Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 September 2024Main stream

Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut

By: D Marku
22 September 2024 at 13:52

Erdion Muho, personi i arrestuar nga policia e Sarandës për akuzën e tentativës së shkatërimit me eksploziv në muajin qershor 2024 të anijes “Feliks”, do vijojë të qëndrojë në burg.

Vendimi është marë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së Muhos, për zbutjen e masës së sigurisë dhe nxjerjen e tij nga qelia, vendosi të mos marë në konsideratë argumentat e ngritura nga avokatët e Muhos.

Kjo edhe për shkak se prokuroria, ka pretenduar se gjatë hetime të kryera për këtë rast, kanë dalë të dhëna të tjerë që tregojnë se shkatërimi i anijes në pronësi të Andrea Qirjakos në Sarandë, ishte planifikuar dhe tentuar të kryhet në fillim të muajit Qershor 2024, në ambjentet e Portit të Pireut në Athinë.

Kujtojmë se anija në muajin Mars 2024 ishte blerë në ishullin e Kretës dhe kishte lundruar në portin e Pireut në Athinë, duke u futur në një nga kantieret e ndërtimit me qëllimin kryerjen e remontit në tokë.

Një plan të tillë kriminal, ka dashur ta verë në zbatim biznesmeni konkurent i Qirjakos, Armand Nelaj, i cili i ka kërkuar një puntori në portin e Pireut, që të digjte anijen. Dhe kundrejt kësaj pune, Nelaj do i jepte si shpërblim financiar 30 mijë euro.

Por një gjë të tillë nuk e ka kryer puntori, i cili ka njoftuar për planin kriminal pronarin e anijes “Feniks”, Andrea Qirjako. Pas dështimit të shkatërimit të anijes në Portin e Pireut, Armand Nelaj, ka vendosur të meret vetë me këtë punë, kur anija në fund të muajit Qershor ka mbëritur në portin e Sarandës.

Hetimi ka provuar se Armand Nelaj dhe miku i tij në biznes, Erdion Muho, në 24 qershor kanë tentuar të shkatërojnë anijen “Feliks” me një sasi tritoli ende të papërcaktuar.

Ky aksion është dashur të kryhet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por teksa po lundronte me një gomone të vogël drejt objektivit, sasia e tritolit ka shpërthyer, duke vrarë në vend Armand Nelaj.

Ekspertiza kompjuterike zbuloi se shkak për shpërthimin e tritolit ishte mbëritja në telefon të një mesazhi me tekst “Ëelcome to Grecee”.

Pas kësaj ngjarje gati një muaj më pas policia zbuloi si bashkëpuntor të Armand Nelaj, mikun e tij, Erdion Muho.

Për këtë ngjarje në policie është marë në pyetje dhe pronari i anijes “Feliks”, i cili ka treguar se në muajin Mars 2024 ka blerë në ishullin e Kretës në Greqi një mjet lundrues dhe më pas e ka çuar për remond, në zonën e Pireut, Athinë, në kantierin “Halqiti”.

Pasi anija kishte filluar rimondin, dhe ishte në tokë, e kanë kontaktuar në telefon nga Athina, duke i thënë se Armand Nelaj, i kishte premtuar personit që do t’i jepte 3 mijë euro për të djegur anijen e tij në Athinë, e cila në atë kohë vazhdonte rimondin në tokë.

Sipas Andrea Qirjakos, kjo ngjarje nuk ka ndodhur për arsye se personi që e kishte njoftuar dhe do paguhej nga Nelaj, i njihte dhe i ka paralajmëruar të bënim kujdes se do i ndodhte diçka e keqe tek mjetet e lundrimit.

The post Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut appeared first on Albeu.com.

‘Është e pabesë’/ Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës?

By: D Marku
22 September 2024 at 10:45

Ilnisën dhe Julian, në fillim i bashkonte një “luftë” e hapur me Eglën, por duket se jashtë shtëpisë se ‘BBV’, gjërat ndryshuan.

Jashtë shtëpisë së “Big Brother”, Julia dhe Ilnisa nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Julia është pyetur edhe për këtë, por nuk ia ka gjetur arsyen e vërtetë.
Kur u pyet pak kohë më parë për raportin me Ilnisën, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?” Kjo ironi nuk ishte e pritshme nga aktorja, madje pati zëra që ajo dhe Ilnisa do të kishin një projekt bashkë.

Pasditen e djeshme, në gjatë një interviste”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisën.

Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjë me Ilnisën.

Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”

Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte: “Është e pabesë” – tha ajo, po këtë iu desh edhe të shpjegohej për këtë deklaratë:

“(Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”.

Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

The post ‘Është e pabesë’/ Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës? appeared first on Albeu.com.

Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për Forcat e Armatosura

By: D Marku
22 September 2024 at 10:27

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaron se po vijojnë me investimet për modernizimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura.

Vengu bën me dije se fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej po rindërtohet me standardet më moderne.
“Investim që përmirëson kushtet për përgatitjen fizike të personelit dhe është pjesë e angazhimit  për modernizimin e Forcave të Armatosura”, thekson ministri krahas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale nga fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej.

The post Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për Forcat e Armatosura appeared first on Albeu.com.

I pamundur për bukën e përditshme/ Historia e Festim Takut, familja në vështirësi ekonomike apelon për ndihmë

By: D Marku
22 September 2024 at 10:04

Festim Taku dhe familja e tij përballen çdo ditë me sfida të mëdha për të siguruar bukën e përditshme.

Mbështetja financiare që ai merr si ndihmë ekonomike është më pak se 5 mijë lekë, e nuk mjafton  as për nevojat më elementare.

49 vjecari i cili është i pafuqishëm për ta ndryshuar gjëndjen kërkon ndihmë, kryesisht për vajzën e tij të mitur.
Kjo është banesa e familjes Taku në Vaqarr të Tiranës.

Screenshot

Brenda saj mungon thuajse gjithëcka për një jetë normale.

Por janë ditët me shi ato që e thellojnë dramën.

Thuajse cdo gjë që bie jashtë, futet brenda tregojnë anëtarët e familjes Taku.

‘’Jam copë copë fukara’’.

Kryefamiljari Festim Taku ka barrën e rrëndë të sigurojë ushqim në tavolinë.

E bën këtë duke pastruar varrezat në Sharrë.

Nga shteti familja merr vetëm 49 mijë lekë, të cilat nuk mjaftojnë as për bukë të thatë.

‘’Unë me këtë dal tek varrezat e Sharrës, me pastru një varr me marrë dy lek’’.

Sëmundjet dhe pamundësia i kanë krijuar pengje.

Tregon se ndihet fajtor veçanërisht për të bijën.

‘’Iher makarona, iher pa bukë. Rrrimë pa bukë, flejmë pa bukë. Na ndihmon xhamia e fshatarët këtu’’.

Screenshot

Ajo që ai kërkon është më shumë se ndihmë financiare, është shpresë dhe mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për vajzën e tij.

‘’Jam me shtëpinë copë copë, me fëmijën dhe me gruan. Këmbën e kam me hekur e kam thyer’’.

Kjo thirje shkon për të gjithë.

The post I pamundur për bukën e përditshme/ Historia e Festim Takut, familja në vështirësi ekonomike apelon për ndihmë appeared first on Albeu.com.

Hasani në OKB, do të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave

By: D Marku
22 September 2024 at 09:48

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ( 22 – 30 shtator 2024).

Në njoftimin për mediet, MEPJ bën me dije se ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.

Gjatë javës së nivelit të lartë, Shqipëria, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë dhe drejtojë disa takime, në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, mbajtur në Nju York, ku Ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.

“Le të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen për të përmbushur potencialin e tyre dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në përmirësimin e shoqërisë.

Së bashku, ne mund të krijojmë një botë më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë”.

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

The post Hasani në OKB, do të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu zunë pritë

By: D Marku
22 September 2024 at 09:31

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë, ku në “shënjestër” kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se të plagosurit janë shtetasit Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në orët e vona të së premtes.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe iu kanë zënë pritë dy shqiptarëve, të cilët janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo marshimi i tyre u ndal , mbërriti një motoçikletë me dy burra në bord, me fytyra të maskuar. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej dy të panjohurve, i cili i plagosi kryesisht në gjoks dhe në qafë.”, raportojnë mediat italiane.

Dy shqiptarët mbetën në tokë të plagosur, ndërsa motorçikleta dhe makinat u larguan. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.

Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

The post EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu zunë pritë appeared first on Albeu.com.

Samiti në OKB, merr pjesë edhe Rama/ Në fokus kriza e 3-fishtë planetare

By: D Marku
22 September 2024 at 09:24

Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork.

Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.
Në një axhendë tepër të ngjeshur që nis ditën e stome me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit perëndimor.

Sipas njoftimit të komisionit europian, sesioni i OKB-së në Nju Jork do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josef Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën.

Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare të saj po vijnë në sesionin e 79-të të OKB-së të vendosur për të promovuar zgjidhje shumëpalëshe të bazuara në Kartën e OKB-së dhe për t’i bërë ato të funksionojnë për të mirën e të gjithëve.

“Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet e shekullit të 21-të me mjetet e shekullit të 20-të”- është shprehur sekretari Guterres.

The post Samiti në OKB, merr pjesë edhe Rama/ Në fokus kriza e 3-fishtë planetare appeared first on Albeu.com.

Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, 19 viktima dhe 17 të plagosur

By: D Marku
22 September 2024 at 08:45

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor të Iranit vrau të paktën 19 persona dhe la 17 të plagosur.

Sipas televizionit shtetëror iranian, 30 persona ende të bllokuar në minierë, shkruan Reuters.
Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në blloqet B dhe C të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thotë TV shtetëror.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve në blloqe në momentin e shpërthimit ishte 69.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthimi ndodhi të shtunën në orën 21:00.

The post Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, 19 viktima dhe 17 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Me pasaportë të falsifikuar drejt Britanisë, arrestohet shqiptari i dënuar për drogë

By: D Marku
22 September 2024 at 08:28

Një shqiptar i dënuar për trafik droge u arrestua teksa tentoi që të shkonte në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ishte deportuar vetëm disa javë më parë.

Anëtari i bandës, i cili bëri 20 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e kanabisit, u kap nga  forcat e zbatimit të imigracionit të Zyrës së Brendshme dhe Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut ndërsa udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast , pasi kishte fluturuar me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria më herët atë ditë.

Dy orë para kapjes së tij, autoritetet kishin marrë informacione për dy persona, të cilët do të futeshin në territor duke shkelur rregullat e emigracionit.

Gjashtë oficerë policie sulmuan autobusin, i cili ishte i mbushur me pasagjerë, ndërsa po kërkonin për dy personat.

Tregtari shqiptar të drogës u la në paraburgim për thyerje të urdhrit të dëbimit dhe shoku i tij u ndalua nga forcat e emigracionit, në pritje të largimit nga Britania e Madhe.

The post Me pasaportë të falsifikuar drejt Britanisë, arrestohet shqiptari i dënuar për drogë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit për sot, alternime kthjellimesh dhe vranësirash

By: D Marku
22 September 2024 at 08:13

Sipas MeteoAlb do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë  vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit për sot, alternime kthjellimesh dhe vranësirash appeared first on Albeu.com.

”Beqarët do kenë mundësi për takime”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e diel 22 shtator

By: D Marku
21 September 2024 at 23:49

Dashi

Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato qe do ndjeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuruar, por papritur do gjendjen balle për balle me një person mjaft interesant. Nëse doni qe financat te mos kenë probleme mos filloni operacione te rrezikshme
Demi

Për një jete sa me te bukur ne çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisë sot. Largojeni rutinën e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. beqaret do jene me te disponueshem ndaj takimeve dhe do argëtohen pa fund me personat qe do i ftojnë. Ne planin financiar gjithçka mund te shkoje me se miri nëse ju arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.

Binjaket

Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle disa probleme me partnerin. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi i partnerin e ka një kufi. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e tyre te kaltër, por nuk do kenë te reja. Ne planin financiar do e dini shume mire atë qe duhet te bëni ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Gaforrja

Dialogu dhe mirëkuptimi do jene fjalët kyçe te kësaj dite. Gjithçka pritet te shkoje me se miri mes jush dhe partnerin tuaj sot. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër edhe për shkak se nuk do kenë kohen e mjaftueshme për ta kërkuar atë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te destabilizohet qe te merrni masat e duhura.

Luani

Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm e vetëm për te rikthyer alegrinë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Priten momente te papërshkrueshme. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do ndiheni disi me te qete.

Virgjeresha

Saturni do ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxite te jeni me kokëfortë me atë qe keni ne krah dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kalojnë momente te këndshme pranë miqve dhe disa shokëve te tyre. Mund te ketë edhe flirte me disa. Financat do kenë përmirësime te dukshme. Ne këtë mënyrë mund te kryeni edhe disa investime.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit te lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sesa te fillojnë një lidhje qe do i lëndojë dhe do ju sjelle probleme. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime ne këtë sektor.

Akrepi

Sot do e keni te vështirë t’i qëndroni besnik personit qe keni ne krah sepse personat qe do ju joshin do jene te shumte. Kujdes sepse nëse hidhni ndonjë hap te gabuar do pendoheni për gjithë jetën. Klima yjore do jete e përshtatshme qe beqaret te kenë takime te mrekullueshme. Financat do përmirësohen ndjeshëm nga një trashëgimi qe do merrni.

Shigjetari

Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe here pas here te hapni rruge dhe te mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri. Beqaret duhet te dëgjojnë me shume zemrën sesa arsyen. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë lidhjen e duhur. Ne planin financiar duhet te prisni edhe disa dite për t’u përballur seriozisht me problemet.

Bricjapi

Do i merrni me shaka kritikat e partnerit tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht pozitive. Beqaret do lodhen se kërkuari, por pa fat. Mendoni te qëndroni me tepër me miqtë dhe te argëtoheni. Ne planin financiar duhet te hiqni dore sa me shpejt nga shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni qe te mbeteni pa asnjë para ne xhep.

Ujori

Me ne fund do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli se bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla qe keni pasur prej kohesh. Beqaret duhet ta harrojnë turpin nëse duan te gjejnë një person për ta pasur ne krah përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te bëni zgjedhje te vështira, por te domosdoshme.

Peshqit

Për pjesën me te madhe te çifteve dita e sotme do jete e qëndrueshme. Vetëm ata qe kane pasur probleme serioze para disa kohesh do jene ne një periudhe reflektimi. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë ta ndajnë jetën e tyre me dike. Ndihen mire dhe ashtu si janë. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe situata mund te filloje te stabilizohet.

The post ”Beqarët do kenë mundësi për takime”/ Ja çfarë thonë yjet për ju, e diel 22 shtator appeared first on Albeu.com.

“Ky ishte derbi më i lehtë”, Mici: Tirana po luan mirë, por na mungojnë pikët

By: D Marku
21 September 2024 at 23:25

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të Superiores ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll me rezultatin 0-0.
Në mungesë të Përgjonit, Gledi Mici, ishte kapiteni i Tiranës në derbi teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi fierak u shpreh:
“Kapiten është Përgjoni, unë jam zëvendës, deri sa ai të kthehet. Mbrojtja me 3 me përshtatet, kam dëshirë të eci me topin. Ndihem komod, po zhvillojmë lojëra të mira, por na mungojnë pikët. Në futboll pikët kanë më shumë rëndësi. 

Edhe kritikat edhe fjalët e mira, unë gjithmonë i dëgjoj. Dihet që derbi ndahet nga një detaj. Duhet të ishim të kujdesshëm në anën difensive, prandaj isha më i limituar përpara. Nga një mos mbyllje apo mos përqendrim ndëshkohesh.

E kishim përgatitur ndeshjen për presing lart dhe të fitonim topat e dytë. E kishim përgatitur shumë mirë. 

Derbit gjithmonë i kemi pritur të vështira. Sot Partizani na u duk më i lehtë se derbet e tjera”, deklaroi Mici për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport.  

The post “Ky ishte derbi më i lehtë”, Mici: Tirana po luan mirë, por na mungojnë pikët appeared first on Albeu.com.

Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve?

By: D Marku
21 September 2024 at 23:06

Psikologia Graciela Mana tregoi se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.

Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.

“Sistemi biologjik i individit është i ndryshëm në përdorimin e substancave. Rastet e këtyre drogave të reja janë më të vështirat për t’u menaxhuar për shkak të humbjes së koshiencës, kokaina, heroina koshienca është prezente, nuk flasim për mbidozim.

Reagimi varet nga toleranca e organizmit të individit. Me kalimin e kohës shtohet toleranca, duhen doza më të larta për të arritur efektin që duan, për shemull euforia.

Doza është e ndryshme në varësi të tolerancës”, shpjegoi psikologia në emisionin Review në Euronews Albania.

The post Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? appeared first on Albeu.com.

Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

By: D Marku
21 September 2024 at 22:50

Të dy skuadrat mendonin më shumë për të mos humbur dhe kjo u pa qartë nga fakti se prodhuan pak futboll duke luajtur me shumë forca mbrapa. Gabime të shumta, faulle të panevojshme në çdo cep të fushës dhe shumë pak futboll, bënë që ndeshja të kalonte pa shumë raste për t’u kujtuar, duke dekretuar një barazim që zgjat serinë e ndeshjeve pa fitore të të dy ekipeve në këtë kampionat.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.
PARTIZANI-TIRANA 0-0

 NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0

90’+5’ Karton i verdhë për Mba.

90’+3’ Cara bllokohet nga Selmani pas një goditje nga këndi, por sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

90’+2’ Mehmeti nga distanca tenton portën, sfera kalon mbi traversë e devijuar nga Selmani.

(VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

The post Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës. appeared first on Albeu.com.

Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj: Kam qenë e frikësuar

By: D Marku
21 September 2024 at 22:45

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ish banorja e “BBV3” Julia Ilirjani ka rrëfyer detaje lidhur me fillimet e karrierës së saj. Ashtu sikurse dhe çdo tjetër dhe fillimet e Julias kanë qenë të vështira.

Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

“Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar.

Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë Jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.”-është shprehur ajo.

The post Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj: Kam qenë e frikësuar appeared first on Albeu.com.

Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

By: D Marku
21 September 2024 at 22:31

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu u tha në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me ç’rast është prezantuar edhe dizajni i “Buddy Bear”, si simbol i miqësisë mes dy shteteve.
Zëvendës Ambasadori i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Matthias Conrad tha se qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, duke ndarë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt.

Ai potencoi se që nga viti 1999, Gjermania ka i investuar afër një miliardë euro për ndërtimin e infrastrukturës, nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, punësimin, integrimin në BE e të tjera.

Conrad shtoi se mbështesin dëshirën e Kosovës për t’u integruar në familjen euroatlantike.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën.

Përveç kësaj, ajo tha se shteti gjerman është partneri kryesor për investime dhe për sigurinë e Kosovës.

Hajdari potencoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shteti gjerman ishte ndër donatoret më të drejtë, duke ofruar zotimet të reja për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendin tonë

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh mirënjohës për gjithçka që shteti gjerman ka bërë për Kosovën.

Ai tha se prezantimi i  “Buddy Bear”, është simbol i partneritetit të përbashkët dhe miqësisë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Simboli “Buddy Bear”, i prezantuar sot në 25 vjetorin e bashkëpunimit mes dy vendeve, është punuar nga artisti Taulant Qerkinaj i njohur si Taki.

The post Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur appeared first on Albeu.com.

Çfarë i ndodhi? Don Xhoni poston FOTO nga spitali

By: D Marku
21 September 2024 at 21:55

Një problem shëndetësor e ka detyruar Don Xhonin t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje.

Reperi i njohur ka postuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet në spital. Fotoja duket se është realizuar pas ndërhyrjes. Duket se gjithçka ka shkuar mirë pasi Don Xhoni është shfaqur i buzëqeshur dhe mirënjohës.
“Faleminderit Zotit dhe doktorit Qerim me ekipin që kjo ndërhyrje u krye me sukses”, shkroi ai në rrjetet sociale.

The post Çfarë i ndodhi? Don Xhoni poston FOTO nga spitali appeared first on Albeu.com.

Balliu: Tirana është pushtuar nga plehrat si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt

By: D Marku
21 September 2024 at 21:49

Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, përmes një videoje në rrejtet sociale ka treguar kazanet e mbeturinave të tejmbushura në Tiranë.

Ballu shprehet se Tirana është pushtuar nga plehar si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt.
Postimi i Balliut:
Tirana është pushtuar nga plehat si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt. Ku kanë shkuar parat e qytetarëve?

https://www.facebook.com/share/r/QrJsoHpfhueaHnXB/?mibextid=J7ZoRX

 

The post Balliu: Tirana është pushtuar nga plehrat si rrjedhojë e vjedhjeve të Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Akuzoi ish-partneren se i kishte rrëmbyer vajzën, Fero fiton kujdestarinë e të bijës

By: D Marku
21 September 2024 at 21:44

Fero ia ka dalë të fitojë kujdestarinë e së bijës për 1 vit, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Sipas vendimit, vajza e tij dhe Arbenitës, Nina, mund të qëndrojë gjatë javës me të atin dhe gjatë fundjavës me të ëmën.
Ai konfirmoi lajmin gjatë intervistës së tij në “Nacionale”, ku ndër të tjera u shpreh:

Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po, mua më është besuar vajza, për një vit”.

Fero ka postuar një seri me video në Instagram, ku vogëlushja duket e lumtur teksa luan me lodrat e saj.

Vendimi vjen pas akuzës publike që Fero ka bërë në Instagram dhe në emisionin “Compass”. Ai u shpreh:

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vetë Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres ta shoh vajzën time.

Befasohem se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet.

Dhe më tragjike ka qenë ndodhia e sotme, ku unë e konsideroj se vajza më është rrëmbyer në një lloj mënyre, për shkak se enti social më ka njoftuar se në orën 4:00 të shkoja të merrja vajzën e në momentin që kam shkuar në orën e caktuar, që ata më kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se ç’drejtim ka marrë vajza.

Vetëm më thonë se vajza ka ikur”.

The post Akuzoi ish-partneren se i kishte rrëmbyer vajzën, Fero fiton kujdestarinë e të bijës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 September 2024Main stream

Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

By: D Marku
21 September 2024 at 21:17

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur sot për fjalimin që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, ku sipas kryedemokratit do flasë si Maduro i Venezuelës.

‘Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës. Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve’, theksoi Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë.

Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë.

Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve.

Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë.
Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj.
Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim.

Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër.

Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.
Këto ditë, Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut.

Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve.
Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies.

Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij.

Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.
Që punon ditë e natë kundër pavarësisë së Kosovës.

Që përpiqet me të gjitha mjetet të organizojë puçe në Kosovë, pasi dështoi në ndarjen e saj.

Të dashur miq, të gjitha këto bëjnë jetike, bëjnë vendimtare betejën tonë.

Të gjitha këto duhet të frymëzojnë dhe frymëzojnë opozitën nën thirrjet e himnit kombëtar, nga lufta veçse ai largohet, për votën e lirë, ja vdekje ja liri.

Për lirinë e Shqipërisë, ja vdekje ja liri!
Sot, kjo betejë është betejë për fëmijët shqiptarë që ushqehen me dy vakte në ditë sepse Edi Rama vjedh me qeverinë e tij qindra milionë euro pasuri publike.

Është betejë për të rinjtë shqiptarë, të cilët për të blerë një apartament në kryeqytetin e tyre, duhet të punojnë 105 vite.
Është betejë për pensionistët shqiptarë që numërojnë kafshatat dhe paguhen sot në mënyrën më qesharake.

Është betejë për të sëmurët shqiptarë që mjekohen masivisht me ilaçe të skaduara dhe që mafia e Edi Ramës vjedh paratë e ilaçeve të tyre, të aparaturave të tyre dhe ka katandisur shëndetësinë në një bursë vdekje për shqiptarët.

Kjo betejë është betejë për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend të bekuar.

Është betejë për kthimin e pasurive përrallore publike të këtij vendi në mirësi për qytetarët shqiptarë.
Është betejë për të rikthyer në Shqipëri qindra e mijëra shqiptare për të investuar djersën e tyre, mundin e tyre në dheun e tyre të dashur.

Është betejë për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, për të ecur të sigurt në rrugën e integrimit evropian.
Është betejë për të mbështetur Kosovën, në rrugën e saj drejt Europës, anëtarësimit në NATO.

Pra, kohërat janë historike për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Le të bashkohemi ne dhe ju garantoj se kjo narkoqeveri në vetvete përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

❌
❌