Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Tërmet me magnitudë 5.5 në brigjet e Antofagasta, Kili

By: lia rda
24 September 2024 at 17:55

Një tërmet me magnitudë 5.5 gradë të shkallës Rihter goditi këtë të martë bregdetin e Antofagasta në veri të Kilit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 51 kilometrash, njoftoi EMSC, raporton Reuters.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale./abcnews.al

Intervista e z. Kastrati: Investimet tona në rritje, ndikim pozitiv në ekonominë e vendit dhe mundësi punësimi për të rinjtë

By: lia rda
24 September 2024 at 17:31

Presidenti i grupit të kompanive Kastrati, z. Shefqet Kastrati, në një intervistë për revistën Monitor, ka treguar prioritetet e zhvillmit të mëtejshëm të grupit. Kastrati Group përveç sektorit të energjisë ka diversifikuar portofolin e industrive në të cilat operon edhe në sektorët e aviacionit, ndërtimit, turizmit dhe sigurimeve.

Kastrati, ka theksuar në intervistën e tij suksesin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). “Deri në gusht, aeroporti priti 7.3 milionë pasagjerë – një rritje prej 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas treguesve, parashikohet që deri në fund të vitit, të kalojë 10 milionë, një moment historik që nënvizon rolin e aeroportit si një qendër rajonale udhëtimesh.”

Kastrati ja atribuon këtë sukses jo vetëm investimeve strategjike, por edhe punës së ekipeve të kompanive dhe grupit. “Burimet tona njerëzore janë një nga asetet tona më të mëdha, Ekipi ynë, me mbi 4000 punonjës është padyshim pjesa më e rëndësishme e suksesit të Grupit Kastrati. Rrugëtimi ynë që prej fillimit, drejt transformimit në një nga kompanitë më të mëdha në vend ka qenë i jashtëzakonshëm falë punës dhe përkushtimit të stafit, duke u bazuar në vlera që kanë domethënie për grupin tonë: integritet, inovacion dhe frymë grupi. Shqipëria ka profesionistë të talentuar dhe ne jemi përpjekur të afrojmë pjesën më të madhe të tyre, duke qënë sa më konkurrues në sektorët ku operojmë. Kastrati Group ka investuar gjithashtu edhe në zhvillimin profesional të punonjësve, përmes trajnimeve dhe kurseve profesionale.”

Kompania po rrit praninë e saj në sektorin e turizmit, me investime të konsiderueshme në dy projekte hotelesh të profilit të lartë: Hyatt Regency dhe Hilton Tirana. Këto nisma synojnë të rrisin kapacitetet e mikpritjes në Shqipëri dhe të tërheqin më shumë vizitorë ndërkombëtarë. Ndërkaq, grupi ka investuar edhe jashtë kufinjve në drejtimin e hotelerisë, duke investuar në Miami të SHBA. “Ne jemi zgjeruar edhe jashtë vendit duke investuar në blerjen e një hoteli prestigjoz në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ne ishte shumë e rëndësishme të vendosnim një emër shqiptar. “Dua Hotel Miami”, tashmë renditet ndër emrat më të mëdhenj të hotelerisë në një nga qendrat botërore të Turizmit. Zgjerimin në Miami e konsiderojmë si fillimin e investimeve tona të rëndësishme jashtë vendit dhe një mundësi për rritjen e mëtejshme të grupit.” tha z. Kastrati.

Sipas z. Kastrati një fushë tjetër ku grupi do të fokusohet është edhe energjia e rinovueshme, në përputhje me tendencat globale të qendrueshmërisë dhe objektivat mjedisore të vendit. “Ndërsa Shqipëria i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kastrati Group vijon me planet afatgjata të investimeve në Shqipëri, si një treg i sigurt dhe me stabilitet. Ky vizion premton të nxisë edhe më tej rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, veçanërisht për të rinjtë.”

/abcnews.al

Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri Hasani: Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

By: lia rda
24 September 2024 at 17:15

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale nga debati i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka theksuar se Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas Hasanit, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë.

“Në Nju Jork nisi sot debati i përgjithshëm i nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.

Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv”, ka shkruar ministri krahas pamjeve.

/abcnews.al

 

Toka me një “Hënë” të dytë/ Buneci: Fenomen i rrallë, nuk shihet me sy të lirë. Asnjë rrezik përplasjeje

By: lia rda
24 September 2024 at 16:49

Planeti ynë do të bëhet me një Hënë të dytë. Një Asteroid i quajtur “Minihëna 2024 PT5”, jo i përmasave të mëdha, po afrohet dhe do të hyjë në fushën gravitacionale të Tokës, duke u shndërruar në një objekt orbitues në tip hënë që do vijë në mënyrë eliptike.

Asteroidi është me diametër 10 metra dhe sipas astronomëve ai nuk mund të shihet me sy të lirë, por vetëm me teleskopë.

Do të hyjë në orbitim me tokën më 29 shtator sipas astrologëve dhe do të rrotullohet për gati dy muaj. Ndërsa, do largohet nga orbitimi si minihënë më 25 Nëntor, duke ndjekur rrugën hapësinore më tej.

Lidhur me këtë fenomen të rrallë, ka folur për “Faqja 4” astrofizikanti Herald Buneci, i cili ka thënë se ky fenomen nuk shihet me sy të lirë dhe nuk ka asnjë rrezk përplasjeje, në të kundërt do të kishte një shkatërrim kolosal.

Sipas Bunecit, distanca e asteroidit është rreth 4 milion kilometra, 10 mijë metra larg nga hëna

“Fenomen i rrallë sepse toka shpeshherë tërheq asteroid të tillë dhe i kthen në hena. Ka ndodhur dhe herë të tjera si në vitin 2006, 2020, 1980. Kemi raste të shpeshta.

Ky fenomen nuk shihet me sy të lirë, duhet një teleskop. Pra, vetëm teleskop të mëdhenj mund ta shohin këtë asteroid.

Distanca është rreth 4 milion kilometra, 10 mijë metra larg nga Hëna, rrotullohet anës Tokës dhe toka herë e tërheq më shumë dhe here më pak.

Ky asteroid konktetisht nuk përbën rrezik sepse qendron shumë lart, por ka astreroid të tjerë që janë më të rrezikshëm. NASA ka paralajmëruar dy asteroidë të tjerë, por ky i sotmi të jemi të qetë nuk ka rrezik.

Nëse do të binte në tokë ose në det, do të bënte dëme shumë të mëdha. Dëmi do të ishte shumë gjigand.

 Një herë në 20 milionë vjet llogaritet të bjerë një asteroid që mund të shkatërronte dhe dinosaurët, por nuk ka rënë dhe ne e kemi këtë fat.

Ky asteroid do të qendroj për një kohë të shkurtër, por do të vijë sërish në vitet 2052-2053.”, tha Buneci./abcnews.al

Infermier në shtëpi/ Fier, shërbimi për pacientët nis nga një tetori

By: lia rda
24 September 2024 at 15:43

Faik Memushi shpreson që kjo të jetë hera e fundit që i duhet të vij në qendrën shëndetësore të fshatit Frakull për të marr kujdes mjekësor.

Është informuar se prej një tetorit personat e sëmurë e në pamundësi lëvizjeje do të mund të marrin shërbim në shtëpi.

Ai ka edhe një vajzë me aftësi të kufizuara e thotë se shërbimi infermieror në banese do t`ju vinte shumë në ndihmë.

Vasil Bregu, kreu i drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier thotë se ekipi i mjekëve dhe infermierëve është trajtuar prej disa javësh.

Ky shërbim nga i cili përfitojnë kryesisht personat në moshë të madhe e të pamundur për të lëvizur do të shtrihet në të gjithë qarkun./abcnews.al

 

Zemra nuk fal/ Vetëm pak minuta për të shpëtuar nga arrestet kardiake

By: lia rda
24 September 2024 at 15:40

Problemet e zemrës janë baza e piramidës së sëmundshmërisë. Një në tre persona vuan prej tyre ndërkohë që përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve në vend.  përgjithësisht aritmitë janë ato që sjellin vdekjen. Në këto kushte sipas mjekëve duhet fituar lufta me kohën.

“Ne nje moment kur personi shkon ne arrest kardiak qelizat cerebrale kane nje rezistence 4 deri 6 minuta. 6 deri 10 minuta ajo demtohet dhe pas 10 min demtimet e qelizes cerebrale behen te pakthyeshme. Dmth qe nje person edhe pas 10 min dhe pas 20 min mund te kthehet ne jete, por nuk do te zgjohet ndonjehere. Si e evitojme kete? Vetem duke shtypur gjoksin… masazh kardiak shtypje gjoksi”.

Sipas drejtorit të  Urgjencës Kombëtare  në pritje të autoamblancës këtë mund të bëjë  një person ne vendngjarje.

“Gjeja e pare qe duhet te bejne te marrin ne 127, jo vetem per cuar nje ekip por dhe per te treguar c’duhet te beje derisa ekipi te shkoje”.

Shoqata Amerikane  e Zemrës  përmes pajisjeve të tilla, në këtë rast vendosur në aeroport, të mëson si të shpetosh jetë    Ndërkohë mësimet për ndihmën e parë sipas bratajt duhet të nisin që në shkollë.

“Standardet jane nderkombetare e te percillen njesoj kudo. Duhet qe kultura, ndihma e pare te jete ne tekstet shkollore kjo është e padiskutueshme…”

Ndërsa pajisjet për një goditje elektrike në shumë shtete janë vendosur në sheshet kryesore të qytetit.

Shembull  drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore merr Torinon .

“Torino aty ku ka fluks njerezish. Ne Torino e kishim ne çdo stacion metro, stadium, supermarket te madh hotelet me shume dhoma biznese qe kane numër te caktuar punonjesish.. detyrim ligjor pajisje e persona te trajnuar per ndihmen e pare…”

Por për këtë duhen ndërhyrje ligjore.

“Ka nevoje per ndryshime ligjore se dikush po nuk eshte i detyruar si ben… permiresojme parandalimin te nderhyjme ne ligj pajisje mentalitet…”

Modelet sipas Bratajt nuk mungojnë dhe ky është qyteti i Vlorës ku është  aplikuar një projekt pilot. Defibrilatorë janë instaluar në pika kryesore ne qytet.

“A mjafton, sigurisht jo, duhet shtrire ne çdo skaj. Ne te gjithe boten semundjet e zemres te parat. Baza e piramides se semundshmerise eshte 35 % shkaqe kardiake, pra 1 ne 3 – 4 veta me semundje zemre,  organ kryesor qe shkakton vdekje”.

Shtëpitë e modës Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein vendosen nën hetim nga autoritetet kineze

By: lia rda
24 September 2024 at 15:17

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se kompania amerikane e modës PVH, e cila zotëron markat Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein, është nën hetim për shkelje të parimeve tregtare.

Në një sërë deklaratash të publikuara në internet, thuhet se ministria do të hetojë dyshimet se kjo kompani ka bojkotuar produkte nga rajoni i Xinjiang në perëndim të vendit.

“Grupi amerikan PVH dyshohet se ka shkelur parimet e tregtisë normale dhe bojkot të paarsyeshëm të pambukut dhe produkteve të tjera nga Xinjiang, duke cenuar seriozisht të drejtat dhe interesat e kompanive përkatëse kineze dhe duke rrezikuar sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës”, tha ministria.

Deklarata përmend gjithashtu se hetimi do të kryhet sipas rregullave të “listës së subjekteve të pabesueshme” të Kinës, e cila përdoret si një kundërsanksion ndaj masave të marra kundër Pekinit.

Kompanitë amerikane që blejnë veshje, pambuk dhe mallra të tjera nga Xinjiang po përballen me presionin e konsumatorëve në Perëndim për shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut dhe punën e detyruar.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës akuzohet se mban anëtarë të grupeve etnike myslimane në kampe në këtë rajon.

Kina mohon çdo abuzim dhe pretendon se hapat që ajo ka ndërmarrë janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin dhe përhapjen e lëvizjes separatiste.

PVH pritet t’i japë informacion Kinës brenda 30 ditëve nga njoftimi i sotëm për të shpjeguar nëse ka marrë masa diskriminuese ndaj produkteve të lidhura me Xinjiang në tre vitet e fundit, thuhet në deklaratë.

PVH tha në faqen e saj të internetit se ajo është në përputhje me ligjin kudo që bën biznes, “përfshirë politikën e qeverisë amerikane në lidhje me rajonin e Xinjiang”./abcnews.al

Mikrokredi me filtra/ BSH rregullore të re për institucionet: Llogaritje e të ardhurave për të marrë kredi

By: lia rda
24 September 2024 at 13:50

Më shumë filtra për dhënien e kredive nga institucionet e mikrokredive. Banka e Shqipërisë ka shpërndarë për konsultim te grupet e interesit një projekt rregullore që lidhet me administrimin e rrezikut të veprimtarisë së këtyre institucioneve  ku parashikohen një sërë kufizimesh. Në rregulloren e re janë forcuar kriteret pasi kërkohet një vlerësim më i imtësishëm i aftësisë paguese të qytetarëve.

Subjekti,  detyrohet që në llogaritjen e të ardhurave, të marrë  në konsideratë të ardhurat e konsumatorit  bazuar në të dhënat e të paktën ë muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare. Ndër të tjera  ndalohet që subjekti të aprovojë  më shumë se 2 kredi konsumatore ndaj të njëjtit kredimarrës, në të njëjtën kohë.

Po ashtu nuk do të lejohet të lidhet kontratë e kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç, me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër.

Një tjetër element I shtuar në miratimin e kontratës për kredidhënie nga institucionet jofinanciare është edhe fasha orare  sipas të cilës Subjekti nuk lidh kontrata të kredisë konsumatore gjatë orës 22:00 deri në 07:00.

Pas fazës së konsultimeve kjo rregullore do të kaloj për miratim dhe synohet që të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Libra për të paraburgosurit/ Elbasan, krijohet biblioteka ambulante

By: lia rda
24 September 2024 at 13:34

Në Elbasan, bashkia do të krijojë një bibliotekë ambulante që do u shërbejë me libra të paraburgosurve.

Marrëveshja që është firmosur nga drejtuesit e bashkisë, bibliotekës dhe drejtorisë së përgjithshme të burgjeve synon të përmirësojë sado pak jetën e atyre që janë pas hekurave, në pritje të përfundimit të gjykimit.

Kryetari i bashkisë dhe drejtori i burgjeve vlerësuan bashkëpunim duke theksuar rëndësinë e rehabilitimit dhe edukimit për të paraburgosurit.

Kjo marrëveshje pritet të shtrihet edhe në bashki e qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Del në ankand gjerdani me diamante, zbulohet lidhja me Mbretëreshën Marie Antoinette të Francës

By: lia rda
24 September 2024 at 13:21

Një gjerdan diamanti i lidhur me Mbretëreshën Marie Antoinette të Francës do të dalë në ankand në nëntor në Gjenevë.

Çmimi i blerjes vlerësohet të arrijë në 2.8 milionë dollarë.

Gjerdani përbëhet nga tre rreshta diamanti me varëse diamanti në secilin skaj, vlen 300 karat dhe e ka origjinën nga shekulli i 18-të, transmeton Reuters.

Gjerdani iu shit një koleksionisti privat në vitin 1973.

“Këta diamante u përdorën në një shumëllojshmëri bizhuterish pasi minierat e Golkondas në Indi u mbyllën në shekullin e 18-të”, tha Andres White Corrill, drejtor i shitjes së objekteve mbretërore në Sotheby’s në Londër.

Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh diamante të asaj madhësie dhe rëndësie, dhe se ato e kanë origjinën nga shekulli i 18-të.

Sipas Reuters, besohet se disa nga diamantet në gjerdan kanë ardhur nga koha para Revolucionit Francez, gjatë së cilës u dëmtua reputacioni i Marie Antoinette.

Gjerdani dihet se i përkiste një familjeje aristokrate në Anglesey, Uells, anëtarët e së cilës e mbanin atë në kurorëzimin e mbretit George të Britanisë në 1937 dhe në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth në 1953./abcnews.al

Sarandë/ Merr flakë makina në ecje, detajet e para

By: lia rda
24 September 2024 at 13:10

Një makinë ka marrë flakë në ecje në Sarandë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjeti.

Sakaq, raportohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një mjet i parkuar.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se ka marrë flakë, në ecje e sipër, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin ku si pasojë e përhapjes së flakëve është dëmtuar pjesërisht edhe një mjet i parkuar tip “Ford”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin tip “Benz”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

“Motra më shtyu në balet”, rrëfehet Edi Blloshmi: Më dhanë besim profesorët Estref Shaqiri dhe Mukades Erebara, ia dola të bëhem yll botëror

By: lia rda
24 September 2024 at 11:07

Sot është drejtor i baletit në Teatrin e Operas, mirëpo, baleri i njohur, Edi Blloshmi ka kujtuar në emisionin “Pas Mesnate” se ishte pikërisht motra e tij që e shtyu drejt kësaj fushe.

Ai tregoi se ajo vetë u bë një yll cirku, ndërsa vëllain e  ndihmoi që t’ia dilte në balet.

Sakaq, Blloshmi ka zbuluar se ishin profesorët e tij në nderuar që i dhanë besim, në mënyrë që të bëhej dikushi në jetë.

“Futbolli ka qene pasion, por u futa balerin vetëm prej motrës sime. Ajo donte të bëhej balerinë përpara se të bëhej artiste cirku, nuk u fut dot në balet, u fut në cirk. Nuk ia arriti dot vetë, më futi mua.

Fillimet e mia i fillova te Cirku Tiranës, me profesorin Llaqi Nako. Bënim hapjet e cirkut me muzikën, që e mbaj mend dhe sot. Mbaj mend isha një pinxho i vogël. Aty pata fillimet, më pas u trajnova për të hyrë në shkollën e baletit me dy profesorët e mi të dashur, që kam shumë respekt, Estref Shaqiri dhe Mukades Erebara, ishin njerëzit që më dhanë gjithë bazën për të shkuar në shkollë dhe vazhdova dy vjet më vonë. Këta më dhanë fillimet e kërcimit, bazën kryesore, pastaj si u zhvillova, ishte profesori Luan  Shtino që më bëri ky që jam sot. Ai ka qene njeriu që më dha një botë, se nuk punonte vetëm teknikën, por dhe interpretimin, gjë e cila ka humbur sot dhe në baletin internacional. Muskuli ka memorie dhe nëse ti nuk krijon një memorie që fëmijë, është shumë e vështirë ta zhdukësh dhe të kapësh diçka tjetër.

Më them të drejtën kur fillova në fillim, vetëm dy video kishim në shkollën e baletit, nuk kishte dal Youtube. Gjithmonë kërkoja të shkoja lart. Profesorët e mi më kanë thënë Edi ku do që të shkosh ti, do të jesh ylli i kompanive dhe besoj që ajo lloj konfidence që më dhanë që i vogël më bëri që të shkëlqejë dhe në skenat e botës”.

Më tej, Edi foli dhe për rolin e tij të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, për të cilin kishte punuar me të madhin Agron Aliaj.

“Roli i parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, ka qene roli i Albertit në Zhizel. Koreograf ka qene Agron Aliaj, koreograf shumë i mirë dhe njeri i jashtëzakonshëm, figura më e rëndësishme e Teatrit të Operas për shumë vite. Kam bërë vetëm një vit me atë dhe nuk kishim kohë që ta njihnim shumë mirë njëri-tjetrin, por më respektoi gjithmonë dhe më dha një lloj shtyse kur mbarova shkollën”./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Del së shpejti në treg kukulla Barbie me imazhin e shkrimtares Isabel Allende

By: lia rda
23 September 2024 at 17:58

Prodhuesi amerikan i lodrave Mattel njoftoi se do të prodhojë një Barbie në imazhin e shkrimtares kiliane Isabel Allende.

Kukulla do të bëhet së bashku me qenin e saj Perla dhe një kopje në miniaturë të romanit të saj të parë “House of Ghosts”.

Mattel do ta shesë kukullën, të veshur me një fustan të kuq dhe me vathë të mëdhenj, si pjesë e koleksionit të saj “Inspiring Women”, ku tashmë përfshihen poetja Maya Angelou, gazetarja Ida B. Wells dhe këngëtarja Celia Cruz, raporton Reuters.

“Unë mbështes iniciativën e markës Barbie për të frymëzuar brezin e ardhshëm me histori për heronjtë e palëkundur. Unë dua që fëmijët të ëndërrojnë të mëdha,” tha Allende.

Ajo është një nga shkrimtaret më të lexuara në gjuhën spanjolle dhe veprat e saj shpesh kombinojnë ngjarjet historike me magjinë dhe fantazinë.

Romani i saj i parë “Shtëpia e fantazmave” u bë bestseller menjëherë pas botimit të tij në 1982.

Allende u shpërngul në Venezuelë në vitin 1973 kur kushëriri i saj, presidenti kilian Salvador Allende, u rrëzua në një grusht shteti të udhëhequr nga gjenerali Augusto Pinochet.

Ajo është gjithashtu një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe profesoreshë letërsie, dhe ka jetuar në SHBA për më shumë se tridhjetë vjet./abcnews.al

Tre astronautë u kthyen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

By: lia rda
23 September 2024 at 17:10

Anija kozmike, Soyuz, që bartte dy rusë dhe një amerikane nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ateroi në Kazakistan më 23 shtator, duke i dhënë fund qëndrimit rekord të dy rusëve në hapësirë.

Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub u kthyen në Tokë pasi qëndruan për 374 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të premten ata thyen rekordin për qëndrimin më të gjatë në stacion. Në Tokë u kthye edhe amerikania, Tracy Dyson, e cila qëndroi në stacionin hapësinor për gjashtë muaj.

Tetë astronautë vazhdojnë të jenë në Stacionin e Hapësirës, përfshirë amerikanët Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët ishte dashur të ktheheshin në Tokë kohë më parë.

Dyshja amerikane shkoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në qershor si ekipi i parë i anijes së re kozmike Starliner e Boeingut. Por, udhëtimi i tyre për në hapësirë u përcoll me probleme për shkak të rrjedhjes së heliumit dhe agjencia hapësinore amerikane, NASA, vendosi se është shumë e rrezikshme që ata të kthehen në Tokë me anijen kozmike, Starliner.

Dy astronautët pritet të kthehen në Tokë vitin e ardhshëm me një anije kozmike të SpaceX./rel

Alabama/ Ende në kërkim autorët që hapën zjarr duke lënë 4 të vrarë e 17 të plagosur

By: lia rda
23 September 2024 at 16:50

Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të cilët hapën zjarr të shtunën në Birmingam, të Alabamas, duke lënë 4 të vrarë dhe 17 të plagosur. Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë me objektiv një nga personat që ka mbetur i vdekur.

Ky është një prej disa rasteve të të shtënave në masë gjatë këtij viti në Birmingam dhe zyrtarët lokalë po bëjnë thirrje për ndihmë për të luftuar krimin dhe për të trajtuar problemin e dhunës me armë zjarri.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, që la pas 4 të vdekur dhe 17 të plagosur. Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të sulmit që u shënua në një zonë të njohur për jetën e natës në Birmingam të Alabamës, pak pas orës 11 të mbrëmjes së të shtunës, me orën lokale.

“Në sulm morën pjesë disa persona. Ata ndodheshin në një makinë, dolën prej saj, hapën zjarr dhe u larguan me shpejtësi”, tha Scott Thurmond, nga policia e Birmingamit.

Dy burra dhe një grua u vranë në vendngjarje, ndërsa i katërti humbi jetën në spital. Viktimat janë Anitra Holloman, 21 vjeç, Tahj Booker, 27 vjeç dhe Carlos McCain, 27 vjeç, të tre nga Birmingami. Ata u gjetën të vdekur në një trotuar, në zonën Five Point South, të Birmingamit, një zonë me bare dhe restorante shumë e parapëlqyer në fundjavë. Viktimat e katërt, ende nuk është identifikuar.

4 nga 17 të plagosurit ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për vrasje me pagesë dhe se personi që ka qenë objektiv është mes të vrarëve.

“Besojmë se individi që ishte objektiv i sulmi është në mesin e të vdekurve dhe se dikush ka paguar për vrasjen e tij. Këto janë të dhënat që kemi deri më tani, mund të ndryshojnë, ndërsa hetimet vazhdojnë”, tha Scott Thurmond nga policia e Birmingamit.

Ky është rasti i 23-të i të shtënave në masë në Shtetet e Bashkuara për vitin 2024, sipas ekspertit të kriminalistikës James Alan Fox. Tre nga rastet janë shënuar në Birmingam, përfshirë një sulm në shkurt, që la 4 të vdekur.

Autorët hapën zjarr nga një makinë dhe qëlluan në drejtim të një grupi njerëzish. Dyshimet janë se edhe në atë rast, objektiv ishte një nga personat që mbeti i vdekur.

Ngjarjet kanë shqetësuar banorët e Birmingamit dhe kanë nxitur autoritetet vendore të bëjnë thirrje për të luftuar krimin dhe për të trajtuar problemin në shkallë të gjerë të dhunës me armë zjarri.

“Zyrtarët e zgjedhur në nivel lokal, shtetëror dhe kombëtar kanë për detyrë të zgjidhin këtë krizë amerikane, këtë epidemi amerikane të dhunës me armë. Ne nuk duhet t’i autorizojmë njerëzit të të mbajnë armë që nuk duhen lejuar dhe që të qarkullojnë me to në rrugë. Nuk duhet të lejohet dhe pikë. Nuk më intereson cila është politika e tyre”, tha kryetari i bashkisë së Birmingamit, Randall Woodfin.

Policia njoftoi se gjeti rreth 100 gëzhoja në vendngjarje dhe se po hetohet për të zbuluar se çfarë armësh janë përdorur dhe nëse ka patur shkëmbim zjarri.

Autoritetet besojnë se në sulm u përdorën armë automatike./voa

Eksploziv në ‘biper-at’ dhe radiot e anëtarëve të Hezbollah/ Eksperti i sigurisë shpjegon si ndodhi sulmi në Liban

By: lia rda
23 September 2024 at 16:30

Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijëra radio-lidhjeve (lloj ”biper”, tip mini-celulare), të cilat i përdornin për të komunikuar.

Gurpi i Hezbollah ishte furnizuar me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilit një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar pastaj njëkohësisht nëpërmjet një kodi. Çdo anëtarë i grupit libanez të Hezbollah e përdor këtë lloj pajise për të marrë mesazhet nga eprorë apo nga familjarë.

Sipas mediave një nga hipotezat mund të jetë që Shërbimet sekrete izraelite mund të kenë kapur një stock të këtyre pajisjeve të destinuara për Hezbollahun dhe mund të kenë fshehur eksploziv brenda tyre, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nga distanca shpërthimin.

Lidhur me këtë sulm që shënjestroi Hezbollahun ka folur në “Faqja 4”, eksperti i sigurisë Drizan Shala, i cili ka shpjeguar detaje nga eksplozivi në biperat dhe radiot e anëtarëve të grupit.

“Janë veprime që drejtpërdrejt nderhyn shteti, ku në rastin konkret kemi përdorimin e një elementi të ri. Përmes vendosjes së mjeteve eksplozive mbi 3 mijë pajisje, pra kryesisht Hezbollahu ka përdorur më herët teknologjinë e vjetër, por tani ka kaluar në një metodë të re.

Po si ka ardhur linja e kësaj metode? Kjo është më se e kuptueshme. Ne kemi pasur një vakum të sistemit, dhe kjo zbraztësi e ka argumentuar se si ka ardhur deri në këtë çështje. Për herë të parë, Hezbollahu përmes elementeve të saj e ka konstatuar një vakum në sistemin e mbrojtjes përmes një radio dore te anëtarët e grupit dhe kështu ndodhi sulmi”, tha ndër të tjera Shala./abcnews.al

Interes për arsimin profesional/ Sarandë, të rinjtë: Punësim i sigurt dhe i shpejtë

By: lia rda
23 September 2024 at 15:56

Në Sarandë edhe këtë vit janë të shumtë të rinjtë të cilët po zgjedhin arsimin profesional.

Punësimi i sigurt dhe i shpejtë është arsyeja që i shtyn drejt kësaj zgjedhjeje.

Rudina Liçaj, drejtore e shkollës se mesme “Antoni Athanas” shprehet se ketë vit shkollor edhe pse regjistrimet ende nuk kanë përfunduar numri i nxënësve është rritur ndjeshëm.

“Kete vit te ri shkollor kemi nje numer te madh nxenesish te regjistruar ne arsimin profesional qe eshte afersisht 30% me shume nga vit”.

Risi e këtij viti ka qenë mundesia e rikthimit në bankat e shkollës e atyre që e kanë nderprerë, dhe hapja e një dege të re dy vjecare në ndërmjetesimin e pasurive të paluajtshme.

Me interesin e lartë të nxënësve në vitet e fundit, shkolla e mesme profesionale “Antoni Athanas” po synon të kthehet në një qendër të formimit profesional./abcnews.al

Johnny Depp do të vlerësohet me çmim për arritjet e jetës në Festivalin e Filmit në Romë

By: lia rda
23 September 2024 at 15:44

Aktori Johnny Depp do të marrë një çmim për arritje të jetës në Festivalin e Filmit në Romë, i cili do të zhvillohet nga 16 deri më 27 tetor, raporton “Hollywood Reporter”.

Johnny Depp performoi për herë të fundit në Itali me grupin e tij “Hollywood Vampires” me Alice Cooper dhe Joe Perry në vitin 2018. Në Romë ai do të prezantojë projektin e tij të ri regjisorial “Modi – Tri ditë në krahun e çmendurisë”, i cili përshkruan jetën e turbullt të artistit Amedeo Modigliani në Paris në vitin 1916.

Me aktorët Riccardo Scamarcia, Al Pacino dhe Antonia Desplat, filmi do të shfaqet në Romë pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në San Sebastian.

Të ftuar të Festivalit të Romës janë shpallur edhe Viggo Mortensen dhe Francis Ford Coppola, të cilët do të marrin edhe çmime speciale.

Coppola do të prezantojë “Megalopolis”, eposin e tij për një arkitekt ambicioz (Adam Driver) i cili vendos të rindërtojë “Romën e Re” imagjinare pas një fatkeqësie shkatërruese./abcnews.al

❌
❌