Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

“Aq shumë i ka tmerruar lidershipi i PS sa…”- Deputeti socialist përplaset në studio me demokratin! Baçi: Në 2025-ën s’do të keni shans të merrni fitoren në tavolinë

8 October 2024 at 15:21
Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është përplasur në studion e News24 me ligjvënësin demokrat, Luan Baçi, teksa diskutonin për protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e së hënës (7 Tetor). Qefalia u shpreh se tubimi i opozitës nuk mund të quhet mosbindje civlive, duke shtuar s’ishte protestë e qytetarëve pasi u udhëhoq nga PD. Sa i përket kërkesës së opozitës

“Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave

By: sara fuga
8 October 2024 at 14:59

Në studion e një programi televiziv ishin të ftuar deputeti i PD Luan Baçi dhe ai i PS-së Xhemal Qefalia, ku u diskutua për mosbindjen civile.

Baçi tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare, krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa, Qefalia theksoi se qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por Partia Demokratike.

Luan Baçi: Protesta është vazhdim i aksionit politik të PD. PD ka më tepër se 3 vjet që është në aksion politik të paprecedent. PD është goditur, duke e detyruar të hyjë në zgjedhje lokale pa emër, pa sigël e pa flamur. Dje ishte fillimi i mosbindjes civile. Protestat do vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e kërkojnë qeverinë teknike, për të pasur zgjedhje të lira.

Xhemal Qefalia: Dua të uroj shërim të shpejtë për efektivët e policisë dhe për protestuesit e lënduar, si dhe i uroj jetë të gjatë bebes, që lindi në makinë. Protesta nuk ishte mosbindje civile. Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që nis dhe mbaron me orar, qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por funksionarë të PD. Protesta nuk e arriti qëllimin.

The post “Qytetarët s’e morën protestën, por …”/ 7 tetori, Baçi replikë Qefalias: Do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌