Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Saimir Hysa

25 September 2024 at 16:20

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 25 shtator vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Prokurori Hysa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 10 gusht të vitit të kaluar. Dy çështje të verifikuara prej tij u dërguan për vlerësim […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Saimir Hysa appeared first on Reporter.al.

Prokurori Neritan Hoxha u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

25 September 2024 at 14:23

Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u shkarkua nga detyra më 18 korrik, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe në vlerësimin tërësor së bashku me gjetjet në aspektin profesional, u çmua se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Procesi i vetingut […]

The post Prokurori Neritan Hoxha u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Zgjaten me 6 muaj afatet e paraburgimit për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

23 September 2024 at 17:37

Dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK se dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë përfshirë dhe në pastrimin e parave, ka bindur gjykatën për të zgjatur me gjashtë muaj të tjerë masat e sigurimit personal ndaj tyre, duke mbetur në paraburgim për […]

The post Zgjaten me 6 muaj afatet e paraburgimit për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës appeared first on Reporter.al.

Kolegji njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Saimir Hysa

23 September 2024 at 15:46

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 23 shtator me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa theksoi se Hysa nuk arriti të kundërshtojë shkaqet e ankimit të ngritura në kriterin profesional, as pas dorëzimit të provave të reja dhe shpjegimeve të dhëna gjatë […]

The post Kolegji njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Saimir Hysa appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë

23 September 2024 at 10:54

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela. Vendimi u mor pas përfundimit me sukses të trajnimit njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi u konstatuan mangësi në kriterin profesional, por […]

The post Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë

22 September 2024 at 17:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 22 shtator se ka dërguar për gjykim, çështjen penale në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë. Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi […]

The post SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë appeared first on Reporter.al.

Ish-shoqëruesi i ministrit të Brendshëm dënohet me 8 vjet burg për trafik droge

20 September 2024 at 16:40

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 20 shtator deklarimin fajtor për trafik të narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal për ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe dy të pandehur të tjerë të hetuar prej vitit 2017 në kuadër të operacionit të […]

The post Ish-shoqëruesi i ministrit të Brendshëm dënohet me 8 vjet burg për trafik droge appeared first on Reporter.al.

KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

20 September 2024 at 12:31

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 10 shtator të ndërpresë vetingun për këshilltaren ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra, si dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se në momentin e hyrjes në […]

The post KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj appeared first on Reporter.al.

22 punonjës policie akuzohen se vodhën të ardhurat nga gjobat

20 September 2024 at 11:52

Prokuroria e Kukësit akuzon 22 punonjës të Policisë së Shtetit, të seksionit për sigurinë e autostradave Milot-Morinë, se kanë përvetësuar gjobat që u kanë vjelë drejtuesve të automjeteve me targa të huaja, të cilët janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Hetimi ka nisur bazuar në një informacion të dërguar nga vetë shefi […]

The post 22 punonjës policie akuzohen se vodhën të ardhurat nga gjobat appeared first on Reporter.al.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen

19 September 2024 at 18:14

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka paraqitur dorëheqje nga funksioni që ajo ushtron prej pesë vitesh. Informacioni për dorëheqjen e Toskës u bë me dije nga vetë Gjykata Kushtetuese, por nuk u bë publike arsyeja. Gjyqtarja Toska ishte e paarritshme për t’u pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes së saj. Elsa Toska u zgjodh […]

The post Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen appeared first on Reporter.al.

Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

19 September 2024 at 17:25

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo u përball të enjten më 19 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për një gjetje në kriterin e pasurisë dhe një tjetër në atë të pastërtisë së figurës. Rreth gjysmë ore pas përfundimit të seancës dëgjimore, trupa […]

The post Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom

19 September 2024 at 17:00

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator regjistrimin e një procedimi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, bazuar në një kallëzim të kryer nga Savino Cianci, administratori i shoqërisë Wisdom, sh.p.k., i njohur ndryshe si Kolegji Universitar Italian i Tiranës. Megjithatë, në njoftimin e shkurtër të prokurorisë, thuhet se çështja është në […]

The post Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

19 September 2024 at 15:17

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila, pasi i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi. Lila nuk ishte e pranishme […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila appeared first on Reporter.al.

Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë

19 September 2024 at 14:09

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator përfundimin e hetimeve ndaj ish-ortakut të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe ortakut të vetëm të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Musta. Por ashtu, çështja në ngarkim të dy të pandehurve për veprën penale “Falsifikimi i Dokumenteve” kryer në bashkëpunim, është dërguar për gjykim. Sipas prokurorisë, […]

The post Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë appeared first on Reporter.al.

Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra

19 September 2024 at 10:17

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Kastrati nuk ishte i pranishëm në seancën […]

The post Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

17 September 2024 at 21:36

Prokurori Sabri Kastrati i Prokurorisë së Lezhës u përball të martën më 17 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, […]

The post Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret appeared first on Reporter.al.

Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos

17 September 2024 at 19:00

Në procesin penal që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe vartësve të saj, tre ekspertë deklaruan se tunelet e rrugës së Arbrit kanë qenë të papërfunduara kur janë kolauduar si të tilla në vitin 2019. […]

The post Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos appeared first on Reporter.al.

Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë

17 September 2024 at 12:32

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 17 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë te këshilltares ligjore të Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Komisioni […]

The post Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila

12 September 2024 at 17:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 12 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Elbasanit, Zena Lila dhe pasi deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor u tërhoq për të marrë vendim që do ta shpalli më 19 shtator, në orën 14:00. Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh […]

The post KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila appeared first on Reporter.al.

❌
❌