Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

By: fra nc
19 September 2024 at 14:51

Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Shqipëria renditet e shtata nē botë sa i përket çmimit të naftës. Në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices, qytetarët në vendin tonë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithë pjesa tjetër e globit.

Tregu global sot është i stabilizuar, dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.

Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtine dhe taksat, pasite gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

Kujtojmë se në bursën europiane, një fuci naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëvë djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar

By: fra nc
19 September 2024 at 14:34

Admir Tutaj, 25 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik armësh është ekstraduar këtë të enjte nga Kolumbi.

25-vjeçari u arrestua në Kolumbi më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tutaj është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim si pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Fier 35-vjeçari

By: fra nc
19 September 2024 at 13:50

Një 35-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar këtë të enjte nga policia në Fier.

Gjykata italiane i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

35-vjeçari me inicialet L.B., rezulton i akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal që merret me shitjen e lëndëve narkotike.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin L. B., 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin L. B., me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

The post Në kërkim si pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Fier 35-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, ja ku pozicionohet

By: fra nc
19 September 2024 at 13:38

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA. “Dardanët” në renditjen e re pozicionohen në pozitën numë 104, dy më lartë se renditja paraprake.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA. “Dardanët” në renditjen e re pozicionohen në pozitën numë 104, dy më lartë se renditja paraprake.

Ky sukses vjen pas dy ndeshjeve të Kosovës të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, fitores ndaj Qipros në udhëtim dhe humbjes nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, Kosova do ta ketë kundër Lituanisë në udhëtim më 12 tetor të këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, ja ku pozicionohet appeared first on Euronews Albania.

FIFA publikon renditjen e fundit, ja ku renditet Shqipëria

By: fra nc
19 September 2024 at 13:32

1 fitore ndaj Ukrainës, e më pas humbja ndaj Gjeorgjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e Shqipërisë në FIFA, e cila ka humbur 1 pozicion. Kuqezinjtë renditen në vendin e 67 në tabelën e klasifikimit botëror, ndërsa kundërshtarët e tyre të fundit, të cilët u shkaktuan dhe humbjen në Air Albania, Gjeorgjia kanë fituar 4 pozicione.

Me 1 fitore dhe 1 humbje në Ligën e Kombeve Shqipëria ka fituar 2.42 pikë, ku në total numëron 1377.91 pikë, një përmirësim i lehtë nga hera e fundit. Sa i përket Kosovës është përmirësuar në renditje duke fituar 2 pozicione, duke u gjendur në vendin e 104, nga 106 që ishte më herët.

Sa i përket kreut nuk ka ndryshime, në vendin e parë qëndron Argjentina, kampionia e botës në fuqi. Më pas në renditje vijnë Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe në vendin e 10të Italia. Humbjen më të madhe në pozicione e ka Katari plot 10 të tillë, ndërsa më tepër pikë të regjistruara në këtë afat kohor ka Bolivia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FIFA publikon renditjen e fundit, ja ku renditet Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Kaos dhe terror në Liban, momenti kur shpërthejnë radiomarrësit e Hezbollah

By: fra nc
19 September 2024 at 13:08

Shpërthimi masiv i pajisjeve elektronike në Liban dhe disa pjesë të Sirisë gjatë dy ditëve të fundit ka vrarë të paktën 32 njerëz dhe janë plagosur mijëra të tjerë, duke i lënë qytetarët të tmerruar dhe të pasigurtë.

Pas shpërthimit të sinjalizuesve të njohur si “pagers” të tjera shpërthime u regjistruan edhe një ditë më parë  duke vrarë 20 persona e duke plagosur 450 të tjerë. Kësaj here target i sulmit ishin radiot e dorës të eksponentëve të Hamasit.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamjet, kur radiomarrësit shpërthejnë njëherazi duke shkaktuar panik në Bejrut.

Firma japoneze që  i prodhon këto pajisje është shprehur se prodhimi i atij modeli u ndal 10 vjet më parë.

Kompania  e përshkruan pajisjen si një radio dore, e cila u eksportua në Lindjen e Mesme nga viti 2004 deri në 2014 dhe nuk është dërguar prej asaj kohe.

Anëtarët e grupit Hezbollah kanë qënë më të goditur nga këto sulme duke akuzuar Izraelin e duke u betuar për hakmarrje.

Tensionet shtohen edhe nga deklarata e fundit e ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant  i cili u shpreh se vendi po “hyn  një fazë të re në luftë”.

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do të takohet me homologët evropianë në Paris për të biseduar rreth thellimit të krizës në Lindjen e Mesme. Por diplomatët frikësohen se përplasja në këtë rajon mund të thellohet.

Shikoni momentin kur radiomarrësit shpërthejnë në Bejrut: (Kliko këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Kaos dhe terror në Liban, momenti kur shpërthejnë radiomarrësit e Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

By: fra nc
19 September 2024 at 11:31

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”.

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”.

Skuadrat sipas FSK-së u testuan dhe kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës.

“Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara ‘Cambrian Patrol’, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024” appeared first on Euronews Albania.

“Kemi frikë të prekim telefonat”- Panik në Liban pas shpërthimeve “misterioze”

By: fra nc
19 September 2024 at 11:03

Pajisjet personale të komunikimit të grupit Hezbollah në Liban dhe Siri kanë shpërthyer njëkohësisht duke lënë dhjetra të vdekur e qindra të plagosur.

Edhe pse Izraeli nuk e ka pranuar autorësinë, sulmi konsiderohet nga ekspertët në Lindjen e Mesme si një nga operacionat më komplekse të kryera ndonjëherë nga Mossad.

Fillimisht u shpërthyen sinjalizuesit e Hezbollah që njihen ndryshe si “bipers”.

Dyshohet se Mossad injektoi material shpërthyes brenda pajisjeve që Hezbollah bleu në fillim të këtij viti, nga brendi Gold Apollo, por të prodhuara në Hungari.

Si pasojë e sulmit të koordinuar shpërthyen 3 mijë bipersa duke lënë të vdekur 12 persona, qindra të dëmtuar, me mbi 500 persona humbën shikimin.

Të mërkurën ndodhi një sulm i dytë ndaj grupit Hezbollah, ku shpërthyen njëkohësisht radiomarrësit e militantëve të Hezbollah në pjesën jugore të Libanit dhe në rrethinat e Bejrutit.

Si pasojë e sulmit ndërruan jetë 20 persona dhe u plagosën 450 të tjerë.

E gjithë kjo situatë ka shkaktuar panik në Liban ku edhe qytetarët ndihen të frikësuar.

BBC ka ndarë dhe disa dëshmi nga qytetarët, të cilët shprehen se kanë frikë të qëndrojnë përpara telefonave të tyre, pasi mendojnë se mund të shpërthejnë.

“Të gjithë janë thjesht në panik”, tha për BBC një qytetare.

“Ne nuk e dimë nëse mund të qëndrojmë pranë laptopëve tanë, telefonave tanë. Gjithçka duket si një rrezik në këtë pikë dhe askush nuk di se çfarë të bëjë,” thotë ajo.

“Kam frikë nga lufta në shkallë më të gjerë në Liban, kam frikë për popullin tim, kam frikë për qytetin tim, kam frikë për vendin tim. Sepse ne meritojmë më mirë dhe po paguajmë çmimin e një lufte midis Hezbollahut dhe Izraelit, Iranit, të gjithë ne meritojmë më mirë”, nënvizoi ajo.

The post “Kemi frikë të prekim telefonat”- Panik në Liban pas shpërthimeve “misterioze” appeared first on Euronews Albania.

Zhegrova te Reali? Kostoja 25 milionë euro, detajet…

By: fra nc
19 September 2024 at 10:46

Gazetari i njohur sportiv në Francë, Daniel Riolo, deklaron se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili luan për Lille, Edon Zhegrova, mund t’i bashkohet Real Madridit.

Riolo beson se transferimi i Kylian Mbappes nuk do të jetë lojtari i fundit që te Reali do të afrohet nga Franca, pasi Ligue 1 shihet si një pistë tërheqëse për “Los Blancos”.

Në një program të “Radio Montecarlo”, Riolo ka treguar se me shumë gjasa Zhegrova do të transferohet së shpejti në Madrid.

“Edon Zhegrova e sheh veten në Real Madrid në kokën e tij, kjo është e sigurt. Ai e sheh veten duke shkuar te Real Madridi, duke zënë vendin e Vinicius Junior dhe nuk është befasi që të ndodhë ”, deklaroi Daniel Riolo.

Sulmuesi nga Kosova është rritur shumë në Ligue 1, ndërsa është bërë protagonist i padiskutueshëm në sulmin e Lille.

Çmimi i kartonit të Edon Zhegrovo sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata e sulmuesit me Lille përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhegrova te Reali? Kostoja 25 milionë euro, detajet… appeared first on Euronews Albania.

Dhunuan familjarët e tyre, arrestohen 4 persona në Korçë

By: fra nc
19 September 2024 at 10:40

Katër raste dhune në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në bashkinë e Korçës.

Sipas policisë lokale një 49 vjeçar banues në fshatin Goskovë e Poshtme është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sakaq edhe një 42 vjeçar nga qyteti i Korçës është arrestuar gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia njofton se në pranga ka përfunduar dhe një 36 vjeçar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Rasti i katër ka të bëjë me një 28 vjeçare, edhe kjo banuese në qytetin e Korçës, e cila është ndaluar pasi ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj

Në të gjitha rastet policia ka pajisur të dhunuarit me urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Vetëm gjatë këtij viti në qarkun e Korçës ka patur me shume se 170 kërkesa për t’u pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të dhunës, kryesisht në familje, ku rastet më të shumtat janë ndaj bashkëshortëve dhe prindërve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dhunuan familjarët e tyre, arrestohen 4 persona në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Man City “paqe” me Interin, Qazim Laçi shënon në Champions League

By: fra nc
19 September 2024 at 09:44

Rastet e shpërdoruara ishin të shumta e në fund nuk u shënua asnjë gol, Manchester City dhe Interi u ndanë në paqe në duelin e tyre të parë në fazën e ligës së Champions League. Në Ethihad vendësit ishin dominues përgjatë gjithë takimit, duke iu afruar disa herë golit, por mbrojtja zikaltër ishte e pakalueshme, teksa në superformë u gjend dhe portieri Sommer. Rastet do të vinin dhe për italianët, me Darmian apo Mkhitaryan që nuk u koordinuan siç duhet.

Në këtë dtë të dytë të ndeshjeve të Champions League, fitore regjistruan Dortmundi, PSG, Celtic dhe Sparta Prague, teksa në barazim pa gola përfundoi dhe Bologna-Shkahtar Donetsk. Mbrëmje pozitive dhe për futbollistin shqiptar Qazim Laçi që realizoi një gol shumë të bukur në fitoren 3-0 të Spartës përballë Salzburgut. Dortmundi likujdoi në transfertë Club Brugge, me një fitore bindëse 0-3 në debutimin e Nuri Sahin si trajner në Ligën e Kampionëve. PSG iu fal autogolit të portierit të Gironës për të marrë 3 pikët e para në limite.

Sa i përket Celtic, arriti fitoren më të thellë të mbrëmjes, ndaj Slovan Bratislavës në shifrat 5-1, duke u renditur menjëherë pas Bayernit në renditjen e përgjithshme.

The post Man City “paqe” me Interin, Qazim Laçi shënon në Champions League appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

I riu që spikati dhe u zgjodh deputet në moshën 29-vjeçare, kush ishte Gert Bogdani

By: fra nc
18 September 2024 at 15:29

Politikani i njohur Gert Bogdani u nda këtë të mërkurë nga jeta në moshën 44-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Gerti Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u  diplomua me ‘Nderimet më të Larta duke marrë edhe ‘Medalje Ari’.

Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në një universitet privat nëTiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, kur ishte vetëm 29-vjeç.

Në vitet 2010 ai ka qenë një nga të rinjtë më premtues në Partinë Demokratike, duke patur një aktivitet të vrullshëm politik dhe si drejtues i FRPD-së.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I riu që spikati dhe u zgjodh deputet në moshën 29-vjeçare, kush ishte Gert Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim paraqitje”, vendimi i fundit i Kushtetueses

By: fra nc
18 September 2024 at 15:12

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për seancë plenare ankimin mbi masën e parë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në tetor të vitit 2023.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë ankimin mbi bazë dokumentesh ku palë do të jetë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin pasi edhe për masën “Detyrim paraqitje” që nuk e zbatoi, pasi duhej t’i drejtohej kuvendit për miratim, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.

Më herët kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim paraqitje”, vendimi i fundit i Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

“Pa fjalë”- Flet miku i Gert Bogdanit: Jemi shokuar, bënte një jetë të rregullt

By: fra nc
18 September 2024 at 14:37

Lisandër Hoxha, një prej miqve të shumtë të Gert Bogdanit, ka reaguar në një lidhje telefonike për Euronews Albania, në lidhje me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

Hoxha tha se ndihet i shokuar për humbjen e mikut të tij në një moshë kaq të re. Ai vlerësoi makimalisht figurën e Gert Bogdanit si qytetar dhe si politikan dhe shprehu ngushëllimet për miqtë dhe familjarët e ish-deputetit.

“Jemi të shokuar, kemi humbur, një mik dhe një shok, një djalë të mrekullueshëm dhe jam sinqerisht pa fjalë. Një njeri i mirë, i cili i dha shumë Forumit të PD kur ishte kryetar, si dhe parlamentit kur ishte deputet. Unë si Lisandër kam pasur shumë shoqëri me të dhe ndihem shumë i tronditur. Gerti Bogdani ka qenë një njeri shumë i rregullt, bënte një jetë të rregullt, familjar dhe ndaj ne të gjithë si miq jemi të shokuar. I shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve. Sikur të kishte pasur Shqipëria më shumë djem si Gerti, ndryshe do të ishte Shqipëria”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pa fjalë”- Flet miku i Gert Bogdanit: Jemi shokuar, bënte një jetë të rregullt appeared first on Euronews Albania.

Ishte në kafe me miq, momentet e fundit të Gert Bogdanit: U gjet i shtrirë në banjë

By: fra nc
18 September 2024 at 14:25

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ndërroi jetë paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak.

Bëhet me dije se Gert Bogdani ka qenë duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.

Euroneës Albania mëson se ish-deputeti ka shfaqur shqetësime dhe probleme me frymëmarrjen dhe ka shkuar në tualet.

Pas vonesës në tualet, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar ta thërrasin.

Teksa nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe duke qenë se dera ka qenë e kyçur, atë e kanë hapur me forcë ku e kanë gjetur të shtrirë në tokë.

Menjëherë kanë njoftuar ambulancën e cila e ka transportuar në drejtim të spitalit, por që tashmë ishte shumë vonë për 44-vjeçarin.

Në një njoftim zyrtar policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku thotë se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ishte në kafe me miq, momentet e fundit të Gert Bogdanit: U gjet i shtrirë në banjë appeared first on Euronews Albania.

“Lajm shokues”- Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit

By: fra nc
18 September 2024 at 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u njoh me lajmin e vdekjes së ish-deputetit të PD, Gert Bogdani gjatë një konference që po mbante për media. Në fjalën e tij Berisha, e cilësoi lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëpunëtorit të tij si një lajm të zi dhe shokues.

Ai tha se vdekja e parakoshme në moshën 45-vjeçare e Gert Bogdanit, është një humbje e madhe jo vetëm për PD-në, por për gjithë shoqërinë shqiptare, për vlerat që ai mbartte si politikan dhe si qytetar.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.

Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.

Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”.

Gert Bogdani ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke konsumuar kafe në një hotel në kryeqytet.

The post “Lajm shokues”- Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit appeared first on Euronews Albania.

ILD ndëshkon prokurorin e Shkodrës, i ul me 40% pagën për një vit. Zbardhet shkaku

By: fra nc
18 September 2024 at 13:31

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur uljen e pagës deri në 40% për prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati.

Marrja e masës disiplinore për Bushatin vjen pas hetimit disiplinor të kryer nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për zvarritje të pajustifikuar në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit për vendim penal të formës së prerë.

Ky mosveprim i prokurorit ka cënuar të drejtat që gëzojnë të dënuarit me burgim, thuhet në njoftimin e ILD.

“Në rastin konkret trajtimi me status të paraburgosuri cënon ushtrimin e të drejtave që ka i dënuari, së pari ai nuk mund të ushtronte të drejtat e tij për përfitimin e lejeve shpërblyese ose kërkesat për ulje dënimi. Si pasojë e mos nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit shtetasi V.Q. ka kërkuar në gjykatë njohjen si periudhë paraburgimi të periudhës së mosekzekutimit të vendimit. Pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit ky shtetas ka përfituar 3 herë ulje dënimi.

Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit A.B. janë kryer me pakujdesi, duke qenë prokurori i ngarkuar dhe me përgjegjësinë e zyrës së ekzekutimit të vendimeve penale.

Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor, rezulton se sjellja e magjistratit subjekt hetimi disiplinor, mund të krijojë terren për sjellje të papërshtatshme, edhe në rastet të tjera të ngjashme.

Nga hetimi disiplinor i ILD konkludohet se veprimet/mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje disiplinore që cënojnë figurën e magjistratit dhe besimin e publikut tek drejtësia, dhe i propozohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që prokurorit A.B., t’i caktohet masa disiplinore “Ulja përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në 1 vit”, e parashikuar nga neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në njoftimin e ILD-së.

The post ILD ndëshkon prokurorin e Shkodrës, i ul me 40% pagën për një vit. Zbardhet shkaku appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani

By: fra nc
18 September 2024 at 13:14

Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Bëhet me dije se ish-deputeti ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të marte teksa po konumonte kafe në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

Bogdani është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ku ka ndërruar dhe jetë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gerti Bogdani është ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

The post Ndahet nga jeta në moshë të re ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë

By: fra nc
18 September 2024 at 12:54

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Athinës paraditen e kësaj të mërkure.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të kryeqytetit grek.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 36-vjeçari shqiptar është qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin “Genimatas” për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje nga ana e hetuesve janë gjetur 6 gëzhoja, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Vijon puna e grupit hetimor për marrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

The post Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërthimi i mjeteve të komunikimit të Hezbollah, pajisjet u prodhuan në Hungari

By: fra nc
18 September 2024 at 12:41

Kompania Gold Apollo nga Tajvani, tha të mërkurën se kishte autorizuar markën e saj në “pagers-at” që shpërthyen në Liban dhe Siri në një operacion që duket të jetë kryer nga Izraeli që vuri në shënjestër rrjetin e komunikimeve të Hezbollahut, por një kompani tjetër me seli në Budapest i prodhonte ata.

Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga grupi militant Hezbollah, shpërthyen pothuajse njëkohësisht në Liban dhe Siri të martën, duke vrarë të paktën 9 veta, përfshirë një vajzë 8-vjeçare dhe plagosur afro 3 mijë të tjerë.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan Izraelin për atë që dukej të ishte një sulm i sofistikuar nga distanca.

Një zyrtar amerikan tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara të martën pas përfundimit të operacionit, në të cilin shpërthyen sasi të vogla eksplozivi të vendosura fshehtas në pajisjet “pagers”. Zyrtari foli me kushtin që të mos i përmendej emri, sepse nuk ishte i autorizuar të diskutojë publikisht mbi informacionin.

Pajisjet AR-924 u prodhuan nga kompania BAC Consulting KFT, me seli në kryeqytetin e Hungarisë, sipas një deklarate të publikuar të mërkurën nga kompania Gold Apollo.

“Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ne autorizojmë kompaninë BAC të përdorë markën tonë tregtare për shitjet e produkteve në rajone të caktuara, por dizajni dhe prodhimi janë vetëm përgjegjësi e BAC-it”, thuhet në deklaratë.

Shefi i kompanisë Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, u tha gazetarëve të mërkurën se kompania e tij ka pasur një marrëveshje me BAC-in për tre vitet e fundit, por nuk dha prova për kontratën.

Rreth orës 3:30 pasdite të martën, sipas orës lokale, ‘pagers’ nëpër duart apo xhepat e përdoruesve filluan të nxeheshin dhe më pas shpërthyen duke krijuar skena të përgjakshme dhe panik. Siç duket, shumë nga të goditurit ishin anëtarë të Hezbollahut, por nuk ishte e qartë menjëherë nëse edhe individë të tjerë kishin pajisje të tilla.

Shpërthimet e pajisjeve ndodhën kryesisht në zonat ku Hamasi ka një prani të fortë, veçanërisht në periferinë jugore të Bejrutit dhe rajonin Beqaa në lindje të Libanit, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë dhe një zyrtari të Hezbollahut. Zyrtari i Hezbollahut foli me kusht që të mos i përmendej emri sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për median.

Hezbollahu, i cili fajëson Izraelin, tha në një deklaratë të mërkurën në mëngjes se do të vazhdojë sulmet e tij të zakonshme kundër Izraelit “sikurse në ditët e kaluara”, si pjesë e asaj që e përshkruan si një front mbështetës për aleatin e tij, Hamasin dhe palestinezët në Gaza. Grupi paralajëmroi Izraelin se do të paguajë “çmim të lartë” për sulmin e së martës.

Hezbollahu filloi të hidhte raketa mbi Izraelin më 8 tetor, një ditë pasi një sulm vdekjeprurës i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor shkaktoi një kundërsulm masiv izraelit dhe luftën në Gaza. Që atëherë, Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer sulme pothuajse çdo ditë, duke vrarë qindra në Liban dhe dhjetëra në Izrael dhe duke zhvendosur dhjetëra mijëra veta në të dyja anët e kufirit.

Të mërkurën në spitalet në Bejrut është ulur kaosi i një nate më parë, por të afërmit e të plagosurve vazhduan të prisnin.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, u tha gazetarëve gjatë një vizite në spitale të mërkurën në mëngjes se shumë prej të plagosurve kishin plagë të rënda në sy dhe të tjerë kishin gjymtyrë të amputuara. Gazetarët nuk u lejuan të hynin në dhomat e spitalit apo të filmonin pacientët.

Ministri i Shëndetësisë tha se Turqia, Iraku, Irani, Siria dhe Egjipti ofruan ndihmë për trajtimin e pacientëve.

Ekspertët besojnë se materiali shpërthyes ishte futur në pajisjet “pager” përpara dorëzimit dhe përdorimit të tyre. në një ndërhyrje të sofistikuar në zinxhirët e furnizimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthimi i mjeteve të komunikimit të Hezbollah, pajisjet u prodhuan në Hungari appeared first on Euronews Albania.

❌
❌