❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

“Offshore nĂ« mes tĂ« TiranĂ«s”, Çollaku: QĂ«llime tĂ« errĂ«ta pas shtetit bektashi

25 September 2024 at 19:49

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Kreshnik Çollaku tha nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Euronews Albania se pas projektit tĂ« kryeministrit Edi Rama pĂ«r shtetin bektashi fshihen qĂ«llime tĂ« errĂ«ta.

Sipas tij qëllimi i Ramës është të krijojë një offshore financiar në mes të Tiranës.

“PĂ«r mua ose Ă«shtĂ« njĂ« gomarllĂ«k i plotĂ« ose kĂ«shtu fshihet njĂ« qĂ«llim totalisht i pandershĂ«m dhe gati i errĂ«t. UnĂ« mendoj qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« automatike nĂ«se kjo do tĂ« ndodhĂ«, kjo kthen nĂ« tĂ« drejtĂ« legjitime çdo komunitet fetar tĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« shtet. UnĂ« mendoj se ai gĂ«njen, vetĂ«m nĂ«se shpall njĂ« sulltanat. UnĂ« mendoj qĂ« ka qĂ«llime tĂ« mbrapshta, ai kĂ«rkon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« offshore financiar nĂ« mes tĂ« TiranĂ«s. NĂ« rast se vlen njĂ« apel i imi njerĂ«zor pĂ«r baba Mondin, mos u pĂ«rdorni . Rama po i fryn frymĂ«s sĂ« konfliktit mes komuniteteve fetare”, tha Çollaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Offshore nĂ« mes tĂ« TiranĂ«s”, Çollaku: QĂ«llime tĂ« errĂ«ta pas shtetit bektashi appeared first on Euronews Albania.

Nations League, dalin nĂ« shitje biletat pĂ«r ndeshjet ShqipĂ«ri-Çeki, ShqipĂ«ri-UkrainĂ«

25 September 2024 at 18:41

KombĂ«tarja shqiptare do tĂ« luajĂ« dy ndeshjet e fundit tĂ« Grupit B1 nĂ« UEFA Nations League nĂ« muajin nĂ«ntor, ndaj ÇekisĂ« (16 nĂ«ntor, 20:45) dhe UkrainĂ«s (19 nĂ«ntor, 20:45).

QĂ« tĂ« dyja kĂ«to pĂ«rballje do tĂ« luhen nĂ« stadiumin kuqezi “Air Albania”. Federata e Futbollit ka njoftuar se tĂ« gjithĂ« futbolldashĂ«sit dhe tifozĂ«t e KombĂ«tares nga sot do tĂ« kenĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« blejnĂ« biletat e tyre pĂ«r tĂ« dy takimet nĂ« ebileta.al.

Biletat e ndeshjes: ShqipĂ«ri – Çeki 

Biletat e ndeshjes: ShqipĂ«ri – Ukrainë  

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

“Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail).

NĂ« fund procedoni me pagesĂ«n, duke plotĂ«suar tĂ« dhĂ«nat e kartĂ«s tuaj. Pasi tĂ« konfirmohet pagesa, bileta do tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« adresĂ«n e-mail me tĂ« cilĂ«n jeni regjistruar nĂ« platformĂ« ”, bĂ«n me dije FSHF.

The post Nations League, dalin nĂ« shitje biletat pĂ«r ndeshjet ShqipĂ«ri-Çeki, ShqipĂ«ri-UkrainĂ« appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç: S’ka zgjidhje pĂ«r problemet nĂ« KosovĂ« derisa tĂ« ndryshojnĂ« rrethanat nĂ« botĂ«

25 September 2024 at 18:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të ndryshojnë rrethanat në botë dhe Serbia të mund të paraqesë kërkesat e saj në përputhje me Ligjin ndërkombëtar publik.

“Sikurse nĂ« botĂ«n moderne ende nuk ka kurĂ« efektive pĂ«r kancerin, e njĂ«jta Ă«shtĂ« pĂ«r problemet tona sa i pĂ«rket ‘KosovĂ«s dhe Metohisë’. PĂ«r tĂ« mbajtur gjĂ«rat nĂ«n kontroll dhe qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« jetohet – ky Ă«shtĂ« obligimi ynĂ« derisa rrethanat nĂ« botĂ« tĂ« ndryshojnĂ«, kur ne tĂ« jemi nĂ« gjendje tĂ« paraqesim kĂ«rkesa sipas normave tĂ« Ligjit ndĂ«rkombĂ«tar publik”, tha Vuçiç.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, gjatĂ« mbledhjes sĂ« AsamblenĂ« e Kombeve tĂ« Bashkuara, Vuçiç i akuzoi shtetet perĂ«ndimore se po shkelin normat e OKB-sĂ« dhe po shkelin rezolutĂ«n 1244 tĂ« OKB-sĂ«. Ai tha se aktualisht “nuk ka drejtĂ«si pĂ«r serbĂ«t nĂ« KosovĂ«â€.

“Kur liderĂ«t kĂ«tu flasin me pasion pĂ«r nevojĂ«n qĂ« Ukraina tĂ« jetĂ« e lirĂ«, pĂ«r respektimin e OKB-sĂ« dhe KartĂ«s sĂ« saj, rezolutave, unĂ« mendohem se pse ata nuk e respektojnĂ« KartĂ«n e OKB-sĂ« dhe rezolutĂ«n 1244 kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r integritetin territorial tĂ« SerbisĂ«â€, deklaroi Vuçiç.

Ai po ashtu tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Gjatë fjalimit në OKB, Vuçiç tha se nuk u respektua Karta e OKB-së, kur NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç: S’ka zgjidhje pĂ«r problemet nĂ« KosovĂ« derisa tĂ« ndryshojnĂ« rrethanat nĂ« botĂ« appeared first on Euronews Albania.

Qeveria vendos mbylljen e Kolegjit Universitar “Wisdom”

25 September 2024 at 18:09

Kolegji universitar Wisdom është mbyllur. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku theksohet se ky institucion ka detyrimin ligjor të kthejë pagesat e kryera nga çdo student për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj studentit.

“NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« shkronjĂ«s “l”, tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 7, tĂ« ligjit nr.80/2015, “PĂ«r arsimin e lartĂ« dhe kĂ«rkimin shkencor nĂ« institucionet e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, me propozimin e ministrit tĂ« Arsimit dhe Sportit, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Mbylljen e veprimtarisĂ« sĂ« kolegjit universitar “Wisdom”, i cili e ka ushtruar veprimtarinĂ« nĂ« qytetin e TiranĂ«s.
  2. Kolegji universitar “Wisdom” ka kĂ«to detyrime:
  3. a) Të mbyllë të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë akademike dhe kërkimore-shkencore, për vitin akademik 2023-2024, deri në përfundimin e tij, në të gjitha programet e studimit të ofruara;
    b) TĂ« pĂ«rgatisĂ« dosjen pĂ«r çdo student qĂ« nuk ka pĂ«rfunduar programin pĂ«rkatĂ«s tĂ« studimit, me tĂ« gjithĂ« dokumentacionin e nevojshĂ«m qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r transferimin e tij nĂ« njĂ« institucion tjetĂ«r tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«, qĂ« plotĂ«son kriteret ligjore pĂ«r transferimin e studimeve dhe t’ia vĂ«rĂ« atĂ« nĂ« dispozicion vetĂ« studentit, pa asnjĂ« detyrim financiar shtesĂ« nga ana e tij, brenda 30 (tridhjetĂ«) ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«tij vendimi;
    c) Të kthejë pagesat e kryera nga çdo student për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj studentit;
    ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e tij akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
    d) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave, të parashikuara në këtë vendim.
    dh) Të vendosë në dispozicion personel akademik dhe administrativ të nevojshëm deri në përfundimin e procesit për mbylljen e tij, sipas afateve të përcaktuara në këtë vendim.
  4. Vula e kolegjit universitar “Wisdom” asgjĂ«sohet sipas procedurave tĂ« parashikuara nĂ« kuadrin ligjor nĂ« fuqi.
  5. TĂ« gjitha shpenzimet pĂ«r kryerjen e procedurave pĂ«r mbylljen e kolegjit universitar “Wisdom”, nĂ« zbatim tĂ« kĂ«tij vendimi, pĂ«rballohen nga ana e institucionit jopublik tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«/personit juridik qĂ« e pĂ«rfaqĂ«son.
  6. Institucionet e arsimit tĂ« lartĂ« pranojnĂ« deri nĂ« datĂ«n 20.11.2024 aplikimet pĂ«r transferimin e studentĂ«ve tĂ« kolegjit universitar “Wisdom”, pĂ«r vitin akademik 2024-2025, nĂ« programe tĂ« njĂ«jta apo tĂ« ngjashme studimi, kur plotĂ«sojnĂ« kriteret ligjore.
  7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra KombĂ«tare e Biznesit, Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Arkivave, Qendra e ShĂ«rbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit tĂ« CilĂ«sisĂ« nĂ« Arsimin e LartĂ« dhe kolegji universitar “Wisdom”/personi juridik “Wisdom”, sh.p.k., pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi”, thuhet nĂ« VKM e publikuar nĂ« faqen zyrtare tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

AdministratorĂ«t e kolegjit privat “Wisdom” nĂ« TiranĂ« dhe 7 persona tĂ« tjerĂ« janĂ« arrestuar nga policia italiane. Ata akuzohen se kanĂ« shitur diploma dhe certifikata false nĂ« Itali, pasi mĂ« herĂ«t kanĂ« tentuar tĂ« korruptojnĂ« drejtues tĂ« lartĂ« tĂ« arsimit nĂ« ShqipĂ«ri.

Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar se cifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano kanë korruptuar presidenten e Këshillit të Akreditimit në Shqipëri, Shqiponja Telhaj me një çantë me vlerë 1150 euro, madje duke tentuar të hyjnë deri në Ministrinë e Arsimit me dhurata të shtrenjta.

Por, vetë Telhaj thotë se nuk e njeh çiftin Italian, dhe për të përmendja në dosjen Wisdom është e gjitha shpifje.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti privat printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë euro në profilin e hotelerisë, 9 mijë euro në drejtësi dhe 19 mijë euro në shkencat e edukimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria vendos mbylljen e Kolegjit Universitar “Wisdom” appeared first on Euronews Albania.

90 mijë të zhvendosur në Liban, disa dhjetëra të vrarë vetëm të mërkurën

25 September 2024 at 18:02

Rreth 90 mijë qytetarë libanezë janë zhvendosur që prej së hënës si pasojë e sulmeve izraelite, me të dyja palët që po i afrohen një lufte të mirëfilltë.

Kështu thonë të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave shifra totale e të zhvendosurve brenda shtetit të Libanit ka shkuar mbi 200 mijë, duke iu shtuar rreth 112 mijë të larguarve që prej tetorit të kaluar.

Ndërkohë, disa dhjetëra persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën ditën e mërkurë, pasi ushtria izraelite kreu një tjetër valë sulmesh në jug të vendit.

Më herët gjatë ditës ishte Hezbollahu që qëlloi një duzinë raketash ndaj shtetit hebre, përfshirë një me rreze të gjatë, që aktivizoi sirenat e alarmit në Tel Aviv.

Autoritetet izraelite deklaruan se e kishin interceptuar në ajër raketën dhe se ajo nuk kishte shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Ndërkohë, gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur baza të shumta të Hezbollahut, përfshirë depozita armatimesh.

Shteti hebre saktësoi gjithashtu se kishte identifikuar, goditur dhe shkatërruar një ndërtesë në jug të Libanit, prej nga ishte lëshuar një raketë e sofistikuar ndaj Izraelit.

Të martën u vra një komandant i lartë i lëvizjes islamike, në kuadër të fushatës së bombardimeve, që la mbi 560 të vdekur dhe disa mijëra të zhvendosur nga jugu i Libanit.

Familjet që u larguan u vendosën në qytetet Bejrut dhe Sidon, duke fjetur në makina, shkolla dhe parkingje të kthyera në streha, si dhe përgjatë vijës së plazhit.

The post 90 mijë të zhvendosur në Liban, disa dhjetëra të vrarë vetëm të mërkurën appeared first on Euronews Albania.

Reduktimi i dëmit në shëndet, stili i jetesës, faktor në uljen e vdekshmërisë

25 September 2024 at 16:59

Reduktimi i dëmit në shëndet me anë të stilit të jetesës ka mbledhur së bashku në konferencën e 11 kombëtare ekspertë të shëndetësisë, të cilët teksa referuan shifrat e shumë sëmundjeve që po përparojnë, theksin e vunë tek nevoja për marrjen e masave parandaluese në reduktimin e dëmit.

“Dieta Ă«shtĂ« njĂ« faktor rreziku dhe llogaritet 27% e vdekjeve dhe 7% e barrĂ«s sĂ« sĂ«mundjeve nĂ« total, kemi prevalencĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« obezitetit, hipertensionit, dhe 1 nĂ« 4 fĂ«mijĂ« kryejnĂ« aktivitet fizik”, tha Blerta Brati, zv/drejtore e ISHP.

Për ekspertët tashmë koha ka ndryshuar dhe nuk është më sëmundja në qendër të vëmendjes, por shëndeti, dhe për të pasur një popullatë të shëndetshme nuk mjafton vetëm sistemi shëndetësor, por duhet dhe edukimi i popullatës drejt një stili jetese të shëndetshme që do të çonte në reduktim të shumë sëmundjeve që janë të parandalueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

The post Reduktimi i dëmit në shëndet, stili i jetesës, faktor në uljen e vdekshmërisë appeared first on Euronews Albania.

Kujdes nga helmimet ushqimore, infeksionisti: Shkak i infeksioneve në traktin tretës

25 September 2024 at 16:48

NjĂ« pakujdesi e vogĂ«l nĂ« ushqimet apo lĂ«ngjet qĂ« konsumojmĂ« mund tĂ« na krijojĂ« probleme shĂ«ndetĂ«sore, tĂ« cilat mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« edhe shtrim nĂ« spital pĂ«r t’u trajtuar.

Në një intervistë për Euroneës Albania, mjeku infeksionist Arben Pilaca shprehet se pasiguria ushqimore dhe stili i të jetuarit mund të na shkaktojnë probleme dhe të jenë burim për infeksione.

“NĂ«se kĂ«to produkte janĂ« tĂ« kontaminuara, nuk janĂ« nĂ« cilĂ«sinĂ« e duhur higjienike, sigurisht janĂ« burim pĂ«r goditjen e parĂ« tĂ« shĂ«ndetit tĂ« njerĂ«zve”, thotĂ« mjeku.

Përgjatë verës vërehet edhe numri më i madh i personave që kërkojnë ndihmë për infeksion të traktit tretës.

“Kur njerĂ«zit lĂ«vizin, shkojnĂ« nĂ«pĂ«r pushime, udhĂ«tojnĂ« shumĂ«, konsumojnĂ« produktet e rrugĂ«s, bĂ«jnĂ« kampingje, humbet vigjilenca, pra nĂ« periudhĂ«n e verĂ«s konstatojmĂ« qĂ« kemi njĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« personave qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« pĂ«r infeksionet e traktit tretĂ«s. ShkaktarĂ«t janĂ« tĂ« ndryshĂ«m, duhet tĂ« kemi gjithmonĂ« kujdes atĂ« çfarĂ« konsumojmĂ«â€, shprehet Pilaca.

Sëmundjet nuk janë të shkëputura nga gjendja e përgjithshme imunitare, ndaj këshillat e mjekut janë për kujdes të gjithanshëm në reduktimin e dëmeve në shëndet.

“PĂ«rtej porosive qĂ« japin pĂ«r higjienĂ«n, kujdesin, gjithçka konsumojmĂ«, njĂ« porosi tjetĂ«r Ă«shtĂ« si tĂ« menaxhojmĂ« stresin, stresi ndikon tek imuniteti njerĂ«zor, ne duhet tĂ« bĂ«jmĂ« jetĂ« tĂ« shĂ«ndetshme se dhe gjumi i mirĂ« i plotĂ«, qetĂ«sia, pushimi organik, menaxhimi i stresit ndikojnĂ« qĂ« ne t’i pĂ«rballojmĂ« mĂ« mirĂ« dhe infeksionet qĂ« vijnĂ« nga trakti tretĂ«s”, thotĂ« mjeku.

Mjekët pohojnë se personat me imunitet të komprometuar, fëmijët, të moshuarit apo të sëmurët kronikë janë më të predispozuar për të kaluar në forma të rënda infeksionet e traktit tretës.

 

 

The post Kujdes nga helmimet ushqimore, infeksionisti: Shkak i infeksioneve në traktin tretës appeared first on Euronews Albania.

Bie me 70% prodhimi i fasules, fermerët e Korçës: Moti i nxehtë pengoi rendimentin

25 September 2024 at 16:37

Fermerët e fshatit Kreshpanj të njohur për kultivimin e fasules këtë sezon për shkak të kushteve atmosferike kanë humbur më shumë se 70% të prodhimit të varieteteve të fasules.

Një pjesë e fermerëve i kanë lënë sipërfaqet e mbjella pa vjelë, pasi prodhimi nuk ka pasur rendiment.

“Arsyeja Ă«shtĂ« temperaturat e larta dhe nuk dha rezultat. Nuk ja vlen ta vjelĂ«sh. Thjesht do e lirojmĂ« degĂ«n, ndryshe nuk ka asgjĂ«. Do vilet siç vilej mĂ« parĂ« fasulja pllaqi. ËshtĂ« rendiment i ulĂ«t kudo. Me 0 sivjet. CilĂ«si e dobĂ«t. Me humbje, me 0. Tokat me qira, plugimi, kostoja e lartĂ«, rezultat nuk dha, Ă«shtĂ« drejt falimentimit”, thotĂ« njĂ« fermer.

“Sivjet morĂ«m rendiment tĂ« ulĂ«t nga thatĂ«sira. Ku kishte parĂ« Korça 37 gradĂ«, plus u ra sĂ«mundja, i bĂ«ra tri herĂ« mĂ« ilaç e prapĂ« jo. E lĂ«nĂ« pa vjelĂ« se s’ka asnjĂ« fasule”, shprehet njĂ« tjetĂ«r.

Fatmir Ferhatllari, një nga fermerët me sipërfaqen me të madhe të kultivuar të fasules thotë se rendimenti i ulët nuk rrezikon rritjen e çmimit, pasi edhe cilësia është e dobët.

Në fshatin Kreshpanj janë mbjellë më shumë se 30 hektarë me fasule klasike dhe afro 5 hektarë me fasule pllaqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Bie me 70% prodhimi i fasules, fermerët e Korçës: Moti i nxehtë pengoi rendimentin appeared first on Euronews Albania.

A po funksionojnë sanksionet? Pajisjet mikro-elektronike ende në armët ruse

25 September 2024 at 16:29

Mikroqarqet, gjysmëpërçuesit dhe pajisje të tjera mikro elektronike nga SHBA, Kina dhe BE vazhdojnë të gjenden në dronët dhe raketat që Rusia përdor në Ukrainë. Vladisllav Vllasiuk, këshilltar i presidentit Zelensky, thotë se Moska ka qenë në gjendje të plotësojë nevojat ushtarake pavarësisht impaktit të sanksioneve.

“RusĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« blejnĂ« ato pjesĂ« dhe tĂ« prodhojnĂ« armĂ« tĂ« reja, pĂ«rfshirĂ« raketa dhe dronĂ«. Por ne jemi tĂ« gĂ«zuar qĂ« rusĂ«t po marrin mĂ« pak pajisje dhe qĂ« po paguajnĂ« njĂ« çmim shumĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r to”, thotĂ« Vladyslav Vlasiuk, kĂ«shilltar i presidentit ukrainas.

“Ne vlerĂ«sojmĂ« se nĂ« disa raste çmimet pĂ«r pajisjet mikro-elektronike janĂ« 125 pĂ«r qind mĂ« tĂ« shtrenjta dhe nĂ« disa raste 300 pĂ«r qind. Kjo, nĂ« tĂ«rĂ«si pĂ«rbĂ«n njĂ« dĂ«m tĂ« konsiderueshĂ«m pĂ«r industrinĂ« ushtarake ruse”, shprehet David O’Sullivan, i emĂ«ruar i BE-sĂ« pĂ«r sanksionet.

Por ndërsa Brukseli thotë se sanksionet po funksionojnë dhe janë çështje implementimi, Kievi beson se ka ende shumë për të bërë.

“Ne propozojmĂ« tĂ« vendosim sanksione ndaj gjithĂ« sektorit financiar rus. MendojmĂ« se kjo do tĂ« dekurajonte institucionet financiare tĂ« vendeve tĂ« treta tĂ« bĂ«nin biznes me ato ruse dhe do tĂ« ngadalĂ«sonte, nĂ« mos bllokonte, çdo transaksion nĂ« pĂ«rfitim tĂ« ekonomisĂ« ruse. Ky Ă«shtĂ« dhe propozimi mĂ« radikal qĂ« kemi parashtruar nĂ« tryezĂ«â€, thotĂ« Vlasiuk.

Kur kanë kaluar 2 vjet e gjysmë nga pushtimi dhe vendosja e sanksioneve, ekonomia ruse deri më sot ka arritur të rezistojë dhe vazhdon të furnizojë luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post A po funksionojnë sanksionet? Pajisjet mikro-elektronike ende në armët ruse appeared first on Euronews Albania.

I mori 20 mijĂ« € njĂ« biznesmeni duke u hequr si zyrtar shteti, arrestohet 26-vjeçari

25 September 2024 at 16:23

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20000 euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Apps” u vu nĂ« pranga shtetasi Sh. S., 26 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«.

26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I mori 20 mijĂ« € njĂ« biznesmeni duke u hequr si zyrtar shteti, arrestohet 26-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Makina përplas motorin në Korçë, plagoset drejtuesi

24 September 2024 at 22:36

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së martës në Korçë.

Aksidenti ndodhi nĂ« lagjen nr. 16 tĂ« qytetit juglindor. Policia pĂ«rmes njĂ« njoftimi bĂ«ri me dije se motomjeti me drejtues shtetasin  E. V., 37 vjeç, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina përplas motorin në Korçë, plagoset drejtuesi appeared first on Euronews Albania.

“Ministra, prokurorĂ« e gjyqtarĂ« nĂ« pĂ«rgjime me krimin”, deklarata e fortĂ« e Çollakut

24 September 2024 at 22:04

Gazetari Basir Çollaku tha nĂ« emisionin Now nĂ« Euronews Albania se njĂ« pjesĂ« e prokurorĂ«ve dhe gjyqtarĂ«ve tĂ« SPAK dhe GJKKO janĂ« pjesĂ« e dosjeve qĂ« kanĂ« dalĂ« nga pĂ«rgjimet e sjella nga partnerĂ«t evropianĂ«.

Çollaku u shpreh se nĂ« pĂ«rgjime ka edhe emra ministrash e deputetĂ«sh qĂ« qĂ«ndrojnĂ« prej 1 viti e gjysmĂ« nĂ« SPAK dhe nuk hetohen.

“NjĂ« pjesĂ« e prokurorĂ«ve dhe gjyqtarĂ«ve janĂ« tĂ« inkriminuar, mbi bazĂ«n e materialeve qĂ« ata i kanĂ« tĂ« ardhurave nga perĂ«ndimi, nga Franca, Holanda dhe Belgjika ku prokurorĂ« tĂ« SPAK dhe GJKKO janĂ« pjesĂ« e dosjeve dhe po mbrojnĂ« njĂ«ri-tjetrin, kanĂ« dalĂ« nĂ« pĂ«rgjime duke folur me trafikantĂ« me banditĂ« dhe ne merremi pse mi pagoi ilaçet mua fĂ«mija. Kjo nuk Ă«shtĂ« drejtĂ«si, Ă«shtĂ« inkuzicion. Ka edhe pĂ«r deputetĂ«, ka edhe pĂ«r ministra dhe janĂ« prej 1 viti e gjysmĂ« aty. JanĂ« tĂ« zbardhura, i kanĂ« me emra dhe mbiemra”, tha gazetari.

 

The post “Ministra, prokurorĂ« e gjyqtarĂ« nĂ« pĂ«rgjime me krimin”, deklarata e fortĂ« e Çollakut appeared first on Euronews Albania.

Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Nju Jork: Hapa vendimtarë drejt së ardhmes

24 September 2024 at 21:45

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot, gjatë një takimi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, se Turqia dhe Greqia mund të ndërmarrin hapa vendimtarë drejt së ardhmes bazuar në fqinjësinë e mirë dhe se forcimi i dialogut ndërmjet dy vendeve dhe duke vepruar në përputhje me parimet e Deklaratës së Athinës, të jetë me përfitim reciprok.

Erdogan dhe Mitsotakis diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë, si dhe çështje rajonale dhe globale në selinë e OKB-së, raportoi Anadolia.

Presidenti turk tha se sulmet izraelite në rajone të ndryshme, veçanërisht në Rripin e Gazës, kanë në shënjestër civilët e pafajshëm dhe se ekziston rreziku që kriza të përhapet në rajon dhe se është e rëndësishme të bëhet presion mbi Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihma humanitare për Gazën pa asnjë pengesë.

U vendos që takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë të mbahet në Turqi në muajt e parë të vitit 2025.

 

The post Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Nju Jork: Hapa vendimtarë drejt së ardhmes appeared first on Euronews Albania.

Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike

24 September 2024 at 20:41

Sipas një sondazhi të ri, Nënpresidentja Kamala Harris gëzon një mbështetje më të madhe mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike, ata nga Havai dhe amerikanët me orgjinë nga ishujt e Oqeanit Paqësor, sesa ish-Presidenti Donald Trump. Këto grupe votuesish kanë gjithashtu më shumë gjasa të besojnë se ajo është kandidatja që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre politike.

Sondazhi i ri nga organizata “AAPI Data” dhe “APIAVote” zbulon se rreth 6 nĂ« 10 votues amerikanĂ« me origjinĂ« aziatike kanĂ« njĂ« opinion tĂ« favorshĂ«m pĂ«r kandidaten demokrate Harris, ndĂ«rsa rreth njĂ« e treta kanĂ« njĂ« pikĂ«pamje tĂ« pafavorshme pĂ«r tĂ«. VetĂ«m 3 nĂ« 10 votues tĂ« kĂ«tij grupi kanĂ« njĂ« pikĂ«pamje pozitive pĂ«r kandidatin republikan Donald Trump dhe rreth dy tĂ« tretat kanĂ« njĂ« mendim negativ pĂ«r tĂ«, shkruan VOA.

Anketa tregon shtimin e mbĂ«shtetjes pĂ«r zonjĂ«n Harris nga tetori i vitit 2023, kur njĂ« sondazh i agjencisĂ« sĂ« lajmeve Associated Press, QendrĂ«s NORC dhe organizatĂ«s “AAPI Data” gjeti se rreth gjysma e tĂ« rriturve tĂ« kĂ«tij grupi votuesish kishin njĂ« pikĂ«pamje tĂ« favorshme pĂ«r tĂ«. Opinionet e votuesve tĂ« kĂ«tij grupi pĂ«r zotin Trump nuk patĂ«n ndonjĂ« ndryshim.

Kamala Harris, me origjinë zezake dhe aziatike, ka punuar për të fituar mbështetjen e këtyre grupeve votuesish në shtetet e pavendosura si Xhorxhia, ku numri i tyre po rritet. Por ndërsa sondazhi tregon se votuesit amerikanë me origjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit kanë shumë më shumë gjasa të shohin identitetin e tyre kulturor të pasqyruar tek ajo sesa tek zoti Trump, rreth gjysma e tyre thonë se zonja Harris përfaqëson më mirë origjinën dhe kulturën e tyre krahasuar me rreth 1 në 10 që thonë këtë për zotin Trump. Nuk është e qartë se si do të ndikojë kjo në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Vetëm rreth 3 në 10 votues të këtij grupi thonë se identiteti aziatik i zonjës Harris është jashtëzakonisht apo shumë i rëndësishëm për ta. Rreth 7 në 10 amerikanë me prejardhje nga India e shohin zonjën Harris si kandidaten që përfaqëson më mirë prejardhjen dhe kulturën e tyre, gjë që është më e lartë se amerikanët me origjinë aziatike në përgjithësi.

Ping Hackl, një 27-vjeçare kinezo-amerikane, e cila jeton në Tulsa të Oklahomës do të votojë për zonjën Harris, por jo për shkak të racës apo gjinisë së kandidates demokrate.

“Nuk mĂ« intereson vĂ«rtet. Ajo mund tĂ« jetĂ« kushdo”, tha zonja Hackl.

Zonja Hackl thotĂ« se pĂ«r tĂ« ka rĂ«ndĂ«si mbrojtja e demokracisĂ« dhe shmangia e pĂ«rçarjeve, qĂ« mund tĂ« çojnĂ« nĂ« dhunĂ« politike. Ajo mendon se zoti Trump â€œĂ«shtĂ« shumĂ« i rrezikshĂ«m pĂ«r vendin”.

Në fakt, sondazhi tregon se gjinia e zonjës Harris mund të jetë më e rëndësishme për votuesit amerikanë me prejardhje aziatike sesa prejardhja e saj racore. Ndërsa fushata e zonjës Harris ka shmangur theksimin se ajo mund të jetë presidentja e parë grua, rreth gjysma e votueseve me prejardhje aziatike thonë se identiteti i saj si grua është jashtëzakonisht apo shumë i rëndësishëm.

Rezultatet e anketĂ«s sugjerojnĂ« se votuesit amerikanĂ« me orgjinĂ« aziatike dhe nga ishujt e paqĂ«sorit mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« prirur tĂ« kontaktohen nga ekipet e fushatave tĂ« demokratĂ«ve. Rreth 4 nĂ« 10 votues tĂ« kĂ«tij grupi thanĂ« se janĂ« kontaktuar nga Partia Demokrate “shumĂ«â€ ose “disa” herĂ« vitin e kaluar, ndĂ«rsa rreth 3 nĂ« 10 thanĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« pĂ«r PartinĂ« Republikane.

Ish Presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan për postin e nënpresidentit, JD Vance, kohët e fundit u kanë bërë jehonë gjithashtu stereotipeve të vjetra për amerikanët me origjinë aziatike dhe ushqimin e tyre duke përforcuar thashethemet e rreme se emigrantët nga Haiti në Springfield të Ohajos po hanë kafshë shtëpiake.

Anketa tregon se çështja e racizmit Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r kĂ«tĂ« grup grup votuesish. Rreth 7 nĂ« 10 votues me orgjinĂ« aziatike apo nga ishujt e paqĂ«sorit thonĂ« se “nuk do tĂ« mund tĂ« votonin kurrĂ«â€ pĂ«r njĂ« kandidat qĂ« nuk ndan pikĂ«pamjet e tyre mbi racizmin apo diskriminimin, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« çështje mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sesa ekonomia.

Megjithatë, jo të gjithë votuesit me origjinë aziatike dhe nga ishujt e paqësorit kanë pikëpamje negative për zotin Trump. Jihua Ma, një shtetas amerikan 45-vjeçar me origjinë nga Kina, që jeton në Boston, është republikan dhe votoi për zotin Trump në vitin 2020. Ai mendon se zoti Trump është ende udhëheqësi më efektiv në këtë garë presidenciale.

“UnĂ« po zgjedh dikĂ« qĂ« tĂ« drejtojĂ« vĂ«rtet kĂ«tĂ« vend, jo dikĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« mik, njĂ« person i mirĂ«â€, tha ai pĂ«r zotin Trump.

Jihua Ma dëshiron dikë që do të kontrollojë inflacionin dhe kufirin, dhe ai nuk është i kënaqur me propozimet e zonjës Harris për këto çështje.

The post Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike appeared first on Euronews Albania.

Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

24 September 2024 at 17:48

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet tĂ« tĂ«rhiqen nga bota dhe tĂ« veprojnĂ« tĂ« vetĂ«m, teksa Izraeli dhe Hezbollahu –grupi libanez i shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA-ja – janĂ« nĂ« prag tĂ« njĂ« lufte nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« Liban, dhe Izraeli po vazhdon ofensivĂ«n nĂ« GazĂ«.

NĂ« fjalimin e tij nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara, Biden foli pĂ«r nevojĂ«n qĂ« t’i jepet fund konfliktit nĂ« Lindjen e Mesme, luftĂ«s civile 17-mujore dhe vuri nĂ« pah mbĂ«shtetjen e SHBA-sĂ« dhe aleatĂ«ve perĂ«ndimorĂ« pĂ«r Kievin, qĂ« po pĂ«rballet me pushtimin e UkrainĂ«s tĂ« nisur nga Rusia mĂ« 2022.

Biden kërkoi që të vazhdohet të mbështetet Ukraina, mbështetje që mund të vihet në dyshim nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Megjithatë, Biden insistoi se pavarësisht konflikteve globale, ai mbetet me shpresë për të ardhmen.

“E di qĂ« shumĂ« e shohin botĂ«n sot dhe shohin vĂ«shtirĂ«si e reagojnĂ« me dĂ«shpĂ«rim, por unĂ« nuk veproj kĂ«shtu”, tha Biden.

“Jemi mĂ« tĂ« fortĂ« sesa mendojmĂ«â€ kur bota vepron sĂ« bashku, shtoi ai.

Biden nisi mandatin presidencial me pretimin pĂ«r ripĂ«rtĂ«ritjen e raporteve tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« mbarĂ« botĂ«n dhe largimin nga “luftĂ«rat e pafundme” nĂ« Afganistan dhe Irak.

“Isha i vendosur qĂ« t’iu jepja fund [kĂ«tyre luftĂ«rave] dhe e bĂ«ra”, tha Biden pĂ«r largimin e trupave amerikane nga Afganistani, duke e cilĂ«suar si “vendim tĂ« vĂ«shtirĂ«, por vendim i duhur”.

Ai foli edhe për dy konfliktet më të mëdha aktualisht, ai në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

“GjithmonĂ« ka forca qĂ« duan tĂ« na pĂ«rçajnĂ«â€, tha Biden, duke shtuar se e refuzon dĂ«shirĂ«n “qĂ« tĂ« tĂ«rhiqemi nga bota dhe tĂ« qĂ«ndrojmĂ« vetĂ«m”.

SHBA-ja një ditë më herët tha se do të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, rajon ku aktualisht ka afër 40.00 trupa. Shtëpia e Bardhë ka insistuar se Izraeli dhe Hezbollahu ende kanë kohë që të shtensionojnë situatën.

“Lufta nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« [nĂ« Lindjen e Mesme] nuk Ă«shtĂ« nĂ« interesin e askujt”, tha Biden, dhe tha se pavarĂ«sisht pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« dhunĂ«s, zgjidhja paqĂ«sore Ă«shtĂ« rruga e vetme drejt paqes.

 

The post Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Shoqatat islame protestë para KMSH, kundër gylenistëve dhe shtetit bektashi

24 September 2024 at 17:17

PĂ«rpara Komunitetit Mysliman ka nisur njĂ« protestĂ« me sloganin “Jo nĂ« emrin tim”.

Sipas organizatorëve, protesta është thirrur në mbështetje të Palestinës dhe për të dënuar takimin e nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit.

Gjithashtu, në protestë do të dënohet propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë.

Protesta do të organizohet nga disa shoqata islame dhe të shoqërisë civile, përfshirë: Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologëve, Palestina e Lirë dhe Qendra për Kulturën Islame Evropiane.

Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e KMSH me qëllim mbarëvajtjen e protestës, mes tyre edhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

The post Shoqatat islame protestë para KMSH, kundër gylenistëve dhe shtetit bektashi appeared first on Euronews Albania.

Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut

24 September 2024 at 16:52

Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur kryeqytetin libanez për të dytën herë me radhë në ditët e fundit.

“Izraeli armik goditi nĂ« Gobeiri nĂ« periferi tĂ« Bejrutit, duke vrarĂ« gjashtĂ« persona dhe duke plagosur 15 tĂ« tjerĂ«â€, tha Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e Libanit pĂ«rmes njĂ« deklarate pĂ«r media.

Më herët, ekipet e shpëtimit, të lidhur me Hezbollahun, raportuan për tri viktima nga sulmi.

Ushtria izraelite tha se ka kryer “njĂ« sulm tĂ« shĂ«njestruar nĂ« Bejrut”, por nuk dha detaje tĂ« mĂ«tejme.

Edhe tĂ« hĂ«nĂ«n, Izraeli tha se kishte kryer njĂ« “sulm tĂ« shĂ«njestruar” nĂ« Bejrut.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Por, sulmet ajrore izraelite në Liban të hënën vranë më shumë se 550 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, dita më vdekjeprurëse që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan luftë më 2006.

Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar.

Javën e kaluar, Izraeli po ashtu ka sulmuar jugun e Bejrutit, duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjashtë të vrarë në një sulm izraelit në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës për masën e sigurisë

24 September 2024 at 16:35

Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar 2 masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave ne bregdet.

Hetimet ndaj ish-kryebashkiakut kanë nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, por më pas dosja u transferua në prokurorinë e posaçme.

Sipas hetimeve Goro në vitin 2016-të ka trajtuar një kërkesë të Arqile Bollanës në bazë të ligjit 7051 për pajisje të aktit të marrjes së tokës në pronësi duke i dhënë një sipërfaqe prej 4263 metra katror tokë në kundërshtim me ligjin.

Por nga verifikimet e prokurorisë, rezulton se Bollano është përfitues i një sipërfaqe prej 7700 m2 që e zotëron prej vitit 1996 dhe në këtë mënyrë Goro akuzohet për shpërdorim të detyrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës për masën e sigurisë appeared first on Euronews Albania.

123 artistë të vrarë në Ukrainë, njerëzit e artit në mbrojtje të identitetit

24 September 2024 at 15:55

Rreth 123 artistë ukrainas janë vrarë në luftë, duke mbrojtur Ukrainën me armë në duar.

Lajmin e bëri me dije për mediat e huaja, ministri i Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike të Ukrainës.

“Kjo luftĂ« synon me tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« shkatĂ«rrojĂ« gjithçka ukrainase: kulturĂ«n, gjuhĂ«n, identitetin ukrainas. Ne tashmĂ« kemi brezin tonĂ« tĂ« artistĂ«ve. KĂ«ta janĂ« 123 artistĂ« qĂ« mbrojtĂ«n historinĂ« tonĂ« me armĂ« nĂ« duart e tyre”, tha ai.

Ai vuri në dukje se çështja e ruajtjes së identitetit ukrainas, e cila është pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, është një detyrë e sigurisë kombëtare.

“Kuptohet se kjo luftĂ« ka shenja serioze gjenocidi. Dhe ne do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« tĂ« prezantohet nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« nĂ« institucionet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, tha ministri.

Sipas tij, në takimet me partnerët perëndimorë po diskutohet çështja e strategjisë se si të bëhet e mundur që jo vetëm të ruhet ajo që ka mbetur, por edhe të kthehen ato trashëgimi që kanë mbetur në territoret e pushtuara.

Sakaq, kultura e Ukrainës është diskutuar dhe tek takimi liderëve të G7, në Itali.

The post 123 artistë të vrarë në Ukrainë, njerëzit e artit në mbrojtje të identitetit appeared first on Euronews Albania.

Barcelona në kërkim të portierit, kërkohet ndihma e Lewandowskit

24 September 2024 at 15:50

Dëmtimi i Ter Stegen ka shkaktuar një situatë aspak normale te Barcelona e cila po sheh alternativat për zëvendësimin e tij, të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

Inaki Pena nuk ofron sigurinë e duhur në katërkëndësh, kështu që Hansi Flick po kërkon një tjetër emër, ku eksperienca është pika më e fortë.

Një ndër lojtarët e qarkulluar është Bravo, Navas, por edhe Shezni. Ky i fundit i dha lamtumirën futbollit profesionist, ku pak ditë më parë u përshëndet me shokët e skuadrës te Juventus.

Me planin për të mos u rikthyer më në këto nivele 34-vjeçari bëri me dije se nuk do të kthehej më as te kombëtarja polake.

Ky vendim ndoshta edhe mund tĂ« zhbĂ«het, sidomos kur nĂ« negociata Ă«shtĂ« kapiteni Robert Lewandowski. Ky i fundit Ă«shtĂ« negociatori i katalanasve i cili do tĂ« bindĂ« Sheznin pĂ«r t’ju bashkuar BarcelonĂ«s deri nĂ« fund tĂ« sezonit, tĂ« paktĂ«n sipas asaj qĂ« mediat spanjolle raportojnĂ«.

Ende nuk është konfirmuar asgjë, por plani i Flick ky është, afrimi i një portieri pa ekip, me kosto zero në blerje, por që ofron sigurinë në katërkëndësh, e këto kritere, polaku i plotëson.

 

The post Barcelona në kërkim të portierit, kërkohet ndihma e Lewandowskit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌