Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

“Edhe diktatori nuk të dënonte pa ligj”, ish-ministri Manjani shpërthen ndaj Ramës për arrestimin e Salianjit

By: M C
1 October 2024 at 23:01

Dënimi i Ervin Salianjit për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është një skandal.
I ftuar në një program televiziv, Manjani deklaroi se, edhe në diktaturën e Enver Hoxhës nuk dënohëshin njerëzit pa ligj, siç u dënua Salianji.

‘Ervin Salianji është dënuar pa ligj. Nuk është e shkruar në Kodin Penal të Shqipërisë, denoncimi i rremë publik. Kjo është më e rënda e mundshme që mund ti ndodhë një shoqërie, një shteti dhe një sistemi drejtësie, të dënosh dikë pa ligj.
Enver Hoxha nuk ka dënuar njeri pa ligj. Agjitacioni e propaganda ishte në kodin penal, neni 55. Askush nuk mund të thotë që u dënova pa ligj, diktaturë po, por ama ka qenë me ligj.

Nuk ka një nen në kodin penal që të justifikojë dënimin e Ervin Salianjit.
Kaq! Këtu fillon dhe mbaron ky argument.

Të dalësh në televizor dhe të thuash diçka të rreme, është maksimumi shpifje, të cilin individi mund ta pretendojë në një gjyq me gjoba. Të thuash diçka të rreme, para prokurorit, gjykatësit ose duke bërë një kallëzim merr me vete edhe përgjegjësinë e përmbajtjen e kallëzimit.
Janë dy gjëra krejt të ndryshme’, tha Ylli Manjani

The post “Edhe diktatori nuk të dënonte pa ligj”, ish-ministri Manjani shpërthen ndaj Ramës për arrestimin e Salianjit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 1 October 2024Main stream

Manjani: Edhe Enver Hoxha nuk të dënonte pa ligj, siç u dënua Ervin Salianji

By: Oldi
1 October 2024 at 22:15

Dënimi i Ervin Salianjit për avokatin Ylli Manjani është një skandal. Manjani deklaroi se, edhe në diktaturën e Enver Hoxhës nuk dënohëshin njerëzit pa ligj, siç u dënua Salianji. “Ervin Salianji është dënuar pa ligj. Nuk është e shkruar në Kodin Penal të Shqipërisë, denoncimi i rremë publik. Kjo është më e rënda e mundshme […]

The post Manjani: Edhe Enver Hoxha nuk të dënonte pa ligj, siç u dënua Ervin Salianji appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

I dënuari që u bë prokuror/ Gjyqtari: Nuk është në interesin e shoqërisë që “njolla” ta ndjekë individin përjetësisht

By: redi
28 September 2024 at 20:00

Episodi i 12 i podkastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, projekt i qendrës “Fol” nën mbështetjen e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën Amerikane Tiranë, titullohet “Mundësia e dytë”. A ka apo jo një mundësi të dytë dhe cilat janë pasojat që e presin këdo që mbyll një kapitull me gjykatat dhe ligjin? Dhe si rastin tipik ju sjellim rastin e një fëmije, i cili pasi u arrestua…

Source

Si do të funksionojë Kushtetuesja pas dorëheqjes së gjykatëses? E shpjegon Manjani

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 20:49

Dorëheqja e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasditen e kësaj të enjteje ka ngjallur diskutime sa i takon pasojave që mund të sjellë ky vendim.

I pyetur në emisionin Now me Erla Mëhillin nëse ky vendim sjell kolaps, jursti Ylli Manjani u shpreh se kjo gjë nuk ndodh.

Kjo për shkak se legjislacioni shqiptar ka përcaktuar se në raste të tilla, do duhet që anëtari/ja që jep dorëheqjen, të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij/saj me një anëtar të ri.

“Në bazë të ligjit jo. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese qëndron në detyrë derisa të zëvendësohet. Pra nëse është frika nqs bëhet numri tek i 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo frikë ligjërisht nuk ekziston. Dporëheqja nuk është pengesë që zonja të vazhdojë detyrën derisa të zëvendësohet, shkon si procedurë rreth 3 muaj. Nuk besoj se është problem ligjor. Edhe nëse do ishte vakum, ndodh që vedimmaarrja të ndahej 4 me 4, janë vetëm mundësi teorike. Për këtë rast ishte e zgjidhur,” –u shpreh Manjani.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë këtë të enjte dorëheqjen nga posti i saj.

Në periudhën 2007-2019, Toska ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, më pas në nëntor 2019, u emërua si anëtare e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si do të funksionojë Kushtetuesja pas dorëheqjes së gjykatëses? E shpjegon Manjani appeared first on Euronews Albania.

❌
❌