Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Statistikat: Mbi 500.000 kërkesa për azil në Europë në gjysmën e parë të vitit

By: user7
16 September 2024 at 09:48

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni. Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, ashtu si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e bllokut. Më së shumti aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124.000, që i bie sa gati një e katërta e numrit të përgjithshëm. Deri në fund të këtij viti, EUAA tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela. Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022./REL

The post Statistikat: Mbi 500.000 kërkesa për azil në Europë në gjysmën e parë të vitit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Rrëshkasin gurë dhe inerte, bllokohet aksi Skuraj-Burrel

15 September 2024 at 17:24

Për shkak të motit të keq me reshje shiu, pasditen e kësaj të diele la patur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin rrugor Skuraj-Burrel, duke shkaktuar dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve. Kanë qenë banorë e Shkopetit ata që kanë ndërhyrë për të zhbllokuar qarkullimin. Mësohet se me mjete rrethanore ata po punojnë për lirimin […]

The post Rrëshkasin gurë dhe inerte, bllokohet aksi Skuraj-Burrel appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Gurët dhe inertet bllokojnë aksin Skuraj-Burrel, banorët ndërhyjnë për lirimin e qarkullimit

15 September 2024 at 17:03
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu që kanë shkaktuar dhe vërshime, aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë. Kanë qenë banorë e Shkopetit ata që kanë ndërhyrë për të zhbllokuar qarkullimin. Me mjete rrethanore ata po punojnë për lirimin e aksit, në mënyrë që lëvizja e mjeteve
Before yesterdayMain stream

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari i biznesit në Burrel

By: fra nc
14 September 2024 at 10:25

Një lokal ku viheshin baste sportive dhe organizoheshin lojëra fati është zbuluar nga policia në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrelit.

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe 1 armë sportive pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DVP Dibër,  nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen “Partizani” Burrel, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit shtetasi  A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në lokalin e 29-vjeçarit, u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë,  1 komjuter, 1 printer dhe një shumë parash.

Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin J.R., 20 vjeç, pasi gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive pistoletë dhe 2 fishekë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari i biznesit në Burrel appeared first on Euronews Albania.

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel: Pret nxënësit me kushte moderne

By: V K
12 September 2024 at 08:29

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë disa pamje nga gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel, një tjetër investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe bashkisë së qytetit.

Kreu i qeverisë, shkruan se ky vit shkollor ka nisur për nxënësit dhe mësuesit me kushte më moderne.

“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rilindur “Pjetër Budi” në Burrel, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, që ka pritur me kushte moderne 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

 

The post Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel: Pret nxënësit me kushte moderne appeared first on Albeu.com.

Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, kapet nga policia. Do të pyeten të burgosurit

By: D Marku
8 September 2024 at 18:48

Sistemi i burgjeve shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, ka treguar edhe një herë gadishmërinë dhe efikasitetin e tij të plotë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme të grupeve të strukturuara kriminale. Përpjekjet e fundit për përdorimin e mjeteve fluturuese për qëllime të paligjshme janë neutralizuar në kohë reale.

Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Në përgjigje të kësaj, janë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përdorur teknologji digjitale të avancuar, për të parandaluar çdo përpjekje për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.

Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje. Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurorinë respektive.

Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera inteligjente, po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve jashtë regjimit të burgut.

Sistemi i burgjeve shqiptare mbetet i vendosur në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së institucioneve të tij, duke përmirësuar vazhdimisht masat mbrojtëse dhe teknologjinë për të përballuar çdo kërcënim të mundshëm.

The post Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, kapet nga policia. Do të pyeten të burgosurit appeared first on Albeu.com.

❌
❌