Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Sot News | Lajme

Çfarë ndodhi? KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

7 October 2024 at 13:58

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Xhemal Saliaj, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4 tetor. KPK e mori vendimin për subjektin e rivlerësimit me shumicë votash. Xhemal Saliaj mbante detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

The post Çfarë ndodhi? KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj appeared first on Sot News | Lajme.

Vijojnë efektet e rënies së Euros/ Forcimi i lekut tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar

7 October 2024 at 13:52

Rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun po vazhdon të japë një efekt negativ mbi madhësinë e bilancit të sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti forcimi i lekut ka pasur një efekt negativ prej rreth 28 miliardë lekësh në totalin e aktiveve të sektorit bankar, krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, Banka Qendrore vlerëson se gjatë vitit të fundit, vlera e ndikimit statistikor negativ të kursit të këmbimit ka ardhur në rënie.

Në krahun e aktiveve, forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me titujt, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare (për rreth 10 miliardë lekë, për secilin). Në anën e pasivit, efekti i kursit mbi vlerën e raportuar të depozitave në valutë vlerësohet në rreth 21 miliardë lekë. Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndjerë edhe për pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, për një vlerë rreth 15 miliardë lekë.

Në fund të muajit qershor 2024, kursi i këmbimit euro-lek zbriti në nivelin e 100.3 lekëve, nga 106.4 lekë që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia me 5.8% e kursit të euros rrjedhimisht ka vazhduar të reflektohet në një tkurrje të vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar. Në terma vjetorë, aktivet dhe detyrimet në valutë u rritën me nga 4%, por të korrigjuara për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto norma rritjeje llogariten përkatësisht në 9% dhe 10%.

Pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë ndaj totalit të bilancit ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Në fund të periudhës, aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar në valutë zinin përkatësisht 50% dhe 49% të totalit të bilancit. Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe janë investimet në kredi dhe ato në titujt e qeverisë. Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe mbizotërohet nga depozitat në valutë. Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e kufizuar të sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve të sektorit bankar në mesin e këtij viti ishte 2.03 trilionë lekë, në rritje me 7.2% (136 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Kontributin kryesor në rritjen e aktiveve e ka dhënë zgjerimi i aktivitetit kreditues me 11.3% (85 miliardë lekë) dhe i investimeve në tituj me 9.3% (68 miliardë lekë). Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti aktivet e sektorit bankar përbënin rreth 85% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./ Monitor

The post Vijojnë efektet e rënies së Euros/ Forcimi i lekut tkurri me 28 miliardë lekë në një vit madhësinë e sektorit bankar appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, Pjerin Ndreu: PD do penalizojë veten me dhunën, përshembull ja receta ime si ish-polic

7 October 2024 at 13:48

Pjerin Ndreu, kreu i bashkisë së Lezhës, i ftuar në një intervistë televizive, tha se Lezha nuk është prekur nga përmbytjet e fundit në vend. Ai theksoi se ky qytet do të dalë nga harta e zonave problematike sa i përket përmbytjeve, falë një investimi të ri që përfundon në 2026-ën, dhe mbikëqyret nga KFV-ja gjermane.

Sasia e reshjeve në Lezhë ka qenë më pak se sa në Vlorë. Ajo sasi që ka rënë në Vlorë është e pamenaxhueshme edhe në qytetet më të mira të botës. Lezha pati një situatë jo më shumë se dy orë, uji është tërhequr. Ne në vite kemi bërë disa lehtësime, por s’e kemi zgjidhur problemet. Problemi zgjidhet tani, kemi firmosur lejen e punimeve, besoj nga java tjetër fillojmë masivisht, gjithë sistemi i ujërave të zeza dhe të bardha futet në investim. Ky problem s’do ekzistojë më. Një stacion i fuqishëm pompash do bëjë që të thithet uji menjëherë në Lezhë. Me këtë investim Lezha del nga harta e qyteteve që mund të kalojë në kaos me shirat që bien. Ka patur një problem në tregun e qytetit ku një çati është çarë. Tregu menaxhohet nga privatët. Ne mund të ndërhyjmë si ndërmjetës, duke u dhënë ultimatum atyre qe menaxhojnë tregun.

S’ka pasur asnjë dëm nga reshjet, dy orë ka zgjatur, uji është tërhequr. Tashmë do zgjidhim problemin përfundimisht dhe do dalim para qytetarëve me problematikë të zgjidhur. Është lidhur kontrata. Do fillojnë punimet masivisht. Punimet janë me supervizor gjerman. Ndërhyn KFV-ja. Priten të përfundojnë në 2026, por faza e parë e qytetit do mbyllet më shpejt. Ujërat e zeza s’do derdhen më në lumë, por në impiant, dhe ujërat e bardha do disiplinohen”.

Ndreu tha se sot Bashkia Lezhë është me zero borxhe. Sa i takon protestës Ndreu tha se PD do të penalizojë veten duke bërë akte të dhunshme.

Protesta fare s’më shqetëson. A do recetën time si ish-polic. Do dalin do thyejnë, do djegin, do bëjnë, do shkojnë te shtëpia me zero përfitim, do humbin shumë në sytë e opinionit publik, dhe do marrin ndonjë penalizim të gjithë ata që do kryejnë akte të tilla të dhunshme. Qeveria s’bie me protesta militantësh. Kurrë s’ka rënë me protesta militantësh. Ky zotëria do ushtarë të familjes së vet që t’i nxjerrë në luftë dhe t’i tregojë muskujt Europës, Amerikës, qeverisë, që po s’më konsideruat mua do bëj luftë. Do bëjnë ca dëme që do t’u bien atyre në kokë”.

The post Protesta e opozitës, Pjerin Ndreu: PD do penalizojë veten me dhunën, përshembull ja receta ime si ish-polic appeared first on Sot News | Lajme.

5 grupe në terren dhe 4 në komisariate, Avokati i Popullit merr masat për ndjekjen nga afër të zhvillimeve të protestës

7 October 2024 at 13:40

Pesë grupe monitorimi të ngritur nga Avokati i Popullit do të jenë sot në terren gjatë protestës së opozitës në orën 18:00 para Kryeministrisë, me qëllim ndjekjen nga afër të zhvillimeve.

Po ashtu, katër grupe të tjera monitorimi pas protestës do të jenë prezentë në komisaritatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.

Masat e marra nga institucioni i Avokatit te Popullit, vijnë në përmbushje të misionit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve

“Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht”, thuhet në njoftim, ndërsa më tej i bëhet thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cenuar të drejtat e qytetarëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje gjithashtu edhe protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë.

The post 5 grupe në terren dhe 4 në komisariate, Avokati i Popullit merr masat për ndjekjen nga afër të zhvillimeve të protestës appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë…

7 October 2024 at 13:38

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës së paralajmëruar pasditen e së hënës. Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie, të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera ku do mbahet tubimi. Gazetarja Etleva Delia, duke komentuar planin e masave nga policia, tha se ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë.

“Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedent, mund të jenë dhe personazhe të proceduar ose të rinj që policia kriminale mund t’i ketë skeduar. Si rregull kjo duhet të jetë sfida kryesore për të ndaluar ngjarje të tilla për më tepër kur ka info për skenarë të caktuar, që të mos përshkallëzojë situata për ngjarje dhe incidente më të rënda. Çështja është që plani i masave në letër është ndryshe se çfarë mund të ndodhë gjatë tubimit.

Mund të ketë personazhe të futur enkas mes turmës që mund të ketë protestues paqësor, dhe personazhe të caktuar krijojnë rrëmujën. Kanë ardhur edhe nga rrethet të Forcave Shqiponja, ata që angazhohen rreth protestës janë në strukturat e rendit. Forcat Renea qëndrojnë nëpër struktura të larta, jo të përfshira, por për të mbajtur nën vazhgim situatën nga larg.

Drejtori i policisë së Tiranës do të ketë pas vetes dy punonjës të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo drejtues të tjerë në krye për t’i orientuar se ku duhet të vendosen”, tha mes të tjerash gazetarja.

The post Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

Sot protesta e opozitës/ Kryeministria ‘vishet’ me çelik, lyhen me graso shtyllat në bulevard

7 October 2024 at 13:28

Nga ora 18:00 deri në 22:00 të kësaj të hëne, Partia Demokratike do të protestojë në kryeqytet, në të parin akt të mosbindjes civile kundër qeverisë Rama, sipas kryetarit të tyre, Sali Berisha. PD ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por pritet që të ketë një itinerar ndryshe nga tubimet e mëparshme.

Me shumë gjasë do të ketë marshim në drejtim të Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa pika të tjera kyçe që mund të bllokohen janë edhe kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi, përveç bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e tubimit duke angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, ndërsa grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.

Përveç policisë për protestën e PD është angazhuar edhe Garda e Republikës në mbrojtjen e institucioneve. Mësohet se stafi i sigurisë së Gardës do të dislokohet në ambientet e brendshme të Kryesisë dhe Parlamentit duke nisur nga ora 16:00, ndërsa perimetri i jashtëm do të mbulohet nga policia. Në krahun tjetër, te Kryeministria ku pritet edhe të nisë protesta, janë marrë masa për fortifikimin e dyerve kryesore të godinës, që janë mbuluar me veshje metalike. Po ashtu punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka nisur lyerjen me graso të shtyllave të ndriçimit pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, e përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

The post Sot protesta e opozitës/ Kryeministria ‘vishet’ me çelik, lyhen me graso shtyllat në bulevard appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile drejt Surrelit? Xhaferri: S’do ketë më normalitet, nuk përjashtohet asnjë skenar, e di vetë turma

7 October 2024 at 13:28

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri, i ftuar në një intervistë televizive, zbardhi detaje mbi protestën e thirrur sot nga PD, që ka bërë thirrje për mosbindje civile, deri në arritjen e qeverisë teknike.

I pyetur mbi mundësinë e një marshimi drejt Surrelit, Xhaferri tha: “Do vendoset në moment nga vet turma, s’ka skenarë të paracaktuar, por s’ka edhe skenarë të përjashtuar”.

Xhaferri tha ndër të tjera që nga sot s’do ketë më normalitet shoqëror dhe do shkohet drejt grevave dhe bojkotove.

“Njerëzit do mblidhen në orën 18:00 dhe të gjithë do protestojnë sipas mënyrës që ndjejnë për të protestuar, do jetë një marshim në rrugë, dhe presim një numër shumë të madh njerëzish, pasi na marrin në telefon dhe na thonë që mezi presim orën. Patjetër që është një protestë e Tiranës, por ne s’mund t’i përjashtojmë qytetarët që duan të vijnë nga rrethet. Sasinë kryesore të protestuesve e bëjnë qytetarët e Tiranës. Orari i pasdites i jep mundësinë çdo të riu që të vijë në protestë.

Të rinjtë janë pjesa thelbësore e çdo proteste, dhe besoj edhe në këtë ditë do na bashkohen me mijëra. Sot protestohet për të shkuar në një rrugë pa kthim drejt mosbindjes civile deri në arritjen e qeverisë teknike. Të bëhet në formatin e Maqedonisë së Veriut, tre muaj qeveri teknike, ku Rama të mos jetë absolutisht kryeministër. Një opozitë sot duhet të bëjë rezistencë, revoltë, që të rrezohet kjo narko-qeveri. Rezistencë me orë të tëra, rezistencë pa fund. Kjo është vetëm çelja e mosbindjes civile, nuk mbyllet sot. Le të marrë ditë muaj ne do t’ia arrijmë kësaj gjëje, s’do bëjmë asnjë pakt deri në mosbindje civile. Çdo protestë kombëtare shkon përtej PD-së. Është populli shqiptar përballë Ramës.

Nuk do ketë më normalitet shoqëror, do shkohet drejt grevave, bojkoteve, drejt bllokimve, të paralizimit të jetës ekonomike-sociale, që është një jetë e intubuar. Të gjitha forcat opozitare në opozitë janë të ftuara t’i bashkohen protestës në mosbindje civile. Kjo është një kërkesë e qytetarëve që s’duan më fjalime, duan marshim. Njerëzit duan t’i dalin ballë Edi Ramës. Sot do jetë protestë e nivelit të Europës Perëndimore, Gjermanisë, Italisë, Spanjës. ”

The post Mosbindja civile drejt Surrelit? Xhaferri: S’do ketë më normalitet, nuk përjashtohet asnjë skenar, e di vetë turma appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha i bashkohet sot protestës? Boçi ‘shuan’ pikëpyetjet: Është vendimmarrje që…

7 October 2024 at 13:18

“Përplasje ballore me regjimin që vetëkërkon të bëjë luftë për zhdukjen e opozitës!”, kështu e cilësoi protestën e sotme nënkryetari i PD Luçiano Boçi. I ftuar në një studio ai u shpreh se Partia Demokratike gjithnjë ka pasur mbështetjen e qytetarëve në tubime.

“Protestat e PD kanë qenë të suksesshme sepse janë format kryesore të komunikimit me njerëzit dhe forma më e lartë është fushata zgjedhore. Ne nuk kemi kërkuar ta stimulojmë publikun sepse mbart pak atë pjesën artificiale, ne kërkojmë besimin që të na atashohen sepse beteja është për qëllimet më të larta. Jemi në front lufte dhe kemi përballë të njëjtin armik, që ka afektuar jetën sociale e politike në vend. Realiteti është ky! Ne kemi mbështetje reale sepse protestat kanë pasur zë nga shqetësimet e qytetarëve dhe qëllimet janë të tyre por të shprehura në formë të koncentruar politike.”

Boçi mohoi të ketë më ndasi brenda kësaj force politike.

“Demokratët në bazë janë më të bashkuar se pjesa lart, por tanimë po konkretizohet bashkimi edhe në pjesën e organizimit kapilar të partisë, në nivel grup seksioni dhe seksioni.”

I pyetur se a ekziston mundësia që kryedemokrati Sali Berisha të thyejë sot masën e sigurisë e t’i bashkohet protestës, ai u shpreh: Kemi aksion përpara dhe kërkesat tona janë shumë të thjeshta e konkrete. Sinqeriteti i kauzës tonë nuk varet a do dalë Berisha apo jo, është vendimmarrje që i takon atij. Shoh mënyrën si shpërndahet propaganda, me interpretime të tilla. Marrja e iniciativës për mosbindje civile është bërë nga PD dhe Sali Berisha që është në arrest shtëpie.

“Rama do të detyrohet të heqë dorë nga menaxhimi i pisët i pushtetit, nga presioni qytetar dhe reagime të tjera që do vijnë. Do jetë vullneti i qytetarëve ai që vendos se kush do e marrë drejtimin e e vendit”, përfundoi Boçi.

The post Berisha i bashkohet sot protestës? Boçi ‘shuan’ pikëpyetjet: Është vendimmarrje që… appeared first on Sot News | Lajme.

Kanosi kolegët e tij pas një mosmarrëveshje të çastit, bie në pranga zyrtari i lartë i uniformave blu

7 October 2024 at 13:18

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje”.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë. Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

The post Kanosi kolegët e tij pas një mosmarrëveshje të çastit, bie në pranga zyrtari i lartë i uniformave blu appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik, këshilla dhe motivim: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë

7 October 2024 at 13:13

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot nisjen e vitit të ri akademik 2024-2025 në Shqipëri.

Presidenti Begaj zgjodhi të përshëndesë studentët dhe pedagogët këtë vit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, një nga më të vjetrit në Shqipëri dhe i pari në të gjitha rankimet kombëtare e ndërkombëtare.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj këshilloi studentët të përkushtohen në studime për të dhënë modelin e arritjes së suksesit përmes mundit që shpërblehet dhe jo përmes rrugës së shkurtër të arritjeve pa meritë: “Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë! Studioni e mësoni shumë! Mësoni edhe nga ata, rinia e të cilëve ofronte shumë pak mundësi. Kurrë mos u dorëzoni! Eksploroni gjithçka në fushën që keni zgjedhur dhe bëni miq të mirë!”

Presidenti i Republikës inkurajoi studentët të ndjekin shembuj motivues. Ndërsa jemi në “Tetorin e librit”, Presidenti Begaj rekomandoi “Make Your Bed” të Admiralit William H. McRaven, një libër që të frymëzon me këshillat e tij, filozofia e të cilit është: Nëse nuk arrijmë të bëjmë siç duhet gjërat e vogla, ne nuk do të mundim të kryejmë asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha. Gjërat e vogla mund t’ju ndryshojnë jetën dhe ndoshta botën”.

“Patjetër që shembuj pozitivë ka plot”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili ndau me studentët edhe modelet shqiptare që frymëzojnë:

“Dua t’ju them se gjatë këtyre 2 viteve si President i Republikës kam shkuar në shumë treva të Shqipërisë dhe vërtetë ka shumë shembuj që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të përqafohen, nga Shkodra, nga Saranda, nga Konispoli, nga Peqini, nga Elbasani, ka shumë e shumë që realisht meritojnë medalje, por unë dua të përmend një shembull që më ka prekur shumë, një shembull që vjen nga nxënësit e shkollës profesionale të Cërrikut. Ata nxënës, me shumë dashuri dhe pasion, demonstronin bankën e tyre të farërave, fara të drithërave, të cilave ata iu kushtonin një rëndësi të madhe, jo vetëm sepse i mbronin, jo vetëm se i promovonin, por sepse ata i shkonin çdo fermeri për t’ju treguar se cila ishte fara e duhur për t’u mbjellë. Unë besoj se shembullin e këtyre nxënësve do ta kemi nesër me ju kur të diplomoheni”.

Presidenti i Republikës përgëzoi të rinjtë që kanë zgjedhur të qëndrojnë e të studiojnë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi si detyrim të autoriteteve shtetërore plotësimin e kushteve të jetës universitare, si dhe garantimin e tregut të punës.

“Ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e të nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë, dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, – u shpreh, ndër të tjera, Presidenti Begaj, i cili, duke iu referuar avancimit të pandalshëm të teknologjisë, theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të përgatiten për sfidat e të ardhmes duke thelluar njohuritë dhe përvetësimin e aftësive të reja.

Presidenti i Republikës inkurajoi studentët të fokusohen në jetën universitare dhe të kërkojnë çdo të drejtë që u përket: “Kërkoni atë që ju duhet në jetën tuaj universitare!

Kërkoni të drejtën tuaj! Këmbëngulni që të merrni dijen! E ardhmja varet nga ju!”

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u kërkoi drejtuesve të universiteteve dhe pedagogëve të jenë udhërrëfyes dhe frymëzues për të rinjtë përmes promovimit të lirisë akademike, investimeve në kërkimin shkencor dhe rritjes së cilësisë së edukimit, një nga elementët thelbësorë për rininë shqiptare.

The post Begaj uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik, këshilla dhe motivim: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile nga opozita, Kaso: Shifrat flasin për një pjesëmarrje masive, ja cilat janë kërkesat tona

7 October 2024 at 12:57

Mbahet sot protesta e opozitës, ku Partia Demokratike në orën 18.00 do të zbresë në shesh kundër qeverisë, në një protestë që është paralajmëruar të jetë ndryshe nga herët e tjera.

Në Kryesinë e PD u vendos që të jetë një protestë marshim në formën e mosbindjes civile dhe shifrat flasin që do të ketë pjesëmarrje masive të protestuesve nga rrethet dhe degët e PD-së, tha drejtuesi politik i PD për qarkun Korçë, Ivi Kaso, i ftuar në një intervistë televizive.

“Informacioni ne selinë e PD-së është se ka një mobilizim të madh të degëve të PD-së në rrethe ashtu edhe në Tiranë për të siguruar një pjesëmarrje masive, të paktën të militantëve të PD-së, të asaj pjese të strukturë që ka kohë që e pret një protestë të tillë.

Sigurisht pa lënë mënjanë, edhe aspektet e rëndësishme të sensibilizimit në një mase të madhe të qytetarëve që kanë 1001 arsye për të protestuar dhe jo të fundit edhe objektivi politike që ne kemi synuar, që është krijimi i një qeveri teknike që do të garantonte zgjedhjet por sikundër edhe kërkesa për lirimin e liderit të PD-së, nga persekutimi dhe burgosja politike.

Jemi duke verifikuar shifrat e raportuara nga degët dhe gjithçka tregon se ka për të pasur një pjesëmarrje masive, kundrejt gjithçkaje që po bën pushteti për të dekurajuar njerëzit që të vijnë me historinë sikur në Tiranë do bëhet nami.

Sigurish ka për të qenë protestë e pazakontë por të gjithë janë të inkurajuar që të vijnë të protestojnë bashke me ne.”

Sipas Kasos, kërkesa kryesore në këtë protesta ka të bëj me nismën e krijimit të mundësive për zgjedhje të drejta dhe të lira.

“Kërkesat tona janë kryekëput politike dhe situata është edhe me rëndësi sepse i takon çështjes së zgjedhjeve, kërkesa jonë kryesore ka të bëj e procesin e ardhshëm zgjedhor përmes një qeverie teknike e cila duhet garantojë procesin zgjedhor, garantimi i rregullave të barabarta në një fushë zgjedhore. Kemi parë n

Tu japim mundësi që të bëjmë zgjedhje e të mos bëjnë votime. Siç është qëllimi i Ramës që të mos i lër shqiptarët që të bëjnë zgjedhje të lira.”

The post Mosbindja civile nga opozita, Kaso: Shifrat flasin për një pjesëmarrje masive, ja cilat janë kërkesat tona appeared first on Sot News | Lajme.

Përmbytjet/ KLSH “mësyn” Vlorën nis auditimin e disa institucioneve për zbulimin e shkaqeve

7 October 2024 at 12:42

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës. Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës.

The post Përmbytjet/ KLSH “mësyn” Vlorën nis auditimin e disa institucioneve për zbulimin e shkaqeve appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta sotme e opozitës, Partia Republikane thirrje qytetarëve për t’ju bashkuar tubimit

7 October 2024 at 12:40

Partia Republikane e Shqipërisë ka reaguar ndaj protestës së sotme të opozitës, duke bërë thirrje për mobilizim masiv të qytetarëve.

Në një deklaratë, ata theksojnë se kjo është një mundësi për të protestuar jo vetëm për të drejtat e opozitës, por edhe për të mirat e çdo shqiptari dhe për të ardhmen e vendit.

Kjo protestë vjen pas thirrjeve për mosbindje civile nga Partia Demokratike dhe figura të tjera opozitare, me Partinë Republikane që tani i është bashkuar këtij apeli.

Sipas tyre, është e domosdoshme që shqiptarët të reagojnë, duke theksuar se vendi është nën kontrollin e një personi të vetëm, kryeministrit Rama.

Kjo situatë, sipas Partisë Republikane, kërkon angazhim dhe unitet nga të gjithë qytetarët për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë.

Deklarata e plotë:

“Sot shqiptarët do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë. Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Sot nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë cdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqipëtarëve.

Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhëra dhe për interesa okulte klanore. Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave.

Asnjë e drejtë dhe liri themelore, liri ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe opozitës, nuk respektohet, nëse nuk i shërben Ramës dhe qeverisë. Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Votat blihen dhe vidhen me një ushtri patronazhistësh dhe banditësh, që bëjnë shantazh në emër të shtetit. Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë.

Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës. Pushteti gjyqësor përdoret si armë politike kundër opozitës, në kundërshtim me Kushtetutën, kodet dhe ligjin.

Cdo shqiptar sot duhet të kuptojë se nuk është duke soditur fatin e opozitës, por fatin e tij dhe familjes së tij. Ky pushtet po hyn në cdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë.

Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë!”

The post Protesta sotme e opozitës, Partia Republikane thirrje qytetarëve për t’ju bashkuar tubimit appeared first on Sot News | Lajme.

Shqiptari qëllon me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase në Itali, adoleshenti në gjendje kritike për jetën

7 October 2024 at 12:29

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur rëndë djalin e partneres së tij ukrainase. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pas një debati mes shqiptarit dhe 18-vjeçarit në banesën në Novate Milanese. I riu është qëlluar me plumb në qafë nga 45-vjeçari dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda në Milano.

Ndërkohë, shqiptari u arrestua për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve paraprake, të shtënat ndodhën pak pas orës 03:30 të mëngjesit. Nuk dihet nëse në momentin e debatit ka qenë e pranishme edhe nëna e të riut, 39-vjeçarja ukrainase. Në shtëpinë ku ndodhi ngjarja u gjet një gëzhojë, nga arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.

The post Shqiptari qëllon me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase në Itali, adoleshenti në gjendje kritike për jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, ja kur pritet që KQZ-ja t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos

7 October 2024 at 12:26

Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti jap mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish deputetin Ervin Salianji, raporton gazetarja Esiona Konomi. Ky i fundit sipas vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë do të vuajë dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Burgosja e Salianjit u bë shkas që edhe opozita të ndërmarrë një aksion parlamentar fillimisht me djegie karrigesh e manekinash duke fajësuar Ramën dhe mazhorancën për vënien pas hekurave të Salianjit.Ndërkohë vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në parlament kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Ajo seancë u bë shtysë që opozita të marrë karriget e saj, ti hedh jashtë në oborr e ti vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti. Tashmë sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputetë për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.

The post Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, ja kur pritet që KQZ-ja t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjike/ Bllokohet në makinerinë e xhinseve teksa punonte, humb jetën 25-vjeçarja

7 October 2024 at 12:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Glavki në Larisa, Greqi, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune në një fabrikë xhinsesh. Sipas informacioneve të mediave greke, e reja dyshohet se ka mbetur e bllokuar në një makineri pak para orës 4 të mëngjesit.

Për ta nxjerrë nga situata e rrezikshme, kanë qenë të nevojshëm 12 punonjës të zjarrfikëses. Megjithatë, kur ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe e ka transportuar atë në spital, fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

The post Tragjike/ Bllokohet në makinerinë e xhinseve teksa punonte, humb jetën 25-vjeçarja appeared first on Sot News | Lajme.

U sulmua nga ushtria ukrainase, shpërthen depoja ruse e naftes në Krime

7 October 2024 at 12:18

Ushtria ukrainase ka kryer një sulm në një terminal nafte në brigjet e gadishullit të okupuar të Krimesë, i fundit në një valë sulmesh që synojnë objektet energjetike të kontrolluara nga Rusia.

Zyrtarët në Kiev thanë se forcat raketore të vendit filluan sulmin gjatë natës në terminalin Feodosia, objekti më i madh i përpunimit të naftës në gadishull. Nuk raportohet për viktima nga shpërthimi.

Një emergjencë në nivel komunal është shpallur, me 300 njerëz të evakuuar nga Feodosia për shkak të zjarrit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Në një deklaratë që njoftonte sulmin, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se produktet e naftës të dërguara nga terminali po përdoreshin për të “plotësuar nevojat e ushtrisë pushtuese ruse”.

Kievi ka thënë se sulmet e tij në objektet energjetike ruse janë një hakmarrje e drejtë për sulmet e Moskës në infrastrukturën e saj energjetike, të cilat shpesh kanë zhytur miliona në errësirë.

The post U sulmua nga ushtria ukrainase, shpërthen depoja ruse e naftes në Krime appeared first on Sot News | Lajme.

Fejohet ish-konkurenti i ‘Përputhen’, partneren e urojnë për shtatzaninë (Foto)

7 October 2024 at 12:11

Ish-konkurrenti i ‘’Përputhen’’, Andi Shehu dhe partnerja e tij, Enki janë fejuar. Çifti dashurinë e tyre prej shumë kohësh e finalizuan me një festë mjaftë të veçantë ku kishin të ftuar miq dhe familjarë të ngushtë.

Ata kanë ndarë edhe disa detaje në rrjetet sociale, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve. Mirëpo, duket se publikut nuk i shpëton asgjë. Shumë komente kanë vënë re barkun e rrumbullakosur të Enkit, duke aluduar se ajo është në pritje të ëmbël. E nëse është e vërtetë, ne i urojmë shtatzani të mbarë!

The post Fejohet ish-konkurenti i ‘Përputhen’, partneren e urojnë për shtatzaninë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e ditës së sotme nga opozita/ PD mbledhje në seli, ja dy skenarët që mund të vihen në zbatim gjatë tubimit

7 October 2024 at 12:08

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e opozotës e cila është paralajmëruar se do të mbahet në orën 18:00. Pak orë para protestës në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë. Ky takim po mbahet në kuadër të protestës ndërsa raportohen se dy janë skenarët në lidhje me tubimin.

Mësohet se fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria e më pas ata do të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore. Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.

The post Protesta e ditës së sotme nga opozita/ PD mbledhje në seli, ja dy skenarët që mund të vihen në zbatim gjatë tubimit appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja voluminoze me 500 faqe/ Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

7 October 2024 at 12:05

Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme. Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim. Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.

Materialet i janë dorëzuar me postë strukturës së posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake. Hetimet për dosjen “Partizani” u mbyllën në datë 25 shtator, ku SPAK thirri personat e pandehur për t’i komunikuar akuzat secilit.

The post Dosja voluminoze me 500 faqe/ Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌