Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

By: D Marku
21 September 2024 at 21:17

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te fjalimi që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, ku sipas kryedemokratit do flasë si Maduro i Venezuelës.

‘Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës. Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve’, theksoi Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë.

Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë.

Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve.

Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë.
Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj.
Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim.

Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër.

Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.
Këto ditë, Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut.

Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve.
Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies.

Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij.

Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.
Që punon ditë e natë kundër pavarësisë së Kosovës.

Që përpiqet me të gjitha mjetet të organizojë puçe në Kosovë, pasi dështoi në ndarjen e saj.

Të dashur miq, të gjitha këto bëjnë jetike, bëjnë vendimtare betejën tonë.

Të gjitha këto duhet të frymëzojnë dhe frymëzojnë opozitën nën thirrjet e himnit kombëtar, nga lufta veçse ai largohet, për votën e lirë, ja vdekje ja liri.

Për lirinë e Shqipërisë, ja vdekje ja liri!
Sot, kjo betejë është betejë për fëmijët shqiptarë që ushqehen me dy vakte në ditë sepse Edi Rama vjedh me qeverinë e tij qindra milionë euro pasuri publike.

Është betejë për të rinjtë shqiptarë, të cilët për të blerë një apartament në kryeqytetin e tyre, duhet të punojnë 105 vite.
Është betejë për pensionistët shqiptarë që numërojnë kafshatat dhe paguhen sot në mënyrën më qesharake.

Është betejë për të sëmurët shqiptarë që mjekohen masivisht me ilaçe të skaduara dhe që mafia e Edi Ramës vjedh paratë e ilaçeve të tyre, të aparaturave të tyre dhe ka katandisur shëndetësinë në një bursë vdekje për shqiptarët.

Kjo betejë është betejë për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend të bekuar.

Është betejë për kthimin e pasurive përrallore publike të këtij vendi në mirësi për qytetarët shqiptarë.
Është betejë për të rikthyer në Shqipëri qindra e mijëra shqiptare për të investuar djersën e tyre, mundin e tyre në dheun e tyre të dashur.

Është betejë për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, për të ecur të sigurt në rrugën e integrimit evropian.
Është betejë për të mbështetur Kosovën, në rrugën e saj drejt Europës, anëtarësimit në NATO.

Pra, kohërat janë historike për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Le të bashkohemi ne dhe ju garantoj se kjo narkoqeveri në vetvete përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

“Do fitojmë për të!”/ Nis derbi i kryeqytetit. Futbollistët e Tiranës nderojnë Gert Bogdanit

By: D Marku
21 September 2024 at 20:30

Partizani dhe Tirana do të luajnë mbrëmjen e sotme supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

Derbi i kryeqytetit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe startoi në orën 20:00.

Klubi i Tiranës ka mbajtur homazhe për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ataku kardiak.

44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë, ku vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.

Siç duket edhe në pamje, fotot e Bogdanit janë shfaqur në stadium, teksa para ndeshjes ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës. Besojmë se sot do fitojmë për të. Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar”, tha ai.

The post “Do fitojmë për të!”/ Nis derbi i kryeqytetit. Futbollistët e Tiranës nderojnë Gert Bogdanit appeared first on Albeu.com.

“Këtë vit kam vuajtur shumë”/ Dedikimi i Dea Mishel me rastin e ditëlindjes së saj

By: D Marku
21 September 2024 at 20:21

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, i ka bërë një dedikim vetes me rastin e ditëlindjes.

Blogerja e njohur, e cila iu nënshtrua një operacioni këtë vit, u shpreh se ‘ka vujatur shumë’. Dea shton se ka qenë një makth për të, duke theksuar se është lutur çdo natë. Ajo vijon duke thënë se është optimiste dhe e lumtur.
“Sot festojmë ditën që unë rashë nga qielli organizuam një photoshoot që të shkruaja këtë caption… Këtë vit kam vuajtur, nuk gjej dot një mënyrë të këndshme ose poetike për ta thënë, ka qenë një makth. Jam lutur shumë, çdo natë. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. S’ka asgjë poetike në gjithë këtë, prandaj dhe fjalët janë të vogla. Jam e lumtur që shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. I love that. Mbase është gjëja që vlerësoj më shumë te vetja. Jam optimiste, jam mirënjohëse që kam mundësinë të festoj! Gëzuar ditëlindjen për mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea krahas disa fotografive të postuara në rrjetet sociale.

 

The post “Këtë vit kam vuajtur shumë”/ Dedikimi i Dea Mishel me rastin e ditëlindjes së saj appeared first on Albeu.com.

Xhixho: Pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve

By: D Marku
21 September 2024 at 20:10

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve.

Postimi i Xhixhos:

Pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve.Turp!
Asnjë reflektim mbi çështjen e studentëve të mjekësisë, të cilëve Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë.

Maxhoranca miratoi me nxitim një ligj të ri, të arnuar, i cili nuk bën gjë tjetër veçse detyron studentët të qëndrojnë në Shqipëri tre vjet pas diplomimit.

Sërish, ai që dëshiron të largohet, do të paguajë tarifën e studimit, ende e papërcaktuar.
Asgjë nuk ka ndryshuar për t’i mbajtur në vend mjeket e rinj.

Nuk janë rritur pagat e mjekëve, nuk janë përmirësuar kushtet e punës, nuk luftohet korrupsioni në shëndetësi dhe sistemi gëlon nga skandalet.

Në vend të incentivave për të qëndruar në Shqipëri, qeveria u jep të rinjve vetëm arsye për të ikur.

E kemi mbështetur fuqimisht kauzën e studentëve të mjekësisë sepse besojmë se ikja e trurit dhe shpopullimi ndalen vetëm duke investuar fort te arsimi.

Por qeveria e inceneratorëve dhe skandaleve të korrupsionit nuk i ka pasur kurre prioritet te rinjt.

Duke investuar te kapitali njerëzor, duke investuar në arsim, duke luftuar korrupsionin dhe duke vendosur meritokracinë mund të luftojmë shpopullimin dramatik të vendit.

The post Xhixho: Pengmarrja e diplomave të studentëve të mjekësisë u vendos sërish nga Parlamenti dhe qeveria e inceneratorëve appeared first on Albeu.com.

Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali (VIDEO)

By: D Marku
21 September 2024 at 19:59

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një perormancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X FACTOR”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rap gjithashtu tregoj se ka një stage presence pasi arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion. Gjatë performancës, e cila është e paraqitur dhe në videon e mëposhtme, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

@skyitalia

Boom, badoom, boom, boom, badoom, boom, bass YEAH, THAT’S THAT SUPER BASS 🔊 Laura ha spaccato tutto con Super Bass 🔥 #XF2024 #davedere

♬ suono originale – Sky Italia

 

The post Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Demokratët e diasporës ndezin motorët, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli, e pranishme deputetja e Forza Italia

By: D Marku
21 September 2024 at 19:51

Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokratët e diasporës në Itali kanë ndezur motorët për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli.

Ditën e sotme ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagna, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës.

Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Zj. Brunilda Dakoli, Z. Aleks Bega dhe Z. Gëzim Brunga.
Nga videot e ardhura, dallohet se gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Albana Vokshi dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.

The post Demokratët e diasporës ndezin motorët, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli, e pranishme deputetja e Forza Italia appeared first on Albeu.com.

Si do të funksionojë “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman në Shqipëri, roli i Baba Mondit dhe krahasimi me Selinë e Shenjtë të Katolicizmit në Romë

By: D Marku
21 September 2024 at 19:40

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se po planifikohet krijimi i një shteti të stilit të Vatikanit për komunitetin bektashi. Sipas një artikulli të fundit në New York Times, ky projekt ka për qëllim të promovojë tolerancën fetare dhe të ofrojë një enklavë sovrane për anëtarët e këtij besimi, duke e bërë atë shtetin më të vogël në botë, brenda territorit shqiptar.

Roli i Baba Mondit

Baba Mondi, udhëheqësi i bektashinjve, do të luajë një rol kyç në këtë mikroshtet. Ai është një figurë me ndikim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën bektashiane. Plani i tij për të menaxhuar një territor prej 27 hektarësh në Tiranë synon të krijojë një ambient të lirë dhe tolerant, ku çdo individ mund të shprehi besimin e tij pa frikë nga ndëshkimi. “Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen,” shprehet ai, duke theksuar qasjen e tij liberale ndaj fesë.

Baba Mondi ka shprehur dëshirën për të krijuar një komunitet që nxit bashkëjetesën dhe harmoni ndërfetare. Kryeministri Rama thekson se ky entitet do të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për të sfiduar stereotipet mbi islamin, duke ofruar një model të moderuar që promovon bashkëjetesën dhe harmoni. “Kjo nuk është një çështje pronësie, por një çështje shpirtërore,” deklaron ai, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave shpirtërore mbi interesat materiale.

Krahasimi me Vatikanin
Të ngjashme me Selinë e Shenjtë, që qeverisët nga Papa si një monark absolut, shteti bektashi do të ketë autoritetin e tij dhe do të administrojë territorin me rregulla të veçanta që reflektojnë vlerat e tij. Ndryshe nga Vatikanit, i cili është i njohur për traditat e tij të ngurta dhe strukturën hierarkike, Baba Mondi shpreh një qasje më liberale. Ai planifikon të lejojë alkoolin, të mbështesë stilin e jetesës dhe të inkurajojë gratë të veshin çfarë të dëshirojnë, duke i dhënë atyre lirinë për të shprehur identitetin e tyre.

Kjo qasje e hapur është në kontrast të theksuar me disa nga interpretimet më të ngurta të Islamit, dhe Baba Mondi shprehet se është i përkushtuar për të përballuar ekstremizmin. “Ekstremistët myslimanë që vendosin bomba dhe përdorin dhunën për të përhapur versionin e tyre të besimit, janë thjesht kauboj,” thotë ai.

Megjithatë, ndryshe nga Vatikanin, i cili ka një histori të gjatë të njohjes ndërkombëtare, shteti i ri bektashi mund të përballet me sfida në krijimin e legjitimitetit dhe njohjes globale.

Një vend që ka shumë pak gjasa ta njohë atë është Irani, i cili ka shumë ndjekës kryesisht të fshehtë të islamit sufi, duke përfshirë disa bektashinj, por e sheh veten si rojtar i Islamit shiit, raporton New York Times.

“Iranianët janë sinqerisht mendimi im i fundit,” thotë Rama, pavarësisht kësaj duke theksuar se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 2022 pas sulmit kibernetik ndaj qeverisë shqiptare.
Krijimi i këtij mikroshteti do të kërkojë kohë dhe përpjekje për të realizuar, duke përfshirë negociata të mundshme për pronat dhe mbështetje nga aleatët ndërkombëtarë. Rama pranon se “ndoshta të gjithë do të thonë: ‘Ky është i çmendur’”, por ai është i vendosur të vazhdojë përpara me këtë nismë, duke shpresuar që të ofrojë një model të ri të bashkëjetesës. Ai shprehet se grindjet mbi pronësinë e pronave, vetëm do të minonin qëllimin e shtetit si një “model bashkëjetese”.

The post Si do të funksionojë “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman në Shqipëri, roli i Baba Mondit dhe krahasimi me Selinë e Shenjtë të Katolicizmit në Romë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Sherr mes tifozëve në Kosovë, 2 të lënduar dhe 5 të arrestuar

By: D Marku
21 September 2024 at 18:58

Dy të lënduar e pesë të arrestuar sot në përleshjen mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi përleshje mes dy tifozerive, shkruan Gazeta Express.
Njoftimi i policisë së rajonit të Prishtinës

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre.

Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin.

Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.

Në fund, Vushtrria shënoi fitore me rezultatin 1-3.

The post FOTO/ Sherr mes tifozëve në Kosovë, 2 të lënduar dhe 5 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Derbi Tirana-Partizani/ Atmosferë elektrizuese, tifozët ‘’pushtojnë’’ rrugën dhe nisen drejt stadiumit (VIDEO)

By: D Marku
21 September 2024 at 18:45

Në 20:00 merr jetë derbi numër 175 mes Partizanit dhe Tiranës, ku bardheblutë kanë afro dy vite, ose shtatë ndeshje radhazi pa fitore.

Emocionet kanë nisur në kryeqytet, teksa tifozët e dy skuadrave i janë drejtuar stadiumit “Air Albania”.
Në pamje dallohen tifozët e shumtë që kanë pushtuar rrugën duke krijuar edhe trafik.

 

The post Derbi Tirana-Partizani/ Atmosferë elektrizuese, tifozët ‘’pushtojnë’’ rrugën dhe nisen drejt stadiumit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ngjarje tronditëse në Itali, nëna qëllon djalin e saj të mitur me armë dhe më pas vret veten

By: D Marku
21 September 2024 at 18:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku nëna 58-vjeçare ka qëlluar me armë zjarri djalin e saj 15-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Vago di Lavagno, rreth 10 kilometra larg Veronas, rreth orës 14:30. Sipas prokurorisë Alessandra Spiazzi ka qëlluar në shtëpi djalin e saj në kokë, i cili mbeti i plagosur, por në gjendje shumë të rëndë, ndërsa nëna humbi jetën. Sipas mediave vendase ajo vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore.
Në shtëpi ndodheshin vetëm ata të dy. Alarmi u ngrit nga babai i të miturit, i cili lajmëroi autoritetet. Fqinjët kanë dëgjuar britma që vinin nga shtëpia e Feltre, duke vënë re se diçka nuk po shkonte mirë. Më pas u dëgjuan dy të shtëna, ku nënë e bir ranë në tokë.
Burri 50-vjeçar i gruas, u zbulua se nuk ishte i përfshirë në ngjarjen që tronditi shtetin fqinj. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë, e cila më parë ishte në pronësi të babait të ndjerë të gruas, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë, dhe hetimet për rastin janë duke u zhvilluar.

The post Ngjarje tronditëse në Itali, nëna qëllon djalin e saj të mitur me armë dhe më pas vret veten appeared first on Albeu.com.

Sherifi vret gjykatësin në zyrën e tij pas debatit në Kentucky, SHBA

By: D Marku
21 September 2024 at 18:16

Hetuesit në SHBA po përpiqen të përcaktojnë motivet e sakta të një sherifi të Kentucky që ka qëlluar për vdekje dje ndaj një gjykatësi të rrethit, pas një debati në zyrën e viktimës, tha policia e Kentucky.

Gjykatësi Kevin Mullins, 54 vjeç u gjet i vdekur dje pasdite me plagë arme zjarri në gjykatën e  Whitesburg.
Sherifi 43 vjeçar Shawn M. Stines, roli i të cilit përfshin dhe sigurinë personale të gjykatësve, ka qëlluar për vdekje Mullins pas një argumenti brenda zyrës, mësohet prej hetimeve paraprake.

Stines ishte dorëzuar pas ngjarjes dhe u arrestua pa incidente, thane zyrtaret.

Vrasja vjen vetëm dy javë pasi komuniteti në Kentucky u shokua nga një shkëmbim zjarri në autostradë ku mbetën pesë njerez të plagosur, ndërsa tre ditë më parë një oficer i policisë së Russell County u qëllua për vdekje gjatë detyrës, njoftonin zyrtarët vendas.

Në kohën e ngjarjes kishte njerëz të tjerë në ndërtesë por jo në dhomat e gjykatësit, ndersa nuk u raportua për të tjerë të plagosur. Hetimet vijojnë, shkruan rrjeti CNN.

The post Sherifi vret gjykatësin në zyrën e tij pas debatit në Kentucky, SHBA appeared first on Albeu.com.

“EA Festival” në Durrës, Lea Ypi: Kultura e trojeve shqiptare, pikëtakim interesant midis lindjes dhe perëndimit

By: D Marku
21 September 2024 at 17:57

“EA Festival, liri dhe transformim” vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.
“Liri dhe Transformim” është një event dyditor kulturor që mbledh shkrimtarë, publicistë dhe mendimtarë do të diskutojnë mbi historinë, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë dhe migracionit, politikën dhe poezinë.

“Nuk ishte e vështirë pjesa logjistike për mua pasi janë personazhe që i kam takuar në Angli në takime letrare. Ajo që është pak më e vështirë, është pjesa emocionale sepse unë jam nga Durrësi. Dita e parë e festivalit është në Durrës. Është qyteti i lindjes, i shumë kujtimeve dhe të kthehesh pas kaq shumë vitesh me një aktivitet kulturor në një qytet ku edhe je rritur nga ana kulturore, kthimi ka qenë më i vështirë. Janë dy ditë me debate me tema të ndryshme. Ideja ishte të sillnim disa personazhe të njohur të fushave letrare, filozofike , të shkencave politike, të të drejtave të njeriut që diskutojnë për librat e publikuara kohët e fundit dhe ja sjellin publikut durrsak me shpresën që do jetë fillimi i një dialogu interesant midis lexuesve dhe këtyre personazhe të jetës britanike”, tha autorja Lea Ypi.

Ypi u shpreh se “Shqipëria ka marrë gjithnjë e më tepër vëmendjen e të huajve. E keni parë edhe nga shifrat e rritjes turistike. Për mua një vend njihet më mirë kur njihet kultura e një vendi. Kultura e trojeve shqiptare është një pikë takimi interesant midis lindjes dhe perëndimit, midis kulturës islame dhe kristjane. Them se edhe për ata që e vizitojnë Shqipërinë e njohin më mirë nëse e qasin përmes kulturës”.

“Disa nga autorët që janë pjesë e këtij festivali, janë autorë që kanë trajtuar tema që kanë lidhje me Ballkanin, Shqipërinë. Kjo është hera e parë që provuam që ta sjellim dhe në Shqipëri. Varet nga publiku, debatet”, tha autorja Lea Ypi.

EA Festival ka realizuar me sukses dy bienale të festivalit “EA Festival” mbi letërsinë dhe idetë, dhe “EA Sustain” një ngjarje për ambientin, kulturën dhe sipërmarrjen.

Që prej fillimit në 2021, EA Festival është kthyer në një nga festivalet elitare për sa i përket ideve në Anglinë Lindore. Tashmë dy festivalet paraprake janë të mirënjohura për mprehtësinë e folësve dhe në rastin e EA Festival për qasjen kuratoriale.

The post “EA Festival” në Durrës, Lea Ypi: Kultura e trojeve shqiptare, pikëtakim interesant midis lindjes dhe perëndimit appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina merr përpara këmbësoren, 48-vjeçarja transportohet në spital

By: D Marku
21 September 2024 at 17:45

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore e cila aktualisht është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas birimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

The post Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina merr përpara këmbësoren, 48-vjeçarja transportohet në spital appeared first on Albeu.com.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës: Një sulm izraelit në një shkollë vrau 22 persona

By: D Marku
21 September 2024 at 17:23

Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të paktën 22 persona më 21 shtator, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit– grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në atë që dikur ishte një shkollë.
Sipas ministrisë, 30 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj shkollës në zonën Zeitoun të Gazës. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Ende nuk është e qartë në cilin spital janë dërguar të vdekurit dhe të plagosurit.

Ushtria izraelite deklaroi më parë se kishte goditur “qendrën komanduese dhe të kontrollit të Hamasit, që ishte vendosur brenda një kompleksi që më parë ka shërbyer” si shkollë.

Ata thanë se kishin marrë masa për të kufizuar dëmtimin e civilëve, përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjen ajrore.

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ushtria izraelite ka goditur disa shkolla, të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivave dhe urdhrave të evakuimit të Izraelit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 90 për qind e palestinezëve në Gaza janë zhvendosur.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka akuzuar Hamasin se operon nga brenda infrastrukturës civile në Gaza, përfshirë shkolla, objekte të OKB-së dhe spitale.

Më herët këtë muaj, një sulm izraelit goditi një shkollë në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke vrarë 14 persona. Ushtria izraelite tha se po shënjestronte militantët e Hamasit që po planifikonin sulme nga brenda shkollës.

Në korrik, sulmet ajrore izraelite goditën një shkollë për vajza në Deir al-Balah, duke vrarë të paktën 30 njerëz që strehoheshin brenda.

Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit që përdorej për të drejtuar sulme dhe për të ruajtur “sasi të mëdha armësh”.

Lufta filloi kur luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në Izraelin jugor.

Ata rrëmbyen rreth 250 njerëz dhe ende mbajnë peng rreth 100. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve.

Gjithashtu të shtunën, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se pesë punonjës të saj u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit që goditi magazinat e ministrisë në zonën Musbah në jug.

Tensionet u rritën të premten pasi një sulm ajror izraelit në një lagje të Beirutit në Liban vrau dhjetëra njerëz, përfshirë civilë dhe Ibrahim Akilin, kreun e forcave elitë Radwan të Hezbollahut.

Po ashtu u vra edhe Ahmed Wahbi, një tjetër komandant i lartë në krahun ushtarak të grupit.

Sulmi ndodhi disa orë pasi Hezbollahu nisi një nga bombardimet më të ashpra ndaj veriut të Izraelit në gati një vit luftimesh. Sistemi i mbrojtjes me raketa “Iron Dome” i Izraelit arriti të ndalonte shumicën e raketave./REL

The post Ministria e Shëndetësisë e Gazës: Një sulm izraelit në një shkollë vrau 22 persona appeared first on Albeu.com.

Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Presidenca “nuk e njeh” gjuhën shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

By: D Marku
21 September 2024 at 17:08

Portalb.mk ka analizuar përdorimin e shqipes për një javë në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që me këto institucione kryesojnë njerëz të rinj.

Gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, vërehet që Presidenca nuk e përfill fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë dhe jo të gjitha, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve tepër të rralla.

Gjatë shtatë ditëve të analizuara, presidenca nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa praktikë të ngjashme ka pasur edhe gjatë kryesimit të këtij institucioni nga ish-presidenti Stevo Pendarovski.

Megjithatë sërish nuk ka qenë në këtë nivel. Edhe pse me raste shumë të rralla, dërgohej tek-tuk ndonjë komunikatë në gjuhën shqipe.

Kur bëhet fjalë për ueb-faqen, situata nuk është më e mirë, por përsëri është funksionale edhe në shqip. Megjithatë, nuk është përditësimi i njëjtë si në maqedonisht.

Për shembull, gjatë kontrollit të ueb-faqes nga redaksia jonë më 19 shtator, në versionin maqedonisht të ueb-faqes komunikata e fundit e Presidencës është e datës 18 shtator, ndërsa në versionin shqip është e datës 10 shtator, ndërkohë që mes datave 10-18 shtator ka pasur çdo ditë informacione në gjuhën maqedonase. Pra, për 8 ditë të plota, ueb-faqja nuk është përditësuar me asnjë informacion shqip.

Ndërkohë, në versionin shqip, pjesa e “Kategorive” është në gjuhën maqedonase, siç mund të vërehet në fotografitë e mëposhtme (djathtas):

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në shtatë ditët e analizuara, pothuajse të gjitha komunikatat i ka dërguar në të dyja gjuhët, përveç një komunikate që është dërguar vetëm në maqedonisht.

Edhe sa i përket ueb-faqes së Kuvendit, njoftimet ditore dhe agjenda janë vazhdimisht të përditësuara me informacione të reja edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa kur bëhet fjalë për të dhëna më të veçanta, nuk gjenden në versionin në shqip. Për shembull rubrika “Të dhëna të hapura” dhe “Regjistër për organizata”, nuk ndodhet në versionin shqip të ueb-faqes.

 

The post Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Presidenca “nuk e njeh” gjuhën shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po appeared first on Albeu.com.

Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë

By: D Marku
21 September 2024 at 16:58

Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve turistike në Francë, në qytetin jugor të Marsejës, më 21 shtator, për të protestuar kundër ndotjes së detit, ajrit dhe klimës të shkaktuar nga këto anije të mëdha.

Rreth 20 anëtarë të grupeve Extinction Rebellion dhe Stop Croisieres, me bazë në Marsejë, formuan një zinxhir kanoesh në ujë, duke bllokuar hyrjen në port, raportoi një korrespondent i agjencisë së lajmeve AFP.

Protesta bëri që një anije të kthehej mbrapa në orën 7:00 të mëngjesit dhe të ndalej më larg bregut. Anije të tjera mbetën në pritje jashtë portit deri rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Aktivistët u larguan nga autoritetet, dhe porti u rihap më pas, sipas autoriteteve detare të cilat i folën AFP-së.

“Ajri ynë, detet tona dhe shëndeti ynë nuk janë të negociueshme”, tha grupi Stop Croisieres në faqen e saj të internetit.

Ata kritikuan anijen për përdorimin e madh të naftës, shkatërrimin e faunës së oqeanit dhe bregdetit, ndikimin e anijeve në klimë dhe kushtet e këqija të punës për punonjësit në bord.

Protesta ndaloi anijen Aidastella, që është në pronësi të një kompanie gjermane dhe që mban rreth 2.000 njerëz, të mbërrinte në port rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Costa Smeralda dhe MSC World Europa gjithashtu u detyruan të prisnin para se të hynin në port.

MSC World Europa është anija e gjashtë më e madhe e udhëtarëve në botë.

Ajo mund të mbajë 6.000 pasagjerë dhe ka më shumë se 2.600 kabina, si dhe 13 restorante dhe një qendër tregtare.

Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Anijeve Turistike dënoi protestën si “të paligjshme dhe të rrezikshme”.

Në një email drejtuar AFP-së, ajo argumentoi se industria e anijeve turistike po përpiqet të ulë emetimet e gazeve serë që ngrohin klimën.

Marseja është qendra e një industrie të zhvilluar të anijeve turistike në Francë.

Mes viteve 2022 dhe 2023, numri i pasagjerëve të anijeve turistike që hynin në port u rrit nga 1.5 milion në 2.5 milion, sipas observatorit të turizmit në Marsejë./REL

The post Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, hiqet limiti për futbollistët e huaj në Superiore

By: D Marku
21 September 2024 at 16:47

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh sot për të shqyrtuar një sërë propozimesh në lidhje me rregulloret e kampionateve, investimet në infrastrukturën sportive apo dhe sistemin VAR.

Anëtare e KE miratuan propozimin për ndryshime në Rregulloren e Aktivitetit të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë si dhe Kategorisë së Dytë.
Më konkretisht, sipas këtij vendimi duke nisur nga muaji janar 2025 (me hapjen e merkatos së ardhshme të futbollit) klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve.

Ndërkaq, duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë të huaj në fushë njëkohësisht.

Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu çmimet e biletave për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares ndaj Çekisë dhe Ukrainës, që luhen në muajin nëntor në Tiranë.

Gjithashtu, u diskutuan dhe u miratuan propozimet për rikonstruksionin e fushës me bar artificial në aneksin e stadiumit “Kastrioti” dhe për krijimin e një fushe të re me bar sintetik në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sa i përket infrastrukturës sportive në Shkodër, FSHF në bashkëpunim me klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër kanë rënë dakord për konstruksionin e një fushe me bar natyral në njësinë administrative Postribë dhe për mbështetjen e projektit të rikonstruksionit të fushave tek“Kompleksi Sportiv Zmijani”.

Po në lidhje me infrastrukturën, u miratua edhe kërkesa për mbështetje financiare referuar projektit për rikonstruksionin e tapetit dhe dhomave të zhveshjes tek “Myslim Koci”, në Gramsh.

Gjatë mbledhje u diskutua dhe u miratuan propozimet për qendërzimin e sistemit VAR dhe propozimi për krijimin e një platforme televizive FSHF-TV.

The post Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, hiqet limiti për futbollistët e huaj në Superiore appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ledri Vula e “braktisi” dhe nisi romancën me shoqen e saj, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm!

By: D Marku
21 September 2024 at 16:35

Blogerja Sara Hoxha, duket se ka marrë vendimin e rëndësishëm për t’u shpërngulur në Tiranë pasi ndarjes nga Ledri Vula, i cili nisi një romancë me ish-shoqen e saj, Rina Zaiti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara Hoxha, e cila ka zbuluar se ka blerë një apartament në kryeqytet, është në proçes e sipër duke u rregulluar. Blogerja, e cila është përfshirë së fundmi edhe në botën e aktrimit, ka publikuar pamjet nga banesa e saj, së bashku me vajzën, Poi.

“Poi dhe unë shkuam të shohim shtëpinë tonë të re,” shkroi ajo krahas imazheve.Mesa duket pas ndarjes nga reperi, Sara është larguar përfundimisht nga Prishtina dhe zgjedhur të jetojë në Tiranë, bashkë me vajzën e saj.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re dashurie. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund publikohen edhe imazhet e para çiftit.

Ledri është kapur mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë.

Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.

Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha. Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë, me foton e fundit nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”. “Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”, e pyet gazetarja.

“Kurrgjo hiç!” përgjigjet këngëtari, “Duhet t’i kisha bo diçka”, -vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo herë.

Kjo deklaratë e reperit erdhi në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit hera herës kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Provë për këtë ishte rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sarës, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu, vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.

Ende nuk ka asnjë konfirmin nga secili prej tyre për ndarjen, apo nisjen e romancave të reja, megjithatë duhet se ata nuk do të jenë bashkë. /

The post FOTO/ Ledri Vula e “braktisi” dhe nisi romancën me shoqen e saj, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm! appeared first on Albeu.com.

Xhixho: 25 lekë të reja shtesë në ditë, rritje qesharake e fyese për 700 mijë pensionistë të varfër

By: D Marku
21 September 2024 at 16:25

Për nënkryetaren e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, rritja me vetëm 25 lekë të reja shtesë në ditë, është diçka krejtësisht qesharake.
Xhixho: 25 lekë të reja shtesë në ditë, rritje qesharake e fyese për 700 mijë pensionistë që jetojnë në varfëri Pra, qeveria nuk ka shtuar lekë as sa për një kafe në ditë. 

 

The post Xhixho: 25 lekë të reja shtesë në ditë, rritje qesharake e fyese për 700 mijë pensionistë të varfër appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

FOTO/ Gjyqtarja shqiptare që arbitron ndeshjet e Champions-it: Më kanë mërzitur mesazhet se*ksiste

By: D Marku
19 September 2024 at 18:54

Gjyqtarja femër Emanuela Rusta ka zbuluar se është e ngopur duke u referuar si ‘arbitja seksi’ pas gjykimit në Ligën e Kampionëve për femra.

Rusta, 30 vjeç, nga Shqipëria, u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Superligës shqiptare, ndërsa ajo ka bërë hapin në skenën evropiane muajt e fundit.

Ajo ka qenë më parë aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto magjepsëse me bikini dhe duke ushtruar në palestër, por tani ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram për shkak të mesazheve seksiste në platformë.

Rusta, e cila do të gjykojë sonte ndeshjen e femrave të Ligës së Kampionëve mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit, beson se mbulimi mediatik i pamjes së saj e ka bërë të vështirë, që ajo të arrijë të njëjtin nivel me homologët e saj meshkuj.

“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera”, tha ajo për AFP.

Rusta, i është dashur të durojë titujt si ‘arbitrja seksi që ngre temperaturën’, ndërsa një raport tjetër në 2022 pretendonte se ajo ‘vodhi shfaqjen’ në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se ishte vetëm gjyqtarja e katërt.

Pavarësisht se duhet të përballet me komentet jashtë fushës për pamjen e saj fizike, Rusta ndjen se është e respektuar në fushë dhe shpreson të ketë më shumë mundësi emocionuese në profesionin e saj të zgjedhur.

“Arbitërimi nuk është çështje gjinie, por kompetence”, tha ajo.

The post FOTO/ Gjyqtarja shqiptare që arbitron ndeshjet e Champions-it: Më kanë mërzitur mesazhet se*ksiste appeared first on Albeu.com.

❌
❌