Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

“Babi mund të kishte vdekur sot”/ Mori flakë pasi polici shtyu molotovin, aktorja nxjerr pamjet e plagëve të të atit

8 October 2024 at 12:29

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka pësuar djegie së bashku me babain e saj, nga shpërthimi i një bombe molotov gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së hënës (7 Tetor) në kryeqytet. I ati i aktores u përfshi nga flakët pasi një efektiv policie shtyu bombën molotov drejt turmës së protestuesve. Aktorja shprehet se së bashku me protestues të tjerë shkuan për të shuar flakët në trupin e të atit, por pësoi djegie edhe vetë.

Ajo u shpreh se zjarrin që kishte përfshirë babain e saj u shua pas disa minutash, ndërsa thekson se efektivët “për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit”.

“Babi mund të kishte vdekur sot”, shkruan aktorja, krahas një video ku tregon djegiet në trupit e të atit.

The post “Babi mund të kishte vdekur sot”/ Mori flakë pasi polici shtyu molotovin, aktorja nxjerr pamjet e plagëve të të atit appeared first on Sot News | Lajme.

Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës

8 October 2024 at 11:43

Policia ka sekuestruar molotovë, flakadanë, çanta me bidona me lëndë djegëse pas protestës së dhunshme të opozitës të hënën, ku mbetën të lënduar disa efektivë dhe protestues. Për dhunën dhe zjarrin është vënë në pranga një person ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht. Mes të proceduarve janë edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

The post Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali protestuesi: Kam marrë djegie të shkallës 3, policia mungesë profesionalizmi

8 October 2024 at 11:23

Gjatë protestës së djeshme të opozitës është plagosur një nga protestuesit i cili pësoi djegie të shumta në gjymtyrët e poshtme. Pamjet nga momenti kur ai është i rrethuar nga flakët kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa sot Kujtim Ymeri ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ymeri në një intervistë telefonike për foli nga spitali i Traumës ku dha detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënën në protestën e opozitës dhe përballjen e protestuesve me policinë. Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit së policisë. Ai shtoi se dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve. Ymeri u shpreh se aktualisht po merr mjekim te Trauma, për djegie të shkallës së tretë dhe bashkë me të në dhomë është edhe një punonjës policie. Ai shtoi se një nga infermieret i ka thënë se çfarë iu desh të shkonte në protestë.

“Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protest.

Në shumë zona ka arrit në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrën e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën. Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi.

Më vjen keq nga deklaratat e ministrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonin, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njërëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërashtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.

Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë që njëri iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët që ishte më mirë e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim,” tha ai.

The post U plagos gjatë protestës/ Flet nga spitali protestuesi: Kam marrë djegie të shkallës 3, policia mungesë profesionalizmi appeared first on Sot News | Lajme.

Molotovë dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës

By: V K
8 October 2024 at 08:22

Ditën e djeshme, opozita protestoi për gati 4 orë kundër qeverisë, duke nisur kështu ditën e parë të mosbindjes civile, siç e konsideroi edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov.

Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike, u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit, ku u hodh gjithashtu molotov.

Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste, e cila ishte një nga institucionet ndaj së cilës u hodh më shumë molotv duke djegur edhe banderolën në katin e sipërm me portretin e kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi rreth orës 22:00, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime.

Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë.

Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje.

Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

Gjatë protestës u raportua nga policia se u dëmtuan 12 efektivë.

The post Molotovë dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës appeared first on Albeu.com.

Protestuesi merr flakë/ Gazment Bardhi publikon videon: Momenti ku Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar

8 October 2024 at 08:47
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të protestës, ka publikuar një video ku shfaqet momenti që një efektiv polici shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve. Siç duket nga videoja e publikuar nga Bardhi, protestuesi për një moment ka marrë flakë. Gazment Bardhi po ashtu shkruan se i moshuari është plagosur
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Protesta e opozitës në Tiranë, Zëri i Amerikës: Hidhen molotovë ndaj godinave qeveritare, policia përdor gaz lotsjellës për të sprapsur turmat

7 October 2024 at 21:15
Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat. Prej andej deputetët

Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare

7 October 2024 at 21:05

Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulir në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime.

Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit.

Protesta po mbikqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve./VOA

The post Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare appeared first on Sot News | Lajme.

Protestuesit hedhin molotovë, i “vihet flaka” Ministrisë së Brendshme

By: sara fuga
7 October 2024 at 19:55

Pasi hodhën molotovë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas drejt asaj të selisë së Partisë Socialiste, protestuesit e opozitës kanë hedhur sërish molotovë, këtë herë drejt Bashkisë së Tiranës.

Duke shfaqur revoltën e tyre, protestuesit e opozitës janë stacionuar para Ministrisë së Brendshme dhe kanë ndjekur të njëjtat hapa si me Kryeministrinë dhe selinë e PS.

The post Protestuesit hedhin molotovë, i “vihet flaka” Ministrisë së Brendshme appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌