❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Miratohet në Kuvend projektligji për studentët e mjekësisë, ja çfarë parashikon

By: rom ario
19 September 2024 at 17:55

Projektligji për studentët e mjekësisë është miratuar në Kuvend me 74 vota pro dhe një abstenim.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r projektligjin “PĂ«r njĂ« shtesĂ« dhe disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 60/2023, ‘PĂ«r trajtimin e veçantĂ« tĂ« studentĂ«ve’ qĂ« ndjekin programin e integruar tĂ« studimit tĂ« ciklit tĂ« dytĂ« ‘MjekĂ«si e PĂ«rgjithshme’, nĂ« institucionet publike tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«â€.

Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Kushtetuesja argumentoi se afati 5 vjetor është jo-proporcional, gjë që ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që sapo e fillojnë universitetin, për studentët e vitit të dytë deri në të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një vit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Miratohet në Kuvend projektligji për studentët e mjekësisë, ja çfarë parashikon appeared first on Euronews Albania.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, nis me 1 minutë heshtje seanca në Kuvend

By: rom ario
19 September 2024 at 17:22

Ka nisur ditën e sotme seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë me 1 minutë heshtje, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas një arresti kardiak.

Sipas burimeve mësohet se deputetët e PD-së do të jenë të pranishëm vetëm në nisje të seancës plenare dhe më pas do të largohen nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë dhe që lidhet me ndarjen nga jeta të ish-kolegut të tyre.

Gjatë fjalës së saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se Gert Bogdani ishte një baba, bashkëshort, bir dhe vëlla i dashur, duke vlerësuar edhe punën e tij si deputet.

“TĂ« nderuar deputetĂ«, iu ftoj tĂ« mbajmĂ« 1 minutĂ« heshtje pĂ«r tĂ« shprehur dhimbjen tonĂ« pĂ«r ndarjen e prapritur nga jeta tĂ« Gerti Bogdanit, ish-deputet i Kuvendit. Gerti ishte njĂ« baba, bashkĂ«short, bir dhe vĂ«lla i dashur”, tha mes tĂ« tjerash Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, nis me 1 minutë heshtje seanca në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

Tatimi i të vetëpunësuarve| 6500 subjekte paguan 500 milionë lekë, si do rimbursohen

By: rom ario
19 September 2024 at 16:58

500 milionë lekë kanë paguar 6500 të vetëpunësuar, para se tatimi të shfuqizohej nga Gjykata Kushtetuese. Paratë e tyre janë në llogari të Tatimeve, në pritje që ato të kthehen mbrapsht.

6541 të vetëpuësuar kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024, në vlerën 500 milionë lekë. Paratë janë hedhur në llogari të Tatimeve, para se Gjykata Kushtetuese të vendoste që pagesat ishin të padrejta dhe nuk janë kthyer ende mbrapsht.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar nisma e propozuar nga deputetët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, sipas së cilës, duhet të bëhet rimbursimi për tatimin e paguar.

Konkretisht kĂ«rkohet qĂ« “TĂ« gjithĂ« tatimpaguesve, administrata tatimore, brenda 30 ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«tij ligji, tu kalojĂ« shumat e paguara. Pas kĂ«saj, me kĂ«rkeseĂ« me shkrim, te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nĂ«se ka, rimbursohet automatikisht nĂ« llogarinĂ« e tatimpaguesit ose kalohet per llogari te detyrimeve tatimore te ardhshme te tatimpaguesit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tatimi i të vetëpunësuarve| 6500 subjekte paguan 500 milionë lekë, si do rimbursohen appeared first on Euronews Albania.

Mafia komunikon edhe nĂ« “Ghost”, zbardhen komunikimet mes bandave

By: rom ario
19 September 2024 at 16:30

Një tjetër aplikacionin i inkriptuar që përdor bota e krimit është zbërthyer nga autoritetet e drejtësisë.

NjĂ« operacion ndĂ«rkombĂ«tar i koordinuar nga Europol çoi nĂ« arrestimin e dhjetra personave nĂ« disa vende tĂ« botĂ«s pas zbĂ«rthimit tĂ« bisedave nĂ« aplikacionin “Ghost”.

Aplikacioni “Ghost” nĂ« Australi pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« koordinuar komunikimet sekrete tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« njĂ« sindikate kriminale shqiptare thuhet nĂ« njĂ« prej mediave australiane.

Një prej të arrestuarve i dyshuar për trafikimin e cannabis me vlerë 1.2 mln dollarë rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar.

Po ashtu nga ky aplikacion pritet të zbardhen komunikimet mes grupeve kriminale për vrasjet e pazbardhuar, trafiku i drogës, atentatet e shumë ngjarje të tjera për të cilat ende nuk ka një person përgjegjës para organve të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mafia komunikon edhe nĂ« “Ghost”, zbardhen komunikimet mes bandave appeared first on Euronews Albania.

SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

By: rom ario
19 September 2024 at 15:56

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“AktorĂ«t kibernetikĂ« dhe dashakeq iranianĂ« ia kanĂ« vazhduar pĂ«rpjekjet prej qershorit pĂ«r t’iu dĂ«rguar mediave amerikane materiale tĂ« vjedhura dhe jopublike tĂ« ndĂ«rlidhura me fushatĂ«n e ish-presidentit Trump”, thuhet nĂ« komunikatĂ«, duke shtuar se nuk ka tĂ« dhĂ«na tani pĂ«r tani qĂ« tregojnĂ« ndonjĂ« prej pranuesve tĂ« emaileve kanĂ« kthyer pĂ«rgjigje.

“Kjo veprimtari kibernetike dashakeqe Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i fundit i qasjes sĂ« gjithanshme tĂ« Iranit, siç u theksua nĂ« deklaratĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t nga gushti, pĂ«r tĂ« ndjellĂ« pĂ«rçarje dhe pĂ«r ta minuar besimin nĂ« procesin tonĂ« zgjedhor”, thuhet nĂ« njoftim, shkruan REL.

Komuniteti i inteligjencĂ«s amerikane ka paralajmĂ«ruar se pret qĂ« Rusia, Kina dhe Irani tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ndikojnĂ« nĂ« politikat e SHBA-sĂ« “pĂ«r pĂ«rfitim tĂ« interesave tĂ« veta dhe pĂ«r ta minuar demokracinĂ« amerikane dhe qĂ«ndrimin e Uashingtonit nĂ« botĂ«â€

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Votuesit do të zgjedhin mes kandidatit republikan Donald Trump dhe asaj demokrate Kamala Harris.

Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Harrisin si zëvendësuese të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit appeared first on Euronews Albania.

Durrës| Qëlloi me armë zjarri drejt 3 kushërinjve dhe fqinjit, arrestohet 50-vjeçari

By: rom ario
19 September 2024 at 15:32

Një 50-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka qëlluar me armë gjahu drejt 4 shtetasve me të cilët u konfliktua (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij).

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësina e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.

Po ashtu bëhet e ditur se nga të shtënat janë dëmtuar lehtë 2 prej shtetasve të sulmuar, ndërkojë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Durrës| Qëlloi me armë zjarri drejt 3 kushërinjve dhe fqinjit, arrestohet 50-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Dumani takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, zbardhen temat e diskutimit

By: rom ario
19 September 2024 at 15:13

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, Stefan BlÀttler, në Bernë.

Përmes një njoftimi SPAK ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi të nivelit të lartë u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Po ashtu, gjatë takimit Dumani dhe BlÀttler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve.

Dumani dhe BlÀttler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.

Njoftimi i SPAK:

Takim i nivelit të lartë mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Bernë 18 shtator 2024

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme z. Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, z. Stefan BlÀttler, zhvilluan një takim konstruktiv në Bernë, në datën 18 shtator 2024. Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Të dy drejtuesit e lartë, z. Dumani dhe z. BlÀttler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar.

Gjatë takimit, z. Dumani dhe z. BlÀttler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve. Ky bashkëpunim ofron mundësi të shkëlqyera për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm me qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe për krijimin e strategjive dhe njësive të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet.

  1. Dumani dhe z. BlÀttler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dumani takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, zbardhen temat e diskutimit appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Skandali i diplomave| U përfol se u korruptua me 1 çantë, reagon zyrtarja e arsimit

By: rom ario
17 September 2024 at 14:45

Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas deklaratave në mediat italiane të cilat shkruanin se dyshohej se ajo ishte përfshirë në një rast korrupsioni me diplomat dhe në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

Komentet Telhaj i ka bërë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, të cilat vijnë pasi disa persona ranë në pranga në Itali, në lidhje me diplomat false që universitetet shqiptare jepnin për shtetasit në vendin fqinj.

Në postimin e saj Telhaj shkruan se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

Ajo ka kërkuar gjithashtu se autoritetet zyrtare dhe mediat që kanë përmendur emrin e saj në lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, të kërkojnë falje.

“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”, ka shkruar Telhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali i diplomave| U përfol se u korruptua me 1 çantë, reagon zyrtarja e arsimit appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin

By: rom ario
17 September 2024 at 14:08

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për shtetasin Anterio Kaloshi, e cila kishte lënë në fuqi vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin 41-bis.

Anterio Kaloshi u vendos në regjimin e Posaçëm pas dyshimeve se ai mbante lidhje me elementë kriminalë jashtë qelisë.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot mĂ« 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datĂ« 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e tĂ« dĂ«nuarit/ankues A.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datĂ« 28.06.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit tĂ« Ministrit tĂ« DrejtĂ«sisĂ« “PĂ«r vendosjen nĂ« regjimin e posaçëm tĂ« ushtrimit tĂ« tĂ« drejtave nĂ« burgun e sigurisĂ« sĂ« lartĂ« tĂ« tĂ« burgosurit A.K.” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 237, datĂ« 28.06.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin appeared first on Euronews Albania.

Skandali me diplomat shqiptare në Itali, reagon Ministria e Arsimit dhe Sportit

By: rom ario
17 September 2024 at 13:54

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar lidhur me çështjen e hapur në Itali për diplomat false që u jepeshin studentëve italianë nga universitete private shqiptare.

Përmes një njoftimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit shkruan se prej vitit 2022 ka nisur procesi periodik i verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë.

Po ashtu thuhet se në periudhën 2023-2024 MAS ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM (i përfshirë në skandalin në Itali).

Gjithashtu në njoftim thuhet se bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë, Kolegji Universitar WISDOM.

Po ashtu në reagim shkruhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Reagim i MAS:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar WISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar nĂ« aktet nĂ«nligjore nĂ« fuqi, tĂ« ligjit nr 80/2015 “PĂ«r Arsimin e LartĂ« dhe KĂ«rkimin Shkencor nĂ« Institucionet e Arsimit tĂ« LartĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ ka nisur prej vitit 2022 dhe nĂ« vijim, procesin periodik tĂ« verifikimit tĂ« kontrollit tĂ« pajtueshmĂ«risĂ« sĂ« veprimtarisĂ« tĂ« gjithĂ« institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«.

Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.

Pas procedurave tĂ« ndjekura nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procesi, dhe verifikimeve tĂ« kryera pĂ«rgjatĂ« periudhĂ«s sĂ« kontrollit nĂ« kĂ«tĂ« institucion, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tij, grupi i punĂ«s, nĂ« korrik tĂ« kĂ«tij viti, ka pĂ«rfunduar raportin final tĂ« kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatĂ« ushtrimit tĂ« veprimtarisĂ« akademike, administrative dhe financiare tĂ« Kolegjit Universitar ËISDOM pĂ«r periudhĂ«n e ushtrimit tĂ« kontrollit, referuar dispozitave tĂ« ligjit nr. 80/2015, “PĂ«r arsimin e lartĂ« dhe kĂ«rkimin shkencor nĂ« institucionet e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe akteve nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij.

Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.

Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e  studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali me diplomat shqiptare në Itali, reagon Ministria e Arsimit dhe Sportit appeared first on Euronews Albania.

Komandanti amerikan zbarkon në Tiranë, pritet të takohet me Begajn e Ramën

By: rom ario
17 September 2024 at 12:58

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, ka vizituar ditën e sotme Tiranën.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA bën të ditur se ai do të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe do të takohet me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu, E Ngarkuara me PunĂ« Nancy VanHorn mirĂ«priti gjeneralin Cavoli nĂ« AmbasadĂ«, ku u takua me pjesĂ«tarĂ«t e Detashmentit tĂ« GardĂ«s sĂ« Marinsave tĂ« ambasadĂ«s, pĂ«r t’i falĂ«nderuar pĂ«r shĂ«rbimin e tyre.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

đŸ‡ŠđŸ‡± Komandanti i KomandĂ«s Europiane tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate pĂ«r EuropĂ«n (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton TiranĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« KonferencĂ«n e 27 tĂ« Shefave tĂ« Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« SHBA-KartĂ«s sĂ« Adriatikut, si dhe pĂ«r t’u takuar me udhĂ«heqĂ«s shqiptarĂ«, pĂ«rfshirĂ« Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. E Ngarkuara me PunĂ« Nancy VanHorn mirĂ«priti gjeneralin Cavoli nĂ« ambasadĂ«, ku u takua me pjesĂ«tarĂ«t e Detashmentit tĂ« GardĂ«s sĂ« Marinsave tĂ« ambasadĂ«s pĂ«r t’i falĂ«nderuar pĂ«r shĂ«rbimin e tyre. Vizita pĂ«rforcon aleancĂ«n dhe partneritetin e fortĂ« mes vendeve tona nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes, pĂ«rfshirĂ« ushtarĂ«t amerikanĂ« dhe shqiptarĂ« qĂ« trajnohen krah pĂ«r krah.

The post Komandanti amerikan zbarkon në Tiranë, pritet të takohet me Begajn e Ramën appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Estonisë: Kufizimet e raketave për Ukrainën duhet të hiqen

By: rom ario
17 September 2024 at 12:45

Ukraina duhet të lejohet të lëshojë raketa perëndimore pa kufizime, tha presidenti i Estonisë.

Sipas mediave tĂ« huaja, Alar Karis tha gjithashtu se “tĂ« gjitha vijat e kuqe” duhet tĂ« kalohen dhe Rusia duhet tĂ« detyrohet tĂ« largohet nga Ukraina.

Paqja mund të arrihet vetëm me kushtet ukrainase, tha ai për Kyiv Independent.

Presidenti Karis, vendi i tĂ« cilit kufizohet me RusinĂ«, tha: “Ne jemi nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« tĂ« thjeshtĂ«: ne duhet tĂ« heqim kufizimet nĂ« pĂ«rdorimin e armĂ«ve qĂ« Ukraina merr nga bota perĂ«ndimore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« synojmĂ« dronĂ«t ku ata nisen [nĂ« territorin rus].

“Kur kjo ndodh, dronĂ«t nuk arrijnĂ« kurrĂ« nĂ« UkrainĂ«, Letoni apo ndonjĂ« vend tjetĂ«r”, tha ai mĂ« tej.

Nëse do të lejohet, Ukraina do të lëshojë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi në Rusi, gjë e cila ka qenë e rëndësishme në axhendën ndërkombëtare kohët e fundit.

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, pritej të diskutonte një lëvizje të tillë kur u takua me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Takimi përfundoi pa asnjë premtim. Ukraina ka argumentuar prej kohësh se duhet të lejohet të përdorë armë që mund të godasin thellë brenda territorit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Estonisë: Kufizimet e raketave për Ukrainën duhet të hiqen appeared first on Euronews Albania.

Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Evropian për 5-vitet e ardhshme

By: rom ario
17 September 2024 at 11:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar.

Postin e komisionares pĂ«r zgjerim, ajo ka vendosur t’ia ndajĂ« kandidates nga Sllovenia, Marta Kos.

Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian.

Kos nuk është nominuar formalisht nga vendi i saj.

“Çdo anĂ«tar i ekipit tim do tĂ« sjellĂ« pĂ«rvojĂ«n dhe perspektivat e veta pĂ«r EvropĂ«n”, shkroi von der Leyen nĂ« platformĂ«n ‘X’, shkruan REL.

Portofoli i zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse të gjashtë vendet e tij, plus Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia, janë në proces të zgjerimit.

Me përjashtim të Kosovës, të gjitha janë vende kandidate, e disa edhe në negociata për anëtarësim.

Kandidatura e Kosit ka shkaktuar kundërthënie në Slloveni, pasi opozita nuk dëshiron ta mbështesë e as të caktojë seancë dëgjimore në Komisionin përkatës parlamentar.

Autoritetet sllovene kanĂ« ndĂ«rruar nĂ« momentin e fundit kandidatin e tyre, pĂ«r t’i ndihmuar von der Leyenit tĂ« rriste numrin e grave nĂ« Komision, pasi ishte mĂ« pak se njĂ« e treta.

Megjithatë, kërkesa e von der Leyenit u pa nga disa si ndërhyrje në sovranitetin e një vendi anëtar të BE-së.

Kryetari i Komisionit pĂ«r Çështje Evropiane tĂ« Parlamentit tĂ« SllovenisĂ«, Franc Breznik, i cili vjen nga opozita, ka refuzuar ta vendosĂ« nĂ« rend dite konfirmimin e Kosit.

Për pasojë, von der Leyen nuk ka mundur ta propozonte Komisionin e ri më 10 shtator, kur ka qenë e planifikuar, por e ka shtyrë për 17 shtator.

Ajo e ka bërë tani këtë propozim, me pritjet që edhe Sllovenia ta përfundojë ndërkohë procedurën e saj.

Opozita në Slloveni ka akuzuar Kosin se ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë.

Kos ka qenë ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër.

Më herët ka punuar edhe në Qeverinë e Sllovenisë si drejtore për raportet me mediat.

Sipas traktateve të BE-së, secili vend anëtar ka të drejtë të ketë një komisionar. Për rrjedhojë, Komisioni Evropian ka po aq anëtarë sa ka edhe vende anëtare, përkatësisht 27.

Von der Leyen ka përsëritur disa herë se, gjatë mandatit të ardhshëm 5-vjeçar, do ta ketë prioritet zgjerimin e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Evropian për 5-vitet e ardhshme appeared first on Euronews Albania.

Shkodër| Asgjësohen 1388 bimë narkotike kanabis

By: rom ario
17 September 2024 at 11:34

Janë asgjësuar ditën e sotme 1388 bimë narkotike kanabisi në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se kanabisi është gjetur në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Qarku ShkodĂ«r/Vijon megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastĂ«r”, asgjĂ«sohen 1388 bimĂ« cannabisi.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan 1388 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkodër| Asgjësohen 1388 bimë narkotike kanabis appeared first on Euronews Albania.

Francë|Bashkë me 50 burra abuzoi me gruan e tij, 71-vjeçari e pranon: Jam përdhunues

By: rom ario
17 September 2024 at 11:17

Dominique Pelicot, 71-vjeçari i akuzuar për drogimin e gruas së tij dhe detyrimin e saj për të fjetur me dhjetëra burra ka pranuar të gjitha akuzat kundër tij në dëshminë e tij të parë që nga fillimi i gjyqit më 2 shtator.

Sipas mediave të huaja ai abuzoi për më shumë se 10 vjet me gruan e tij, duke rekrutuar burra të ndryshëm për ta përdhunuar.

Duke iu referuar 50 tĂ« bashkĂ«pandehurve qĂ« akuzohen pĂ«r pĂ«rdhunimin e ish-gruas sĂ« tij GisĂšle, Pelicot tha: “UnĂ« jam njĂ« pĂ«rdhunues si tĂ« tjerĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« dhomĂ«â€.

“Ata tĂ« gjithĂ« e dinin, nuk mund tĂ« thonĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n”, tha ai.

PĂ«r ish-gruan e tij, ai tha: “Ajo nuk e meritonte kĂ«tĂ«â€.

“Isha shumĂ« i lumtur me tĂ«â€, tha ai nĂ« gjykatĂ«.

GisĂšle, sĂ« cilĂ«s iu dha mundĂ«sia tĂ« pĂ«rgjigjej menjĂ«herĂ« pas kĂ«saj, tha: “ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r mua ta dĂ«gjoj kĂ«tĂ«. PĂ«r 50 vjet, kam jetuar me njĂ« njeri qĂ« nuk do ta kisha imagjinuar kurrĂ« se mund tĂ« ishte i aftĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. I besova atij, plotĂ«sisht.”

Pelicot, i cili u diagnostikua me njĂ« infeksion nĂ« veshka dhe gurĂ« nĂ« veshka, mungoi nĂ« gjykatĂ« pĂ«r gati njĂ« javĂ« pĂ«r shkak tĂ« sĂ«mundjes. Ai Ă«shtĂ« vendosur tĂ« japĂ« dĂ«shminĂ« e tij gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s, megjithĂ«se do t’i lejohen pushime tĂ« shpeshta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Francë|Bashkë me 50 burra abuzoi me gruan e tij, 71-vjeçari e pranon: Jam përdhunues appeared first on Euronews Albania.

Gjermania premton 100 milion euro ndihmë për Ukrainën këtë dimër

By: rom ario
17 September 2024 at 10:47

Gjermania do tĂ« ofrojĂ« njĂ« ndihmĂ« shtesĂ« prej 100 milion € (84 milion ÂŁ) pĂ«r UkrainĂ«n kĂ«tĂ« dimĂ«r.

Sipas mediave të huaja, Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, njoftoi ndihmën shtesë gjatë një vizite në Moldavi.

Rusia po planifikon njĂ« “luftĂ« dimĂ«rore me qĂ«llimin pĂ«r t’i bĂ«rĂ« jetĂ«t e njerĂ«zve nĂ« UkrainĂ« sa mĂ« tĂ« tmerrshme tĂ« jetĂ« e mundur”, tha zonja Baerbock.

Nevojitet mbrojtje shtesë ajrore për të lejuar riparimet e infrastrukturës, ka thënë Kievi.

Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë në sigurimin e kërkesës për energji gjatë dimrit, kur temperaturat mund të bien shumë nën zero.

Në korrik, ndërkohë, u raportua se Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm.

Sipas një drafti të buxhetit 2025 të parë nga Reuters, ndihma gjermane do të ulet në 4 miliardë euro (3.4 miliardë paund).

Kjo është afërsisht gjysma e asaj që ka qenë këtë vit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania premton 100 milion euro ndihmë për Ukrainën këtë dimër appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e 2-fishtë në Roskovec, Prokuroria zbardh akuzat për 4 të arrestuarit

By: rom ario
17 September 2024 at 10:34

Prokuroria e Fierit ka zbardhur akuzat ndaj 4 personave të arrestuar për vrasjen e Vladimir dhe Gramoz Kurtajt në fshatin Kurjan në Roskovec.

Për ngjarjen e rëndë u vetëdorëzua fillimisht në Polici Altin Kuka dhe më pas janë shoqëruar edhe dy djemtë e autorit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 e 18 vjeç, si dhe Tomor Zyka.

PĂ«r tĂ« katĂ«rt kĂ«ta persona Prokuroria ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest me burg’ pĂ«r disa vepra penale si “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

Informacion nga Prokuroria Fier në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec ku humbën jetën shtetasit G.K dhe L.K

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur nĂ« Roskovec, Fier, nĂ« datĂ«n 10.09.2024, ku humbĂ«n jetĂ«n dy shtetasit G.K dhe L.K dhe po kryhen hetime pĂ«r veprat penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 tĂ« K.Penal.

NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« ngjarje, pas veprime hetimore tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim me policinĂ« gjyqĂ«sore, u arrestuan nĂ« flagrancĂ« tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshĂ«m se ata kanĂ« kryer veprĂ«n penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese” kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 tĂ« K.Penal. Po ashtu, Ă«shtĂ« kryer arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit T.Z., si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s venale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

MĂ« datĂ« 12.09.2024, pĂ«r shtetasit  A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit nĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier kĂ«rkesa pĂ«r vleftĂ«simin e ligjshĂ«m tĂ« arrestit nĂ« flagrancĂ« dhe caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “Arrest nĂ« burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Pas vleresimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që i atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:

1.A.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale  “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, parashikuar nĂ« nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

2.E.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”, parashikuar nĂ« nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

3.E.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Vrasja nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese”, kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” parashikuar nĂ« neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

4.T.Z, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

5.Y.K, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

6.I mituri nĂ« konflikt me ligjin E.H, dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “MoskallĂ«zimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e 2-fishtë në Roskovec, Prokuroria zbardh akuzat për 4 të arrestuarit appeared first on Euronews Albania.

Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar

By: rom ario
17 September 2024 at 09:51

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar u rrit në më shumë se 200, tha Qeveria ushtarake e këtij vendi.

Stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin në fillim të shtatorit dhe, deri më tani, shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve në të gjithë rajonin, sipas shifrave zyrtare.

Ajo shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë së paku 226 persona të vdekur.

Po ashtu, shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella dhe, për pasojë, OKB-ja tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, si dhe për ujë të pijshëm, strehim dhe rroba.

OKB-ja tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit.

Agjencia e saj për Reagim ndaj Fatkeqësive vlerësoi se rreth 630.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet, për shkak të bllokimit të rrugëve, dëmtimit të urave dhe ndërprerjes së linjave të komunikimit, shkruan REL.

Mianmari edhe ashtu është i shkatërruar nga lufta civile, që ka përfshirë këtë vend qysh në vitin 2021, kur ushtria ka marrë pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që nga ajo kohë, mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, derisa grupe të ndryshme të rezistencës së armatosur luftojnë kundër juntës ushtarake që mban pushtetin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar appeared first on Euronews Albania.

“Kompleks qeveritar”- Rama njofton ndĂ«rtimin e godinave tĂ« reja pĂ«r institucionet

By: rom ario
17 September 2024 at 09:47

Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« ditĂ«n e sotme nĂ« konkurset pĂ«r 2 projektet e para tĂ« KorporatĂ«s Shqiptare tĂ« Investimeve, ku 10 studio paraqesin pĂ«rpara jurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare projekt-idetĂ« pĂ«r 4 zhvillime tĂ« reja, tĂ« cilat do t’i hapin rrugĂ« njĂ« qasje tĂ« re pĂ«r ndĂ«rtimin e zyrave dhe krijimin e hapĂ«sira tĂ« reja tĂ« shĂ«rbimeve bashkĂ«kohore pĂ«r administratĂ«n publike.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Rama ka thënë se këto 4 zhvillime i hapin rrugë një roli të ri të shtetit me pronën publike.

Ai tha gjithashtu se do tĂ« krijohet fillimisht njĂ« kompleks i madh qeveritar qĂ« do tĂ« ‘strehojë’ njĂ« sĂ«rĂ« institucionesh qĂ« sot janĂ« tĂ« vendosur nĂ« godina tĂ« vjetra me qira, si dhe njĂ« tjetĂ«r kompleks qĂ« do tĂ« strehojĂ« pjesĂ«n e mbetur tĂ« institucioneve.

“JanĂ« 4 zhvillime qĂ« i hapin rrugĂ« njĂ« qasje tĂ« re dhe njĂ« roli tĂ« ri tĂ« shtetit me pronĂ«n publike. Aktualisht sot, institucionet publike paguajnĂ« disa miliona euro nĂ« vit qira pĂ«r tĂ« ushtruar aktivitetin e tyre nĂ« mjedise qĂ« janĂ« larg tĂ« qenit tĂ« denja pĂ«r ambicien tonĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« 2030, larg tĂ« qenit tĂ« denja pĂ«r atĂ« qĂ« meritojnĂ« qytetarĂ«t qĂ« shĂ«rbehen nga kĂ«to institucione dhe pĂ«r kushtet nĂ« tĂ« cilat duhet tĂ« punojnĂ« shĂ«rbĂ«torĂ«t e shtetit.

Janë një sërë institucionesh që vijojnë punën e tyre në hapësira që paraqesin probleme në mirëmbajtje, pasi janë godina të vjetra nga periudha komuniste. Sot arkitektët janë thirrur të na ofrojnë idetë dhe projektet e tyre, për të na dhënë mundësinë që të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione.

Shteti nuk do tĂ« dorĂ«zoj mĂ« prona ashtu siç i ka dorĂ«zuar nĂ« tĂ« shkuarĂ«n te privatĂ«t, por do tĂ« futet nĂ« njĂ« rol po aq aktiv si pĂ«rfaqĂ«sues i pronĂ«s sĂ« vetĂ« pĂ«rmes AIC, pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nga shfrytĂ«zimi i pronave publike, tĂ« mira publike dhe tĂ« ardhura financiare qĂ« do tĂ« shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« tjera investime”, Ă«shtĂ« shprehur Rama.

“📍TiranĂ« – KONKURSET PËR DY PROJEKTET E PARA TË KORPORATËS SHQIPTARE TË INVESTIMEVE, ku 10 studio prestigjioze paraqesin pĂ«rpara jurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare projekt-idetĂ« pĂ«r 4 zhvillime tĂ« reja, tĂ« cilat do t’i hapin rrugĂ« njĂ« qasje tĂ« re pĂ«r ndĂ«rtimin e zyrave dhe krijimin e hapĂ«sira tĂ« reja tĂ« shĂ«rbimeve bashkĂ«kohore pĂ«r administratĂ«n publike, ku shteti vendos nĂ« dispozicion pronat publike dhe mĂ« pas fton nĂ« konkurs investitorĂ« vendas e tĂ© huaj pĂ«r ndĂ«rtimin e projekteve, nga ku shteti do tĂ« pĂ«rfitojĂ« si pronar i truallit njĂ© infrastrukturĂ« tĂ« re pĂ«r instituciine publike qĂ« ende rrinĂ« nĂ« mjedise me qera apo ende nuk e kanĂ« selinĂ« e tyre tĂ« shekullit tĂ« ri, si pĂ«r shembull Biblioteka KombĂ«tare, etj đŸ€đŸ‡ŠđŸ‡±â€, ka shkruar nĂ« faqen e tij nĂ« Facebook Rama.

Studiot pjesëmarrëse:

ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)

COLDEFY (Francë)

EMBT Architects (Spanjë)

SNOHETTA (Norvegji)

ZAHA HADID Architects (UK)

ARCHI-TECTONICS (USA)

ARCHITECTURE STUDIO (Francë)

BAUKUH (Itali)

COOK RESEARCH (Angli)

MAD Office (SHBA)

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kompleks qeveritar”- Rama njofton ndĂ«rtimin e godinave tĂ« reja pĂ«r institucionet appeared first on Euronews Albania.

Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

By: rom ario
17 September 2024 at 09:15

Në një reagim për Euronews Albania lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç për Kosovën, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano shprehet se Brukseli ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb për kthimin e serbëve në veri te Kosovës.

“Ne mirĂ«presim gatishmĂ«rinĂ« e shprehur nga presidenti Vuçiç pĂ«r tĂ« vazhduar angazhimin nĂ« dialogun e lehtĂ«suar nga BE. Ne e vlerĂ«sojmĂ« pozitivisht thirrjen pĂ«r pjesĂ«marrjen e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« zgjedhjet nĂ« KosovĂ« dhe riintegrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« tĂ« gjitha institucionet e KosovĂ«s qĂ« nga koha kur ata  u larguan nĂ« vitin 2022. BE-ja vazhdimisht i ka bĂ«rĂ« thirrje Beogradit qĂ« tĂ« inkurajojĂ« dhe PrishtinĂ«s qĂ« tĂ« mundĂ«sojĂ« riintegrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. MarrĂ«veshjet e Dialogut parashtrojnĂ« hapat dhe procedurat qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«, veçanĂ«risht nĂ« pĂ«rputhje dhe respektimin e plotĂ« tĂ« kornizĂ«s ligjore tĂ« KosovĂ«s: nĂ« kĂ«tĂ« kontekst, zbatimi i C/ASMM Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, thuhet nĂ« reagimin pĂ«r Euronews Albania.

Stano thekson se moskoordinimi i palëve vë në rrezik qytetarët e të dyja vendeve. Ai bën thirrje që palët ti kthehen dialogut.

“Retorika nxitĂ«se, si dhe veprimet e njĂ«anshme dhe tĂ« pakoordinuara janĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me Dialogun. Ata vĂ«nĂ« nĂ« rrezik normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ« dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tĂ« saj.

BE-ja pĂ«rsĂ«rit thirrjen e saj pĂ«r de-pĂ«rshkallĂ«zimin, si dhe zbatimin e plotĂ« dhe tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« tĂ« gjitha marrĂ«veshjeve tĂ« dialogut nga tĂ« dyja palĂ«t. Rruga pĂ«rpara pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t Ă«shtĂ« tĂ« riafirmojnĂ« angazhimin e tyre konstruktiv nĂ« procesin e normalizimit. MundĂ«sia e parĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« ri-angazhim Ă«shtĂ« takimi i kryenegociatorĂ«ve nĂ« Bruksel mĂ« 17 shtator”, e mbyll reagimin e tij zĂ«dhĂ«nĂ«si i Bashkimit Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Stano: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌