Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg

By: So Nila
22 September 2024 at 15:34

Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, parashikohet të dalë e para në zgjedhjet e së dielës në Brandenburg, në përpjekje për të vazhduar fitoret e saj në shtetet e tjera lindore këtë muaj dhe të mundë socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

AfD-ja u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë e para në Tyringen me 1 shtator dhe për pak nuk doli e para në Saksoni.

Kjo parti është një nga disa grupet e së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet rreth ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, imigracionit dhe luftës në Ukrainë, shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore të drejtuar dikur nga komunistët.

Partia, e cila nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë sepse nuk ka një shumicë dhe partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të, po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësitë për shkak të grindjeve në koalicionin federal trepartiak të kancelarit Scholz.

Një fitore e AfD-së në zgjedhjet shtetërore do të ishte një siklet i veçantë për Social Demokratët, që kanë fituar zgjedhjet në Brandenburg dhe kanë qeverisur shtetin prej 2.5 milionë banorësh, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Ajo gjithashtu do të shtronte pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Scholz, kancelarit gjerman më jo popullor në histori, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kryeministri popullor socialdemokrat i Brandenburgut, Dietmar Woidke, ka shmangur fushatën me kancelarin Scholz, i cili jeton në kryeqytetin e shtetit, Potsdam. Në një veprim të pazakontë, Woidke ka kritikuar gjithashtu sjelljen dhe politikat e koalicionit qeverisës.

Ai ka provuar të nxjerrë në pah historitë e suksesit ekonomik gjatë pesë viteve, që nga zgjedhjet e fundit shtetërore, si hapja e një fabrike TeslaTSLA.O dhe aeroportin e Brandenburgut, që i shërben Berlinit dhe tani është qendra e tretë më e rëndësishme e aviacionit në Gjermani.

Ngushtimi i hendekut

Javët e fundit, SPD-ja ka arritur të ngushtojë diferencën me AfD-në, sipas anketave.

Një anketë e publikuar nga organizata Forschungsgruppe Wahlen të enjten, e radhiti AfD-në të parën me 28 për qind në Brandenburg me SPD-në vetëm një pikë prapa me 27 për qind, të ndjekur nga konservatorët me 14 për qind dhe he Aleancën e re të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) me 13 për qind.

“Sfida ime më e madhe në këtë periudhë legjislative … (është) të mos lejojë që ekstremistët e krahut të djathtë të kenë asgjë për të thënë në këtë vend kurrë më”, tha zoti Woidke të martën në një veprimtari të fushatës.

Ai ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij radhitet pas AfD-së. Kreu i partisë AfD Tino Chrupalla, tha se kancelari Scholz duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“Është koha e fundit që kjo qeveri të vuajë pasojat pas këtyre zgjedhjeve shtetërore”, tha zoti Chrupalla.

Sipas anketave, të dy partnerët më të vegjël të koalicionit të kancelarit Scholz, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit, duket se do të luftojnë për të fituar 5 për të votave të nevojshme për të hyrë në parlamentin e shtetit.

Në nivelin kombëtar, tri partitë në koalicionin e zotit Scholz tani, sipas anketave, kanë më pak mbështetje se konservatorët e opozitës, megjithëse analistët politikë thonë se shumë gjera mund të ndryshojnë përpara zgjedhjeve federale, që do të zhvillohen në shtator të vitit 2025./voa

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, një i vdekur

By: So Nila
22 September 2024 at 15:09

Një person humbi jetën, ndërsa rrugët dhe shtëpitë janë përmbytu si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut. Një burrë 89-vjeçar u gjet i vdekur në Jangheung, Provinca Jugore Jeolla, pasi ra në një kanal pranë shtëpisë së tij një ditë më parë, sipas zyrtarëve të sigurisë.

Rajoni jugperëndimor u godit nga rrebeshe të dendura, ku në qytetin Yeosu u regjistruan 400 milimetra shi, ndërsa Yanggeung, Gangjin dhe Suncheon ranë më shumë se 300 milimetra shi që nga e enjtja.

/abcnews.al

Bilanc tragjik, mbi 41 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës në Gaza

By: So Nila
22 September 2024 at 15:00

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi sot se 41,431 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës me Izraelin.

Të paktën 40 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, thuhet në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se 95,818 njerëz janë plagosur në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

/abcnews.al

Tre të vdekur nga sulmet izraelite në Liban

By: So Nila
22 September 2024 at 14:33

Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha sot se tre persona u vranë në sulme të ndryshme izraelite në pjesën jugore të vendit, me Izraelin që konfirmoi se kishte në shënjestër pozicionet e Hezbollahut.

Organizata islamike Hezbollah njoftoi se dy luftëtarë të saj u vranë, pa specifikuar se në cilën zonë.

Grupi pro-iranian tha se lëshoi ​​”dronë shpërthyes” në dy pozicione ku trupat ishin vendosur në Izraelin verior, duke konfirmuar se veproi “si përgjigje” ndaj sulmeve izraelite në Libanin jugor.

Më herët gjatë ditës së sotme, Hezbollahu tha se lëshoi dhjetëra raketa në objektet e prodhimit ushtarak dhe një bazë ajrore pranë qytetit izraelit të Haifës.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se një breshëri prej 150 raketash, raketash dhe dronëve u lëshuan drejt territorit të saj gjatë natës deri në agim, ku shumica e tyre vinin nga Libani dhe synonin Izraelin verior.

 /abcnews.al

 

Netanyahu: Izraeli goditi Hezbollahun në mënyra që nuk mund ta imagjinonte

By: So Nila
22 September 2024 at 14:18

Situata në Lindjen e Mesme mban erë “baruti”, ku Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmet e Izraelit në Liban duhet të merren parasysh nga Hezbollahu.

“Nëse Hezbollahu nuk e ka marrë mesazhin, ju premtoj, do ta marrë”, tha Netanyahu, duke lëshuar paralajmërime të reja për grupin.

“Izraeli ka goditur ditët e fundit Hezbollahun në Liban, i cili mbështetet nga Irani, në mënyra që ai nuk mund ta imagjinonte,” tha gjithashtu kryeministri izraelit, në deklaratat që mund të dinamizojnë më tej klimën midis dy palëve.

/abcnews.al

Ukraina: Shkatërruam shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës

By: So Nila
22 September 2024 at 13:07

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan më 22 Shtator se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 71 nga 80 dronët sulmues rusë të lëshuar gjatë natës.

Ata thanë se gjashtë dronë të tjerë u neutralizuan nga pajisjet elektronike dhe gjithashtu shtuan se Rusia kishte lëshuar dy raketat e udhëzuara nga pjesët e pushtuara të rajonit të Luhanskut të Ukrainës, por nuk dha detaje për atë që ndodhi me raketat.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se njësitet e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 15 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës.

Në mbrëmjen e 21 shtatorit, kryetari Ihor Terekhov tha se shpërthime ndodhën në Harkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës  ku një bombë e udhëzuar goditi ndërtesa banimi, duke plagosur të paktën 20 persona.

Bombat ranë natën e së shtunës në distriktin Shevchenkivsky, në verilindje të Ukrainës, tha guvernatori lokal Oleh Syniehubov. Ndërtesat banesore 16 dhe 9-katëshe u shkatërruan, dhe shtatë ndërtesa të tjera u dëmtuan, shtoi ai.

21 persona u plagosën, përfshirë një tetëvjeçar, dy 17-vjeçarë dhe disa të rritur, sipas Syniehubov dhe kryetarit të Harkivit, Ihor Terekhov.

Ky sulm erdhi pas një tjetër sulmi natën e së premtes që plagosi 15 persona, përfshirë një 10-vjeçar dhe një 12-vjeçar, ndërsa sulmet ajrore ruse goditën tri lagje në Harkiv, tha Terekhov.

Sipas zyrtarëve ukrainas, bombat ajrore të tipit KAB u përdorën në të dyja sulmet – një armë sovjetike e modifikuar që për muaj me radhë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ukrainën lindore./rel

A i lejon e drejta ndërkombëtare shpërthimet në Liban?

By: So Nila
22 September 2024 at 12:37

Pak është vërtet e faktuar pas shpërthimeve të pagerëve dhe Walkie-Talkiet në Liban këtë javë. Ajo që është e qartë deri më tani është se të paktën 37 persona janë vrarë dhe mbi 3000 janë plagosur dhe se lufta mes Izraelit dhe milicive në Liban po përshkallëzohet sërish.

Pagerët janë transmentues që përdorin luftëtarët e Hezbollahut islamik. Hezbollahu është i klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Organizata përdor telekomanda dhe pager sepse ndryshe nga telefonat celularë, ato nuk mund të gjurmohen. Në Tajvan, zyra e prokurorit publik lokal ka hapur një hetim kundër prodhuesit të pajisjeve të tilla.

New York Times raportoi më parë se shërbimi sekret izraelit kishte instaluar eksplozivë në dërgesat që kompania bënte për Hezbollahun.

Radiomarrëset si armë në një luftë? Si mund të vlerësohet kjo lloj lufte sipas ligjit ndërkombëtar? Qeveria izraelite nuk ka komentuar ende shpërthimet dhe as nuk i ka pranuar sulmet. Raportimet janë të paqarta dhe konfuze, si psh. ai që thuhet se një kompani në Bullgari është përfshirë edhe në prodhimin e radiomarrëseve që më pas shpërthyen në Liban.

Helmut Aust është ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Berlinit. Në një intervistë për DW, ai e bën të qartë se sa e vështirë është të vlerësohen ngjarjet e fundit nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare: “Në të drejtën ndërkombëtare, së pari duhet të përcaktoni se çfarë lloj konflikti është ky?

A është ky një konflikt ndërkombëtar apo një konflikt i armatosur jo ndërkombëtar? Pavarësisht karakterit ndërkufitar, kjo nuk është plotësisht e qartë sepse konflikti i armatosur ndërkombëtar është në të vërtetë midis forcave të armatosura të dy shteteve.” Për këtë është e vështirë të flitet në konfliktin e Lindjes së Mesme. Sidoqoftë Hezbollahu nuk është forca e armatosur e Libanit. ”

Një gjë është e qartë: Izraeli u shpreh se ka të drejtën e vetëmbrojtjes që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Në atë kohë, grupi terrorist islamik Hamas filloi një sulm masiv kundër Izraelit nga Rripi i Gazës. Por a vlen kjo e drejtë për vetëmbrojtje edhe për sulmet e supozuara ndaj Hezbollahut në Liban, i cili mbështetet nga Irani? Helmut Aust shprehet se “e drejta e vetëmbrojtjes në të drejtën ndërkombëtare presupozon që të mbrohesh kundër një sulmi të armatosur, i cili ende vijon. Sigurisht që ka raketa të Hezbollahut në territorin izraelit. Por ka pasur edhe operacione ushtarake izraelite në Liban prej një kohe të gjatë. Është e vështirë në përgjithësi të gjesh pikënisjen e konfliktit aktual. Në mjegullën e luftës, shumë gjëra mbeten të paqarta.”

Por sidoqoftë, thekson studiuesi, ligji ndërkombëtar humanitar ndalon të ashtuquajturat “sulme pa dallim”. Sipas Aust, kur “ato konsistojnë në zgjedhjen e metodave ose mjeteve luftarake që nuk drejtohen kundër një objektivi ushtarak. Ose efekti i të cilave nuk mund të kufizohet. Sulmet janë të ndaluara edhe kur pritet që të ketë humbje dhe plagosje në mesin e civilëve e kur nuk janë në asnjë proporcion me avantazhin e pritur ushtarak”.

Ky mund të jetë rasti në shpërthimin e pagerëve dhe radiomarrëseve. Ka pasur raportime, për shembull, se nga shpërthimet janë dëmtuar edhe fëmijë. Megjithatë eksperti për të drejtën ndërkombëtare i Bonnit, Stefan Talmon beson se një parim i tjetër rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare është se sulmet ushtarake duhet të drejtohen edhe kundër bashkëluftëtarëve. Dhe sa më saktë që të jetë e mundur.

Talmon tha për “Süddeutsche Zeitung”: “Luftëtarët e Hezbollahut në thelb mbeten objektiva legjitime ushtarake edhe jashtë fushës së betejës, edhe nëse tërhiqen në kazermat e tyre ose në strehimin e tyre. Edhe nëse nuk janë në front, por janë të zënë me plane jashtë frontit, Izraeli lejohet t’i sulmojë ata.”

Eksperti, Marco Sassoli nga Universiteti i Gjenevës e sheh këtë në mënyrë të ngjashme. Ai i tha radios zvicerane, SRF: “Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare humanitare, pyetja kryesore është nëse të vrarët ishin objektiva legjitime. Këta do duhej të ishin ose luftëtarë në një konflikt të armatosur ose një grup i armatosur. Kushdo që ka një rol të përhershëm luftarak mund të sulmohet. Dhe unë besoj se Izraeli mund të pretendojë se është në konflikt të armatosur me Hezbollahun.”

Por eksperti Helmut Aust nga Berlini përmend edhe një dispozitë të së drejtës ndërkombëtare që gjithashtu luan një rol në vlerësimin e sulmeve: “Ka rregulla të veçanta në të drejtën ndërkombëtare pikërisht për armë të tilla. Kjo rezulton nga Protokolli 2 i Konventës së OKB-së për Armët i vitit 1996. Edhe Izraeli duheta ta respektojë këtë protokoll. Protokolli përmban gjithashtu një dispozitë që ndalon përdorimin e grackave eksplozive të përbëra nga objekte të lëvizshme në dukje të padëmshme por të projektuara dhe të ndërtuara posaçërisht për të mbajtur eksploziv.

Aust është i bindur, se nuk mendohet që Izraeli, Hamasi ose Hezbollahu do të përmbahen nga përdorimi i formave gjithnjë e më drastike të luftës, sepse po paralajmërohen nga shkelja e ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, studiuesi këmbëngul në rëndësinë e rregulloreve ndërkombëtare, edhe nëse ato shpërfillen në mënyrë të përsëritur në shumë raste konkrete: “Nuk duhet të presësh fuqi magjike nga e drejta ndërkombëtare.

Përcaktimi i veprimeve të Izraelit si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare sigurisht që nuk do të çojë në atë që qeveria ndryshon qëndrimin, por respektimi i standardeve ligjore mbetet një vlerë më vete. Nëse kjo do të hiqej plotësisht, do të kishte edhe më pak mundësi për të pasur një kriter relativisht objektiv për veprime shtetërore në luftë.”

Për shembull, thotë Aust, partnerët ndërkombëtarë mund të bëjnë vazhdimisht presion mbi palët ndërluftuese për të moderuar veprimet e tyre duke iu referuar ligjit ndërkombëtar./dw

Shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran, shkon në 51 numri i të vdekurve, 20 të plagosur

By: So Nila
22 September 2024 at 11:54

Ka shkuar në 51 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit në një minierë qymyri në Iran, ndërsa 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, u shkaktua nga një rrjedhje metani. Disa minatorë dyshohet se janë të bllokuar brenda.

Presidenti i ri reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre.

Ai gjithashtu njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin.

Irani, një vend prodhues nafte, është gjithashtu i pasur me një sërë mineralesh. Irani konsumon rreth 3.5 milion ton qymyr në vit, por nxjerr vetëm rreth 1.8 milion ton nga minierat e tij.

Pjesa tjetër importohet, shpesh për t’u përdorur në uzinat e çelikut të vendit.

Kjo nuk është fatkeqësia e parë që godet industrinë minerare të Iranit. Vitin e kaluar, një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin verior Damghan vrau gjashtë persona, gjithashtu si pasojë e mundshme e një rrjedhje metani, sipas mediave lokale.

Në vitin 2013, 11 punëtorë humbën jetën në dy incidente të ndryshme në miniera.

Në vitin 2009, 20 punëtorë humbën jetën në disa incidente. Në vitin 2017, një shpërthim në një minierë qymyri shkaktoi të paktën 42 viktima.

/abcnews.al

 

Macron emëron qeverinë franceze me prirje të djathtë

By: So Nila
22 September 2024 at 11:37

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri, Michel Barnier, 11 javë pas zgjedhjeje parlamentare.

Detyra e parë e madhe për Barnier, i emëruar vetëm më shumë se dy javë më parë, do të jetë paraqitja e një plani buxhetor për vitin 2025 që trajton situatën financiare të Francës, të cilën kryeministri këtë javë e quajti “shumë serioze”.

Barnier, një konservator, është më i njohur ndërkombëtarisht për udhëheqjen e negociatave të BE-së për Brexit me Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi, ai ka pasur punën e vështirë për të paraqitur një kabinet për miratimin e Macron që ka shanset më të mira për t’i mbijetuar një mocioni mosbesimi në parlament.

Politikanët e opozitës nga e majta kanë thënë tashmë se do të sfidojnë kabinetin, të njoftuar të shtunën në mbrëmje, me një mocion mosbesimi. Në zgjedhjet e korrikut, një bllok i majtë i quajtur Fronti i Ri Popullor (NFP) fitoi shumicën e vendeve parlamentare nga çdo bllok politik, por jo të mjaftueshme për një shumicë të përgjithshme.

Macron argumentoi se e majta nuk do të ishte në gjendje të mblidhte mjaftueshëm mbështetje për të formuar një qeveri që nuk do të rrëzohej menjëherë në parlament.

Në vend të kësaj, ai iu drejtua Barnier për të udhëhequr një qeveri që mbështetet kryesisht në mbështetjen parlamentare nga aleatët e Macron, si dhe nga republikanët konservatorë (LR) dhe grupet e qendrës.

Macron po llogariste gjithashtu, një qëndrim neutral nga e djathta ekstreme por udhëheqësi i Tubimit Kombëtar (RN), Jordan Bardella, nxitoi të kontestojë përbërjen e qeverisë së re.

Bardella e cilësoi qeverinë e re “një kthim në makronizëm” dhe kështu “nuk kishte asnjë të ardhme”. Në anën tjetër të spektrit politik, krahu i majtë Jean-Luc Mélenchon e quajti formacionin e ri “një qeveri e humbësve të zgjedhjeve të përgjithshme”.

Franca, tha ai, duhet “të heqë qafe” qeverinë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndër fytyrat e reja në postet kryesore të kabinetit janë ministri i Jashtëm, Jean-Noël Barrot, një centrist, dhe konservatori Bruno Retailleau në ministrinë e Brendshme, portofoli i të cilit mbulon imigracionin.

Ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, një aleat i ngushtë i Macron, ka qëndruar në post.

Puna e vështirë për paraqitjen e një plani buxhetor në parlament muajin e ardhshëm i takon 33-vjeçarit Antoine Armand, ministrit të ri të Financave. Ai ka shërbyer më parë si kreu i komisionit të Çështjeve Ekonomike të Parlamentit.

Partitë centriste dhe konservatore do të varen nga të tjerët, dhe në veçanti RN, për të qëndruar në pushtet dhe për të miratuar projektligjet nga një parlament shumë i përçarë.

“Qeveria e qendrës është de fakto një administratë e pakicës”, thuhet në një analizë të analistëve të Eurointelligence. Ministrat e saj “jo vetëm që do të duhet të bien dakord mes njëri-tjetrit, por do të kenë nevojë edhe për votat e partive opozitare që projektligjet të kalojnë në Kuvend. Kjo do të thotë të ofrosh edhe më shumë lëshime dhe të bëhen manovrime”

“Jam i zemëruar kur shoh një qeveri që duket e gatshme të riciklojë të gjithë humbësit e zgjedhjeve”, i tha televizionit TF1 Mathilde Panot, e cila drejton grupin e ligjvënësve të majtë, LFI.

/abcnews.al

 

OKB: Lindja e Mesme në prag të katastrofës

By: So Nila
22 September 2024 at 11:20

Koordinatorja speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert ka paralajmëruar për një “katastrofë të afërt” në Lindjen e Mesme.

“Me rajonin në prag të një katastrofe të afërt, nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë më të sigurt asnjërën palë,” tha ajo në një deklaratë të shkurtër në X.

“With the region on the brink of an imminent catastrophe, it cannot be overstated enough: there is NO military solution that will make either side safer.” – @UN Special Coordinator for #Lebanon @JeanineHennis. pic.twitter.com/CNXSO4VhTF

— UNSCOL (@UNSCOL) September 22, 2024

Izraeli ka sinjalizuar synimin e tij për ta kthyer fokusin te Hezbollahu i mbështetur nga Irani pas gati një viti me sulme ndërkufitare që filluan me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmi i së premtes në një bastion me popullsi të dendur të Hezbollahut në Bejrutin jugor ka shkuar në 45.

Hezbollah tha se kishte shënjestruar objektet e prodhimit ushtarak izraelit dhe një bazë ajrore në zonën e Haifa-s në përgjigje të shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit që shkaktuan 39  viktima dhe plagosën pothuajse 3,000.

/abcnews.al

Bombardimet izraelite në Liban, shkon në 45 numri i të vdekurve

By: So Nila
22 September 2024 at 11:09

Numri i të vdekurve nga bombardimet ajrore izraelite dhe që synonin zyrtarë të lartë të një njësie elitare të lëvizjes Hezbollah libaneze  në një periferi jugore të Bejrutit ka shkuar në 45 të vdekur, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.

“Numri i të vdekurve është ka shkuar në 45”, tha ministria në një deklaratë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për të tretën ditë radhazi dhe mostrat e ADN-së do të testohen për të identifikuar disa prej viktimave, sipas të njëjtit burim.

/abcnews.al

Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: So Nila
22 September 2024 at 11:01

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama. Sipas policisë së qytetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 23:00, kur policia ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën dy burra dhe një grua të shtrirë në tokë dhe u shpallën të vdekur menjëherë. Personi i katërt humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia beson se disa sulmues kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por ajo që është shqetësuese është se ky incident i fundit i shtohet listës së të paktën 403 të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

SHBA ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët nga çdo vend i zhvilluar në botë.

/abcnews.al

Shembet ndërtesa dy-katëshe në Itali/ Humb jetën një 4 vjeçar, bllokohen nën rrënoja disa të tjerë

By: So Nila
22 September 2024 at 10:54

Rrjedhja e gazit natyror në shtëpinë e një të moshuari ka shkaktuar një shpërthim gjatë natës, me pasojë shembjen e një ndërtese dykatëshe jashtë Napolit, në zonën e Savianos.

Sipas informacioneve, në katin e parë jetonte një familje me pesë anëtarë, një çift me tre fëmijë.

Ata janë bllokuar nga rrënojat dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i shpëtuar.

Në këtë fazë, babai dhe njëri prej fëmijëve u shpëtuan, ndërsa një vajzë 4-vjeçare u gjet e vdekur. Forcat zjarrfikëse po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e nënës dhe një fëmije tjetër.

/abcnews.al

Presidenti izraelit: Nuk duam luftë me Libanin

By: So Nila
22 September 2024 at 10:40

I pyetur për rrezikun e shpërthimit të një lufte më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme, Presidenti i Izraelit Isaac Herzog tha se Izraeli është në një “situatë të rrezikshme”, duke theksuar se ka”qartësisht potencialin e përshkallëzimit dramatik”.

“Izraeli nuk është i interesuar të jetë në luftë me Libanin. Ne nuk duam të hyjmë në një luftë me Libanin.

“Por Libani “po udhëhiqet” nga një organizatë terroriste e cila është gjithashtu një parti politike e quajtur Hezbollah”, tha ai.

Herzog më pas duke treguar një imazh të shpërndarë nga IDF dje, me komandantë ushtarakë të Hezbollahut, theskoi se ata janë vrarë nga sulmi ajror izraelit të premten në Bejrut.

Herzog është pyetur nëse Izraeli ishte përgjegjës për sulmet e kësaj jave në Liban, duke mohuar përfshirjen.

“Ka shumë armiq të Hezbollah atje, shumë pak këto ditë. Hezbollahu ka shkatërruar Libanin, duke krijuar kërdi në vend. Ne thjesht po mbrojmë vetën tonë. Kjo është gjithçka që po bëjmë.

“Dhe ne po e bëjmë të qartë se ne duhet të ndërmarrim veprime. Ashtu si çdo komb normal do të bënte, siç do të bënte Britania, ose çdo komb tjetër sovran për të mbrojtur popullin e tij”, theksoi ai.

/abcnews.al

Emigracioni, e djathta ekstreme dhe kriza e identitetit të Europës

By: So Nila
22 September 2024 at 09:59

Sigurisht nuk është hera e parë që i ashtuquajturi “solidaritet europian” shihet si diçka e padobishme, sipas të fuqishmëve.

Këtë e kemi përjetuar me krizën e borxhit.

Por politika e fundit mbi emigracionin nga qeveria e koalicionit në Gjermani nën udhëheqjen e socialdemokratit Olaf Scholz, me partnerët e Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë po shkakton trazira më të gjera.

Duke shkuar në votime përpara zgjedhjeve federale të vitit 2025, pasi ka pësuar një tronditje elektorale së fundmi, të paparalajmëruar nga ngritja e ekstremit të djathtë AfD në shtetet e Turingisë dhe Saksonisë dhe duke u përgatitur për atë të radhës më 22 të muajit, në Brandenburg, ai vazhdoi në zgjerimin e kontrolleve kufitare në të gjitha vendet fqinje europiane.

Masa të ngjashme janë aplikuar që nga viti 2015 në kufirin e Bavarisë me Austrinë dhe në pikat e kalimit me Republikën Çeke, Poloninë dhe Zvicrën që nga tetori i kaluar.

Tani ato po zgjerohen në perëndim dhe në veri, me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën, fillimisht për gjashtë muaj.

Tashmë ka shumë dyshime nëse kjo praktikë, e cilësuar si “kontrolle të zgjuara” nga ministrja gjermane e Brendshme dhe një anëtare e socialdemokratëve të qendrës së majtë, Nancy Feser do të ketë rezultate.

Ose në aspektin e kufizimit të imigracionit të paligjshëm, siç pretendon zyrtarisht qeveria e Scholz. Kështu ushqen retorikën ekstreme kundër emigracionit jo vetëm të AfD-së, por kryesisht të opozitës zyrtare të qendrës së djathtë.

Në fakt, përfitimet duken të papërfillshme përballë humbjeve politike. Dhe për Berlinin, por edhe për Europën. AfD e ekstremit të djathtë “mund të ulet duarkryq, të pushojë dhe të shikojë të tjerët të bëjnë biznesin e tyre.”

Sa i përket “pa kufijve” të BE-së, një aspekt themelor i tregut të saj të vetëm  dhe “vlerave demokratike” të përbashkëta, mesazhi tani është i qartë në mënyrë të përsëritur dhe vetë-shkatërruese.

Në fund të fundit, Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin, për të cilin u ra dakord së fundmi, nuk do të hyjë në fuqi të plotë për dy vjet. Ndërkohë, disa vende europiane po bëjnë thirrje për veprime më efektive kundër imigrimit të paligjshëm, me dëbime edhe në vendet nën regjime si ato të talebanëve në Afganistan ose të Bashar al-Assad në Siri.

Jo rastësisht, kryeministri nacionalist hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, e uroi socialdemokratin Olaf Solz me frazën “Mirë se erdhe në grup”.

Kreu i ekstremit të djathtë, tani në pushtetnë Holandë, Geert Wilders, tha se ishte gati të kopjonte menjëherë “idenë e mirë” të Gjermanisë.

Sigurisht që nuk është i vetmi.

Duke përmendur arsye të ndryshme, nga imigrimi dhe terrorizmi, te arsyet e sigurisë për shkak të luftërave në Ukrainë apo edhe Gaza,  Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Finlanda kanë rivendosur ose kanë forcuar së fundmi kontrollet kufitare në zonën Shengen.

Madje duke i dhënë “leksione” kundër emigracionit.

/abcnews.al

 

Kryeministri i ri i qendrës së majtë të Britanisë, Keir Starmer, kryeministrja post-fashiste e Italisë, Giorgia Meloni, janë të lumtur pavarësisht se vendi i saj ishte ndër vendet e para të goditura nga masat e Gjermanisë.

Për pjesën tjetër, emigracioni pritet të jetë në qendër të samitit të BE-së në tetor, mes një mungese të dukshme për të disatën here, lidershipi, por edhe vizioni politik në BE.

Vazhdojnë shirat e rrëmbyeshëm në Japoni, një i vdekur dhe gjashtë të zhdukur nga përmbytjet

By: So Nila
22 September 2024 at 09:46

Japonia është kërcënuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, ku si pasojë një person ka humbur jetën, dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet japoneze urdhëruan evakuimin e 75,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre, ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​dje një këshillë emergjente për motin, e cila mbetet në fuqi edhe sot.

Heavy floods at the Noto peninsula in Japan pic.twitter.com/zeSz0UyZIs

— MASHIAHIYIM QODESHIM TALMIDIM (@AlvesPedro57992) September 22, 2024

Përmbytjet prekën shumë banesa, si dhe tetë qendra të përkohshme strehimi për viktimat e tërmetit në qytetet Uajima dhe Suzu.

Përveç ndërtesave të përmbytura, rrugët u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut dhe rreth 6,200 familje janë pa energji dhe disa prej tyre pa ujë, sipas autoriteteve në prefekturën Ishikaëa.

Autoritetet lokale në Ishikaëa njoftuan se një person ka vdekur, dy të tjerë janë plagosur rëndë dhe tre janë të zhdukur. Në një vend rehabilitimi të rrugës në Oujima, tre persona të tjerë, punëtorë, janë zhdukur që nga dita e djeshme.

Rreth 16,800 banorë të prefekturës fqinje Niigata dhe prefekturës Yamagata, më në verilindje, janë urdhëruar të evakuohen urgjentisht nga shtëpitë e tyre.

/abcnews.al

Mijëra izraelitë mbushin rrugët e Tel Aviv, bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve

By: So Nila
22 September 2024 at 09:25

Mijëra izraelitë dolën sërish në rrugë në Tel Aviv të shtunën mbrëma për të denoncuar dështimin për të arritur një marrëveshje midis qeverisë izraelite dhe Hamasit që do të lejonte lirimin e dhjetëra pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës.

Protestat javore janë bërë gjithnjë e më kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu pasi u njoftua në fillim të këtij muaji se trupat e gjashtë pengjeve ishin gjetur në Rripin jugor të Gazës.

Kryeministri Netanyahu siguroi se anëtarët e lëvizjes palestineze i ekzekutuan ata me “një plumb në qafë”. Ai akuzoi udhëheqjen e Hamasit për refuzimin e kushteve për një marrëveshje armëpushimi që do të lejonte lirimin e pengjeve.

Por kritikët e Netanyahut në Izrael argumentojnë se ai duhet të bëjë lëshime për të siguruar kthimin e pengjeve, 97 mbahen ende në Gaza, por 33 prej tyre janë deklaruar të vdekur nga ushtria izraelite.

Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, 21 të plagosur

By: So Nila
22 September 2024 at 09:19

Forcat ruse goditën qytetin e Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, të shtunën mbrëma, duke goditur një bllok apartamentesh dhe duke plagosur të paktën 21 persona, njoftoi përmes Telegram  kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov.

Kharkiv
Again
Russia hit civilians pic.twitter.com/jJV3i8PcgF

— Teacher Lara (@Lalakovalevskay) September 21, 2024

Sipas kryebashkiakut, sulmi është kryer me një bombë të telekomanduar dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Më herët, guvernatori i rajonit Oleh Sinyekhubov foli për dy sulme ruse kundër qytetit.

/abcnews.al

E rëndë në Malajzi, mbi 350 të arrestuar për abuzim seksual të fëmijëve

By: So Nila
22 September 2024 at 09:11

Policia malajziane njoftoi se ka arrestuar gjithsej 355 persona si pjesë e një hetimi që po kryen për qindra sulme të abuzimit fizik dhe/ose seksual të fëmijëve në qendrat e pritjes dhe mikpritjes në vendin aziatik.

Midis të arrestuarve janë kryetari dhe shefi ekzekutiv i GISB, Nasiruddin Ali dhe të paktën 30 punonjës të grupit. Bastisjet u kryen në vende të ndryshme, në mesin e tyre organizata bamirësie, objekte shëndetësore, seminare islame dhe rezidenca.

Policia shtoi se të paktën 402 fëmijë u shpëtuan pas kontrolleve në 20 shtëpi. Policia beson se ata janë fëmijë të punonjësve të grupit në Malajzi. Sipas raporteve mjekësore, të paktën 13 fëmijë u abuzuan seksualisht, sipas Inspektorit të Përgjithshëm Hussain.

Të martën, ai njoftoi ngrirjen e 96 llogarive GISB, që përmbajnë rreth 124,000 dollarë (111,000 €). Skandali rrit shqetësimin për fatin e fëmijëve në këto shtëpi dhe për mbikëqyrjen e bamirësisë në vend.

/abcnews.al

Izraeli urdhëron mbylljen e Al Jazeera në Bregun Perëndimor

By: So Nila
22 September 2024 at 08:41

Forcat izraelite kanë bastisur zyrat e Al Jazeera në Ramallah, në Bregun Perëndimor dhe kanë urdhëruar mbylljen e saj për një periudhë prej 45 ditësh. Ushtarët izraelitë të armatosur dhe të maskuar hynë në ndërtesë herët të dielën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Izraeli bastisi zyrat e Al Jazeera-s në Nazaret dhe pushtoi Jerusalemin Lindor në maj duke e përshkruar transmetuesin me bazë në Katar si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Dëshmitarët thanë se reporteri palestinezo-amerikan u qëllua nga forcat izraelite. Marrëdhëniet midis Al Jazeera të Katarit dhe qeverisë izraelite kanë qenë prej kohësh të tensionuara, por janë përkeqësuar në mënyrë dramatike pas shpërthimit të luftës në Gaza.

Me gazetarët e huaj të ndaluar të hyjnë në vend, stafi i Al Jazeera me bazë në zonë kanë qenë disa nga gazetarët e vetëm në gjendje të mbulojnë luftën në terren.

Izraeli e ka quajtur vazhdimisht rrjetin një zëdhënës terrorist, një akuzë që Al Jazeera e ka mohuar. Në prill, parlamenti izraelit miratoi një ligj që i jep qeverisë pushtetin për të mbyllur përkohësisht mediat e cilësuara si një kërcënim për sigurinë kombëtare gjatë luftës.

Një ndalim do të jetë në fuqi për një periudhë prej 45 ditësh në të njëjtën kohë, siç shihet në bastisjen e së dielës, dhe mund të rinovohet.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi operacionin e së dielës.

/abcnews.al

❌
❌