Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Deputetë sa në 1997/ Berisha i përgjigjet Ramës: Do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992

By: user7
16 September 2024 at 14:49

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha. Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, Berisha i ka kthyer përgjige kryeministrit Edi Rama se PD-ja në zgjedhjet e përgjithshme do të marrë aq mandatë sa ka marrë në ’97. Më tej, Berisha theksoi se do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve.

“Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar. Por një gjë dua të ju garantoj se shtylla më kryesore e sovraniteti të brendshëm të një vendi është ekzistenca e një opozite të pavarur, ose të varur në kushtetutë.

Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike.

Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme,” tha Berisha.

The post Deputetë sa në 1997/ Berisha i përgjigjet Ramës: Do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 appeared first on Lapsi.al.

Jorida Tabaku për statusin e minatorit: Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe

By: user7
16 September 2024 at 13:32

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është takuar me minatorët të cilët po protestonin para Parlamentit. Ajo shprehet se minatorët kërkojnë statusin e minatorit, ku ndër të tjera ajo thotë se kjo lloj pune është ndër më të vështirat, më të rëndat dhe me sigurinë më të ulët të jetës.

Tabaku vë gishtin nga qeveria duke thënë se keqshpenzon taksat duke mos bërë të mundur ofrimin e statusit të minatorit për rreth 3200 minatorë. Tabaku shprehet se pensionet e minatorëve duhet të trajtohen ndryshe.

Reagimi i plotë:

Duke qenë se i pashë në protestë tek Parlamenti, ndalova për të biseduar se kush janë problemet. Ata kërkojnë statusin e minatorit për pothuajse 3500 minatorë që janë në një ndër punët më të vështira, më të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës, e cila siguron të ardhura të ulta për familjen. Por çfarë ndodh kur del në pension, përveç faktit që është me një rrezik të lartë.

Një qeveri që keqshpenzon taksat më shumë se çdo qeveri tjetër. Mirëpo s’ka pasur vend në buxhet për rreth 3200 minatorë dhe tu ofrojë statusin e minatorit! Kjo duhet ndryshojë! Ndaj sot e nisa ditën me minatorët për një propozim tjetër ligjor! Puna duhet respektuar! Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe!

The post Jorida Tabaku për statusin e minatorit: Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe appeared first on Lapsi.al.

Zyrtarja e DASH në Tiranë: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet menjëherë në BE

By: user7
16 September 2024 at 12:49

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland ka deklaruar se SPAK është institucioni që duhet të tejkalohet problemi i korrupsionit në Shqipëri. Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë, Hyland tha se nëse vendi ynë arrin të mundt korrupsionin, do të integrohet menjëherë në BE.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim. Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”, tha Hyland.

The post Zyrtarja e DASH në Tiranë: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet menjëherë në BE appeared first on Lapsi.al.

Përplasjet me von der Leyen, Komisioneri Europian i Francës jep dorëheqjen

By: user7
16 September 2024 at 12:10

Komisioneri evropian i Francës, Thierry Breton, ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur “qeverisjen e dyshimtë” në ekzekutivin e BE-së të udhëhequr nga Ursula von der Leyen.

Breton, i cili ishte përgjegjës për tregun dhe politikën industriale të BE-së, njoftoi dorëheqjen e tij të menjëhershme në një postim në X të hënën në mëngjes.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte emëruar Breton për të shërbyer një mandat të dytë si komisioner i BE-së në qershor. Por Breton tha në letrën e tij të dorëheqjes se von der Leyen i kishte kërkuar Parisit të tërhiqte emrin e tij “për arsye personale që në asnjë rast ju [von der Leyen] nuk keni diskutuar drejtpërdrejt me mua”.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve të fundit – dëshmi e mëtejshme për qeverisjen e dyshimtë – më duhet të konkludoj se nuk mund të ushtroj më detyrat e mia”, shtoi ai.

Breton njoftoi dorëheqjen e tij me një prekje teatrale, duke postuar në X një kornizë bosh të varur në një mur. “Lajm i fundit: portreti im zyrtar për mandatin e ardhshëm të Komisionit Evropian”, shkroi ai, me letrën e tij të dorëheqjes pas në një postimi të veçantë.

Njoftimi shton rrëmujën rreth emërimit të ekipit kryesor të von der Leyen, i cili tashmë po vonohet. Në kërkim të një formacioni më të balancuar gjinor, von der Leyen shkaktoi pa dashje një grindje politike në Slloveni pasi ushtroi presion mbi qeverinë për të tërhequr një kandidat mashkull.

Ajo pritet të zbulojë detajet e komisionit të ardhshëm, i cili ka një mandat pesëvjeçar, pas takimeve me eurodeputetë të lartë të martën. Ekipi i saj përbëhet nga 27 komisionerë të BE-së, një nga çdo shtet anëtar, të cilët kolektivisht do të jenë përgjegjës për zbatimin e ligjit të BE-së që përfshin një sërë fushash duke përfshirë mjedisin dhe klimën, politikën industriale dhe ekonomike, punët e jashtme, migrimin, bujqësinë dhe peshkimin.

Breton ishte një nga komisionerët e profilit të lartë të von der Leyen, i cili u përplas me kompanitë amerikane të teknologjisë si X dhe Meta mbi rregulloret për të frenuar efektet e dëmshme të internetit dhe mbikëqyri lëvizjet për të rritur prodhimin e municioneve të BE-së në dritën e luftës në Ukrainë.

Komisioni nuk ka komentuar largimin e Bretonit.

The post Përplasjet me von der Leyen, Komisioneri Europian i Francës jep dorëheqjen appeared first on Lapsi.al.

Pëllumb Gjoka në Kushtetuese, kërkon pavlefshmëri të përgjimeve SKY ECC

By: user7
16 September 2024 at 11:18

Përgjimet e përftuara nga aplikacioni “Sky ECC” kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për ti rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë investitorit strategjik Pëllumb Gjoka. Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ECC”. Padia ka kaluar nga Dhoma e Këshillimit në seance publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës.

Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga “SKY ECC” ka arrestuar dhe vënë nën akuzë ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzoj ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.

The post Pëllumb Gjoka në Kushtetuese, kërkon pavlefshmëri të përgjimeve SKY ECC appeared first on Lapsi.al.

Durrës/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, përfundojnë në oborrin e një banese

By: user7
16 September 2024 at 10:48

Një aksident është regjistruar paraditen në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese në rrugën “Azem Hajdari” në Spitallë mëngjesin e sotëm.

Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si në mjetet, ashtu edhe në rrethimin e oborrit të banesës.

Mësohet se ky është rasti i dytë ku brenda pak ditësh në po të njëjtin vend, makinat përfundojnë nga përplasja e fuqishme drejt e në oborrin e banesave të zonës.

The post Durrës/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, përfundojnë në oborrin e një banese appeared first on Lapsi.al.

Zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes në Malësinë e Madhe: Më rrahën nipin

By: user7
16 September 2024 at 10:22

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e e 15 shtatorit teksa u qëlluan me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të dy tashmë jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi Lul Rakaj i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës. Ndaj tij policia ka referuar veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. 38 vjeçari deklaroi se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij dhe duke dyshuar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ishin të armatosur.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij i arrestuari Lul Rakaj.

Lul Rakaj në vitin 2004 ka vrarë shtetasin Kolë Gjokaj duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i Kolë Gjokaj më përpara. Pas afro 15 vitesh burg Lul Rakaj u lirua duke u përfshirë në këtë tenativë vrasje me dy të plagosur.

The post Zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes në Malësinë e Madhe: Më rrahën nipin appeared first on Lapsi.al.

Statistikat: Mbi 500.000 kërkesa për azil në Europë në gjysmën e parë të vitit

By: user7
16 September 2024 at 09:48

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni. Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, ashtu si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e bllokut. Më së shumti aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124.000, që i bie sa gati një e katërta e numrit të përgjithshëm. Deri në fund të këtij viti, EUAA tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela. Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022./REL

The post Statistikat: Mbi 500.000 kërkesa për azil në Europë në gjysmën e parë të vitit appeared first on Lapsi.al.

Fitimet e ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri arrijnë rekord të ri

By: user7
16 September 2024 at 09:09

Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik për gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2024 arritën vlerën e 549 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri për periudhën dhe këtë vit ka shënuar nivelin më të lartë historik. Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për gjysmën e parë të këtij viti u rritën në 161 milionë euro, 81% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 389 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 5% krahasuar me një vit më parë. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Rritja e fitimeve të investitorëve të huaj në vitet e fundit mund të shpjegohet me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë, që ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri. Por, padyshim një pjesë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të lekut në kursin e këmbimit me euron. Në mesin e këtij viti, kursi i këmbimit euro-lek ishte në rënie vjetore me 5.8%.

Mes subjekteve që kanë përfituar nga rënia e euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj. Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit. Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte.

Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 394 milionë euro, 5.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 53% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2024./ Monitor

The post Fitimet e ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri arrijnë rekord të ri appeared first on Lapsi.al.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Depozitat në euro po rriten me ritme dyshifrore

By: user7
16 September 2024 at 08:30

Depozitat bankare në euro po rriten me ritme dyshifrore edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik depozitat bankare në monedhën europiane arritën vlerën e 7.63 miliardë eurove dhe prekën një rekord të ri historik. Depozitat në euro janë në rritje me afërsisht 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas një frenimi të përkohshëm në muajin shkurt të këtij viti, depozitat në euro i janë rikthyer një tendence të shpejtë rritëse gjatë muajve në vijim, rritje karakteristike për vitet e fundit. Rritja e depozitave në euro vazhdon të reflektojë flukset e larta valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, rritja e prurjeve valutore i detyrohet sidomos rritjes së eksportit të shërbimeve, (mbizotëruar nga turizmi), por edhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Sezoni veror historikisht shoqërohet me prurje të shtuara depozitash në sektorin bankar, të lidhura kryesisht me sezonin turistik. Është e pritshme që rritja e depozitave në euro të ketë vijuar me ritme të shpejta edhe në muajin gusht. Këtë vit po vërehet një zgjerim veçanërisht në segmentin e depozitave me afat, i nxitur edhe nga edhe rritja e normave të interesit. Kjo dëshmohet edhe nga fakti që rritja më e lartë vërehet në depozitat me afat më të gjatë se dy vjet, që ofrojnë edhe norma më të larta interesi.

Sipas segmenteve të klientëve, individët vazhdojnë të jenë dominues dhe të japin kontributin kryesor në rritje. Në rritjen vjetore prej 808 milionë eurove të depozitave, individët kontribuuan me pothuajse 80% të shtesës së tyre. Në fund të muajit korrik, depozitat e individëve arritën vlerën e 5.63 miliardë euro. Kjo shumë përbën rreth 74% të depozitave bankare në valutë.

Prurjet e mëdha të valutës në ekonominë shqiptare po ushtrojnë edhe këtë vit presione të forta nënçmuese mbi kursin e këmbimit të monedhës europiane ndaj lekut. Për herë të parë këtë vit, kursi euro lek zbriti poshtë kufirit të 100 lekëve dhe vazhdon të qëndrojë poshtë këtij niveli edhe në ditët e para të muajit shtator. Në gusht, euro zbriti deri në nivelin e 99.6 lekëve, që përfaqëson vlerën më të ulët të të gjitha kohërave për kursin e këmbimit me lekun.

Euro ka rënë poshtë kufirit të 100 lekëve pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor. Qysh prej muajit maj, Banka Qendrore ka blerë në mënyrë periodike euro, me qëllim për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit të monedhës europiane. Objektivi duket se ishte mosrënia poshtë kufirit psikologjik të 100 lekëve, por në muajin gusht edhe ky kufi u thye.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në tremujorin e dytë të vitit volume e këmbimit valutor shënuan një rritje rekord me 30%, fakt që dëshmon gjithashtu vlerat e larta të prurjeve valutore në ekonominë shqiptare./ Monitor

The post Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Depozitat në euro po rriten me ritme dyshifrore appeared first on Lapsi.al.

Situatë alarmante në Europën Qendrore, shirat dhe përmbytjet shkaktojnë viktima dhe evakuime masive

By: user7
16 September 2024 at 08:03

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Evropën Qendrore u rrit në tetë të dielën dhe mijëra vetë u evakuuan në Republikën Çeke pasi shirat e rrëmbyer vazhduan të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit. Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës humbi jetën në Austri dhe dy persona të tjerë humbën jetën në Rumani, ku përmbytjet morën jetën e katër personave të shtunën.

Një sistem i presionit të ulët i quajtur Boris ka shkaktuar rrebeshe për ditë të tëra dhe lumenjtë kanë dalë nga shtratet nga Polonia në Rumani, ku numri i të vdekurve u rrit në pesë të dielën. Të paktën deri të hënën parashikohen reshje të tjera shiu dhe erëra të forta. Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë u përballën me përmbytjet më të mëdha në pothuajse tre dekada dhe disa qytete evakuuan mijëra banorë. Një çerek milioni familje çeke ishin pa energji elektrike.

Zjarrfikësi austriak humbi jetën ndërsa punonte me ekipet e ndërhyrjes së shpejtë, tha zëvendëskancelari Werner Kogler, ndërsa autoritetet e shpallën zonën që rrethon kryeqytetin Vjenën, një zonë fatkeqësie natyrore. Një urë u shemb në qytetin historik polak Glucholazy pranë kufirit çek. Mediat lokale thanë se një shtëpi u rrënua dhe një urë u shemb në qytetin malor Stronie Slaskie, ku shpërtheu një digë, sipas institutit polak të motit.

Mbi 10,000 vetë ishin evakuuar në Çeki, tha kreu i shërbimit zjarrfikës për televizionin çek. Përtej kufirit në Poloni, një person vdiq në qarkun Klodzko, për të cilin kryeministri Donald Tusk tha se ishte zona më e goditur e vendit pas takimit me zyrtarë në qytetin kryesor. Qyteti Klodzko ishte pjesërisht nën ujë nga vërshimi i lumit.

Zyrtarët në Glucholazy aty pranë urdhëruan evakuime herët të dielën, megjithëse përpjekjet për të mbrojtur infrastrukturën e qytetit nuk arritën të ndalonin shembjen e urës. Në kryeqytetin hungarez, Budapest, zyrtarët parashikojnë që niveli i lumit Danub të ngrihet në gjysmën e dytë të kësaj jave në më shumë se 8.5 metra duke iu afruar një rekordi prej 8.91 metrash të vitit 2013.

“Sipas parashikimeve, një nga përmbytjet më të mëdha të viteve të fundit po i afrohet Budapestit, por ne jemi të përgatitur ta përballojmë atë,” tha kryebashkiaku Gergely Karacsony./ VOA

The post Situatë alarmante në Europën Qendrore, shirat dhe përmbytjet shkaktojnë viktima dhe evakuime masive appeared first on Lapsi.al.

Babicë/ 300 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm

By: user7
16 September 2024 at 07:14

Rreth 300 banorë të fshatit Babicë të Vlorës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Uji në çemza sipas banorve vjen vetëm 1 orë në ditë dhe është i pakonsumueshëm.

Për mediat ata thonë se janë ankuar vazhdimisht tek drejtoria e ujësjellësit, por nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje. Të braktisur pa asnjë zgjidhje nga pushtet vendor, banorët detyrohen të marrin ujë në burimet e fshatit ndërkohë për të konsumuar detyrohen që ta blejnë.

Por, për banorët e Babicës nuk është problem vetëm uji i pijshëm por edhe mungesa e energjisë elektrike. Sipas tyre rrjeti i amortizuar prej vitesh shpesh herë e lë fshatin pa drita.

The post Babicë/ 300 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Ballsh/ Makina përfundon në përrua, shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë

By: user7
15 September 2024 at 15:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ballsh. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Bëhet me dije se nga aksidenti nuk ka patur viktima por vetëm dëme materiale. Shoferi dhe pasagjerët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

The post Ballsh/ Makina përfundon në përrua, shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë appeared first on Lapsi.al.

Plagosi dy persona, arrestohet autori në Malësi të Madhe

By: user7
15 September 2024 at 14:15

Lul Rakaj autori i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe është vënë në pranga nga policia.

Rakaj ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Plagosi dy persona, arrestohet autori në Malësi të Madhe appeared first on Lapsi.al.

I siguroi kopje çelësi dy personave me qëllim vjedhjen e banesës ku punonte, arrestohet sanitarja 33-vjeçare

By: user7
15 September 2024 at 13:30

Një rast vjedhjeje në një banesë është zbardhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se sanitarja 33-vjeçare E.K e cila punonte në banesën e një 59-vjeçari, ka bashkëpunuar me dy persona (vëllezër) me qëllim vjedhjen e shtëpisë.

Mësohet se 33-vjeçarja i siguroi dy vëllezërve kopje çelësash të banesës, dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve, ku këta të fundit hynë dhe vodhën bizhuteri dhe para. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Bëhet me dije së është arrestuar sanitarja E.K 33 vjeç, njëri nga bashkëpunëtorët F.H 42 vjeç, ndërkohë që vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër A.H 36 vjeç.

The post I siguroi kopje çelësi dy personave me qëllim vjedhjen e banesës ku punonte, arrestohet sanitarja 33-vjeçare appeared first on Lapsi.al.

Qëlloi me armë 2 persona në hyrje të lokalit në Vrakë, autori para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

By: user7
15 September 2024 at 12:43

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Malësinë e Madhe, ku Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në Vrakë nga Lul Rakaj. Autori qëlloi dy herë në drejtim të Çofit dhe Hasanajt, duke i lënë të plagosur. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori i ngjarjes së sotme nuk është një person i panjohur për Policinë, ku afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe ai vrau Kolë Mushkun. Vrasja ndodhi për hakmarrjeje, pasi viktima më herët kishte vrarë babain e tij.

The post Qëlloi me armë 2 persona në hyrje të lokalit në Vrakë, autori para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit appeared first on Lapsi.al.

Hyri në një banesë për të grabitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

By: user7
15 September 2024 at 12:00

Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i riu është kapur duke hyrë në një banesë për të grabitur. Gjithashtu 33-vjeçari dyshohet dhe si autor i vjedhejes në banesën e një shtetaseje turke banuese në Durrës.

Materialet procedurale dhe i kaluan Prokurorisë Pranë Giykatës së Shkallës së parë të Jurdikisionit të Pergjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentative.

The post Hyri në një banesë për të grabitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Tetë migrantë humbin jetën gjatë kalimit të La Manshit

By: user7
15 September 2024 at 11:15

Tetë migrantë humbën jetën gjatë natës duke u gdhirë e diel, ndërkohë që përpiqeshin të kalonin La Manshin në mënyrë klandestine për në Angli nga veriu i Francës, thanë sot autoritetet lokale franceze.

Kjo tragjedi vjen më pak se dy javë pas mbytjes së një anijeje, e cila la 12 të vdekur më 3 shtator dhe e çoi numrin e vdekjeve në kalime të tilla që nga janari në të paktën 37.

Tragjeditë kanë ndjekur njëra-tjetrën që nga fillimi i verës.

Në mes të korrikut, gjashtë migrantë vdiqën brenda një jave në tre anije të veçanta, katër më 12 korrik, një grua nga Eritrea më 17 korrik dhe një burrë më 19 korrik.

”Që nga fillimi i vitit, më shumë se 22 000 emigrantë kanë mbërritur në Angli, pasi kanë kaluar La Manshin me anije”, sipas autoriteteve britanike.

E zgjedhur në korrik, qeveria laburiste e Keir Starmer premtoi të trajtojë imigracionin e paligjshëm duke rritur numrin e dëbimeve të emigrantëve dhe duke goditur kontrabandistët.

The post Tetë migrantë humbin jetën gjatë kalimit të La Manshit appeared first on Lapsi.al.

Emrat/ Plagosja në Malësinë e Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit

By: user7
15 September 2024 at 10:36

Pas incidentit të rëndë të raportuar më herët në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen e dyfishtë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se ddy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj. Sakaq, mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve.

The post Emrat/ Plagosja në Malësinë e Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit appeared first on Lapsi.al.

Dy të plagosur/ Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe

By: user7
15 September 2024 at 10:09

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në fshatin Vrakë.

Dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje që ka përfshirë edhe armë zjarri.

Sipas informacionit të parë, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore

The post Dy të plagosur/ Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe appeared first on Lapsi.al.

❌
❌