❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandali i diplomave| U përfol se u korruptua me 1 çantë, reagon zyrtarja e arsimit

By: rom ario
17 September 2024 at 14:45

Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas deklaratave në mediat italiane të cilat shkruanin se dyshohej se ajo ishte përfshirë në një rast korrupsioni me diplomat dhe në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

Komentet Telhaj i ka bërë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, të cilat vijnë pasi disa persona ranë në pranga në Itali, në lidhje me diplomat false që universitetet shqiptare jepnin për shtetasit në vendin fqinj.

Në postimin e saj Telhaj shkruan se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

Ajo ka kërkuar gjithashtu se autoritetet zyrtare dhe mediat që kanë përmendur emrin e saj në lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, të kërkojnë falje.

“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”, ka shkruar Telhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali i diplomave| U përfol se u korruptua me 1 çantë, reagon zyrtarja e arsimit appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin

By: rom ario
17 September 2024 at 14:08

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për shtetasin Anterio Kaloshi, e cila kishte lënë në fuqi vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin 41-bis.

Anterio Kaloshi u vendos në regjimin e Posaçëm pas dyshimeve se ai mbante lidhje me elementë kriminalë jashtë qelisë.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot mĂ« 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datĂ« 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e tĂ« dĂ«nuarit/ankues A.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datĂ« 28.06.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit tĂ« Ministrit tĂ« DrejtĂ«sisĂ« “PĂ«r vendosjen nĂ« regjimin e posaçëm tĂ« ushtrimit tĂ« tĂ« drejtave nĂ« burgun e sigurisĂ« sĂ« lartĂ« tĂ« tĂ« burgosurit A.K.” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 237, datĂ« 28.06.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin appeared first on Euronews Albania.

Skandali me diplomat shqiptare në Itali, reagon Ministria e Arsimit dhe Sportit

By: rom ario
17 September 2024 at 13:54

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar lidhur me çështjen e hapur në Itali për diplomat false që u jepeshin studentëve italianë nga universitete private shqiptare.

Përmes një njoftimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit shkruan se prej vitit 2022 ka nisur procesi periodik i verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë.

Po ashtu thuhet se në periudhën 2023-2024 MAS ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM (i përfshirë në skandalin në Itali).

Gjithashtu në njoftim thuhet se bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë, Kolegji Universitar WISDOM.

Po ashtu në reagim shkruhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Reagim i MAS:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar WISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar nĂ« aktet nĂ«nligjore nĂ« fuqi, tĂ« ligjit nr 80/2015 “PĂ«r Arsimin e LartĂ« dhe KĂ«rkimin Shkencor nĂ« Institucionet e Arsimit tĂ« LartĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ ka nisur prej vitit 2022 dhe nĂ« vijim, procesin periodik tĂ« verifikimit tĂ« kontrollit tĂ« pajtueshmĂ«risĂ« sĂ« veprimtarisĂ« tĂ« gjithĂ« institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«.

Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.

Pas procedurave tĂ« ndjekura nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procesi, dhe verifikimeve tĂ« kryera pĂ«rgjatĂ« periudhĂ«s sĂ« kontrollit nĂ« kĂ«tĂ« institucion, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tij, grupi i punĂ«s, nĂ« korrik tĂ« kĂ«tij viti, ka pĂ«rfunduar raportin final tĂ« kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatĂ« ushtrimit tĂ« veprimtarisĂ« akademike, administrative dhe financiare tĂ« Kolegjit Universitar ËISDOM pĂ«r periudhĂ«n e ushtrimit tĂ« kontrollit, referuar dispozitave tĂ« ligjit nr. 80/2015, “PĂ«r arsimin e lartĂ« dhe kĂ«rkimin shkencor nĂ« institucionet e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe akteve nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij.

Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.

Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e  studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali me diplomat shqiptare në Itali, reagon Ministria e Arsimit dhe Sportit appeared first on Euronews Albania.

Komandanti amerikan zbarkon në Tiranë, pritet të takohet me Begajn e Ramën

By: rom ario
17 September 2024 at 12:58

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, ka vizituar ditën e sotme Tiranën.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA bën të ditur se ai do të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe do të takohet me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu, E Ngarkuara me PunĂ« Nancy VanHorn mirĂ«priti gjeneralin Cavoli nĂ« AmbasadĂ«, ku u takua me pjesĂ«tarĂ«t e Detashmentit tĂ« GardĂ«s sĂ« Marinsave tĂ« ambasadĂ«s, pĂ«r t’i falĂ«nderuar pĂ«r shĂ«rbimin e tyre.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

đŸ‡ŠđŸ‡± Komandanti i KomandĂ«s Europiane tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate pĂ«r EuropĂ«n (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton TiranĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« KonferencĂ«n e 27 tĂ« Shefave tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« SHBA-KartĂ«s sĂ« Adriatikut, si dhe pĂ«r t’u takuar me udhĂ«heqĂ«s shqiptarĂ«, pĂ«rfshirĂ« Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. E Ngarkuara me PunĂ« Nancy VanHorn mirĂ«priti gjeneralin Cavoli nĂ« ambasadĂ«, ku u takua me pjesĂ«tarĂ«t e Detashmentit tĂ« GardĂ«s sĂ« Marinsave tĂ« ambasadĂ«s pĂ«r t’i falĂ«nderuar pĂ«r shĂ«rbimin e tyre. Vizita pĂ«rforcon aleancĂ«n dhe partneritetin e fortĂ« mes vendeve tona nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes, pĂ«rfshirĂ« ushtarĂ«t amerikanĂ« dhe shqiptarĂ« qĂ« trajnohen krah pĂ«r krah.

The post Komandanti amerikan zbarkon në Tiranë, pritet të takohet me Begajn e Ramën appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Estonisë: Kufizimet e raketave për Ukrainën duhet të hiqen

By: rom ario
17 September 2024 at 12:45

Ukraina duhet të lejohet të lëshojë raketa perëndimore pa kufizime, tha presidenti i Estonisë.

Sipas mediave tĂ« huaja, Alar Karis tha gjithashtu se “tĂ« gjitha vijat e kuqe” duhet tĂ« kalohen dhe Rusia duhet tĂ« detyrohet tĂ« largohet nga Ukraina.

Paqja mund të arrihet vetëm me kushtet ukrainase, tha ai për Kyiv Independent.

Presidenti Karis, vendi i tĂ« cilit kufizohet me RusinĂ«, tha: “Ne jemi nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« tĂ« thjeshtĂ«: ne duhet tĂ« heqim kufizimet nĂ« pĂ«rdorimin e armĂ«ve qĂ« Ukraina merr nga bota perĂ«ndimore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« synojmĂ« dronĂ«t ku ata nisen [nĂ« territorin rus].

“Kur kjo ndodh, dronĂ«t nuk arrijnĂ« kurrĂ« nĂ« UkrainĂ«, Letoni apo ndonjĂ« vend tjetĂ«r”, tha ai mĂ« tej.

Nëse do të lejohet, Ukraina do të lëshojë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi në Rusi, gjë e cila ka qenë e rëndësishme në axhendën ndërkombëtare kohët e fundit.

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, pritej të diskutonte një lëvizje të tillë kur u takua me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Takimi përfundoi pa asnjë premtim. Ukraina ka argumentuar prej kohësh se duhet të lejohet të përdorë armë që mund të godasin thellë brenda territorit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Estonisë: Kufizimet e raketave për Ukrainën duhet të hiqen appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Evropian për 5-vitet e ardhshme

By: rom ario
17 September 2024 at 11:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar.

Postin e komisionares pĂ«r zgjerim, ajo ka vendosur t’ia ndajĂ« kandidates nga Sllovenia, Marta Kos.

Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian.

Kos nuk është nominuar formalisht nga vendi i saj.

“Çdo anĂ«tar i ekipit tim do tĂ« sjellĂ« pĂ«rvojĂ«n dhe perspektivat e veta pĂ«r EvropĂ«n”, shkroi von der Leyen nĂ« platformĂ«n ‘X’, shkruan REL.

Portofoli i zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse të gjashtë vendet e tij, plus Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia, janë në proces të zgjerimit.

Me përjashtim të Kosovës, të gjitha janë vende kandidate, e disa edhe në negociata për anëtarësim.

Kandidatura e Kosit ka shkaktuar kundërthënie në Slloveni, pasi opozita nuk dëshiron ta mbështesë e as të caktojë seancë dëgjimore në Komisionin përkatës parlamentar.

Autoritetet sllovene kanĂ« ndĂ«rruar nĂ« momentin e fundit kandidatin e tyre, pĂ«r t’i ndihmuar von der Leyenit tĂ« rriste numrin e grave nĂ« Komision, pasi ishte mĂ« pak se njĂ« e treta.

Megjithatë, kërkesa e von der Leyenit u pa nga disa si ndërhyrje në sovranitetin e një vendi anëtar të BE-së.

Kryetari i Komisionit pĂ«r Çështje Evropiane tĂ« Parlamentit tĂ« SllovenisĂ«, Franc Breznik, i cili vjen nga opozita, ka refuzuar ta vendosĂ« nĂ« rend dite konfirmimin e Kosit.

Për pasojë, von der Leyen nuk ka mundur ta propozonte Komisionin e ri më 10 shtator, kur ka qenë e planifikuar, por e ka shtyrë për 17 shtator.

Ajo e ka bërë tani këtë propozim, me pritjet që edhe Sllovenia ta përfundojë ndërkohë procedurën e saj.

Opozita në Slloveni ka akuzuar Kosin se ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë.

Kos ka qenë ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër.

Më herët ka punuar edhe në Qeverinë e Sllovenisë si drejtore për raportet me mediat.

Sipas traktateve të BE-së, secili vend anëtar ka të drejtë të ketë një komisionar. Për rrjedhojë, Komisioni Evropian ka po aq anëtarë sa ka edhe vende anëtare, përkatësisht 27.

Von der Leyen ka përsëritur disa herë se, gjatë mandatit të ardhshëm 5-vjeçar, do ta ketë prioritet zgjerimin e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Evropian për 5-vitet e ardhshme appeared first on Euronews Albania.

Shkodër| Asgjësohen 1388 bimë narkotike kanabis

By: rom ario
17 September 2024 at 11:34

Janë asgjësuar ditën e sotme 1388 bimë narkotike kanabisi në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se kanabisi është gjetur në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Qarku ShkodĂ«r/Vijon megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastĂ«r”, asgjĂ«sohen 1388 bimĂ« cannabisi.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan 1388 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkodër| Asgjësohen 1388 bimë narkotike kanabis appeared first on Euronews Albania.

Francë|Bashkë me 50 burra abuzoi me gruan e tij, 71-vjeçari e pranon: Jam përdhunues

By: rom ario
17 September 2024 at 11:17

Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për drogimin e gruas së tij dhe detyrimin e saj për të fjetur me dhjetëra burra ka pranuar të gjitha akuzat kundër tij në dëshminë e tij të parë që nga fillimi i gjyqit më 2 shtator.

Sipas mediave të huaja ai abuzoi për më shumë se 10 vjet me gruan e tij, duke rekrutuar burra të ndryshëm për ta përdhunuar.

Duke iu referuar 50 tĂ« bashkĂ«pandehurve qĂ« akuzohen pĂ«r pĂ«rdhunimin e ish-gruas sĂ« tij GisĂšle, Pelicot tha: “UnĂ« jam njĂ« pĂ«rdhunues si tĂ« tjerĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« dhomĂ«â€.

“Ata tĂ« gjithĂ« e dinin, nuk mund tĂ« thonĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n”, tha ai.

PĂ«r ish-gruan e tij, ai tha: “Ajo nuk e meritonte kĂ«tĂ«â€.

“Isha shumĂ« i lumtur me tĂ«â€, tha ai nĂ« gjykatĂ«.

GisĂšle, sĂ« cilĂ«s iu dha mundĂ«sia tĂ« pĂ«rgjigjej menjĂ«herĂ« pas kĂ«saj, tha: “ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r mua ta dĂ«gjoj kĂ«tĂ«. PĂ«r 50 vjet, kam jetuar me njĂ« njeri qĂ« nuk do ta kisha imagjinuar kurrĂ« se mund tĂ« ishte i aftĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. I besova atij, plotĂ«sisht.”

Pelicot, i cili u diagnostikua me njĂ« infeksion nĂ« veshka dhe gurĂ« nĂ« veshka, mungoi nĂ« gjykatĂ« pĂ«r gati njĂ« javĂ« pĂ«r shkak tĂ« sĂ«mundjes. Ai Ă«shtĂ« vendosur tĂ« japĂ« dĂ«shminĂ« e tij gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s, megjithĂ«se do t’i lejohen pushime tĂ« shpeshta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Francë|Bashkë me 50 burra abuzoi me gruan e tij, 71-vjeçari e pranon: Jam përdhunues appeared first on Euronews Albania.

Gjermania premton 100 milion euro ndihmë për Ukrainën këtë dimër

By: rom ario
17 September 2024 at 10:47

Gjermania do tĂ« ofrojĂ« njĂ« ndihmĂ« shtesĂ« prej 100 milion € (84 milion ÂŁ) pĂ«r UkrainĂ«n kĂ«tĂ« dimĂ«r.

Sipas mediave të huaja, Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, njoftoi ndihmën shtesë gjatë një vizite në Moldavi.

Rusia po planifikon njĂ« “luftĂ« dimĂ«rore me qĂ«llimin pĂ«r t’i bĂ«rĂ« jetĂ«t e njerĂ«zve nĂ« UkrainĂ« sa mĂ« tĂ« tmerrshme tĂ« jetĂ« e mundur”, tha zonja Baerbock.

Nevojitet mbrojtje shtesë ajrore për të lejuar riparimet e infrastrukturës, ka thënë Kievi.

Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë në sigurimin e kërkesës për energji gjatë dimrit, kur temperaturat mund të bien shumë nën zero.

Në korrik, ndërkohë, u raportua se Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm.

Sipas një drafti të buxhetit 2025 të parë nga Reuters, ndihma gjermane do të ulet në 4 miliardë euro (3.4 miliardë paund).

Kjo është afërsisht gjysma e asaj që ka qenë këtë vit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania premton 100 milion euro ndihmë për Ukrainën këtë dimër appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 2-fishtë në Roskovec, Prokuroria zbardh akuzat për 4 të arrestuarit

By: rom ario
17 September 2024 at 10:34

Prokuroria e Fierit ka zbardhur akuzat ndaj 4 personave të arrestuar për vrasjen e Vladimir dhe Gramoz Kurtajt në fshatin Kurjan në Roskovec.

Për ngjarjen e rëndë u vetëdorëzua fillimisht në Polici Altin Kuka dhe më pas janë shoqëruar edhe dy djemtë e autorit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 e 18 vjeç, si dhe Tomor Zyka.

PĂ«r tĂ« katĂ«rt kĂ«ta persona Prokuroria ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest me burg’ pĂ«r disa vepra penale si “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

Informacion nga Prokuroria Fier në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec ku humbën jetën shtetasit G.K dhe L.K

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur nĂ« Roskovec, Fier, nĂ« datĂ«n 10.09.2024, ku humbĂ«n jetĂ«n dy shtetasit G.K dhe L.K dhe po kryhen hetime pĂ«r veprat penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 tĂ« K.Penal.

NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« ngjarje, pas veprime hetimore tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim me policinĂ« gjyqĂ«sore, u arrestuan nĂ« flagrancĂ« tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshĂ«m se ata kanĂ« kryer veprĂ«n penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese” kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 tĂ« K.Penal. Po ashtu, Ă«shtĂ« kryer arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit T.Z., si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s venale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

MĂ« datĂ« 12.09.2024, pĂ«r shtetasit  A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit nĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier kĂ«rkesa pĂ«r vleftĂ«simin e ligjshĂ«m tĂ« arrestit nĂ« flagrancĂ« dhe caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “Arrest nĂ« burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Pas vleresimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që i atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:

1.A.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale  “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, parashikuar nĂ« nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

2.E.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, parashikuar nĂ« nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

3.E.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” parashikuar nĂ« neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

4.T.Z, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

5.Y.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

6.I mituri nĂ« konflikt me ligjin E.H, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “MoskallĂ«zimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 2-fishtë në Roskovec, Prokuroria zbardh akuzat për 4 të arrestuarit appeared first on Euronews Albania.

Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar

By: rom ario
17 September 2024 at 09:51

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar u rrit në më shumë se 200, tha Qeveria ushtarake e këtij vendi.

Stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin në fillim të shtatorit dhe, deri më tani, shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve në të gjithë rajonin, sipas shifrave zyrtare.

Ajo shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë së paku 226 persona të vdekur.

Po ashtu, shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella dhe, për pasojë, OKB-ja tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, si dhe për ujë të pijshëm, strehim dhe rroba.

OKB-ja tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit.

Agjencia e saj për Reagim ndaj Fatkeqësive vlerësoi se rreth 630.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet, për shkak të bllokimit të rrugëve, dëmtimit të urave dhe ndërprerjes së linjave të komunikimit, shkruan REL.

Mianmari edhe ashtu është i shkatërruar nga lufta civile, që ka përfshirë këtë vend qysh në vitin 2021, kur ushtria ka marrë pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që nga ajo kohë, mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, derisa grupe të ndryshme të rezistencës së armatosur luftojnë kundër juntës ushtarake që mban pushtetin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar appeared first on Euronews Albania.

“Kompleks qeveritar”- Rama njofton ndĂ«rtimin e godinave tĂ« reja pĂ«r institucionet

By: rom ario
17 September 2024 at 09:47

Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« ditĂ«n e sotme nĂ« konkurset pĂ«r 2 projektet e para tĂ« KorporatĂ«s Shqiptare tĂ« Investimeve, ku 10 studio paraqesin pĂ«rpara jurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare projekt-idetĂ« pĂ«r 4 zhvillime tĂ« reja, tĂ« cilat do t’i hapin rrugĂ« njĂ« qasje tĂ« re pĂ«r ndĂ«rtimin e zyrave dhe krijimin e hapĂ«sira tĂ« reja tĂ« shĂ«rbimeve bashkĂ«kohore pĂ«r administratĂ«n publike.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Rama ka thënë se këto 4 zhvillime i hapin rrugë një roli të ri të shtetit me pronën publike.

Ai tha gjithashtu se do tĂ« krijohet fillimisht njĂ« kompleks i madh qeveritar qĂ« do tĂ« ‘strehojë’ njĂ« sĂ«rĂ« institucionesh qĂ« sot janĂ« tĂ« vendosur nĂ« godina tĂ« vjetra me qira, si dhe njĂ« tjetĂ«r kompleks qĂ« do tĂ« strehojĂ« pjesĂ«n e mbetur tĂ« institucioneve.

“JanĂ« 4 zhvillime qĂ« i hapin rrugĂ« njĂ« qasje tĂ« re dhe njĂ« roli tĂ« ri tĂ« shtetit me pronĂ«n publike. Aktualisht sot, institucionet publike paguajnĂ« disa miliona euro nĂ« vit qira pĂ«r tĂ« ushtruar aktivitetin e tyre nĂ« mjedise qĂ« janĂ« larg tĂ« qenit tĂ« denja pĂ«r ambicien tonĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« 2030, larg tĂ« qenit tĂ« denja pĂ«r atĂ« qĂ« meritojnĂ« qytetarĂ«t qĂ« shĂ«rbehen nga kĂ«to institucione dhe pĂ«r kushtet nĂ« tĂ« cilat duhet tĂ« punojnĂ« shĂ«rbĂ«torĂ«t e shtetit.

Janë një sërë institucionesh që vijojnë punën e tyre në hapësira që paraqesin probleme në mirëmbajtje, pasi janë godina të vjetra nga periudha komuniste. Sot arkitektët janë thirrur të na ofrojnë idetë dhe projektet e tyre, për të na dhënë mundësinë që të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione.

Shteti nuk do tĂ« dorĂ«zoj mĂ« prona ashtu siç i ka dorĂ«zuar nĂ« tĂ« shkuarĂ«n te privatĂ«t, por do tĂ« futet nĂ« njĂ« rol po aq aktiv si pĂ«rfaqĂ«sues i pronĂ«s sĂ« vetĂ« pĂ«rmes AIC, pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nga shfrytĂ«zimi i pronave publike, tĂ« mira publike dhe tĂ« ardhura financiare qĂ« do tĂ« shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« tjera investime”, Ă«shtĂ« shprehur Rama.

“📍TiranĂ« – KONKURSET PËR DY PROJEKTET E PARA TË KORPORATËS SHQIPTARE TË INVESTIMEVE, ku 10 studio prestigjioze paraqesin pĂ«rpara jurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare projekt-idetĂ« pĂ«r 4 zhvillime tĂ« reja, tĂ« cilat do t’i hapin rrugĂ« njĂ« qasje tĂ« re pĂ«r ndĂ«rtimin e zyrave dhe krijimin e hapĂ«sira tĂ« reja tĂ« shĂ«rbimeve bashkĂ«kohore pĂ«r administratĂ«n publike, ku shteti vendos nĂ« dispozicion pronat publike dhe mĂ« pas fton nĂ« konkurs investitorĂ« vendas e tĂ© huaj pĂ«r ndĂ«rtimin e projekteve, nga ku shteti do tĂ« pĂ«rfitojĂ« si pronar i truallit njĂ© infrastrukturĂ« tĂ« re pĂ«r instituciine publike qĂ« ende rrinĂ« nĂ« mjedise me qera apo ende nuk e kanĂ« selinĂ« e tyre tĂ« shekullit tĂ« ri, si pĂ«r shembull Biblioteka KombĂ«tare, etj đŸ€đŸ‡ŠđŸ‡±â€, ka shkruar nĂ« faqen e tij nĂ« Facebook Rama.

Studiot pjesëmarrëse:

ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)

COLDEFY (Francë)

EMBT Architects (Spanjë)

SNOHETTA (Norvegji)

ZAHA HADID Architects (UK)

ARCHI-TECTONICS (USA)

ARCHITECTURE STUDIO (Francë)

BAUKUH (Itali)

COOK RESEARCH (Angli)

MAD Office (SHBA)

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kompleks qeveritar”- Rama njofton ndĂ«rtimin e godinave tĂ« reja pĂ«r institucionet appeared first on Euronews Albania.

Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

By: rom ario
17 September 2024 at 09:15

Në një reagim për Euronews Albania lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç për Kosovën, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano shprehet se Brukseli ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb për kthimin e serbëve në veri te Kosovës.

“Ne mirĂ«presim gatishmĂ«rinĂ« e shprehur nga presidenti Vuçiç pĂ«r tĂ« vazhduar angazhimin nĂ« dialogun e lehtĂ«suar nga BE. Ne e vlerĂ«sojmĂ« pozitivisht thirrjen pĂ«r pjesĂ«marrjen e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« zgjedhjet nĂ« KosovĂ« dhe riintegrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« tĂ« gjitha institucionet e KosovĂ«s qĂ« nga koha kur ata  u larguan nĂ« vitin 2022. BE-ja vazhdimisht i ka bĂ«rĂ« thirrje Beogradit qĂ« tĂ« inkurajojĂ« dhe PrishtinĂ«s qĂ« tĂ« mundĂ«sojĂ« riintegrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. MarrĂ«veshjet e Dialogut parashtrojnĂ« hapat dhe procedurat qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«, veçanĂ«risht nĂ« pĂ«rputhje dhe respektimin e plotĂ« tĂ« kornizĂ«s ligjore tĂ« KosovĂ«s: nĂ« kĂ«tĂ« kontekst, zbatimi i C/ASMM Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, thuhet nĂ« reagimin pĂ«r Euronews Albania.

Stano thekson se moskoordinimi i palëve vë në rrezik qytetarët e të dyja vendeve. Ai bën thirrje që palët ti kthehen dialogut.

“Retorika nxitĂ«se, si dhe veprimet e njĂ«anshme dhe tĂ« pakoordinuara janĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me Dialogun. Ata vĂ«nĂ« nĂ« rrezik normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ« dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tĂ« saj.

BE-ja pĂ«rsĂ«rit thirrjen e saj pĂ«r de-pĂ«rshkallĂ«zimin, si dhe zbatimin e plotĂ« dhe tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« tĂ« gjitha marrĂ«veshjeve tĂ« dialogut nga tĂ« dyja palĂ«t. Rruga pĂ«rpara pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t Ă«shtĂ« tĂ« riafirmojnĂ« angazhimin e tyre konstruktiv nĂ« procesin e normalizimit. MundĂ«sia e parĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« ri-angazhim Ă«shtĂ« takimi i kryenegociatorĂ«ve nĂ« Bruksel mĂ« 17 shtator”, e mbyll reagimin e tij zĂ«dhĂ«nĂ«si i Bashkimit Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Zimbabve do të vras 200 elefantë për të ushqyer qytetarët e mbetur të uritur

By: rom ario
17 September 2024 at 08:59

Zimbabve ka autorizuar një masakër masive të elefantëve për të ushqyer qytetarët e mbetur të uritur nga thatësira më e keqe në dekada.

Duke qenĂ« se gati gjysma e popullsisĂ« sĂ« vendit pĂ«rballet me rrezikun e urisĂ« akute, “ne synojmĂ« tĂ« vrasim 200 elefantĂ«â€, tha pĂ«r CNN tĂ« hĂ«nĂ«n Tinashe Farawo, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se e Autoritetit tĂ« Parqeve dhe KafshĂ«ve tĂ« Egra tĂ« ZimbabvesĂ«.

Masa vjen pas njĂ« vendimi nĂ« Namibi pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar elefantĂ«t dhe kafshĂ«t e tjera tĂ« egra pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar pasigurinĂ« ushqimore tĂ« nxitur nga njĂ« thatĂ«sirĂ« ​​e zgjatur. KĂ«rkimet kanĂ« tĂ«rhequr kritika nga aktivistĂ«t e tĂ« drejtave tĂ« kafshĂ«ve dhe konservatorĂ«t.

Zimbabve Ă«shtĂ« shtĂ«pia e mĂ« shumĂ« se 84,000 elefantĂ«ve, tha Farawo, rreth dyfishi i “kapacitetit prej 45,000”, shtoi ai.

Popullsia e elefantëve të Zimbabvesë është e dyta më e madhe në botë, e tejkaluar vetëm nga ajo e Botsvanës.

Ministri i Mjedisit Sithembiso Nyoni u tha parlamentarĂ«ve javĂ«n e kaluar se “Zimbabve ka mĂ« shumĂ« elefantĂ« sesa kemi nevojĂ« dhe mĂ« shumĂ« elefantĂ« sesa mund tĂ« strehojnĂ« pyjet tona”.

Ajo shtoi se mbipopullimi nga elefantĂ«t “shkakton mungesĂ« burimesh” pĂ«r ushqimin e tyre, gjĂ« qĂ« nxit konfliktin njerĂ«zor-kafshĂ« tĂ« egra nĂ« vend.

The post Zimbabve do të vras 200 elefantë për të ushqyer qytetarët e mbetur të uritur appeared first on Euronews Albania.

DASH: Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara

By: rom ario
17 September 2024 at 08:21

Departamenti amerikan i Shtetit pĂ«rsĂ«riti se e ardhmja e KosovĂ«s dhe SerbisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu mes tyre, i ndĂ«rmjetĂ«suar nga BE-ja, Ă«shtĂ« “e vetmja rrugĂ« pĂ«rpara”.

I kontaktuar nga Radio Evropa e LirĂ« pĂ«r tĂ« komentuar kĂ«rkesat e presidentit tĂ« SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiç, pĂ«r KosovĂ«n, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Departamentit tĂ« Shtetit tha se SHBA-ja “vazhdon tĂ« mbĂ«shtesĂ« fuqishĂ«m dialogun e lehtĂ«suar nga BE-ja ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, si rrugĂ« pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«dhĂ«nie paqĂ«sore dhe produktive ndĂ«rmjet dy vendeve”.

Gjatë një adresimi në fund të javës së kaluar, Vuçiç kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.

KryetarĂ«t serbĂ«, ashtu si edhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« komunitetit nĂ« veri dhanĂ« dorĂ«heqje nga institucionet e KosovĂ«s nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, kur tensionet ishin tĂ« larta pĂ«r shkak tĂ« vendimit tĂ« autoriteteve tĂ« KosovĂ«s pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar targat serbe tĂ« makinave me targa tĂ« KosovĂ«s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i komentoi kërkesat e Vuçiçit, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha se ato janë antikushtetuese, shkruan REL.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit amerikan tĂ« Shtetit u bĂ«ri po ashtu thirrje KosovĂ«s dhe SerbisĂ« qĂ« “tĂ« pĂ«rmbahen nga retorika e mĂ«tejshme pĂ«rshkallĂ«zuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative qĂ« bien ndesh me normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tyre ose qĂ« rrezikojnĂ« stabilitetin dhe sigurinĂ«â€.

LEXONI GJITHASHTU:

The post DASH: Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara appeared first on Euronews Albania.

42-vjeçari vdiq teksa punonte në kapanon, arrestohet pronari që e ndërtonte pa leje

By: rom ario
16 September 2024 at 14:45

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Roskovecit, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar një 42-vjeçar, pasi nuk po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 42-vjeçari humbi jetën në datën 14 shtator, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« Fier – NĂ« vijim tĂ« informacionit paraprak tĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« datĂ« 14.09.2024, pĂ«r shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetĂ«n pasi ra nĂ« kontakt me rrymĂ«n elektrike, ju bĂ«jmĂ« me dije se Stacioni i PolicisĂ« Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues nĂ« fshatin Suk-1, Roskovec, pasi nĂ« kapanonin qĂ« ai po ndĂ«rtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetĂ«n duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes nĂ« punĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 42-vjeçari vdiq teksa punonte në kapanon, arrestohet pronari që e ndërtonte pa leje appeared first on Euronews Albania.

Izraeli zotohet se do t’i pĂ«rgjigjet sulmit tĂ« rebelĂ«ve Huthi

By: rom ario
16 September 2024 at 14:34

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se rebelĂ«t Huthi tĂ« Jemenit do tĂ« paguajnĂ« njĂ« “çmim tĂ« rĂ«ndĂ«â€, pasi njĂ« raketĂ« e hedhur nga ta, ra nĂ« Izraelin qendror.

Ushtria izraelite tha se raketa ra në një zonë të pabanuar të dielën dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk arritën ta shkatërronin përpara se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.

Ajo shtoi se është duke hetuar incidentin.

Kjo është hera e parë që një raketë e lëshuar nga ky grup, arrin në Izraelin qendror, i cili është rreth 2.000 kilometra nga Jemeni.

Rebelët Huthi thanë se përdorën një lloj të ri rakete hipersonike për operacionin e tyre.

Ata janë një grup i armatosur, që pushtoi pjesën më të madhe të Jemenit, gjatë luftës së vazhdueshme civile në këtë vend.

Ata, po ashtu, e kanĂ« deklaruar veten pjesĂ« tĂ« “boshtit tĂ« rezistencĂ«s” – qĂ« udhĂ«hiqet nga Irani – kundĂ«r Izraelit, SHBA-sĂ« dhe PerĂ«ndimit mĂ« gjerĂ«.

Grupi tha se sulmi i së dielës u krye në solidaritet me palestinezët dhe se Izraeli duhet të presë edhe të tjera përpara përvjetorit të parë të sulmeve të 7 tetorit.

MĂ« 7 tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar, Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tĂ« tjera – sulmoi Izraelin, duke vrarĂ« rreth 1.200 njerĂ«z dhe duke marrĂ« qindra pengje, shkruan REL.

NĂ« pĂ«rgjigje, Izraeli vazhdon fushatĂ«n masive tĂ« sulmeve nĂ« GazĂ« – enklavĂ« e populluar me palestinezĂ«, nĂ«n kontrollin e Hamasit.

Sipas autoriteteve në Gazë, mbi 40.000 njerëz atje janë vrarë deri më tash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli zotohet se do t’i pĂ«rgjigjet sulmit tĂ« rebelĂ«ve Huthi appeared first on Euronews Albania.

U zbulua pas atentatit ndaj Trump, AK-47 jo i njohur për saktësi, por më i përdoruri

By: rom ario
16 September 2024 at 14:20

Pas kapjes së Ryan Routh, 58-vjeçarin e dyshuar për një atentat ndaj Donald Trump ditën e djeshme, autoritetet thanë se kishin zbuluar një pushkë sulmi të tipit AK-47 të kompletuar, në një fushë pranë vendngjarjes, nga e cila besohet të ketë ikur.

Sipas mediave të huaja, modeli i saktë i armës është i paqartë në këtë fazë dhe ka një numër të madh variacionesh të vetë AK-47, e cila është deri tani pushka sulmuese më e disponueshme dhe e përdorur në botë.

Versionet gjysmë automatike të pushkës janë të ligjshme me licencë në Florida, megjithëse modelet plotësisht automatike lejohen vetëm nën kufizime shumë specifike.

E quajtur zyrtarisht Automat Kalashnikova, AK-47 u projektua nga gjenerallejtënant sovjetik Mikhail Kalashnikov, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Popullariteti global i modelit dhe varianteve të tij është për shkak të besueshmërisë së tyre në kushte të vështira, kostos relativisht të ulët të prodhimit, disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë së përdorimit.

Nuk është përgjithësisht i famshëm për saktësinë e tij dhe historia tregon se rrallëherë ka qenë arma e zgjedhur për vrasës të mundshëm ose aktualë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U zbulua pas atentatit ndaj Trump, AK-47 jo i njohur për saktësi, por më i përdoruri appeared first on Euronews Albania.

Viktor Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve në Europë

By: rom ario
16 September 2024 at 14:03

Kryeministri i HungarisĂ«, Viktor Orban, tha se i ka anuluar tĂ« gjitha “detyrimet e tij ndĂ«rkombĂ«tare”, pasi vendi i tij pritet tĂ« pĂ«rfshihet nga pĂ«rmbytje tĂ« mĂ«dha.

Orban, i cili pritej tĂ« fliste kĂ«tĂ« javĂ« nĂ« Parlamentin Evropian, tha pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale se, “pĂ«r shkak tĂ« kushteve ekstreme tĂ« motit dhe pĂ«rmbytjeve tĂ« vazhdueshme
 kam shtyrĂ« tĂ« gjitha detyrimet e mia ndĂ«rkombĂ«tare”.

Shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar tashmë kërdi në disa pjesë të Evropës.

Në Rumani, gjashtë persona u raportuan të vdekur në fundjavë.

Çekia, Austria dhe Polonia raportuan pĂ«r nga njĂ« viktimĂ« dhe disa tĂ« zhdukur.

Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se përmbytjet më të mëdha në një dekadë, priten të arrijnë në këtë qytet gjatë javës, shkruan REL.

Ekipet e emergjencës kanë mbushur qindra mijëra thasë me rërë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit nga rritja e nivelit të ujit në lumin Danub.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viktor Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve në Europë appeared first on Euronews Albania.

Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

By: rom ario
16 September 2024 at 12:48

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirĂ«presim gatishmĂ«rinĂ« e shprehur nga presidenti Vuçiç pĂ«r tĂ« vazhduar angazhimin nĂ« dialogun e lehtĂ«suar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij pĂ«r serbĂ«t e KosovĂ«s, qĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« zgjedhjet nĂ« KosovĂ« dhe tĂ« riintegrohen nĂ« tĂ« gjitha institucionet e KosovĂ«s, nga tĂ« cilat janĂ« larguar nĂ« vitin 2022”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ«, Peter Stano, shkruan REL.

Ai i bĂ«ri komentet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e Radios Evropa e LirĂ« pĂ«r t’i komentuar disa kĂ«rkesa dhe masa tĂ« Vuçiçit, qĂ« parashtroi javĂ«n e kaluar.

Mes tjerash, ato pĂ«rfshijnĂ« shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, tĂ« lira dhe demokratike” nĂ« veriun e KosovĂ«s, tĂ« banuar me shumicĂ« serbe, si dhe kthimin e serbĂ«ve nĂ« DrejtorinĂ« Rajonale tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r veriun dhe kthimin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve serbĂ« nĂ« funksionet e tyre.

Komunat në veri, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë serbë i bojkotuan zgjedhjet në atë zonë.

KryetarĂ«t serbĂ«, ashtu si edhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« komunitetit dhanĂ« dorĂ«heqje nga institucionet e KosovĂ«s nĂ« veri nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, kur tensionet ishin tĂ« larta pĂ«r shkak tĂ« vendimit tĂ« autoriteteve tĂ« KosovĂ«s pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar targat serbe tĂ« makinave me targa tĂ« KosovĂ«s.

Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë.

“MarrĂ«veshjet e dialogut i parashikojnĂ« hapat dhe procedurat qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«, nĂ« pĂ«rputhje dhe duke respektuar kornizĂ«n ligjore tĂ« KosovĂ«s”, tha Stano.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, impelementimi i Asociacionit tĂ« komunave me shumicĂ« serbe Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, shtoi ai, duke iu referuar, po ashtu, kĂ«rkesĂ«s sĂ« Vuçiqit pĂ«r themelimin e kĂ«tij asociacioni nĂ« KosovĂ«.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka komentuar deri më tash kërkesat e Vuçiçit.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Qeverinë e tij që nga e premtja e kaluar, por nuk ka marrë përgjigje.

Kryetari i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Glauk Konjufca, tha se Vuçiq po tenton tĂ« ruajĂ« nĂ« KosovĂ« “atĂ« qĂ« nuk e ka mĂ«â€.

“Ai [Vuçiq], faktikisht, po e kĂ«rcĂ«non RepublikĂ«n e KosovĂ«s pĂ«rmes konferencĂ«s sĂ« tij pĂ«r shtyp, mirĂ«po ky Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rcenim, i cili, ta them tĂ« drejtĂ«n, nuk na bĂ«n shumĂ« pĂ«rshtypje. Ne nuk frikĂ«sohemi, nuk shqetĂ«sohemi, sepse nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« vendit janĂ« institucionet e KosovĂ«s, janĂ« institucionet e sigurisĂ«, janĂ« institucionet politike, janĂ« komunat qĂ« funksionojnë  ËshtĂ« shans i humbur i qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« mendime tĂ« tjera pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« procesin politik edhe pĂ«r tĂ« qenĂ« bashkĂ«pjesĂ«marrĂ«s nĂ« procesin politik. Pas kĂ«saj qĂ« ka ndodhur, vendi e ka marrĂ« njĂ« drejtim tĂ« ri”, tha Konjufca.

Stano përsëriti thirrjet për shmangien nga retorika nxitëse dhe, siç tha, hapat e njëanshëm.

“Retorika nxitĂ«se dhe mashtruese, si dhe veprimet e njĂ«anshme dhe tĂ« pakoordinuara shkojnĂ« kundĂ«r dialogut. Ato vĂ«nĂ« nĂ« rrezik normalizimin e raporteve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, si dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tĂ« tyre”, tha Stano.

“Rruga pĂ«rpara pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t Ă«shtĂ« konfirmimi i angazhimit tĂ« tyre konstruktiv nĂ« procesin e normalizimit. Rasti i parĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« takimi i kryenegociatorĂ«ve mĂ« 17 shtator nĂ« Bruksel”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ«.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian “do tĂ« vazhdojĂ« t’u qĂ«ndrojĂ« pranĂ« qytetarĂ«ve nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« Serbi, nĂ« aspiratat e tyre pĂ«rkatĂ«se pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar nĂ« BE”.

Radio Evropa e Lirë mori vesh nga burime të besueshme në BE se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit në Bruksel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌