Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Carvajal humbet sezonin, Ancelotti nuk do ta zëvendësojë

By: fra nc
8 October 2024 at 12:27

Ndër pretendentët kryesorë për Topin e Artë, pasi fitoi trofe të rëndësishëm në sezonin e kaluar, Dani Carvajal është i pafat, pasi e ka mbyllur edicionin futbollistik për këtë vit. Spanjolli mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit, dhe shkalla e lëndimit është e madhe, aq sa mjekët e Los Blancos kanë bërë me dije se futbollisti do të jetë i gatshëm vetëm sezonin e ardhshëm.

Ky fakt nuk e tremb aspak klubin galaktik, as trajnerin Ancelotti, i cili i ka bërë të qartë presidentit Pérez se nuk do ta zëvendësojë veteranin spanjoll, por do ta mbyllë sezonin me të njëjtën skuadër. E thënë ndryshe, lëvizjet e para do të bëhen verën e ardhshme, kur merkato të hapet zyrtarisht. Një ndër lojtarët e projektuar për t’u transferuar në Bernabeu është Arnold, mbrojtësi i djathtë i tri luanëve dhe Liverpoolit.

26-vjeçari ka shprehur dëshirën për kalimin në Spanjë, dhe kjo gjë duket se do të bëhet realitet vitin tjetër. Kontrata e tij me të kuqtë përfundon në qershor, dhe kjo është një ndër arsyet që madrilenët nuk do të blejnë mbrojtës në janar, por do ta marrin Arnold falas nga Liverpool.

The post Carvajal humbet sezonin, Ancelotti nuk do ta zëvendësojë appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: “Do kthehem një bishë”

By: user 2
6 October 2024 at 12:24

Dëmtim i rëndë për lojtarin e Real Madrid, Dani Carvajal, në një përplasje loje dje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarreal. Që situata ishte serioze u kuptua menjëherë pas kontrastit, por tani shkalla e dëmtimit është bërë e ditur nga vetë lojtari i cili ka publikuar një postim me një foto të realizuar direkt nga ambulanca: “U konfirmua një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres për të filluar shërimin dhe për t’u kthyer si një bishë. Faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i prekur nga afeksioni juaj”.

Se confirma una lesión grave de ligamento cruzado, voy a tener que pasar por quirófano y estar unos meses fuera de los terrenos de juego.
Ya estoy deseando empezar la recuperación y regresar como una bestia.
Muchas gracias a todos por vuestros mensajes, me siento muy querido. 🤍 pic.twitter.com/FdVgVhrLEC

— Dani Carvajal Ramos (@DaniCarvajal92) October 6, 2024

Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një hiperekstension të gjurit të tij të djathtë pasi këmba e tij në fakt mbeti e lidhur me atë të kundërshtarit të tij. Carvajal u largua nga fusha në lot dhimbje e dëshpërimi, i shoqëruar me barelë.

Dani Carvajal was in tears as he was stretchered off the pitch with a serious injury to his knee 🙏🇪🇸pic.twitter.com/FjrCYdV27h

— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) October 5, 2024

Në një video të publikuar nga Marca shihet qartë momenti kur lojtari e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më lojën. Gjuri i tij lëvizte jashtë normalitetit duke i shkaktuar dhimbje të forta, që e detyruan Carvajal të ulej në tokë për të kërkuar ndihmën e mjekëve.

Ouch! #Carvajal had to leave the game due to a knee injury 🫣⚽ #RealMadrid #Madrid #LaLiga #Soccer #Viral pic.twitter.com/883PHuTOC1

— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) October 5, 2024

The post Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: “Do kthehem një bishë” appeared first on Lapsi.al.

Reali bën detyrën ndaj Villarrealit, aktivizimi i Mbappe nxit polemika në Francë

By: armand
6 October 2024 at 08:13

Real Madrid nuk gaboi mbrëmë në ndeshjen e shtëpisë përballë Villarrealit, duke fituar 2-0. Ancelotti i befasoi të gjithë duke rreshtuar në formacionin titullar Kylian Mbappe, i cili u la i lirë nga Franca për t’u rikuperuar nga një problem fizik. Aktivizimi i ish-sulmuesit të PSG-së pritet të shkaktojë shumë polemika për faktin që “braktisi” […]

The post Reali bën detyrën ndaj Villarrealit, aktivizimi i Mbappe nxit polemika në Francë appeared first on BoldNews.al.

Real Madridi kthehet tek fitoret dhe mposht me rezultat komod Villarrrealin

5 October 2024 at 22:59

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Villarrealit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Madrilenët golin e avantazhit e gjetën në minutën e 14-të kur Federico Valverde me një gjuajtje e cila u ndihmua nga një devijim i lojtarit kundërshtar gjeti rrjetën për rezultatin 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë mysafirët patën rastin e parë serioz në këtë takim duke goditur traversën me anë të Nicolas Pepes.

Jude Bellingham në minutën e 37-të bëri një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës por topi shkoi jashtë portës.

🤍🦅 MADRIDISMO 🦅🤍 pic.twitter.com/x39E9iSHvB

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 5, 2024

Në pjesën e dytë Real Madridi arriti që të ketë kontroll total të ndeshjes duke arritur që të gjejë edhe golin e dytë.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes braziliani Vinicius Junior që realizoi një gol spektakolar në minutën e 73-të nga distanca për 2-0.

Deri në fund nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu takimi u mbyll me fitoren e Realit që u rikthyen tek fitoret pas humbjes në mesjave ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së nëntë ‘Los Blancos’ kanë 21 pikë dhe gjenden në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën që nesër (e diel) do të luajë ndaj Alavesit në udhëtim./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Real Madridi kthehet tek fitoret dhe mposht me rezultat komod Villarrrealin appeared first on Telegrafi.

Francës i komunikoi dëmtimin, Mbappe grumbullohet për sfidën e radhës të Real Madrid

By: armand
5 October 2024 at 17:02

Ekziston një çështje “Kylian Mbappé” në Francë. ‘Ylli’ i Realit të Madridit u la jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve në mënyrë që mund të rikuperohej plotësisht nga dëmtimi gjatë pushimit. Ndërkohë, Carlo Ancelotti e ka përfshirë në listë për ndeshjen në shtëpi kundër Villarrealit. Por atëherë është rikuperuar apo jo […]

The post Francës i komunikoi dëmtimin, Mbappe grumbullohet për sfidën e radhës të Real Madrid appeared first on BoldNews.al.

SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:53

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – që ka rritur rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, nuk ofroi detaje se sa trupa shtesë do të dërgohen apo se çfarë detyrash do të kenë. SHBA-ja aktualisht ka afër 40.000 trupa në rajon.

“Në dritë të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për shkak të kujdesit të shtuar, ne po dërgojmë një numër të vogël shtesë të personelit ushtarak amerikan për të rritur numrin e forcave tona që tashmë janë në rajon. Por, për arsye të sigurisë operacionale, nuk mund të komentoj apo të jap specifika”, tha Ryder.

Dislokimi i ri vjen pas sulmeve ajrore nga forcat izraelite brenda Libanit që kanë vrarë qindra persona dhe në kohën kur Izraeli po përgatitet të kryejë operacione të tjera.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve që të largohen nga Libani, teksa rreziku për një luftë rajonale po rritet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

❌
❌