter.com/k7P6u4BanN

— Guillaume Séchet (@Meteovilles) September 23, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Sindikata më e madhe në SHBA nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët presidencialë

By: lia rda
18 September 2024 at 22:49

Sindikata amerikane me ndikim Teamsters nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, për herë të parë që nga viti 1996, raportoi Reuters.

“Pas rishikimit të sondazheve të mbledhura në të gjithë vendin për gjashtë muaj dhe gati një vit pas intervistave në tryezë të rrumbullakët me të gjithë kandidatët kryesorë presidencialë, sindikata nuk ka marrë një vendim për të mbështetur ish-presidentin Donald Trump ose zëvendëspresidenten Kamala Harris”, tha sindikata në një njoftim.

Teamsters është sindikata më e madhe e Amerikës, me rreth 1.3 milionë anëtarë në SHBA dhe Kanada, dhe anëtarët e të cilit janë kryesisht shoferë kamioni dhe punëtorë depoje.

Sindikata ka tradicionalisht lidhje më të mira me Partinë Demokratike, por pavarësisht kësaj, presidenti i sindikatës Sean O’Brien së fundmi e ka afruar sindikatën me Partinë Republikane dhe është presidenti i parë i sindikatës që foli në Konventën Kombëtare Republikane në korrik./abcnews.al

 

Harry Kane theu tri rekorde brenda ndeshjes në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin

18 September 2024 at 17:37

Harry Kane theu tri rekorde të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma pasi Bayern Munich mposhti Dinamon e Zagrebit 9-2.

Sulmuesi e çoi numrin e tij në 33 gola në garë dhe rrëmbeu një tjetër rekord nga Wayne Rooney.

Kane u bë lojtari anglez me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve pas katër golave ​​të tij në Allianz Arena.

Kapiteni i Anglisë ka kaluar numrin e 30 golave ​​të Rooneyt në 85 ndeshje në këtë kompeticion, të gjitha të shënuara për Manchester United.

Dhe Kane e bëri këtë në 40 ndeshje më pak. Ishte rekordi i golave ​​të Rooneyt që Kane e kishte tejkaluar për Tre Luanët në Mars 2023 – ai tani ka 68 gola të ekipit kombëtar nga 53 që ka Rooney.

Dhe thyerja e rekordit nuk u ndal me kaq të martën mbrëma. Ish-sulmuesi i Spurs u bë gjithashtu anglezi i parë që shënon katër gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Dhe lojtari i parë i çdo kombësie që ka shënuar tri gola nga pika e bardhë në të njëjtën ndeshje.

Golat e fundit të Kane e çojnë atë në vendin e 25-të të përbashkët me Fernando Morientes – duke kaluar Rooneyn, Kakan , Samuel Eto’on, Franciso Genton dhe të madhin e Bayernit, Arjen Robben, të gjithë në një natë. /Telegrafi/

The post Harry Kane theu tri rekorde brenda ndeshjes në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin appeared first on Telegrafi.

Dominim gjerman, Bayern shkatërron me 9 gola kroatët e Dinamo Zagreb

17 September 2024 at 22:54

Ishte padyshim një fitore spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 11 të tillë.

“Bavarezët” e Bayern Munich ishin vërtetë të frikshëm mbrëmjën e kësaj të marte, teksa ka arritur të shënojë plot 9 golave, në portën e kroatëve, të Dinamo Zagreb në sfidën e parë të këtij sezoni në Champions League.

Plot katër gola nga “bomberi” Harry Kane, i cili arriti në kuotën e 53 rrjetave me fanellën e Bayern, në vetëm 50 ndeshje, shoqëruar nga një dopietë e Michael Olise, bashkë me rrjetat e Raphael Guerrerio, Leroy Sane e Leon Goretzka arritën fitoren e madhe.

Gola pati edhe për miqtë me sulmuesin kroat, Bruno Petkovic e mbrojtësin japonez Takuya Ogiëara, që shënuan nga një gol, por pa mundur të bënin mrekullinë. /i.m /abcnews.al

Rusia, Irani, përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

By: lia rda
17 September 2024 at 17:50

Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Seldin njofton për zgjerimin e operacioneve të sofistikuara që synojnë të ndikojnë tek votuesit amerikanë. Sipas autoriteteve amerikane pjesa më e madhe e këtyre përpjekjeve vijnë nga Rusia dhe Irani.

Në garën për president në Shtetet e Bashkuara, përpjekja për të fituar votues po vazhdon me intensitet të plotë.

“Ne do të shpëtojmë ekonominë. Ne do të shpëtojmë familjet e shtresës së mesme”, thotë kandidati republikan për president Donald Trump.

“Ka ardhur koha të fillojmë një kapitull të ri”, thotë Kamala Harris kandidatja demokrate për presidente.

Por garës zgjedhore, sipas zyrtarëve amerikanë…i është bashkuar edhe Rusia.

“Rrethi i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, duke përfshirë Sergey Kiriyenko-n, drejtojnë fushata dezinformimi, si pjesë e një programi për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara”, tha Merrick Garland, Prokuror i Përgjithëm i Shteteve të Bashkuara.

Një pjesë e skemës, sipas akuzave amerikane, përfshin imitimin e dhjetëra faqeve me lajme të internetit për të ndikuar në mënyrën se si votuesit amerikanë mendojnë për çështje kritike.

Pjesa tjetër përfshin median ruse RT, të mbështetur nga shteti rus, e cila akuzohet se i ka dërguar pothuajse 10 milionë dollarë një kompanie mediatike me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Kanë kryer pagesa prej miliona dollarësh për amerikanët për të përcjellë mesazhin e Kremlinit për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe për të minuar demokracinë”, thotë Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Rusia i mohon akuzat.

“Kjo është rusofobi, është sulm ndaj lirisë së fjalës dhe diskriminim. Këto janë lojërat më të ndyra amerikane për manipulim gjatë zgjedhjeve”, thotë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Zyrtarët amerikanë i hedhin poshtë këto deklarata si qesharake.

Një vlerësim i kundërzbulimit amerikan i bërë në fillim të këtij muaji e quan Rusinë “kërcënimin më aktiv të ndikimit të huaj” për zgjedhjet që synon të rrisë mundësitë për fitore të ish-presidentit Donald Trump.

Irani gjithashtu është i përfshirë.

“Ne kemi vërejtur një aktivitet gjithnjë e më agresiv iranian gjatë këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin aktivitetet për të dëmtuar fushatën e ish-presidentit Trump dhe për të shmangur një rezultat zgjedhor që Irani e vlerëson kundër interesave të tij”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan Garland.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Kina gjithashtu ka zhvilluar një fushatë të vogël në rrjete sociale që synon të dëmtojë kandidatët që mendohet se janë armiqësorë ndaj Pekinit.

Nuk është e sigurt nëse përpjekjet parandaluese amerikane po funksionojnë.

“Unë nuk mendoj se deri më tani kjo është kuptuar sa duhet nga shumica e votuesve amerikanë si një çështje me rëndësi, por është me të vërtetë e rëndësishme që votuesit të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se si po shfrytëzohen”, thotë Margaret Talev nga Universiteti i Sirakuzë.

Kjo iu jep shumë arsye amerikanëve për të menduar për rreziqet ndërsa përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit./voa

❌
❌