Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Poker në mes të “Bllokut”, arrestohen 5 persona që organizonin lojëra fati në Tiranë

By: fra nc
20 September 2024 at 13:59

Policia e Tiranës arrestoi këtë të premte 5 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet..

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në pranga përfunduan shtetasit Gentjan Murati, Dorian Sefa, Ndrec Lleshi, Hysni Llanaj Arbër Shehi.

Gjithashtu në gjendje të lirë u proceduan dhe 4 shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për mokallëzim krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:

  1. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
  2. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi L. G., ndërsa 3 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Poker në mes të “Bllokut”, arrestohen 5 persona që organizonin lojëra fati në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Prokurori kërkon konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautit: Vijnë nga trafiku i drogës

By: fra nc
20 September 2024 at 13:34

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatjon Dauti,  i cili rezulton i arrestuar nga policia në Londër për ‘Trafik droge’ dhe ‘Pastrim parash’.

Dauti ka qenë nën hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale të “Trafikut drogës”.

Në vitin 2013 Dautit i janë gjetur 3 kg kokainë, ndërkohë që një vit më vonë i janë sekuestruar nga autoritetet britanike dhe një shumë prej 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Gjithashtu Dauti është arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”.

Prokuroria e Kukësit i ka kërkuar Gjykatës që të konfiskojë pasuritë e paluajtshme të Dautit, që dyshohet që janë produkt i pastrimit të parave të përfituar nga aktiviteti kriminal.

Kujtojmë se gjatë muajit gusht Fatjon Dauti, u përfshi në një sherr pranë rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë me futbollistin Marjo Bajramaj, pas konfliktit që kishin nisur partneret e tyre për shkak të gërvishtjes së makinave me të cilat po udhëtonin.

Dauti u shpall në kërkim pasi në automjetin e tij u gjet një armë pa leje.

“Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokurori kërkon konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautit: Vijnë nga trafiku i drogës appeared first on Euronews Albania.

Ish-pjesëtari i UÇK ankohet për Gjykatën Speciale: 213 fjali të ndryshuara

By: fra nc
20 September 2024 at 12:59

Gjatë konferencës së Apelit të premten, Shala tha se gjatë seancave kur është shpallur fjala përfundimtare në korrik kanë gjetur 213 fjali të ndryshuara, derisa theksoi se ende nuk e ka në gjuhën shqipe aktvendimin për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.

“Kam një shqetësim shumë të madh sa i përket seancave të mëparshme, me 15, 16 dhe 17 ku ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera por të ndryshuara. Unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe, duke pa rrjedhat e gjykimit tim prej fillimit deri në tri ditët e fundit nuk e kam pas vëmendjen, pasi s’kam mendu që bëhen gabime të tilla që të ndryshohet fjala. Mirëpo me 15, 16 dhe 17 e kemi të vërtetuara që janë ndryshime të fjalive që ia humb kuptimin gjithçka”, tha ai.

Ai u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e dinë se në çfarë mënyrë është dënuar.

“Unë akoma nuk e kam aktvendimin të përkthyer unë nuk di si të ankohemi kur nuk e di se në çfarë mënyre dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që unë s’kam vra kurrë në jetën time askënd. Më shpjegojnë avokatë për unë nuk mundem me besua përderisa nuk e kam zyrtarisht që të lexoj dhe të kuptoj për çka jam i dënuar. Nuk e di si ka mundësi të punoj me avokatët dhe të bëjë ankesat kur akoma nuk e kam të përkthyer”, shtoi Shala.

Ndërkaq, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se përkthimet e përfunduara dhe redaktimi i përkthimit pritet të dorëzohen në fund të muajit tetor.

“Jam dakord që procedurat duhet të jenë publike në masën e mundur. Kur kjo nuk është e mundur atëherë parashtrimet e protokolluara të dorëzohen në kohën e duhur të redaktuara për publikun. Megjithatë siç e di ka disa shqetësime apo arsyetime të sigurisë që justifikojnë mbajtën kofidenciale të disa informatave. Po rikujtoj se çfarë tha trupi gjykues kur u dha dënimi se varianti i redaktuar do të lëshohet në momentin e duhur. Kjo do të bëhet në fund të tetorit”, deklaroi ajo.

Më 16 korrik 2024, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është dënuar me 18 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale./KosovaPress/

The post Ish-pjesëtari i UÇK ankohet për Gjykatën Speciale: 213 fjali të ndryshuara appeared first on Euronews Albania.

Çfarë është “Ghost”, aplikacioni më i rëndësishëm i kriminelëve pas kapjes së “SKY”

By: fra nc
20 September 2024 at 11:44

Një tjetër aplikacionin i inkriptuar që përdor bota e krimit është zbërthyer nga autoritetet e drejtësisë.

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol çoi në arrestimin e dhjetëra personave në disa vende të botës pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Ghost”.

Aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare thuhet në një prej mediave australiane.

Një prej të arrestuarve i dyshuar për trafikimin e kanabis me vlerë 1.2 mln dollarë rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar.

Po ashtu nga ky aplikacion pritet të zbardhen komunikimet mes grupeve kriminale për vrasjet e pazbardhuar, trafiku i drogës, atentatet e shumë ngjarje të tjera për të cilat ende nuk ka një person përgjegjës para organve të drejtësisë.

Çfarë është Ghost?

Tregu për aplikacionet e mesazheve të koduara po lulëzon, me ËhatsApp-in që është shërbimi më i njohur dhe më popullor.

Këto aplikacione kodojnë mesazhet për të parandaluar të huajt të lexojnë bisedat private dhe nuk janë të paligjshme.

Por disa veçori të shërbimit Ghost, i cili u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2021, e bënë atë shumë më tërheqës për kriminelët, sipas Europol.

Përdoruesit do të blinin një telefon të personalizuar në vend që thjesht të shkarkonin aplikacionin në telefonin e tyre.

Përdoruesit mund të merrnin telefonin Ghost pa dhënë asnjë informacion personal ose një numër telefoni ekzistues, duke e bërë atë 100% anonim, tha Europol.

Shërbimi përdorte tre standarde të veçanta të kriptimit dhe përdoruesit mund të fshinin të dhënat e telefonit nga distanca, nëse ai kapej nga autoritetet.

Europol tha se Ghost përdorte servera “të fshehur” në Islandë dhe Francë, ndërkohë që themeluesi i tij ishte në Australi.

Kush e përdori?

Sipas policisë, Ghost përdorej pothuajse ekskluzivisht nga kriminelët.

Europol tha se aplikacioni kishte disa mijëra përdorues në mbarë botën me rreth 1000 mesazhe që shkëmbeheshin çdo ditë.

Jean-Philippe Lecouffe, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Europol, tha se operacioni kishte hequr një mjet të rëndësishëm komunikimi nga dora e krimit të rëndë dhe organizuar.

“Ky mjet mundësoi trafikun e drogës, tregtimin e armëve, dhunën ekstreme dhe pastrimin e parave në shkallë të gjerë,” tha ai.

Në lidhje me operacionin deri më tani janë arrestuar 51 persona, shumica në Australi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë është “Ghost”, aplikacioni më i rëndësishëm i kriminelëve pas kapjes së “SKY” appeared first on Euronews Albania.

​Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

By: fra nc
20 September 2024 at 11:28

Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha Zahiti.

Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e plagosjes me armë zjarri të personit në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria e 7-a në botë për çmimin e naftës, Basha: Heqim “taksën Rama” 24 lekë

By: fra nc
20 September 2024 at 11:17

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se qytetarët shqiptarë edhe pse janë të fundit në botë sa i përket të ardhurave për frymë në Europë, renditen në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Sipas Bashës, çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e taksave të qeverisë mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve.

Ai gjithashtu nënvizoi se në programin e Demokratëve Euroatlantikë është edhe angazhimi i kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 24 lekë për litër mbi çmimin e karburantëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të shtatët në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është bilanci i një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten dhe klientelën e saj.

Çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e “taksës Rama” mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve.

Në fund, faturën e paaftësisë dhe grykësisë së qeverisë më të korruptuar në Europë e paguajnë familjet shqiptare, me çmime që bëhen çdo ditë e më të papërballueshme.

Shqipëria nuk meriton këtë tallje, shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë ne i kemi qëndruar besnikë angazhimit tonë të kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburantëve.

Shqipëria meriton më shumë!

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria e 7-a në botë për çmimin e naftës, Basha: Heqim “taksën Rama” 24 lekë appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet java e parë e Champions: Mposhtet Barcelona, ngec Arsenali! Tabela e pikëve

By: fra nc
20 September 2024 at 11:06

Barcelona i ka zhgënjyer të gjithë në ndeshjen e saj të parë në Champions League, duke u mposhtur në transfertë nga Monaco. Me disa mungesa kryesore dhe me një karton të kuq që në nisje të Garcias, katalanasit e patën të pamundur ti bënin ballë kundërshtarit, që merr kështu 3 pikët e para. Goli i parë erdhi nga Akliush, ndërsa në minutën e 28’ Yamal riktheu ekuilibrat. U duk se takimi në dhomat e zhveshjes do ti vlente blaugranëve, por ishte vec një iluzion, pasi Ilenikhena, i future si zëvendësues shënoi golin e KO për vendësit, të cilët shijojnë fitoren e parë.

Hap fals për Arsenalin, që rrezikoi të dilte dhe pa pikë nga Bergamo, por penalltia e humbur nga Retegui, bëri që ndeshja të mbyllej 0-0. Skuadra e Artetës u duk e neutralizuar taktikisht ndaj Atalantës, e cila kishte mundësinë më të mirë në minutën e 51’ ku penalltia e Reteguit u prit nga portieri Raya.

Atletico e Madridit bëri detyrën ndaj Leipzig duke fituar 2-1, të njëjtin rezultat që regjistroi Brest ndaj Sturm Graz. Në duelet e orës 18:45 Benfica fitoi në transfertën e Crvena Zvezdës 1-2, ndërsa Leverkusen i dhuroi një poker Feyenoordit në Holandë. Këto ishin ndeshjet e fundit të javës së parë të Ligës së Kampionëve, ku në krye qëndron Bayerni i Mynihut.

Renditja pas javës së parë:

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet java e parë e Champions: Mposhtet Barcelona, ngec Arsenali! Tabela e pikëve appeared first on Euronews Albania.

“Sulmi ishte shpallje lufte”- Kërcënimi i liderit të Hezbollah për Izraelin

By: fra nc
20 September 2024 at 10:40

Armiku i ka kaluar të gjitha rregullat, ligjet dhe vijat e kuqe. Nuk i interesonte asgjë, as moralisht, as humanisht, as juridikisht.

Kështu i përshkroi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, sulmet e fundit në të gjithë Libanin në një fjalim televiziv.

Ai tha se shpërthimet e sinjalizuesve dhe radiomarrësve ishin një “goditje e paprecedentë”, por u zotua se Hezbollahu do të vazhdojë të luftojë dhe do të japë një “dënim të drejtë”.

Nasrallah shtoi se sulmi ishte një “agresion i madh kundër Libanit” që mund të quhet “krime lufte ose një shpallje lufte”.

Gjatë fjalimit të tij të enjten, avionët luftarakë izraelitë fluturuan ulët mbi Bejrut duke shkaktuar zhurma zanore në të gjithë kryeqytetin.

Disa orë më vonë, Izraeli njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në Liban duke synuar pozicionet e Hezbollahut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Sulmi ishte shpallje lufte”- Kërcënimi i liderit të Hezbollah për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

“Bërtiti Allahu Ekber”- Sulm me thikë në Holandë, një person qëllon kalimtarët

By: fra nc
20 September 2024 at 09:47

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në një sulm me thikë mesnatën e të enjtes në qytetin holandez të Roterdamit. Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Sulmi ndodhi pranë urës historike Erasmus të qytetit holandez.

E përditshmja holandeze De Telegraaf, duke cituar dëshmitarët në vendngjarje, raportoi se një burrë sulmoi njerëzit në mënyrë të rastësishme me dy thika ndërsa bërtiste “Allahu Akbar”.

Zëdhënësi i policisë Wessel Stolle konfirmoi gjithashtu se efektivët në vendngjarje kishin dëgjuar gjithashtu se agresori bërtiti frazën “Allahu Akbar”.

Një instruktor palestre, Reniël Renato David Litecia, mundi ta neutralizonte agresorin dhe t’i merrte thikat.

“Fillimisht mendova se ishte një përleshje, por kur fillova të vrapoja në atë drejtim pashë që nuk ishte një përleshje. Ishte një burrë me dy thika të gjata që po godiste me thikë një djalë tjetër të ri dhe kur fillova të bërtas ai u kthye dhe filloi të drejtohej drejt meje”- deklaroi instruktori i palestrës.

Një tjetër zëdhënëse e policisë, Kristel Arntz, tha se sulmuesi besohet të ketë sulmuar një person në një parking nëntokësor dhe më pas një të ri pranë një tarrace të frekuentuar pranë njërit skaj të urës që përshkon lumin Neë Maas që kalon përmes Roterdamit.

Arntz tha gjithashtu se hetimet janë në vijim dhe ishte shumë herët për të përcaktuar një motiv.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar, do ta marrim në pyetje. Do t’i shikojmë të gjitha deklaratat e dëshmitarëve dhe më pas do të shohim se cili ka qenë motivi i mundshëm”, tha ajo.

Identiteti i viktimave dhe i dyshuari nuk është bërë ende i ditur.

The post “Bërtiti Allahu Ekber”- Sulm me thikë në Holandë, një person qëllon kalimtarët appeared first on Euronews Albania.

Ngritja e flamurit shqiptar në Preshevë, Mustafi dënohet për herë të 5-të nga Serbia

By: fra nc
20 September 2024 at 09:26

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është dënuar për herë të pestë nga Prokuroria e Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është dënuar për herë të pestë nga Prokuroria e Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit kombëtar shqiptar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar.

“Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nuk është vetëm te flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë. Fakti që një veprim simbolik si ky, trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo është përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet. Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen”, ka thënë ai.

The post Ngritja e flamurit shqiptar në Preshevë, Mustafi dënohet për herë të 5-të nga Serbia appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës

By: fra nc
19 September 2024 at 14:51

Shqipëria renditet në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Shqipëria renditet e shtata nē botë sa i përket çmimit të naftës. Në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices, qytetarët në vendin tonë e paguajnë këtë produkt me lirë se në Zvicër, Monako, Islandë e Hong Kong, dhe më shtrenjtë se rajoni, Bashkimi Europian dhe gjithë pjesa tjetër e globit.

Tregu global sot është i stabilizuar, dhe çmimi mesatar i naftës në mbarë botën ka arritur në 108 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri, pikat e karburanteve e tregtojnë 177 lekë.

Ndryshimet në çmime ndërmjet shteteve, reflektohen për shkak të raporteve me prodhimin, tregtine dhe taksat, pasite gjitha vendet kanë akses në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.

Kujtojmë se në bursën europiane, një fuci naftë po tregtohet në këtë periudhë për 70 dollarë, duke regjistruar vlerat më të ulëta që nga viti 2022, kur tregu i lëndëvë djegëse u trondit pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria renditet vendi i shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar

By: fra nc
19 September 2024 at 14:34

Admir Tutaj, 25 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik armësh është ekstraduar këtë të enjte nga Kolumbi.

25-vjeçari u arrestua në Kolumbi më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tutaj është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim si pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Fier 35-vjeçari

By: fra nc
19 September 2024 at 13:50

Një 35-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar këtë të enjte nga policia në Fier.

Gjykata italiane i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

35-vjeçari me inicialet L.B., rezulton i akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal që merret me shitjen e lëndëve narkotike.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin L. B., 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin L. B., me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

The post Në kërkim si pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Fier 35-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, ja ku pozicionohet

By: fra nc
19 September 2024 at 13:38

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA. “Dardanët” në renditjen e re pozicionohen në pozitën numë 104, dy më lartë se renditja paraprake.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA. “Dardanët” në renditjen e re pozicionohen në pozitën numë 104, dy më lartë se renditja paraprake.

Ky sukses vjen pas dy ndeshjeve të Kosovës të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, fitores ndaj Qipros në udhëtim dhe humbjes nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, Kosova do ta ketë kundër Lituanisë në udhëtim më 12 tetor të këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, ja ku pozicionohet appeared first on Euronews Albania.

FIFA publikon renditjen e fundit, ja ku renditet Shqipëria

By: fra nc
19 September 2024 at 13:32

1 fitore ndaj Ukrainës, e më pas humbja ndaj Gjeorgjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e Shqipërisë në FIFA, e cila ka humbur 1 pozicion. Kuqezinjtë renditen në vendin e 67 në tabelën e klasifikimit botëror, ndërsa kundërshtarët e tyre të fundit, të cilët u shkaktuan dhe humbjen në Air Albania, Gjeorgjia kanë fituar 4 pozicione.

Me 1 fitore dhe 1 humbje në Ligën e Kombeve Shqipëria ka fituar 2.42 pikë, ku në total numëron 1377.91 pikë, një përmirësim i lehtë nga hera e fundit. Sa i përket Kosovës është përmirësuar në renditje duke fituar 2 pozicione, duke u gjendur në vendin e 104, nga 106 që ishte më herët.

Sa i përket kreut nuk ka ndryshime, në vendin e parë qëndron Argjentina, kampionia e botës në fuqi. Më pas në renditje vijnë Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe në vendin e 10të Italia. Humbjen më të madhe në pozicione e ka Katari plot 10 të tillë, ndërsa më tepër pikë të regjistruara në këtë afat kohor ka Bolivia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FIFA publikon renditjen e fundit, ja ku renditet Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Kaos dhe terror në Liban, momenti kur shpërthejnë radiomarrësit e Hezbollah

By: fra nc
19 September 2024 at 13:08

Shpërthimi masiv i pajisjeve elektronike në Liban dhe disa pjesë të Sirisë gjatë dy ditëve të fundit ka vrarë të paktën 32 njerëz dhe janë plagosur mijëra të tjerë, duke i lënë qytetarët të tmerruar dhe të pasigurtë.

Pas shpërthimit të sinjalizuesve të njohur si “pagers” të tjera shpërthime u regjistruan edhe një ditë më parë  duke vrarë 20 persona e duke plagosur 450 të tjerë. Kësaj here target i sulmit ishin radiot e dorës të eksponentëve të Hamasit.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamjet, kur radiomarrësit shpërthejnë njëherazi duke shkaktuar panik në Bejrut.

Firma japoneze që  i prodhon këto pajisje është shprehur se prodhimi i atij modeli u ndal 10 vjet më parë.

Kompania  e përshkruan pajisjen si një radio dore, e cila u eksportua në Lindjen e Mesme nga viti 2004 deri në 2014 dhe nuk është dërguar prej asaj kohe.

Anëtarët e grupit Hezbollah kanë qënë më të goditur nga këto sulme duke akuzuar Izraelin e duke u betuar për hakmarrje.

Tensionet shtohen edhe nga deklarata e fundit e ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant  i cili u shpreh se vendi po “hyn  një fazë të re në luftë”.

Kryediplomati amerikan, Antony Blinken, do të takohet me homologët evropianë në Paris për të biseduar rreth thellimit të krizës në Lindjen e Mesme. Por diplomatët frikësohen se përplasja në këtë rajon mund të thellohet.

Shikoni momentin kur radiomarrësit shpërthejnë në Bejrut: (Kliko këtu)

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Kaos dhe terror në Liban, momenti kur shpërthejnë radiomarrësit e Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

By: fra nc
19 September 2024 at 11:31

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”.

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”.

Skuadrat sipas FSK-së u testuan dhe kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës.

“Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara ‘Cambrian Patrol’, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024” appeared first on Euronews Albania.

“Kemi frikë të prekim telefonat”- Panik në Liban pas shpërthimeve “misterioze”

By: fra nc
19 September 2024 at 11:03

Pajisjet personale të komunikimit të grupit Hezbollah në Liban dhe Siri kanë shpërthyer njëkohësisht duke lënë dhjetra të vdekur e qindra të plagosur.

Edhe pse Izraeli nuk e ka pranuar autorësinë, sulmi konsiderohet nga ekspertët në Lindjen e Mesme si një nga operacionat më komplekse të kryera ndonjëherë nga Mossad.

Fillimisht u shpërthyen sinjalizuesit e Hezbollah që njihen ndryshe si “bipers”.

Dyshohet se Mossad injektoi material shpërthyes brenda pajisjeve që Hezbollah bleu në fillim të këtij viti, nga brendi Gold Apollo, por të prodhuara në Hungari.

Si pasojë e sulmit të koordinuar shpërthyen 3 mijë bipersa duke lënë të vdekur 12 persona, qindra të dëmtuar, me mbi 500 persona humbën shikimin.

Të mërkurën ndodhi një sulm i dytë ndaj grupit Hezbollah, ku shpërthyen njëkohësisht radiomarrësit e militantëve të Hezbollah në pjesën jugore të Libanit dhe në rrethinat e Bejrutit.

Si pasojë e sulmit ndërruan jetë 20 persona dhe u plagosën 450 të tjerë.

E gjithë kjo situatë ka shkaktuar panik në Liban ku edhe qytetarët ndihen të frikësuar.

BBC ka ndarë dhe disa dëshmi nga qytetarët, të cilët shprehen se kanë frikë të qëndrojnë përpara telefonave të tyre, pasi mendojnë se mund të shpërthejnë.

“Të gjithë janë thjesht në panik”, tha për BBC një qytetare.

“Ne nuk e dimë nëse mund të qëndrojmë pranë laptopëve tanë, telefonave tanë. Gjithçka duket si një rrezik në këtë pikë dhe askush nuk di se çfarë të bëjë,” thotë ajo.

“Kam frikë nga lufta në shkallë më të gjerë në Liban, kam frikë për popullin tim, kam frikë për qytetin tim, kam frikë për vendin tim. Sepse ne meritojmë më mirë dhe po paguajmë çmimin e një lufte midis Hezbollahut dhe Izraelit, Iranit, të gjithë ne meritojmë më mirë”, nënvizoi ajo.

The post “Kemi frikë të prekim telefonat”- Panik në Liban pas shpërthimeve “misterioze” appeared first on Euronews Albania.

Zhegrova te Reali? Kostoja 25 milionë euro, detajet…

By: fra nc
19 September 2024 at 10:46

Gazetari i njohur sportiv në Francë, Daniel Riolo, deklaron se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili luan për Lille, Edon Zhegrova, mund t’i bashkohet Real Madridit.

Riolo beson se transferimi i Kylian Mbappes nuk do të jetë lojtari i fundit që te Reali do të afrohet nga Franca, pasi Ligue 1 shihet si një pistë tërheqëse për “Los Blancos”.

Në një program të “Radio Montecarlo”, Riolo ka treguar se me shumë gjasa Zhegrova do të transferohet së shpejti në Madrid.

“Edon Zhegrova e sheh veten në Real Madrid në kokën e tij, kjo është e sigurt. Ai e sheh veten duke shkuar te Real Madridi, duke zënë vendin e Vinicius Junior dhe nuk është befasi që të ndodhë ”, deklaroi Daniel Riolo.

Sulmuesi nga Kosova është rritur shumë në Ligue 1, ndërsa është bërë protagonist i padiskutueshëm në sulmin e Lille.

Çmimi i kartonit të Edon Zhegrovo sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata e sulmuesit me Lille përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhegrova te Reali? Kostoja 25 milionë euro, detajet… appeared first on Euronews Albania.

Dhunuan familjarët e tyre, arrestohen 4 persona në Korçë

By: fra nc
19 September 2024 at 10:40

Katër raste dhune në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në bashkinë e Korçës.

Sipas policisë lokale një 49 vjeçar banues në fshatin Goskovë e Poshtme është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sakaq edhe një 42 vjeçar nga qyteti i Korçës është arrestuar gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia njofton se në pranga ka përfunduar dhe një 36 vjeçar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Rasti i katër ka të bëjë me një 28 vjeçare, edhe kjo banuese në qytetin e Korçës, e cila është ndaluar pasi ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj

Në të gjitha rastet policia ka pajisur të dhunuarit me urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Vetëm gjatë këtij viti në qarkun e Korçës ka patur me shume se 170 kërkesa për t’u pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të dhunës, kryesisht në familje, ku rastet më të shumtat janë ndaj bashkëshortëve dhe prindërve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dhunuan familjarët e tyre, arrestohen 4 persona në Korçë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌