Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Dyshimet për pastrim parash dhe llogari offshore, Tatimet do të krijojnë një regjistër për pasanikët e Shqipërisë

25 September 2024 at 10:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria parashikon të krijojë një regjistër me të gjithë individët e pasur në Shqipëri, njohur ndryshe si 10 përqindëshi.

Në Strategjinë Afatmesëm 2024-2027, thuhet se regjistri do të ketë 12.800 takspagues, që cilësohen si të pasur.

Qëllimi i këtij regjistri është shmangia e evazionit fiskal dhe verifikimin e pasurisë reale me atë të deklaruar. Që Administrata Tatimore të bëjë analizat e përputhshmërisë i duhet fillimisht regjistri.

“Akumulimi i pasurive të pajustifikuara – ku të ardhurat e deklaruara dhe burimet e fondeve janë qartësisht të pamjaftueshme për të financuar stilin e jetës dhe aseteve – është një faktor kryesor në minimizimin e besimit në sistemin tatimor”, shkruhet në dokumentin e Strategjisë.

Në 3 vitet e ardhshme, qeveria synon të përfundojë ngritjen e regjistrit dhe plotësimin e tij, përdorimin e të dhënave nga palë të treta, fatura, automjete etj. Kryerja e procedurave të auditimit për mbi 200 tatimpaguesit e përzgjedhur, bazuar në vlerësimin e riskut brenda viti 2026. Kryerja e të paktën 500 analizave hetimore brenda qershor 2027, bazuar në planet vjetore të AT. Si edhe shkëmbimi i këtij informacioni me administratat e huaja.

Drafti thekson se Tatimet do të kryejnë dhe analiza periodike mbi rastet e evazionit tatimor në lidhje me juridiksionet offshore. DPT ka hartuar një rregullore të brendshme që përcakton mënyrën e rrjedhjes së informacionit në DPT, si dhe mënyrën e monitorimit të bankave mbi zbatimin e verifikimit të duhur.

Aktualisht, DPT po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit në asetet e tjera të tatimpaguesit. Gjithashtu, po konsiderohen edhe individët subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjen që vendi ynë ka me organizatat ndërkombëtare.

The post Dyshimet për pastrim parash dhe llogari offshore, Tatimet do të krijojnë një regjistër për pasanikët e Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Makina përplas motorin në Korçë, plagoset drejtuesi

24 September 2024 at 22:36

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së martës në Korçë.

Aksidenti ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit juglindor. Policia përmes një njoftimi bëri me dije se motomjeti me drejtues shtetasin  E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina përplas motorin në Korçë, plagoset drejtuesi appeared first on Euronews Albania.

“Ministra, prokurorë e gjyqtarë në përgjime me krimin”, deklarata e fortë e Çollakut

24 September 2024 at 22:04

Gazetari Basir Çollaku tha në emisionin Now në Euronews Albania se një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK dhe GJKKO janë pjesë e dosjeve që kanë dalë nga përgjimet e sjella nga partnerët evropianë.

Çollaku u shpreh se në përgjime ka edhe emra ministrash e deputetësh që qëndrojnë prej 1 viti e gjysmë në SPAK dhe nuk hetohen.

“Një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të inkriminuar, mbi bazën e materialeve që ata i kanë të ardhurave nga perëndimi, nga Franca, Holanda dhe Belgjika ku prokurorë të SPAK dhe GJKKO janë pjesë e dosjeve dhe po mbrojnë njëri-tjetrin, kanë dalë në përgjime duke folur me trafikantë me banditë dhe ne merremi pse mi pagoi ilaçet mua fëmija. Kjo nuk është drejtësi, është inkuzicion. Ka edhe për deputetë, ka edhe për ministra dhe janë prej 1 viti e gjysmë aty. Janë të zbardhura, i kanë me emra dhe mbiemra”, tha gazetari.

 

The post “Ministra, prokurorë e gjyqtarë në përgjime me krimin”, deklarata e fortë e Çollakut appeared first on Euronews Albania.

Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Nju Jork: Hapa vendimtarë drejt së ardhmes

24 September 2024 at 21:45

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot, gjatë një takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, se Turqia dhe Greqia mund të ndërmarrin hapa vendimtarë drejt së ardhmes bazuar në fqinjësinë e mirë dhe se forcimi i dialogut ndërmjet dy vendeve dhe duke vepruar në përputhje me parimet e Deklaratës së Athinës, të jetë me përfitim reciprok.

Erdogan dhe Mitsotakis diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë, si dhe çështje rajonale dhe globale në selinë e OKB-së, raportoi Anadolia.

Presidenti turk tha se sulmet izraelite në rajone të ndryshme, veçanërisht në Rripin e Gazës, kanë në shënjestër civilët e pafajshëm dhe se ekziston rreziku që kriza të përhapet në rajon dhe se është e rëndësishme të bëhet presion mbi Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihma humanitare për Gazën pa asnjë pengesë.

U vendos që takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë të mbahet në Turqi në muajt e parë të vitit 2025.

 

The post Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Nju Jork: Hapa vendimtarë drejt së ardhmes appeared first on Euronews Albania.

Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike

24 September 2024 at 20:41

Sipas një sondazhi të ri, Nënpresidentja Kamala Harris gëzon një mbështetje më të madhe mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike, ata nga Havai dhe amerikanët me orgjinë nga ishujt e Oqeanit Paqësor, sesa ish-Presidenti Donald Trump. Këto grupe votuesish kanë gjithashtu më shumë gjasa të besojnë se ajo është kandidatja që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre politike.

Sondazhi i ri nga organizata “AAPI Data” dhe “APIAVote” zbulon se rreth 6 në 10 votues amerikanë me origjinë aziatike kanë një opinion të favorshëm për kandidaten demokrate Harris, ndërsa rreth një e treta kanë një pikëpamje të pafavorshme për të. Vetëm 3 në 10 votues të këtij grupi kanë një pikëpamje pozitive për kandidatin republikan Donald Trump dhe rreth dy të tretat kanë një mendim negativ për të, shkruan VOA.

Anketa tregon shtimin e mbështetjes për zonjën Harris nga tetori i vitit 2023, kur një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press, Qendrës NORC dhe organizatës “AAPI Data” gjeti se rreth gjysma e të rriturve të këtij grupi votuesish kishin një pikëpamje të favorshme për të. Opinionet e votuesve të këtij grupi për zotin Trump nuk patën ndonjë ndryshim.

Kamala Harris, me origjinë zezake dhe aziatike, ka punuar për të fituar mbështetjen e këtyre grupeve votuesish në shtetet e pavendosura si Xhorxhia, ku numri i tyre po rritet. Por ndërsa sondazhi tregon se votuesit amerikanë me origjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit kanë shumë më shumë gjasa të shohin identitetin e tyre kulturor të pasqyruar tek ajo sesa tek zoti Trump, rreth gjysma e tyre thonë se zonja Harris përfaqëson më mirë origjinën dhe kulturën e tyre krahasuar me rreth 1 në 10 që thonë këtë për zotin Trump. Nuk është e qartë se si do të ndikojë kjo në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Vetëm rreth 3 në 10 votues të këtij grupi thonë se identiteti aziatik i zonjës Harris është jashtëzakonisht apo shumë i rëndësishëm për ta. Rreth 7 në 10 amerikanë me prejardhje nga India e shohin zonjën Harris si kandidaten që përfaqëson më mirë prejardhjen dhe kulturën e tyre, gjë që është më e lartë se amerikanët me origjinë aziatike në përgjithësi.

Ping Hackl, një 27-vjeçare kinezo-amerikane, e cila jeton në Tulsa të Oklahomës do të votojë për zonjën Harris, por jo për shkak të racës apo gjinisë së kandidates demokrate.

“Nuk më intereson vërtet. Ajo mund të jetë kushdo”, tha zonja Hackl.

Zonja Hackl thotë se për të ka rëndësi mbrojtja e demokracisë dhe shmangia e përçarjeve, që mund të çojnë në dhunë politike. Ajo mendon se zoti Trump “është shumë i rrezikshëm për vendin”.

Në fakt, sondazhi tregon se gjinia e zonjës Harris mund të jetë më e rëndësishme për votuesit amerikanë me prejardhje aziatike sesa prejardhja e saj racore. Ndërsa fushata e zonjës Harris ka shmangur theksimin se ajo mund të jetë presidentja e parë grua, rreth gjysma e votueseve me prejardhje aziatike thonë se identiteti i saj si grua është jashtëzakonisht apo shumë i rëndësishëm.

Rezultatet e anketës sugjerojnë se votuesit amerikanë me orgjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit mund të jenë më të prirur të kontaktohen nga ekipet e fushatave të demokratëve. Rreth 4 në 10 votues të këtij grupi thanë se janë kontaktuar nga Partia Demokrate “shumë” ose “disa” herë vitin e kaluar, ndërsa rreth 3 në 10 thanë të njëjtën gjë për Partinë Republikane.

Ish Presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan për postin e nënpresidentit, JD Vance, kohët e fundit u kanë bërë jehonë gjithashtu stereotipeve të vjetra për amerikanët me origjinë aziatike dhe ushqimin e tyre duke përforcuar thashethemet e rreme se emigrantët nga Haiti në Springfield të Ohajos po hanë kafshë shtëpiake.

Anketa tregon se çështja e racizmit është shumë e rëndësishme për këtë grup grup votuesish. Rreth 7 në 10 votues me orgjinë aziatike apo nga ishujt e paqësorit thonë se “nuk do të mund të votonin kurrë” për një kandidat që nuk ndan pikëpamjet e tyre mbi racizmin apo diskriminimin, duke e bërë atë një çështje më të rëndësishme sesa ekonomia.

Megjithatë, jo të gjithë votuesit me origjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit kanë pikëpamje negative për zotin Trump. Jihua Ma, një shtetas amerikan 45-vjeçar me origjinë nga Kina, që jeton në Boston, është republikan dhe votoi për zotin Trump në vitin 2020. Ai mendon se zoti Trump është ende udhëheqësi më efektiv në këtë garë presidenciale.

“Unë po zgjedh dikë që të drejtojë vërtet këtë vend, jo dikë që të jetë një mik, një person i mirë”, tha ai për zotin Trump.

Jihua Ma dëshiron dikë që do të kontrollojë inflacionin dhe kufirin, dhe ai nuk është i kënaqur me propozimet e zonjës Harris për këto çështje.

The post Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike appeared first on Euronews Albania.

Horoskopi ditor, e Mërkurë 25 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: Ela
24 September 2024 at 22:54

Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat solide për të ardhmen. Demi […]

The post Horoskopi ditor, e Mërkurë 25 Shtator/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të ujit

By: Ela
24 September 2024 at 22:38

Kuptimi i shenjave të dehidrimit do t’ju ndihmojë të dini kur keni nevojë për të rritur sasinë ujit në organizmin tuaj. Uji përbën rreth dy të tretat e peshës trupore dhe një person nuk mund të mbijetojë pa ujë, për më shumë se disa ditë. Çdo qelizë, ind dhe organ në trup varet nga uji. […]

The post Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të ujit appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: S’jemi shërbëtorë të Rusisë, e as të SHBA-së. Kemi interesat tona

By: Ela
24 September 2024 at 22:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq tha se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha […]

The post Vuçiç: S’jemi shërbëtorë të Rusisë, e as të SHBA-së. Kemi interesat tona appeared first on BoldNews.al.

Muzika e Diddy-t po dëgjohet më shumë pas skandalit seksual

24 September 2024 at 18:02

Katalogu i gjerë muzikor i reperit Sean “Diddy” Combs ka përjetuar një rritje të dukshme që prej arrestimit të tij javën e shkuar.

Të dhënat nga industria e muzikës tregojnë se këngët me firmën e P.Diddy u luajtën 18.3% më shumë në platformat online, gjatë javës së arrestimit të tij krahasuar me javën paraardhëse.

George Howard, një profesor i menaxhimit të biznesit muzikor në kolegjin e Berklee, tha se për ë rritja nuk është surprizë. Ai thotë se të dëgjosh një këngë është sikur ta kërkosh atë në Google, për të shuar kuriozitetin.

“Muzika është një copëz tjetër informacioni ndërkohë që njerëzit mundohen të kuptojnë skandalin. Pra ata mendojnë se çfarë muzike mund të prodhojë dikush që është i aftë të bëjë gjëra të tilla”, tha Howard.

Combs ka patur shumë eksperienca dhe në biznes, nga prodhimet televizive tek vodka dhe shumë njerëz e kanë njohur më parë si biznesmen e jo si muzikant. “Është njësoj sikur të kalosh pranë një aksidenti me makinë, ti do kthesh kokën”.

Rritja e klikimeve në mes të një situate kontroverse nuk është e pazakontë. Pasi doli dokumentari i këngëtarit R.Kelly që akuzohej për marrëdhënie me vajza të mitura, klikimet e tij u dyfishuan.

Combs akuzohet për trafik seksual dhe shantazh federal dhe akuzat që datojnë që nga viti 2008, e akuzon atë për abuzim, kërcënim dhe shtrëngim të grave për vite me radhë “për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”.

Ai ka mohuar të gjitha akuzat./The Guardian

The post Muzika e Diddy-t po dëgjohet më shumë pas skandalit seksual appeared first on Gazeta Si.

Studiuesit: Një ‘pandemi e heshtur’ është duke u zhvilluar

By: Ela
24 September 2024 at 18:56

Bota është në mes të një krize të rezistencës ndaj antibiotikëve që kontribuon në vdekjen e afro 5 milionë njerëzve në vit. Por bakteret nuk janë të vetmit patogjenë me mutacion për të cilët duhet të shqetësohemi. Infeksionet mykotike gjithashtu po përshtaten përtej mundësive të mjekësisë sonë, duke shkaktuar një “pandemi të heshtur” që duhet […]

The post Studiuesit: Një ‘pandemi e heshtur’ është duke u zhvilluar appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

By: Ela
24 September 2024 at 18:27

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, moskuptimi i pozitës specifike dhe nevojave të komunitetit serb nga ana e shumicës shqiptare, si dhe niveli i lartë i nacionalizmit, janë disa nga faktorët që thellojnë ndasitë ndëretnike në Kosovë. Këto janë gjetjet kryesore të Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë – […]

The post Studimi: Ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Spanjë – Bastiset “shtëpia e barit” me 2500 bimë kanabis, arrestohet shqiptari

By: Ela
24 September 2024 at 18:00

Garda Civile ka kryer operacionin “Gruri” duke goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një shtëpi në Jumillë, Spanjë. Mediat e huaja raportojnë së gjatë operacionit u sekuestruan 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion. Në pranga ka rënë një 29 […]

The post Spanjë – Bastiset “shtëpia e barit” me 2500 bimë kanabis, arrestohet shqiptari appeared first on BoldNews.al.

Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

24 September 2024 at 17:48

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli dhe Hezbollahu –grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë në prag të një lufte në shkallë të gjerë në Liban, dhe Izraeli po vazhdon ofensivën në Gazë.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Biden foli për nevojën që t’i jepet fund konfliktit në Lindjen e Mesme, luftës civile 17-mujore dhe vuri në pah mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë për Kievin, që po përballet me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.

Biden kërkoi që të vazhdohet të mbështetet Ukraina, mbështetje që mund të vihet në dyshim nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Megjithatë, Biden insistoi se pavarësisht konflikteve globale, ai mbetet me shpresë për të ardhmen.

“E di që shumë e shohin botën sot dhe shohin vështirësi e reagojnë me dëshpërim, por unë nuk veproj kështu”, tha Biden.

“Jemi më të fortë sesa mendojmë” kur bota vepron së bashku, shtoi ai.

Biden nisi mandatin presidencial me pretimin për ripërtëritjen e raporteve të SHBA-së në mbarë botën dhe largimin nga “luftërat e pafundme” në Afganistan dhe Irak.

“Isha i vendosur që t’iu jepja fund [këtyre luftërave] dhe e bëra”, tha Biden për largimin e trupave amerikane nga Afganistani, duke e cilësuar si “vendim të vështirë, por vendim i duhur”.

Ai foli edhe për dy konfliktet më të mëdha aktualisht, ai në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

“Gjithmonë ka forca që duan të na përçajnë”, tha Biden, duke shtuar se e refuzon dëshirën “që të tërhiqemi nga bota dhe të qëndrojmë vetëm”.

SHBA-ja një ditë më herët tha se do të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, rajon ku aktualisht ka afër 40.00 trupa. Shtëpia e Bardhë ka insistuar se Izraeli dhe Hezbollahu ende kanë kohë që të shtensionojnë situatën.

“Lufta në shkallë të plotë [në Lindjen e Mesme] nuk është në interesin e askujt”, tha Biden, dhe tha se pavarësisht përshkallëzimit të dhunës, zgjidhja paqësore është rruga e vetme drejt paqes.

 

The post Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Shoqatat islame protestë para KMSH, kundër gylenistëve dhe shtetit bektashi

24 September 2024 at 17:17

Përpara Komunitetit Mysliman ka nisur një protestë me sloganin “Jo në emrin tim”.

Sipas organizatorëve, protesta është thirrur në mbështetje të Palestinës dhe për të dënuar takimin e nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit.

Gjithashtu, në protestë do të dënohet propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë.

Protesta do të organizohet nga disa shoqata islame dhe të shoqërisë civile, përfshirë: Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologëve, Palestina e Lirë dhe Qendra për Kulturën Islame Evropiane.

Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e KMSH me qëllim mbarëvajtjen e protestës, mes tyre edhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

The post Shoqatat islame protestë para KMSH, kundër gylenistëve dhe shtetit bektashi appeared first on Euronews Albania.

Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut

24 September 2024 at 16:52

Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur kryeqytetin libanez për të dytën herë me radhë në ditët e fundit.

“Izraeli armik goditi në Gobeiri në periferi të Bejrutit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit përmes një deklarate për media.

Më herët, ekipet e shpëtimit, të lidhur me Hezbollahun, raportuan për tri viktima nga sulmi.

Ushtria izraelite tha se ka kryer “një sulm të shënjestruar në Bejrut”, por nuk dha detaje të mëtejme.

Edhe të hënën, Izraeli tha se kishte kryer një “sulm të shënjestruar” në Bejrut.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Por, sulmet ajrore izraelite në Liban të hënën vranë më shumë se 550 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, dita më vdekjeprurëse që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan luftë më 2006.

Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar.

Javën e kaluar, Izraeli po ashtu ka sulmuar jugun e Bejrutit, duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës për masën e sigurisë

24 September 2024 at 16:35

Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar 2 masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave ne bregdet.

Hetimet ndaj ish-kryebashkiakut kanë nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, por më pas dosja u transferua në prokurorinë e posaçme.

Sipas hetimeve Goro në vitin 2016-të ka trajtuar një kërkesë të Arqile Bollanës në bazë të ligjit 7051 për pajisje të aktit të marrjes së tokës në pronësi duke i dhënë një sipërfaqe prej 4263 metra katror tokë në kundërshtim me ligjin.

Por nga verifikimet e prokurorisë, rezulton se Bollano është përfitues i një sipërfaqe prej 7700 m2 që e zotëron prej vitit 1996 dhe në këtë mënyrë Goro akuzohet për shpërdorim të detyrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës për masën e sigurisë appeared first on Euronews Albania.

Dosja “Partizani”/ Malltezi: Shërbëtorja e tualetit në SPAK shkruan koment politk në akuzë

By: Ela
24 September 2024 at 17:41

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbëll Malltezi ka reaguar sërish përsa i përket skandaleve të panumërta që SPAK ka bërë qëllimisht në hetimin e dosjes së ‘Kompleksit Partizani’. Malltezi shkruan në një postim në FB se skandali më i madh është kur në akuzë ka komente politike të tipit që prona i kthehet pronarit. Malltezi ka […]

The post Dosja “Partizani”/ Malltezi: Shërbëtorja e tualetit në SPAK shkruan koment politk në akuzë appeared first on BoldNews.al.

Daily Mail: Princ Leka mirëpret të dashurën në familjen mbretërore 7 muaj pas divorcit famëkeq

By: Ela
24 September 2024 at 17:26

Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq, shkruan Daily Mail, në një artikull për princin që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA. 42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes […]

The post Daily Mail: Princ Leka mirëpret të dashurën në familjen mbretërore 7 muaj pas divorcit famëkeq appeared first on BoldNews.al.

123 artistë të vrarë në Ukrainë, njerëzit e artit në mbrojtje të identitetit

24 September 2024 at 15:55

Rreth 123 artistë ukrainas janë vrarë në luftë, duke mbrojtur Ukrainën me armë në duar.

Lajmin e bëri me dije për mediat e huaja, ministri i Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike të Ukrainës.

“Kjo luftë synon me të vërtetë të shkatërrojë gjithçka ukrainase: kulturën, gjuhën, identitetin ukrainas. Ne tashmë kemi brezin tonë të artistëve. Këta janë 123 artistë që mbrojtën historinë tonë me armë në duart e tyre”, tha ai.

Ai vuri në dukje se çështja e ruajtjes së identitetit ukrainas, e cila është pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, është një detyrë e sigurisë kombëtare.

“Kuptohet se kjo luftë ka shenja serioze gjenocidi. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që të prezantohet në këtë mënyrë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë”, tha ministri.

Sipas tij, në takimet me partnerët perëndimorë po diskutohet çështja e strategjisë se si të bëhet e mundur që jo vetëm të ruhet ajo që ka mbetur, por edhe të kthehen ato trashëgimi që kanë mbetur në territoret e pushtuara.

Sakaq, kultura e Ukrainës është diskutuar dhe tek takimi liderëve të G7, në Itali.

The post 123 artistë të vrarë në Ukrainë, njerëzit e artit në mbrojtje të identitetit appeared first on Euronews Albania.

Barcelona në kërkim të portierit, kërkohet ndihma e Lewandowskit

24 September 2024 at 15:50

Dëmtimi i Ter Stegen ka shkaktuar një situatë aspak normale te Barcelona e cila po sheh alternativat për zëvendësimin e tij, të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

Inaki Pena nuk ofron sigurinë e duhur në katërkëndësh, kështu që Hansi Flick po kërkon një tjetër emër, ku eksperienca është pika më e fortë.

Një ndër lojtarët e qarkulluar është Bravo, Navas, por edhe Shezni. Ky i fundit i dha lamtumirën futbollit profesionist, ku pak ditë më parë u përshëndet me shokët e skuadrës te Juventus.

Me planin për të mos u rikthyer më në këto nivele 34-vjeçari bëri me dije se nuk do të kthehej më as te kombëtarja polake.

Ky vendim ndoshta edhe mund të zhbëhet, sidomos kur në negociata është kapiteni Robert Lewandowski. Ky i fundit është negociatori i katalanasve i cili do të bindë Sheznin për t’ju bashkuar Barcelonës deri në fund të sezonit, të paktën sipas asaj që mediat spanjolle raportojnë.

Ende nuk është konfirmuar asgjë, por plani i Flick ky është, afrimi i një portieri pa ekip, me kosto zero në blerje, por që ofron sigurinë në katërkëndësh, e këto kritere, polaku i plotëson.

 

The post Barcelona në kërkim të portierit, kërkohet ndihma e Lewandowskit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌