Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

E moshuara në Tiranë dhunohet nga i biri dhe nusja e tij, vendoset në pranga 47-vjeçari

By: user7
21 September 2024 at 13:46

Një 74-vjeçare është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. Gjithashtu pas dhunës së ushtruar Vjollca Murja ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje. Pasditen e djeshme Vjollca bëri denoncimin në polici dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Nurja është vendosur në prangat për veprën penale dhunë në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Nurja për shkak se ka fëmijë të mitur është procedua në gjendje të lirë. 45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”. Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

The post E moshuara në Tiranë dhunohet nga i biri dhe nusja e tij, vendoset në pranga 47-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Rama për ‘The New York Times’: Shqipëria po planifikon të krijojë një ‘Vatikan’ brenda Tiranës

By: user7
21 September 2024 at 13:09

New York Times i ka kushtuar një artikull mundësisë së krijimit të një shteti të stilit të Vatikanit në Shqipëri.

Sipas NYT kryeministri Edi Rama dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

Sipas gazetës, ai do jetë katër herë më i vogël se Vatikani.

Në këtë territor do të lejohet alkooli dhe femrat do të veshin çfarë të duan, pasi nuk do ketë rregulla për stilin e jetesës.

I gjithë shteti do jetë rreth 11 hektarë.

“Shqipëria kërkon që ta kthejë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e saj. Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi,” shkruan gazeta.

Shteti i ri do jetë në kryeqytetin shqiptar dhe do ketë për synim promovimin e tolerancës fetare.

“Një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë. Kjo do të duhet të miratohet nga Parlamenti, i kontrolluar nga Partia Socialiste në pushtet e zotit Rama. Është e paqartë se cilat vende, nëse ka, do të pranojnë të njohin sovranitetin e bektashinjve.

Deri më tani, z. Rama, një katolik jo praktikant, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar,” thekson gazeta.

The post Rama për ‘The New York Times’: Shqipëria po planifikon të krijojë një ‘Vatikan’ brenda Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Stuhia Boris godet Evropën, rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve

By: user7
21 September 2024 at 12:41

Niveli i ujit në lumin Danub pritet të ngrihet ngadalë për 50 centimetra deri në mbrëmjen e 21 shtatorit, ndërsa Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore po përballen me pasojat e një stuhie të rëndë shiu që ka përfshirë rajonin.

Istvan Lang, drejtor i agjencisë për menaxhim të ujit në Hungari, njoftoi më 20 shtator se ngarkesa mbi ekipin që po monitoron përmbytjet do të jetë shumë e madhe.

“Kjo është një përmbytje shumë e madhe, do të shkaktojë shumë stres”, tha ai për televizionin kombëtar hungarez.

Shërbimet e trageteve në Danub në Hungari janë pezulluar, dhe uji ka gjasa të arrijë edhe linjat e tramvajit dhe metrosë.

Lang tha se përmbytjet nga shiu do të zgjasin më gjatë se sa pritej. Niveli i ujit në Dabun po ulet më ngadalë se sa ishte parashikuar për shkak të sasisë së madhe të shiut që ra në Gjermani pas shpërthimit të ciklonit Boris, shtoi ai.

Lang tha se zona në jug të Budapestit do të jetë kryesisht e sigurt nga përmbytjet falë përmirësimeve të mëdha të infrastrukturës që janë bërë në rajon pas një përmbytjeje katastrofike në vitin 1956, dhe digat e vendit janë në gjendje shumë të mirë.

Zoltan Gora, drejtor kombëtar i Hungarisë për parandalimin e fatkeqësive, konfirmoi se Budapesti është i mbrojtur deri në një nivel uji prej nëntë metrash. Parashikimet tregojnë se uji do të arrijë 8.5 metra ose më pak.

Autoritetet e ujit të kryeqytetit gjithashtu siguruan banorët se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i sigurt.

Mbrojtja nga përmbytjet është gjithashtu vendosur përgjatë disa pjesëve të Danubit në Serbi, njoftoi autoriteti i menaxhimit të ujit në rajonin e Vojvodinës në veri të vendit më 20 shtator.

Masat e rregullta të mbrojtjes nga përmbytjet janë zbatuar gjatë mbi 253 kilometra të lumit, duke përfshirë seksione të bregut të Danubit nga kufiri shtetëror me Hungarinë deri në zonën e Koviljit në lindje të Novi Sadit, si dhe në strukturat e një sistemi hidroelektrik dhe në zona rurale.

Autoriteti i menaxhimit të ujit në Vojvodinë tha se parashikimet nga Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë tregojnë se nivelet e ujit të Danubit do të rriten në ditët në vijim.

Në Rumani, ku ujërat e përmbytjeve tashmë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, autoritetet thanë se numri më i fundit tregon se gjashtë persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve. Në mbi 24 komuna në rajonin lindor të Rumunisë, më shumë se 20.000 banorë janë prekur nga ujërat e përmbytjeve./ REL

The post Stuhia Boris godet Evropën, rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve appeared first on Lapsi.al.

Mbytja e Titanit/ Punonjësi i OceanGate: Nëndetësja ka pasur probleme disa ditë para udhëtimit

By: user7
21 September 2024 at 12:02

Nëndetëses Titan iu desh të ndërpriste një zhytje vetëm disa ditë përpara shpërthimit që vrau pesë pasagjerët e saj ndërsa eksploronin rrënojat e Titanikut, dëshmoi të enjten një ish-punonjës i kompanisë. Dëshmia nga ish-drejtori shkencor i OceanGate, Steven Ross erdhi ndërsa Roja Bregdetare e SHBA-së filloi një seancë 2-javore të hënën për katastrofën e vitit 2023, e cila do të paraqesë prova se çfarë shkoi keq dhe nëse dështimi fizik ose i projektimit kontribuoi në aksidentin që mori vëmendje mbarëbotërore.

Ross tha gjatë seancës se zhytja e mëparshme duhej të ndërpritej për shkak të një mosfunksionimi të valvulës që la të paktën një pasagjer të varur me kokë poshtë dhe mori kohë të konsiderueshme për t’u korrigjuar. Ai tha se kur nëndetësja doli në sipërfaqe gjatë asaj zhytjeje, ajo u anua dhe harku i saj ishte drejtuar lart në një kënd 45 gradë.Ross, i cili ishte brenda së bashku me katër pasagjerë të tjerë, shpjegoi se nuk kishte siguri brenda asaj nëndetëseje.

“Piloti atë ditë CEO i OceanGate Stockton Rush, i cili vdiq në shpërthim ditë më vonë u përplas në pjesën e pasme. Pjesa e mbetur e pasagjerëve u rrëzuan. Unë përfundova duke qëndruar në pjesën e pasme të murit. Një pasagjer ishte i varur me kokë poshtë dhe dy të tjerët arritën të futeshin në kapakun e harkut,” tha Ross.

Ai tha se askush nuk u lëndua në incident, por se brenda hapësirës së ngushtë dhe të kufizuar ishte e parehatshme dhe e pakëndshme dhe u desh kohë e konsiderueshme për të korrigjuar problemin të paktën një orë, sipas llogarisë së tij. Rush, tha ai, ishte i mërzitur nga incidenti. Një dëshmitar zbulon se nëndetëses Titan iu desh të

Rush dhe katër pasagjerë zbritën me nëndetësen më 18 qershor 2023, për të vëzhguar rrënojat e Titanikut. Por kontakti humbi më pak se dy orë pas largimit të tyre. Një operacion i madh shpëtimi filloi me shpresën se pasagjerët thjesht kishin humbur fuqinë dhe po lëviznin të pafuqishëm në thellësitë e oqeanit. Megjithatë, brenda pak ditësh u bë e qartë se nëndetësja ishte shkatërruar në një shpërthim kataklizmik. Viktimat supozohet se kanë vdekur menjëherë në katastrofën, e cila ndodhi nën presionin dërrmues të Atlantikut të Veriut në një thellësi prej më shumë se dy milje (afërsisht katër kilometra).

Përveç Rush, katër të tjerët në Titan ishin eksploruesi britanik Hamish Harding, eksperti francez i nëndetëseve Paul-Henri Nargeolet, manjati pakistanezo-britanik Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman. Familja e Nargeolet ka çuar OceanGate në gjykatë, duke kërkuar 50 milionë dollarë për neglizhencë. Një mbetje e nëndetëses u gjet 500 metra nga Titaniku, i cili ndodhet 400 milje larg brigjeve të Newfoundland, Kanada.

The post Mbytja e Titanit/ Punonjësi i OceanGate: Nëndetësja ka pasur probleme disa ditë para udhëtimit appeared first on Lapsi.al.

Kultivoi 320 bimë kanabisi pranë banesës së tij në Milot, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari

By: user7
21 September 2024 at 11:00

Është ekstraduar nga Italia një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata i kishte caktuar masën “arrest në burg” për kultivim të bimëve narkotike.

Ai akuzohet se para dy vitesh, në afërsi të banesës së tij në Milot ka kultivuar 320 bimë narkotike. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

The post Kultivoi 320 bimë kanabisi pranë banesës së tij në Milot, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, Apeli lë në burg Erjon Goxharën

By: user7
21 September 2024 at 10:07

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi Lorenc Kostën. Gjithashtu efektivi kishte bërë kërkesë në Apel për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por Apeli vendosi të mos pranojë kërkesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 19 gushtit, kuefektivi Erjon Goxhara qëlloi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet pas dyshimeve për tradhtinë e gruas. Ndërkohë pas ngjarjes ai u arratis dhe u vetëdorëzua në polici duke shprehur pendesë për veprimin e tij.

The post Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, Apeli lë në burg Erjon Goxharën appeared first on Lapsi.al.

Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, 4 persona përfundojnë në spital

By: user7
21 September 2024 at 09:30

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës.

Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat , një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk.Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.

The post Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, 4 persona përfundojnë në spital appeared first on Lapsi.al.

Një javë pas Von Der Leyen/ Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor

By: user7
21 September 2024 at 08:59

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni i OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

Presidentja von der Leyen u takua të enjten në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe një plan për rritje ekonomike për rajonin. Pas takimit, Von der Leyen shprehu se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një vend në Bashkimin Evropian.

The post Një javë pas Von Der Leyen/ Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Lapsi.al.

OKB apelon për 58.8 milionë dollarë ndihmë për të luftuar linë e majmunit

By: user7
21 September 2024 at 08:29

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka nisur një apel për 58.8 milionë dollarë për të trajtuar krizën në rritje të lisë së majmunit në gjashtë vende afrikane ku fëmijët janë më të prekur. Agjencia e OKB-së tha që nga fillimi i vitit, janë raportuar rreth 22,000 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit, me 60 për qind të rasteve tek fëmijët nën 15 vjeç.

Përafërsisht 80 përqind e më shumë se 700 vdekjeve të lidhura me linë e majmunit janë në mesin e fëmijëve, veçanërisht në komunitetet e nënshtruara. Apeli ka për qëllim arritjen e fëmijëve të prekur nga shpërthimi në Burundi, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Ruanda dhe Uganda, ku varianti i clade 1 është në rritje dhe ku mijëra fëmijë janë në rrezik të infektimit.

Në përgjigjen e tij, UNICEF-i do të ofrojë një qasje të integruar për të thyer transmetimin aktiv të sëmundjes, për të parandaluar dëmtimin dytësor të fëmijëve dhe për të mbështetur përpjekjet e gatishmërisë. Kjo përfshin koordinimin, komunikimin e rrezikut, kontrollin e infeksionit, vaksinimin, menaxhimin e rasteve, mbështetjen e shëndetit mendor dhe shërbimet thelbësore. DR Kongoja është vendi më i prekur nga shpërthimi, me më shumë se 15,000 raste dhe 700 vdekje të raportuara sipas Care, një agjenci ndërkombëtare humanitare me seli në Gjenevë.

“Gratë që ikin nga dhuna tani përballen me infeksion i cili po përhapet me shpejtësi në kampet e mbipopulluara ku sapuni, uji i pastër dhe kujdesi i duhur shëndetësor janë të pakta,” tha në një deklaratë Sidibe Kadidia, Drejtoresha e Kujdesit në DR Kongo.

Ajo tha se vajzat e mitura që janë detyruar të merren me punë seksuale. Gratë dhe vajzat që kujdesen për anëtarët e infektuar të familjes, veçanërisht foshnjat, janë shumë të ekspozuara.

“Përveç të gjithave, stigma dhe mungesa e informacionit të saktë rreth sëmudjes janë shumë të zakonshme, shpesh që do të thotë se njerëzit kërkojnë trajtim vetëm kur simptomat janë tashmë të rënda dhe shumë infektive”, tha Kadidia.

Kadidia bëri thirrje për solidaritet urgjent global për të ndihmuar në frenimin e përhapjes shkatërruese të lisë së majmunit në DR Kongo.

“Ne po bëjmë gjithçka për të kontrolluar këtë shpërthim, por e vërteta është, ne nuk mund ta bëjmë atë vetëm. Pa mbështetje të menjëhershme të shtuar ndërkombëtare, ne rrezikojmë një katastrofë humanitare që jo vetëm do të shkatërrojë DR Kongon, por mund të përfshijë të gjithë rajonin”, tha ajo.

Kadidia tha se qeveria duhet t’u japë përparësi grave dhe vajzave, të cilat përballen me rreziqe unike.

The post OKB apelon për 58.8 milionë dollarë ndihmë për të luftuar linë e majmunit appeared first on Lapsi.al.

Fundjava me vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për sot

By: user7
21 September 2024 at 07:41

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpasherëshme në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqëndruar në relievet malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14°C ndërsa ato maksimale deri në 28°C. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10 km/h shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

The post Fundjava me vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për sot appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Kryeministri i Kosovës në Bruksel: Kërcënimet e Serbisë janë pengesë aktuale në progresin e vendit tonë

By: user7
20 September 2024 at 14:41

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se pengesat aktuale në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) kanë të bëjnë me situatën e sigurisë dhe kërcënimin e vazhdueshëm që sipas tij, vjen nga Serbia.

Këto komente Kurti i ka bërë në një takim që të premten e ka zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm për zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku kanë diskutuar për aspektet e shumta të procesit të integrimit të Kosovës në BE, përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian.

“Ai theksoi se për Kosovën pengesat aktuale në progresin e saj kanë të bëjnë me situatën e sigurisë dhe kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Serbia, dhe të cilin tha se Kosova kërkon ta adresojë në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, pikërisht për shkak të lidhjeve shumta dhe të ngushta të Serbisë me Rusinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Kosova, me këtë, riafirmon përkushtimin e saj për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zotohet për angazhim konstruktiv në proces për ta çuar atë shpejt përpara. “Në këtë kontekst, Kosova zotohet që plotësisht të zbatojë të gjitha obligimet respektive që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksi Zbatues i saj, përfshirë aty të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut. Detajet e implementimit do të diskutohen në dialog nën lehtësimin e BE-së”, citohet të ketë thënë Kurti.

The post Kryeministri i Kosovës në Bruksel: Kërcënimet e Serbisë janë pengesë aktuale në progresin e vendit tonë appeared first on Lapsi.al.

U kapën në flagrancë duke luajtur Poker në një lokal, arrestohen pesë persona

By: user7
20 September 2024 at 14:21

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme dhe katër të tjerë janë proceduar të lirë në Tiranë. Mësohet se G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç u kapën në flagrancë duke luajtur poker në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”.

Për pasojë u proceduan të lirë B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç dhe L. G., 39 vjeç, pasi kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente. Policia sekuestroi 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

The post U kapën në flagrancë duke luajtur Poker në një lokal, arrestohen pesë persona appeared first on Lapsi.al.

Ndërtesa historike e Parlamentit të Hungarisë preket nga përmbytjet

By: user7
20 September 2024 at 14:01

Ndërtesa historike e Parlamentit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, është prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Evropë, transmeton Anadolu.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se lumi Danub që kalon nëpër Budapest ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hyrjen e ndërtesës historike të Parlamentit hungarez.

Shkalla e prurjes së lumit Danub i cili ka vërshuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pritet të arrijë nesër në nivelin më të lartë. Lumi Danub ka vërshuar si pasojë e reshjeve intensive që janë efektive edhe në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

Ndërsa në përmbytjen që ndodhi si pasojë e vërshimit të lumit Nysa Klodzka në jug të Polonisë, forcat e sigurisë kanë evakuuar qytetarët në qytezën Lewin Brzeski.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe evakuimit vazhdojnë në Austri dhe Çeki, ku përmbytjet janë efektive.​​​​​​​

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Rumani, Çeki, Poloni, Austri, Hungari, Sllovaki dhe Itali është rritur në 23.

The post Ndërtesa historike e Parlamentit të Hungarisë preket nga përmbytjet appeared first on Lapsi.al.

Rama për La7: Kush e njeh Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të

By: user7
20 September 2024 at 13:13

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në lidhje me kampet e emigrante që po ngrihen në Gjadër dhe Shëngjin se për to, çdo gjë është janë llogari që bën qeveria italiane dhe Shqipëria nuk ka asnjë kosto.

Në një intervistë për La7, në emisionin emisionin“Piazza Pulita”, Rama tha se i gjithë operacioni është në dorë të palës italiane duke shtuar se dhënë vetë gatishmërinë e saj të mikpresë. Ai ka shtuar se marrëveshja në fjalë është diskutuar gjatë përpara finalizimit.

Gjithashtu në intervistë Rama mohoi që këtë verë të kishte pasur një takim me kryeministren italiane dhe shpjegoi sërish raportin e tij të mirë si një kryeminstër i majtë me një përfaqësuese të së djathtës ekstreme, si Meloni. Ai ka shtuar se kryeministrja Meloni është një person i drejtpërdrejtë.

Pjesë nga deklaratat e Ramës në intervistë:

Konkretisht dhe çdo gjë tjetër janë llogari që i bën qeveria italiane. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria ka dhënë gatishmërinë e saj të mikpresë, për atë që është një operacion italian në një territor që do të menaxhohet komplet nga Italia…

…Nuk ishim në plazh duke parë yjet dhe romantikisht doli kjo ide. Ishte ndryshe. Ka pasur një diskutim më herët…

…Kush e njeh nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të. Ajo është një person shumë e vërtetë dhe shumë e drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi nëse kryeministri i Italisë është i djathtë, i majtë, demokristian apo legist apo çfardoqoftë. Është kryeministri i vendit më afër nesh, më mik, me të cilin Shqipëria është e lidhur përjetësisht. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.

The post Rama për La7: Kush e njeh Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të appeared first on Lapsi.al.

Avokati i Salianjit: Të rihapet shqyrtimi gjyqësor/ Të thirren të gjithë dëshmitarët

By: user7
20 September 2024 at 12:29

Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësoe për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”. Avokati i Salianjit, Indrit Sefa ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe emrat e tjerë socialistë: Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Perparim Kulluri, Ardi Veliu, Erion Braçe, Eduard Shalsi

“Na u refuzua nga shkalla e parë pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm. Taulant Balla nuk na u pranua, Bert Nushi, drejtori i qarkut Fier shok i ngushtë me Arlber Veliun. Fatmir Xhafaj ka qene ministër i brendshem duhet te pyetej se ka mbajtur qëndrim. Thoma Jano duhet të pyetej si dëshmitar për një shkresë dërguar Gentian Osmanit ku pretendohej se telefoni i Fredi Alizotit nuk është përgjuar pasi kompania telefonike paska patur probleme.

Gjithashtu pjesë e listës së refuzuar është edhe Donika Prela,e cila ka kryer përzgjedhjen e prokurorit dhe ka bërë qëndrim publik Gentian osmani. Përparim Kulluri, Ardi Veliu. Andi Enesi, Sokol Xhani oficerë që kane kryer veprime aktive. Për këtë arsye kërkojmë që gjykata të riçelë hetimin gjyqësor dhe t’i thërrasë të gjithë listën e dëshmitarëve duke nisur nga Taulant Balla.”, u shpreh avokati i deputeti të PD-së.

The post Avokati i Salianjit: Të rihapet shqyrtimi gjyqësor/ Të thirren të gjithë dëshmitarët appeared first on Lapsi.al.

Seanca për dosjen “Babale”, Salianji në gjykatë i shoqëruar nga deputetët e tjerë demokratë

By: user7
20 September 2024 at 11:26

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për seancën e radhës të dosjes “Babalja”.

Salianji është parë i shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani.

Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

The post Seanca për dosjen “Babale”, Salianji në gjykatë i shoqëruar nga deputetët e tjerë demokratë appeared first on Lapsi.al.

Britania kërkon një marrëveshje me emigrantët? Rama: Është ekskluzivitet vetëm i Italisë

By: user7
20 September 2024 at 10:50

Ndonëse Britania po diskuton një marrëveshje për emigrantët, si Italia me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama duket se nuk do t’ia japë këtë mundësi.

“Nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama duke folur të enjten në Parlamentin Europian.

Paralajmërimi i tij i përsëritur vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik Keir Starmer kishte shprehur “interesim të madh” për skemën.

Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, shpjegoi Rama.

“Ne vendosëm ta bëjmë këtë marrëveshje emigracioni bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë,” tha ai, ndërsa shtoi “Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes Tiranës dhe Romës nëntorin e kaluar, emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit shqiptar të Shëngjinit, ku kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen me shpejtësi nga personeli italian dhe më pas do të vendosen në qendrën e azilkërkuese të Gjadrit me një kapacitet deri 3 mijë persona.

The post Britania kërkon një marrëveshje me emigrantët? Rama: Është ekskluzivitet vetëm i Italisë appeared first on Lapsi.al.

Shantazhonte dhe përndiqte një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 30-vjeçari

By: user7
20 September 2024 at 10:23

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë dhe familjen e tij për t’i dhënë 5000 mijë euro ose në të kundërt do ti publikonte fotot dhe video personale. 3
30-vjeçari mësohet se ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Shantazhonte dhe përndiqte një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 30-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet në Europë, BE: 10 miliardë euro në dispozicion për vendet e goditura

By: user7
20 September 2024 at 10:01

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të vërë në dispozicion një fond prej 10 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris.

“Ne mund të vëmë fillimisht 10 miliardë euro në dispozicion nga fondet e kohezionit për vendet që janë prekur. Ky është reagim urgjent,” tha von der Leyen në qytetin polak të Vroclov, ku u takua me liderët e katër vendeve të goditura nga përmbytjet.

Von der Leyen u shpreh e prekur thellë nga përmasat e dëmeve në rajonet e prekura dhe tha “m’u thye zemra kur pashë shkatërrimet prej përmbytjeve”.

Gjermania i ofron ndihmë ushtarake Polonisë

Gjermania i ofroi Polonisë ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda. Ministria e Mbrojtjes i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se kryeministri polak Donald Tusk e ka pranuar ndihmën nga Gjermania.

Donald Tusk tha për mediat polake: “Nëse shihni ushtarë gjermanë, ju lutemi mos u frikësoni. Ata vijnë për ndihmë. Pra mos kini dyshime,” tha Tusk.

Komentet e tij lidheshin me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste në vitin 1939, të cilat kanë shkaktuar ndjenjat anti-gjermane që janë ende të pranishme në Poloni edhe sot. Polonia është përballur me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim, dhe ka dërguar atje aktualisht rreth 16,000 ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura./ DW

The post Përmbytjet në Europë, BE: 10 miliardë euro në dispozicion për vendet e goditura appeared first on Lapsi.al.

Aplikacioni “Ghost” shënon “viktimat” e para/ Kapet i riu, i dalin lidhjet me mafian shqiptare

By: user7
20 September 2024 at 09:36

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbërthimi i aplikacionit të koduar “Ghost” që përdorej nga grupet kriminale, dhe që çoi në pranga dhjetra persona. Në mesin e personave që janë vënë në pranga është dhe një 36-vjeçar nga Viktoria, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafian shqiptare, në trafikimin e një sasie të madhe me kanabis, që kapte vlerën e 1.2 mln dollarëve. Sipas mediave vendase, aplikacioni “Ghost” përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete mes anëtarëve të bandës kriminale shqiptare.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit të një personi në Itali, i cii sipas oficerit të policisë Leonardo Lando, kishte lidhje edhe më Shqipërinë. Personi në fjalë ishte në kërkim që prej vitit 2023, dhe dyshohet se ka pasur “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha oficeri. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit”, përmbylli Lando.

Administratori i dyshuar i aplikacionit, Jay Je Yoon Jung, 32 vjeç, u paraqit në një gjykatë të Sidneit të mërkurën (18 shtator) me akuza që përfshinin mbështetjen e një organizate kriminale dhe përfitimin nga të ardhurat e krimit. Jung nuk pranoi akuzat dhe nuk aplikoi për lirimin me kusht. Ai do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në muajin Nëntor, kur çështja e tij të rikthehet në Gjykatë.

“Policia australiane arrestoi 38 të dyshuar, ndërkohë që aksioni është zhvendosur dhe në Kanada, Suedi, Irlandë dhe Itali,”- tha zëvendëskomisioneri i Policisë Federale Australiane, Ian Mçartney.

Policia thotë se Jung përdori një rrjet rishitësish për të ofruar aparate të specializuara për kriminelët në mbarë botën. Telefonat inteligjentë të modifikuar u shitën për 2,350 dollarë australianë (1,590 dollarë amerikanë) që përfshinte një abonim gjashtë-mujor në Ghost dhe mbështetje teknike. Më herët autoritetet kanë zbuluar edhe rrjete të tjera komunikimi që përdoren nga kriminelët, si SKY EÇ dhe Encrochat. Falë këtyre zbërthimeve, dhjetra persona janë arrestuar dhe janë nën hetim edhe në Shqipëri.

The post Aplikacioni “Ghost” shënon “viktimat” e para/ Kapet i riu, i dalin lidhjet me mafian shqiptare appeared first on Lapsi.al.

❌
❌