Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Moti merr një kthesë të papritur në fundjavë

By: user 8
20 September 2024 at 16:42

Këtë fundjavë vendi ynë do të ketë mot të mirë, me temperatura ndjeshëm më të larta, diell dhe kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievet malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

moti

Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Mjegull/mjegullinë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.

The post Moti merr një kthesë të papritur në fundjavë appeared first on Lapsi.al.

Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s

By: user 8
20 September 2024 at 16:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka qenë vetë Meta që ka zbuluar qarkun se ku do të garojë në zgjedhjet e 2025-ës, gjatë një interviste që ka dhënë me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë.

“Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik” – tha Meta.

Ai u pyet edhe për deklaratat e bëra nga kreu i PD, Sali Berisha dje gjatë emisionit “Opinion”, ku tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare. Por Meta nuk e konfirmoi, por as mohoi deklaratën e Berishës.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament”- tha ai.

The post Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s appeared first on Lapsi.al.

‘Rrëmbeu’ të miturin në Tiranë, policia idenfitikon gruan dhe jep detaje

By: user 8
20 September 2024 at 16:30

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post ‘Rrëmbeu’ të miturin në Tiranë, policia idenfitikon gruan dhe jep detaje appeared first on Lapsi.al.

Arlind Qori i mbyll derën koalicionit me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin: Na ndan oligarkia

By: user 8
20 September 2024 at 13:59

Drejtuesi i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i ka mbyllur derën një bashkëpunimi të mundshëm me 2 partitë e tjera të vogla, |Nismën Thurje” të Endri Shabanit dhe “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Sipas tij, ajo që e ndan “Lëvizjen Bashkë” me këto parti janë denoncimet ndaj oligarkëve, teksa shtoi se nuk mund të bëjë koalicion me njerëz që duan të bashkëpunojnë jo vetëm me të, por edhe me Bashën e Alibeajn.

“Lëvizja Bashkë ka disa kritere që na e pamundësojnë bashkëpunimin me ato parti që e kanë qeverisur Shqipërinë, apo kanë dalë nga parti që e kanë qeverisur Shqipërinë. 

Kur vjen punë te partitë që përmendët (Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet), këtu kemi dy probleme, një është pak më sipërfaqësorë, jam pak skeptik për njerëz që kërkojnë të bashkëpunojnë edhe me mua edhe me Bashën, apo Alibeajn.

Tjetra, ka të bëjë më qëndrimin ndaj oligarkisë ekonomike. Ose evidentojmë problemin në tërësinë e vet, ose nuk ka sens të merresh me Ramën dhe Berishën dhe jo me ata që i financojnë dhe që vjedhin me zotin Rama dhe zotin Berisha. Të bësh këtë që bën lëvizja Bashkë ka rreziqe, më e dukshmja është përjashtimi nga media. Ne mbajmë kosto për këtë. Unë kam mbi një vit nuk marr ftesë nga Top Channel, Klan, ABC.

Në mediat në Shqipëri, ftohen çdo ditë 300-400 vetë, them si ka mundësi që nuk gjendet vend për përfaqësuesit e Lëvizja Bashkë?    

Kjo ka të bëjë me qëndrimin tonë ndaj oligarkisë ekonomike dhe politikës. Nëse flet me çerek zëri ndaj tyre, ose ua ke frikën, ose kërkon të bësh ujdi me ta. Një njeri që do dorën time, nuk mundet që dorën tjetër ta mbajë rezervë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramën, Bashën, etj.  Unë nuk kam besimin në momentin që flasim, se parti të tjera kanë këtë lloj konseguence. Deri tani nuk shoh partner të denjë për të shkuar përpara”, tha Qori në MCN.

The post Arlind Qori i mbyll derën koalicionit me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin: Na ndan oligarkia appeared first on Lapsi.al.

Trafikant kòkaìnè në Angli, Prokuroria kërkon kionfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt

By: user 8
20 September 2024 at 13:47

Prokuroria e Kukësit i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më konkretisht bëhet fjalë për tre pasuri:

  • Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2;
  • Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2”

“Shtetasi Fatjon Dautaj, ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit Fatjon Dautaj janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Fatjon Dautaj u bë i njohur për publikun kur shkelmoi një prej dyerve të selisë blu, gjatë përplasjeve në Partinë Demokratike mes dy grupimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

The post Trafikant kòkaìnè në Angli, Prokuroria kërkon kionfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt appeared first on Lapsi.al.

Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare në Bllacë

By: user 8
20 September 2024 at 13:31

Sot në pikën kufitare Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe.

Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Kristjan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve.

Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë”, tha Mickoski.

The post Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në pikën kufitare në Bllacë appeared first on Lapsi.al.

Portugalia shpall ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve

By: user 8
20 September 2024 at 12:50

Portugalia ka shpallur ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore që po vazhdojnë në vend që prej 14 shtatorit dhe që kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave, transmeton Anadolu.

Siç njoftohet, zona e djegur deri më tani në Portugali, e cila përjetoi ndër zjarret pyjore më të mëdha në historinë e vendit, është e barabartë me një sipërfaqe 10 herë më të madhe se kryeqyteti Lisbonë.

Zjarret kanë përfshirë veçanërisht rajonin verior të vendit dhe kanë shkatërruar më shumë se 120 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa janë vënë nën kontroll me ndërhyrjet e ekipeve dhe me fillimin e reshjeve.

Dita e zisë kombëtare është shpallur për sot, ndërkohë që më 17 shtator ishte shpallur gjendje e fatkeqësisë për shkak të zjarreve. Flamujt në vend u ulën në gjysmështizë për shkak të zisë.

Në hetimet e kryera në lidhje me zjarret që shkaktuan vdekjen e shtatë personave dhe lëndimin e rreth 160 të tjerëve, deri më tani janë ndaluar pesë persona.

Qindra persona kanë mbetur të pastrehë dhe mijëra automjete janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që po ashtu kanë shkatërruar plotësisht disa fshatra në vendbanimet veriore të vendit, si Averio, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile e Portugalisë njoftoi se zjarret janë nën kontroll, megjithëse ato ende vazhdojnë në afro 30 pika.

The post Portugalia shpall ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve appeared first on Lapsi.al.

Bullgaria mohon lidhjet me shpërthimet e biperave në Liban

By: user 8
20 September 2024 at 12:12

Agjencia bullgare e kundërzbulimit, DANS, nuk ka gjetur asnjë lidhje midis vendit dhe shpërthimeve të fundit në pajisjet e komunikimit në Liban, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Pajisjet, të cilat shpërthyen më 17 shtator, nuk kishin lidhje me importet, eksportet apo prodhimin bullgar, tha agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Hetimi është nxitur nga një raportim hungarez që implikonte kompaninë “Norta Global Ltd.” me bazë në Sofje në shitjen e pajisjeve “pager” Hezbollahut.

DANS ka hedhur poshtë pretendimet, duke deklaruar se “Norta Global Ltd.” nuk kishte asnjë përfshirje në asnjë operacion financiar në lidhje me financimin e terrorizmit ose tregtinë me individë ose subjekte nën sanksionet e OKB-së ose BE-së.

Agjencia ka konfirmuar se asnjë pajisje komunikimi e lidhur me shpërthimet nuk kishte kaluar nëpër doganat bullgare.

Të martën dhe të mërkurën, Libani u godit nga dy valë shpërthimesh në pajisjet “pager” dhe ato të radio-komunikimit, duke rezultuar në 37 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur.

Hezbollahu ka akuzuar Izraelin për orkestrimin e incidenteve, edhe pse Izraeli nuk ka komentuar.

Shpërthimet kanë rritur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut, gjersa nga ana tjetër po vazhdojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ku mbi 41.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

The post Bullgaria mohon lidhjet me shpërthimet e biperave në Liban appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident me katër të plàgòsur në Memaliaj

By: user 8
19 September 2024 at 17:57

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Krahës-Memaliaj”.

Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit Gj.N është përplasur me një automjet të drejtuar nga polaku K.K.

Për pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë të cilët janë transportuar drejt spitalit nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me katër të plàgòsur në Memaliaj appeared first on Lapsi.al.

Starton projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar

By: user 8
19 September 2024 at 17:21

Shqipëria ka hedhur hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri në institucionet shëndetësore, në kuadër të një projekti të rëndësishëm të financuar nga Fondi Global për Mjedisin (GEF). Takimi i nisjes së projektit u organizua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe u zhvillua më 18 shtator 2024 në Tiranë.

Mërkuri, i cilësuar nga OBSH si një nga kimikatet më të rrezikshme për shëndetin publik dhe mjedisin, vazhdon të përdoret në pajisje të tilla si termometrat dhe aparatet matëse të presionit të gjakut. Projekti ka për qëllim eliminimin e këtyre pajisjeve, dhe Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Indinë, Ugandën dhe Burkina Fason është një nga pesë vendet e para ku nis të implementohet ky projekt.

Angazhimi i OBSH-së në Shëndetin Publik Global

OBSH, si agjencia udhëheqëse ndërkombëtare për çështjet e shëndetit, ka një histori të gjatë në përpjekjet për të reduktuar ekspozimin ndaj mërkurit. Përmes programeve të saj, OBSH ka siguruar udhëzime për reduktimin e këtij ekspozimi, si dhe ka promovuar zëvendësimin e pajisjeve që përmbajnë mërkur me alternativa të sigurta dhe të përballueshme.

Ky projekt përkrah edhe angazhimin e OBSH-së në zbatimin e Konventës së Minamatës për mërkurin, e ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2020, e cila synon menaxhimin e sigurt të mbetjeve dhe ndalimin e përdorimit të mërkurit në pajisjet mjekësore.

Pjesëmarrësit në Takimin e Nisjes

Në takimin e nisjes së projektit morën pjesë përfaqësues nga ministritë përkatëse, spitalet rajonale, shoqatat profesionale, sektori privat dhe shoqëria civile. Diskutimet u përqendruan në qëllimet e projektit, aktivitetet që do të zhvillohen në Shqipëri dhe mënyrat e zbatimit të tij në kuadër të një plani të përgjithshëm për eliminimin e pajisjeve me mërkur në kujdesin shëndetësor.

The post Starton projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë në Konispol

By: user 8
19 September 2024 at 16:36

Nis procedimi penal ndaj 3 personave që janë përfshirë në një konflikt për çshtje pronash. Madje gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, njoftoi policia.

“Stacioni i Policisë Konispol referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. I., 23 vjeç, M. I., 42 vjeçe, dhe B. H., 38 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për çështje pronësie, shtetasit R. I. dhe M. I. kanë goditur me grushte shtetasen Th. H., ndërsa shtetasi B. H. dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e kishte me leje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

The post Të shtëna me armë në Konispol appeared first on Lapsi.al.

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

By: user 8
19 September 2024 at 16:08

KPA shkarkoi nga detyra prokuroren Zena Lila. KPA shkarkoi prokuroren për probleme në kriterin e pasurisë.

Zena Lila ishte prokurore në Elbasan

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.09.2024”, thuhet në njoftimin e KPA.

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila appeared first on Lapsi.al.

Analiza/ Si po transformohen qeveritë e majta europiane nga kërcënimi i ekstremit të djathtë

By: user 8
19 September 2024 at 14:42

Suksesi i partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet në vendet kyçe europiane po i shtyn edhe qeveritë e qendrës dhe të majta që të shtrëngojnë politikat për migracionin, duke krijuar çarje në unitet dhe duke shkaktuar shqetësim midis aktivistëve.

Me daljen e së djathtës ekstreme gjermane në krye në dy zgjedhjet shtetërore në fillim të këtij muaji, qeveria kombëtare e Berlinit e udhëhequr nga socialistët ka rivendosur kontrollet kufitare në kufijtë perëndimorë që supozohet të shohin lirinë e lëvizjes në zonën Shengen të Bashkimit europian.

Qeveria e Holandës, e cila përfshin partinë e liderit të ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders, njoftoi të mërkurën se kishte kërkuar nga Brukseli një tërheqje nga rregullat e BE-së për azilin, me kryeministrin Dick Schoof që deklaroi se kishte një “krizë” azili.

Lexo më tej: DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin 

Ndërkohë, kryeministri i ri britanik Keir Starmer i Partisë Laburiste të krahut të majtë bëri një vizitë në Romë për bisedime me homologen italiane Georgia Meloni, partia e së cilës ka rrënjë neofashiste, për të diskutuar mbi strategjitë e përdorura nga Italia në kërkimin e reduktimit të migracionit.

Lexo më tej: Analiza/ Starmer, mos u nxito të kopjosh Melonin për Shqipërinë! 

Partitë e ekstremit të djathtë performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane të qershorit, duke dalë në krye në Francë, duke bërë që presidenti Emmanuel Macron të thërriste zgjedhje të parakohshme, të cilat rezultuan në emërimin kryeministër Michel Barnier, i krahut të djathtë, ni cili më parë ka bërë thirrje për një moratorium mbi emigracionin.

Lexo më tej: Çfarë është Fronti i Ri Popullor, fituesi surprizë i zgjedhjeve franceze 

Ne jemi dëshmitarë të “vazhdimit të një zhvendosjeje djathtas në politikat e migracionit në Bashkimin europian”, tha Jerome Vignon, këshilltar për migracionin në institutin e mendimit Jacques Delors.

Ky trend pasqyroi rritjen e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet europiane në qershor, dhe së fundmi në dy zgjedhjet rajonale në Gjermani, tha ai, duke iu referuar një “prirjeje mjaft të qartë proteksioniste dhe konservatore”. 

“Pozicionet kundër imigracionit që më parë ishin në pronësi të së djathtës ekstreme tani po ndotin partitë e qendrës së djathtë, madje edhe partitë e qendrës së majtë si Social Demokratët” në Gjermani, shtoi Florian Trauner, një specialist i migracionit në Vrije Universiteit Brussel.

Ndërsa qeveria laburiste në Londër ka hequr dorë nga plani i administratës së saj paraardhëse konservatore të krahut të djathtë për të dërguar azilkërkues në Ruandë, ajo ka qartësisht interes për një marrëveshje që Italia ka arritur me Shqipërinë për të ndaluar dhe përpunuar emigrantët atje.

Lexo më tej: Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si “kosh” refugjatësh 

Brenda Bashkimit europian, Qipro ka pezulluar përpunimin e kërkesave për azil nga aplikantët sirianë, ndërkohë që janë shfaqur ligje që autorizojnë bllokada në kufirin në Finlandë dhe Lituani.

Me pretekstin e trajtimit të situatave “emergjente” apo “krize”, lista e përjashtimeve dhe devijimeve nga rregullat e përbashkëta të përcaktuara nga Bashkimi Europian vazhdon të rritet.

E gjithë kjo është në kundërshtim me paktin e ri të BE-së për migracionin, i rënë dakord vetëm në maj dhe që hyn në fuqi në vitin 2026.

Në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse në Mannheim dhe së fundmi Solingen për të cilat fajësohen islamistët radikalë, qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz dëboi gjithashtu 28 afganë të kthehen në vendin e tyre për herë të parë që nga pushtimi i Kabulit nga talebanët.

Lexo më tej: Dëbime dhe ndalime në kufi/ Gjermania do ndryshojë politikat për emigrantët 

Gjeste të tilla nga Gjermania janë edhe më simbolike duke pasur parasysh se si vendi që nga Lufta e Dytë Botërore është përpjekur të kthehet në një model integrimi, duke marrë një milion refugjatë, kryesisht sirianë në 2015-2016 dhe më pas më shumë se një milion të mërguar ukrainas që nga pushtimi rus.

Lexo më tej: Ukraina po e humb luftën/ Çfarë duhet bërë 

Gjermania po dërgon një “mesazh të fortë” për publikun e saj si dhe për partnerët e saj europianë, tha Trauner.

Presioni migrator “mbetet i rëndësishëm” me më shumë se 500,000 kërkesa për azil të regjistruara në Bashkimin Europian për gjashtë muajt e parë të vitit, tha ai.

Gjermania, e cila mori vetëm një të katërtën e tyre, kritikon vendet e Europës Jugore për lejimin e emigrantëve të qarkullojnë pa përpunuar kërkesat e tyre për azil, por shtetet jugore denoncojnë mungesën e solidaritetit të pjesës tjetër të Europës.

Lëvizjet e Gjermanisë u dënuan nga aleatët e BE-së, përfshirë Greqinë dhe Poloninë, por Scholz mori vlerësimin ndoshta të padëshiruar të lavdërimeve nga kryeministri hungarez i krahut të djathtë Viktor Orban, miku më i ngushtë i Moskës në Bashkimin europian, kur ai u shpreh: “Mirë se erdhët në klub”. 

Dështimi i Komisionit të BE për t’i mbajtur vendet përgjegjëse “vetëm nxit një klimë mosndëshkimi ku politikat dhe praktikat e njëanshme të migracionit mund të përhapen”, tha Adriana Tidona, Hulumtuese e Migracionit e Amnesty International.

Por pas retorikës, të gjitha shtetet europiane janë gjithashtu të vetëdijshme për rolin vendimtar që luajnë migrantët në mbajtjen e sektorëve në zhvillim, përfshirë transportin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe rëndësinë e tërheqjes së fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Pas fjalimeve simbolike, liderët europianë, veçanërisht ata gjermanë, mbeten pragmatikë: kontrollet kufitare janë në shënjestër,” tha Sophie Meiners, një studiuese e migracionit në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Edhe qeveria e Melonit ka lejuar hyrjen në Itali të 452 mijë punëtorëve të huaj për periudhën 2023-2025.

“Paralelisht me këtë lloj masash të reja kufizuese, ata e dinë se duhet të adresojnë nevojat e fuqisë punëtore të kualifikuar,” tha ajo.

Barron’s, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Analiza/ Si po transformohen qeveritë e majta europiane nga kërcënimi i ekstremit të djathtë appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, çfarë tha Ilir Beqaj para GJKKO-së

By: user 8
19 September 2024 at 14:05

Më 3 tetor në orën 09:00 është shtyrë seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit” ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga SPAK. Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çështjen e sterilizimit.

Ilir Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit. Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake për shkak të dosjes voluminoze e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa u la në masën detyrim paraqitje. Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, çfarë tha Ilir Beqaj para GJKKO-së appeared first on Lapsi.al.

Trupat britanike zbarkojnë në Shqipëri

By: user 8
19 September 2024 at 12:48

Forcat tona të Armatosura do të zhvillojnë për gati dy javë Stërvitjen e Përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe, në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”.

Kjo stërvitje parashikohet të zgjasë deri më 7 tetor 2024. Në të njëjtën periudhë, pala britanike, përpos zhvillimit të stërvitjes “Austere Wolf 24” parashikon të zbarkojë në vendin tonë edhe trupat e NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) – Maqedoni e Veriut – Kosovë – Shqipëri.

Stërvitja “Austere Wolf-24”, e planëzuar nga pala britanike, ka për qëllim zbarkimin e trupave dhe mjeteve lundruese në kushte të vështira bregdetare në bashkëpunim me vendin pritës. Qëllimi i kësaj stërvitje është promovimi i ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare të NATO-s.

Në këtë stërvitje Forcat tona të Armatosura do të angazhojnë anije patrulluese dhe zhytësit e Forcës Detare, trupa të Forcës Tokësore e deri te suporti me helikopter nga Forca Ajrore.

The post Trupat britanike zbarkojnë në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Diplomat false në Kolegjin Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

By: user 8
19 September 2024 at 12:36

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ne lidhje me skandalin per dhenien e diplomave  false qe kolegji Wisdom jepte ne vendin tone në këmbim te pagesave. Hetimet kane nisur prej muajit korrik, pas kallezimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se ne disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratoret e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardia di Financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.

Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

SKANDALI

Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për secilën.

Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e institucioneve në Shqipëri, e cila ka favorizuar pronarët e Kolegjin Wisdom, Savino Cianci dhe Lucia Catalano.

Në dosje thuhet se kësaj zyrtareje i është dhënë një çantë e firmës “Louis Vuitton” që ka kushtuar 1150-1200 euro.

Dhurata i është dorëzuar gjatë një darke, ndërsa e gjithë situata zhvillohet në gusht të 2022.

Në krye të kësaj skeme, qëndron çifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit.

Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një agjendë e ngjeshur universitare.

Ndërkohë referuar të dhënave nga dosja, Cianci dhe Catalano janë kujdesur që me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, duke përmendur emrin e Evis Kushit.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi…”, thuhet nder të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

The post Diplomat false në Kolegjin Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet appeared first on Lapsi.al.

Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: user 8
19 September 2024 at 11:45

Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Por kërkesa e dorëzuar në Komisionin e BE-së nuk ka shumë shanse për sukses.

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit.” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës” 

Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS) . Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./DW

The post Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin appeared first on Lapsi.al.

Aksident me vdèkjè rrugën në Plepa-Shkozet

By: user 8
18 September 2024 at 18:40

Në Unazën Plepa-Shkozet, është përplasur për vdekje nga një makinë një person.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ka qenë duke udhëtuar me motor.

Lajmi në përditësim… 

The post Aksident me vdèkjè rrugën në Plepa-Shkozet appeared first on Lapsi.al.

Qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe

By: user 8
18 September 2024 at 18:15

Pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Kosovën në Bllacë të Maqedonisë së Veriut u hoqën tabelat e sinjalistikës rrugore që përmbanin edhe gjuhën shqipe. Kjo krijoi një zemëratë tek shqiptarët e shtetit fqinj.

Tabelat që ishin vendosur në rrugën Bllacë-Shkup nuk përmbanin gjuhën shqipe, ndërsa ato janë zëvendësuar sapo rasti u bë publik në media. Në lidhje me këtë ngjarje, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin situatën si kthim mbrapa në kohë, por që janë të vendosur se nuk do ta lejojnë të ndodh. Qytetarët e Dibrës së Madhe shprehen se është luafutar në gjithë këto vite për gjuhën shqipe dhe se nuk mund të ketë një kthim në vitin 2001. Të tjerë qytetar thonë se fillimisht do të organizojnë protesta nëse do të ketë një tentativë për ta hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

“Shumë tabela në rrugët e Maqedonisë së Veriut u dëmtuan duke iu hequr gjuhën shqipe. Ndërkohë, Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklrauar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkrur në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse,” u shpreh një qytetar.

The post Qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet 59-vjeçarja në Selenicë, kultivoi kanabìs në pronën e saj

By: user 8
18 September 2024 at 18:11

Një 59-vjeçare me inicialet L.M është arrestuar ditën e sotme në Selenicë. Bëhet me dije se në pronën e saj në fshatin Gjorm, janë gjetur të kultivuara 6 bimë kanabis.

Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.

Njoftimi i policisë: 

Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjorm, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në pronën e saj, në fshatin Gjorm, u gjetën të kultivuara 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

The post Arrestohet 59-vjeçarja në Selenicë, kultivoi kanabìs në pronën e saj appeared first on Lapsi.al.

❌
❌