Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Euronews

Miratohet në Kuvend projektligji për studentët e mjekësisë, ja çfarë parashikon

By: rom ario
19 September 2024 at 17:55

Projektligji për studentët e mjekësisë është miratuar në Kuvend me 74 vota pro dhe një abstenim.

Bëhet fjalë për projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, ‘Për trajtimin e veçantë të studentëve’ që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e Përgjithshme’, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Kushtetuesja argumentoi se afati 5 vjetor është jo-proporcional, gjë që ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që sapo e fillojnë universitetin, për studentët e vitit të dytë deri në të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një vit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Miratohet në Kuvend projektligji për studentët e mjekësisë, ja çfarë parashikon appeared first on Euronews Albania.

Udhëheqësi i Hezbollah për sulmet në Liban: Kapërcyen kufjitë, do të ndëshkohen

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:50

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, i quajti një “akt lufte” dy ditët e shpërthimeve vdekjeprurëse të lidhura me pajisjet elektronike në Liban këtë javë nga Izraeli.

“Armiku i kapërceu të gjithë kufijtë dhe vijat e kuqe”, tha Nasrallah në një fjalim të shumëpritur të enjten në mbrëmje në lidhje me sulmet, të cilat vranë të paktën 37 njerëz dhe plagosën gati 3,000 të tjerë.

Ishte “një sulm i madh mbi Libanin, sigurinë dhe sovranitetin e tij, një akt lufte”, shtoi ai, dhe ato i dhanë një “goditje të paprecedentë” Hezbollahut dhe Libanit.

Teksa fliste, në një fjalim televiziv, zhurma e avionëve dhe zhurmave të mëdha të zërit mund të dëgjoheshin mbi kryeqytetin libanez.

Por Nasrallah gjithashtu dha një notë sfiduese, duke thënë se operacionet e grupit nuk do të ndaleshin derisa Izraeli të përfundojë luftën e tij në Gaza.

“Ata do të përballen me një llogari të ashpër dhe një ndëshkim të drejtë, pavarësisht nëse e presin apo jo,” tha Nasrallah për Izraelin, duke shtuar se natyra dhe vendndodhja e çdo sulmi hakmarrës do të mbahet sekret.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Udhëheqësi i Hezbollah për sulmet në Liban: Kapërcyen kufjitë, do të ndëshkohen appeared first on Euronews Albania.

“Hyni në zonë të mbrojtur”, mesazhi i rremë për izraelitët pas sulmit të Hezbollah

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:39

Mijëra izraelitë morën këtë të enjte mesazhe “të rreme” me tekst që i kërkonin të shkonin në strehimet kundër bombardimeve.

“Duhet të hyni në një zonë të mbrojtur”, thuhet në mesazhin e cituar nga gazeta The Jerusalem Post.

Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite mohoi se kishte dërguar mesazhet.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se Irani dyshohej se kishte dërguar mesazhe të rreme emergjente.

Izraeli mbetet në gatishmëri të lartë në pritje të një përgjigjeje nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani pas dy valëve të shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të martën dhe të mërkurën që vranë dhjetëra libanezë në të gjithë Libanin dhe plagosën mijëra të tjerë.

Shpërthimet erdhën në mes të një përshkallëzimi në luftën ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 41,200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hyni në zonë të mbrojtur”, mesazhi i rremë për izraelitët pas sulmit të Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, nis me 1 minutë heshtje seanca në Kuvend

By: rom ario
19 September 2024 at 17:22

Ka nisur ditën e sotme seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë me 1 minutë heshtje, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas një arresti kardiak.

Sipas burimeve mësohet se deputetët e PD-së do të jenë të pranishëm vetëm në nisje të seancës plenare dhe më pas do të largohen nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë dhe që lidhet me ndarjen nga jeta të ish-kolegut të tyre.

Gjatë fjalës së saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se Gert Bogdani ishte një baba, bashkëshort, bir dhe vëlla i dashur, duke vlerësuar edhe punën e tij si deputet.

“Të nderuar deputetë, iu ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për të shprehur dhimbjen tonë për ndarjen e prapritur nga jeta të Gerti Bogdanit, ish-deputet i Kuvendit. Gerti ishte një baba, bashkëshort, bir dhe vëlla i dashur”, tha mes të tjerash Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, nis me 1 minutë heshtje seanca në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:04

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Shkaqet për këtë vendim nuk dihen ende.

Në periudhën 2007-2019, Toska ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Më pas në nëntor 2019, u emërua si anëtare e saj.

Elsa Toska ka lindur në 1976 në Kavajë dhe është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Vijon…

The post Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska appeared first on Euronews Albania.

Restaurohet “Mëngjese lufte”,filmi i Kristaq Dhamo shfaqet te Drejtoria e Arkivave

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:01

Në vazhdën e nismës për t’i njohur të rinjtë me të shkuarën e vendit, Kinemaja Verore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) shfaqi filmin e radhës kushtuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Mëngjese lufte” i regjisorit Kristaq Dhamo në vitin 1971, është ekranizuar në hapësirën kulturore të DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Kjo nismë e DPA-së, synon të njohë veçanërisht të rinjë me kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut nëpërmjet formave bashkëkohore dhe argëtuese.

Kinemaja Verore e DPA-së çeli siparin në muajin maj të këtij viti me shfaqjen e një prej filmave ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

 Në listën e përzgjedhur të filmave që janë transmetuar deri tani, bëjnë pjesë titujt:

“Lulëkuqe mbi mure”;

“Partizani i vogël Velo”;

“Njeriu me top”;

“Gjeneral Gramafoni” .

LEXONI GJITHASHTU:

The post Restaurohet “Mëngjese lufte”,filmi i Kristaq Dhamo shfaqet te Drejtoria e Arkivave appeared first on Euronews Albania.

Tatimi i të vetëpunësuarve| 6500 subjekte paguan 500 milionë lekë, si do rimbursohen

By: rom ario
19 September 2024 at 16:58

500 milionë lekë kanë paguar 6500 të vetëpunësuar, para se tatimi të shfuqizohej nga Gjykata Kushtetuese. Paratë e tyre janë në llogari të Tatimeve, në pritje që ato të kthehen mbrapsht.

6541 të vetëpuësuar kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024, në vlerën 500 milionë lekë. Paratë janë hedhur në llogari të Tatimeve, para se Gjykata Kushtetuese të vendoste që pagesat ishin të padrejta dhe nuk janë kthyer ende mbrapsht.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar nisma e propozuar nga deputetët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, sipas së cilës, duhet të bëhet rimbursimi për tatimin e paguar.

Konkretisht kërkohet që “Të gjithë tatimpaguesve, administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, tu kalojë shumat e paguara. Pas kësaj, me kërkeseë me shkrim, te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet automatikisht në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet per llogari te detyrimeve tatimore te ardhshme te tatimpaguesit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tatimi i të vetëpunësuarve| 6500 subjekte paguan 500 milionë lekë, si do rimbursohen appeared first on Euronews Albania.

Rriten rastet e dhunës ndaj grave, 27 raste të reja në pak muaj në Gjirokastër

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 16:44

Fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të jetë në rritje në vendin tonë.

Këtë e dëshmojnë edhe shifrat e larta që raporton qendrat e trajtimit të rasteve të dhunës në Gjirokastër.

27 raste të grave të dhunuara janë regjistruar që nga fillimi i këtij viti në Gjirokastër.

“Qendra e trajtimit  të rasteve të dhunës në familje  në Bashkinë Gjirokastër,  që prej fillimit të vitit  2024 dhe deri tani  është duke trajtuar rreth 27 raste  të cilat janë të referuara kryesiht  nga Komisariati i Policisë,” –tha Ledian Tuke, përgjegjëse e qendrës.

-Cilat janë rastet më të shumta të dhunës?

“Rastet janë  nga më të ndryshmet por kryesisht kryesojnë femrat e dhunata nga bashkëshortët, –u shpreh më tej ajo, -Akomodimi që bëhet në qendrën tonë për një afat  rreth 72-orësh dhe më pas në varësi  të rastit bëhet edhe menaxhimi , ofrojmë këshillim psikologjik  falas, ndihmën juridike,  kopshtet dhe çerdhet i kanë falas si edhe  referimin tek zyrat e punës, dhe më pas bëhet edhe monitorimi edhe pasi ka mbaruar urdhri i mbrojtjes.”

Sensibilizimi i shoqërisë po çon në rritje të denoncimit të rasteve të dhunës në familje duke evituar pasojat e rënda që mund të kenë konfliktet midis bashkëshortëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten rastet e dhunës ndaj grave, 27 raste të reja në pak muaj në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8%

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 16:33

Kërkesa për të blerë banesa dhe rritja e kostove në ndërtimi kanë ndikuar në rritjen e cmimit të pasurive të patundshme.

Konstatimi vjen nga Banka Qendrore, e cila thotë se çmimi i pronave u rrit 8% këtë vit.

Numri i pronave të pashitura ka rënë këtë vit, për shkak të kërkesës për blerje nga qytetarë vendas e të huaj.

Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila shkruan se kërkesa për të blerë banesa ose njësi tregtare ishte e qëndrueshme, dhe ajo u reflektua edhe nga rritja e kredisë bankare.

Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se edhe cmimet u rritën në këtë periudhë me 8%, në krahasim me një vit më parë, ku rritja për Tiranën ishte edhe më e fortë.

Në shtrenjtimin e cmimit të banesave kanë ndikuar edhe kostot e rritura në ndërtim, kryesisht për shkak të rritjes në shpenzimet për paga dhe energji.

Ndërkohë në krahun e ofertës, numri i lejeve të ndërtimit ishte më i vogël se një vit më parë, por jo me rënie domethënës.

Agjentët në treg presin që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe mbeten optimistë në periudhë afatgjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8% appeared first on Euronews Albania.

Mafia komunikon edhe në “Ghost”, zbardhen komunikimet mes bandave

By: rom ario
19 September 2024 at 16:30

Një tjetër aplikacionin i inkriptuar që përdor bota e krimit është zbërthyer nga autoritetet e drejtësisë.

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol çoi në arrestimin e dhjetra personave në disa vende të botës pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Ghost”.

Aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare thuhet në një prej mediave australiane.

Një prej të arrestuarve i dyshuar për trafikimin e cannabis me vlerë 1.2 mln dollarë rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar.

Po ashtu nga ky aplikacion pritet të zbardhen komunikimet mes grupeve kriminale për vrasjet e pazbardhuar, trafiku i drogës, atentatet e shumë ngjarje të tjera për të cilat ende nuk ka një person përgjegjës para organve të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mafia komunikon edhe në “Ghost”, zbardhen komunikimet mes bandave appeared first on Euronews Albania.

Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak zjarret vdekjeprurëse në pyje

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:56

Presidentja peruane, Dina Boluarte shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën në tre rajone të vendit ku një valë zjarresh pyjore po përhapet dhe po shkatërron mijëra hektarë pyje.

Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile ka raportuar 34 zjarre aktive në pyje që kanë vrarë 16 persona dhe kanë lënë 140 të plagosur që nga korriku. 

Boluarte shprehu keqardhjen që një përqindje e madhe e më shumë se 230 zjarreve pyjore të regjistruara ditët e fundit ishin shkaktuar nga njerëzit, ndoshta nga praktikat kulturore stërgjyshore për të përgatitur tokën për kultivim dhe për të zgjeruar kufijtë bujqësorë.

Ajo tha se rreth 80% e tyre ishin “të kontrolluara”, por u kërkoi komuniteteve bujqësore të ndalonin djegien e kullotave.

12,355 hektarë janë djegur nga flakët dhe disa qytete në vend kanë mbetur pa ujë në atë që ekspertët thonë se është një nga thatësirat më të këqija në më shumë se një dekadë.

Boluarte tha se 20 tonë ndihma humanitare janë dërguar tashmë në Iquitos për të trajtuar mungesën e ujit të shkaktuar nga mungesa e shiut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak zjarret vdekjeprurëse në pyje appeared first on Euronews Albania.

SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

By: rom ario
19 September 2024 at 15:56

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“Aktorët kibernetikë dhe dashakeq iranianë ia kanë vazhduar përpjekjet prej qershorit për t’iu dërguar mediave amerikane materiale të vjedhura dhe jopublike të ndërlidhura me fushatën e ish-presidentit Trump”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se nuk ka të dhëna tani për tani që tregojnë ndonjë prej pranuesve të emaileve kanë kthyer përgjigje.

“Kjo veprimtari kibernetike dashakeqe është shembulli më i fundit i qasjes së gjithanshme të Iranit, siç u theksua në deklaratën e përbashkët nga gushti, për të ndjellë përçarje dhe për ta minuar besimin në procesin tonë zgjedhor”, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar se pret që Rusia, Kina dhe Irani të përpiqen të ndikojnë në politikat e SHBA-së “për përfitim të interesave të veta dhe për ta minuar demokracinë amerikane dhe qëndrimin e Uashingtonit në botë”

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Votuesit do të zgjedhin mes kandidatit republikan Donald Trump dhe asaj demokrate Kamala Harris.

Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Harrisin si zëvendësuese të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit appeared first on Euronews Albania.

Të dhënat sensitive e 6 milionë indonezianëve bëhen publike, ja për sa lekë u shitën

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:45

Të dhënat e rreth 6 milionë taksapaguesve në kombin e katërt më të populluar në botë, Indonezi, dyshohet se janë zbuluar dhe shitur.

Miliona numra identifikimi të tatimpaguesve janë “shitur për 10,000 dollarë në faqen e internetit të “Breach Forum” nga një llogari që pretendon se i përket një hakeri të njohur si Bjorka.

Shitja thuhet se u krye të mërkurën.

Të dhënat e rrjedhura përfshijnë numrat e ID-së kombëtare, emailet, adresat, numrat e telefonit dhe informacione të tjera personale, tha ai.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave e kombit të Azisë Juglindore, shtëpia e rreth 275 milionë njerëzve, po heton shkeljen e supozuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të dhënat sensitive e 6 milionë indonezianëve bëhen publike, ja për sa lekë u shitën appeared first on Euronews Albania.

Zbrdhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:34

Mes kandidatëtve që kanë shprehur interesin në Ministrinë e Brendshme, ditën e sotme janë bërë publik emrat e 15 prej tyre.

Kjo është lista e emrave që Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të enjte:

  • Adriatik Tafçiu
  • Altin Mena
  • Ardian Çipa
  • Gentjan Shehaj
  • Hajrulla Xhivini
  • Ibrahim Disha
  • Idajet Faskaj
  • Ilir Proda
  • Lutfi Minxhozi
  • Neritan Nallbati
  • Pëllumb Seferi
  • Rebani Jaupi
  • Sami Rasha
  • Shemsi Prençi
  • Skënder Hita

Kushtet të cilat duhet të plotësonin këta kandidatë ishin këto:

a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

b) të ketë shtetësi shqiptare;

c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç)  të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbrdhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Durrës| Qëlloi me armë zjarri drejt 3 kushërinjve dhe fqinjit, arrestohet 50-vjeçari

By: rom ario
19 September 2024 at 15:32

Një 50-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka qëlluar me armë gjahu drejt 4 shtetasve me të cilët u konfliktua (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij).

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësina e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.

Po ashtu bëhet e ditur se nga të shtënat janë dëmtuar lehtë 2 prej shtetasve të sulmuar, ndërkojë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Durrës| Qëlloi me armë zjarri drejt 3 kushërinjve dhe fqinjit, arrestohet 50-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Erdhi për turizëm në Shqipëri, ndalohet në Rinas pakistanezi i dënuar me vdekje

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 15:18

Muhammad Riaz ish-pjesëtar i forcave te Policisë, në një operacion të shkuar keq, akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje që ka ndodhur në një kishë.

Kur u akuzua padrejtësisht , ai u largua në Britaninë e Madhe ku jeton prej 16 vitesh dhe kishte përfituar statusin e azilantit politik.

Erdhi të hënën në Shqipëri për turizëm me bashkëshorten, ku kishin planifikuar të shkonin në Ksamil, por 45 vjeçari u ndalua në aeroportin e Rinasit në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar nga Pakistani për dënim me vdekje.

Gjykata e Tiranës lejoi gjatë një seance me dyer të mbyllura paraditen e së enjtes, arrestimin e kërkuar nga prokurori, edhe pse mbrotja ngriti 3 çështje si kundërshtim, Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Pakistanin, bëhet fjalë për një dënim me vdekje dhe ky shtetas ka një stasus azilanti të njohur nga autoritetet britanike.

Tashmë pritet qëndrimi politik i Ministrit të Drejtësisë i parashikuar nga ligji brenda 10 ditësh dhe mbrojtësit e pakistanezit , avokatët anglezë dhe shqiptarë do të apelojnë edhe tek autoritetet britanike rastin.

Shqipëria prej vitit 1998 ka hequr dënimin me vdekje dhe nuk i lejohet të ekstradojë shtetas që rrezikojnë jetën në vendin kërkues.

Si i tillë rasti në fjalë mund të apelohet drejtpërdrejt në Gjykatën e Strasburgut në bazë të rregullit 39 të statutit të gjykatës.

Kujtojmë që Shqipëria është dënuar më parë për një rast të ngjashëm edhe pse kërkuesi ishte SHBA dhe jo një vend si Pakistani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdhi për turizëm në Shqipëri, ndalohet në Rinas pakistanezi i dënuar me vdekje appeared first on Euronews Albania.

Dumani takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, zbardhen temat e diskutimit

By: rom ario
19 September 2024 at 15:13

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blättler, në Bernë.

Përmes një njoftimi SPAK ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi të nivelit të lartë u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Po ashtu, gjatë takimit Dumani dhe Blättler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve.

Dumani dhe Blättler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.

Njoftimi i SPAK:

Takim i nivelit të lartë mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Bernë 18 shtator 2024

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme z. Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, z. Stefan Blättler, zhvilluan një takim konstruktiv në Bernë, në datën 18 shtator 2024. Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Të dy drejtuesit e lartë, z. Dumani dhe z. Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar.

Gjatë takimit, z. Dumani dhe z. Blättler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve. Ky bashkëpunim ofron mundësi të shkëlqyera për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm me qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe për krijimin e strategjive dhe njësive të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet.

  1. Dumani dhe z. Blättler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dumani takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, zbardhen temat e diskutimit appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

By: fra nc
19 September 2024 at 14:51

Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Shqipëria renditet e shtata nē botë sa i përket çmimit të naftës. Në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices, qytetarët në vendin tonë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithë pjesa tjetër e globit.

Tregu global sot është i stabilizuar, dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.

Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtine dhe taksat, pasite gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

Kujtojmë se në bursën europiane, një fuci naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëvë djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar

By: fra nc
19 September 2024 at 14:34

Admir Tutaj, 25 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik armësh është ekstraduar këtë të enjte nga Kolumbi.

25-vjeçari u arrestua në Kolumbi më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tutaj është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor

19 September 2024 at 14:34

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune.

Në këtë takim morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidentin e saj.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionere për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për “agjendën e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE.

 

The post Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

❌
❌