Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë

By: fra nc
18 September 2024 at 12:54

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Athinës paraditen e kësaj të mërkure.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të kryeqytetit grek.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 36-vjeçari shqiptar është qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin “Genimatas” për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje nga ana e hetuesve janë gjetur 6 gëzhoja, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Vijon puna e grupit hetimor për marrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

The post Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Dëshmia e Lul Rakajt: Më rrahën nipin, prandaj i qëllova

16 September 2024 at 10:36

Është zbardhur dëshmia e 38-vjeçarit Lulzim Rakajt e dhënë në Policinë e Shkodrës, i cili akuzohet për plagosjen e dyfishtë të regjistruar ditën e djeshme në Malësi të Madhe ndaj Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt. Rakaj ka deklaruar se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij […]

The post Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Dëshmia e Lul Rakajt: Më rrahën nipin, prandaj i qëllova appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e dy personave në Malësinë e Madhe/ RENEA në kërkim të autorit, ka marrë me vete edhe armën e zjarrit

15 September 2024 at 11:24
Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e dy personave në Malësi të Madhe, shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Mësohet se në zonë me qëllim për të kapur autorin shtetasin, Lul Rakaj kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Ndërkohë raportohet se autori është larguar, ndërsa ka marrë me vete edhe armën tip pistoletë me të

Plagosën me armë zjarri një shtetas në Tiranë, identifikohen 3 autorët e dyshuar

By: V K
11 September 2024 at 13:38

Policia e Tiranës, ka identifikuar tre persona, që dyshohet se kanë plagosur një shtetas në kryeqytet.

Nga tre të identifikuarit, janë shoqëruar në polici dy prej tyre, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

“Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Shoqërohen në Polici 2 prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

The post Plagosën me armë zjarri një shtetas në Tiranë, identifikohen 3 autorët e dyshuar appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë zjarri në “Don Bosko”, zbardhen detaje të reja

By: V K
3 September 2024 at 15:23

Mesditën e sotme, shtetasit Kastriot Elezi 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç, kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, ata ndodhen në spital teksa janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Sipas informacioneve edhe nga komunikata zyrtare e policisë, 2 të rinjtë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, njëri është dëmtuar në këmbë e tjetri në shpatull.

Teksa ende nuk ka informacione lidhur me autorët.

Ndërkohë, dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, paraprakisht dyshohet se ka qenë e paramenduar.

Teksa njëri nga të plagosurit rezulton se është me precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi 45-vjeç, dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas informacioneve, raportohet se autori ka qenë duke ecur në këmbë, kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me motor pas të shtënave, duke humbur gjurmët.

Policia e Tiranës, njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

The post Plagosja me armë zjarri në “Don Bosko”, zbardhen detaje të reja appeared first on Albeu.com.

❌
❌