Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 September 2024Main stream

Durrës| Goditi me mjet prerës një 35-vjeçar, në kërkim autori i ngjarjes

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 13:54

Ditën e sotme, rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç.

Ky i fudnit, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë,  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Goditi me mjet prerës një 35-vjeçar, në kërkim autori i ngjarjes appeared first on Euronews Albania.

“Më e bukur brenda se jashtë”, Musk mohon lidhjen romantike me kryeministren Meloni

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 13:30

Elon Musk ka mohuar të ketë një lidhje romantike me kryeministren italiane Giorgia Meloni, pasi një foto e tyre duke u parë me mall në sytë e njëri-tjetrit u bë virale.

Sipërmarrësi miliarder dhe kryeministrja e Italisë u fotografuan gjatë një eventi ku Musk i dhuroi zonjës Meloni çmimin Global Citizen nga Atlantic Council.

Fotoja nga në Nju Jork ndezi rrjetin, ku shumë njerëz shkruanin: “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas…”

Por Musk, u përgjigj në X, duke thënë: “Unë isha atje me mamin tim. Nuk ka asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni”.

Thuhet se Meloni kishte kërkuar që Musk të ishte personi që do t’i dorëzonte çmimin në ngjarjen e së hënës, ndërsa biznesmeni fluturoi në Itali dy herë vitin e kaluar për të takuar udhëheqësen italiane.

Sipërmarrësi i teknologjisë lavdëroi udhëheqësen e Brothers of Italy teksa i dorëzoi çmimin, duke thënë se ajo ishte “dikush që është edhe më e bukur brenda se jashtë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më e bukur brenda se jashtë”, Musk mohon lidhjen romantike me kryeministren Meloni appeared first on Euronews Albania.

“Tërësisht legjitime e kundër askujt”, Kina hedh poshtë akuzat për raketën balistike

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 12:43

Kina mbrojti të enjten testimin e saj të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila ra në Oqeanin Paqësor të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se lëshimi i raketës ishte “plotësisht legjitim” dhe “i arsyeshëm”.

“Është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe praktikat ndërkombëtare dhe nuk drejtohet kundër asnjë vendi apo objektivi”, tha ministria.

Ky ishte lëshimi i parë i njohur nga Pekini i një ICBM në 44 vjet dhe vlerësohet se raketa udhëtoi afërsisht 12,000 kilometra.

Ministria u shpreh më tej se kishte informuar paraprakisht të gjitha vendet përkatëse pasi nisja ishte një marrëveshje rutinë në planin vjetor të trajnimit të Forcave Raketore.

Mandej Japonia kritikoi Kinën për nisjen, duke thënë se nuk iu dha ndonjë njoftim paraprak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tërësisht legjitime e kundër askujt”, Kina hedh poshtë akuzat për raketën balistike appeared first on Euronews Albania.

Pasi anuloi udhëtimet nga përmbytjet në Evropë, Orban shkon RMV për vizitë zyrtare

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 11:39

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me një delegacion nga qeveria e tij, do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut më 26 dhe 27 shtator.

Qeveria maqedonase njoftoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do ta takojë Orbanin në Ohër.

Gjatë kësaj vizite do të ketë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe mes ministrave maqedonas me homologët e tyre nga delegacioni hungarez.

VMRO-DPMNE në pushtet dhe lideri i saj kryeministri Mickoski konsiderohen të afërt me Orbanin dhe partinë e tij, Fidesz.

Pas formimit të qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në parlamentin maqedonas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pasi anuloi udhëtimet nga përmbytjet në Evropë, Orban shkon RMV për vizitë zyrtare appeared first on Euronews Albania.

Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 11:20

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, Altin Dumani po merr pjesë këtë të enjte në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili nisi në datë 24 Shtator e deri ditën e sotme, Altin Dumani zhvilloi një takim me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram.

Në bisedë, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Braçe për mediat serbe: Po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 10:55

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka thënë gjatë mbledhjes së Komisionit të Dezinformimit se gjatë gushtit dhe korrikut ka pasur ndërhyrjre nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.

Rasti i parë ka të bëjë me shpalljen e mundësisë së pushtimit të Kosovës nga Serbia, që sipas Braçes është një evidencë sesi përhapet keqinformimi dhe si e implikon Shqipërinë e Kosovën.

“Një zinxhir i tërë keqinformimi që mbërriti më Shqipëri, që na solli në evidencë se si përhapet keqinformimi duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon duke krijuar shqetësim brenda vendit. Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Një element tjetër i rëndësishëm ka të bëj me faktin qe edhe pse burimi i informacionit në Serbi u përgenjeshtrua, këtu në Shqipëri nuk pati asnjë përpjekje për të fshirë lajmet e rreme,” –u shpreh Braçe.

Rasti i dytë që deputeti solli në vëmendje ishte një lajm, po prapë nga mediat serbe, që kishte të bënte me monitrorimin e territorit të Kosovës nga dronet shqiptare.

“Burimi i lajmit ishte një portal serb ne Kosovë i pacituar nga mediat shqiptare në Kosovë, por nga mediat shqiptare në Shqipëri. Dhe për fat të keq zgjerimi i informacionit me elemente për të tërhequr klikime, por jo për të thënë të vërtetën. Përsëri nuk pati asnjë përpjekje për të korrigjuar lajmin e pavërtetë dhe as për të fshirë lajmin që vijon të jetë online në mediat online,”- përfundoi Braçe.

Sipas tij, bëhet fjalë për median Pravda, e cila ka përcjellë informacione të posaçme të qeverisë së rusisë brenda territorit të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Braçe për mediat serbe: Po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Elbasan| Në kërkim për korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i IMT

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 09:41

Një 51 vjeçar është ndaluar këtë të enjte nga Policia në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjal për shtetasin me inicialet G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, i cili në muajin prill të këtij viti, kohë kur mbante detyrën si punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan| Në kërkim për korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i IMT appeared first on Euronews Albania.

Ministri Vëngu pret të dërguarin special të Britanisë, zbardhen temat e diskutuara

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 09:18

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu priti në një takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, i cili erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”.

Ministri Vëngu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik, ministri i Mbrojtjes diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR.

“Si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën,” –u shpreh ai.

Ministri Vëngu theksoi gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik se: “Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri Vëngu pret të dërguarin special të Britanisë, zbardhen temat e diskutuara appeared first on Euronews Albania.

Putin propozon rregulla ta reja për përdorimin e armëve bërthamore

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 09:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një sulm konvencional kundër Rusisë nga ndonjë vendi i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët.

Putini e tha këtë më 25 shtator kur i shpalosi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë.

Doktrina e tanishme bërthamore e Rusisë thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast se armiku kryen sulm bërthamore ndaj saj, ose nëse përballet me sulm konvencional i cili e rrezikon ekzistencën e shtetit.

Versioni i ndryshuar i dokumentit thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore si përgjigje ndaj një sulmi konvencional i cili përbën “rrezik kritik për sovranitetin e shtetit”, kjo sipas Putin.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga një shtet pa armë bërthamore, mbështetja apo pjesëmarrja e një fuqie bërthamore, të cilësohet si sulm i përbashkët i tyre ndaj Federatës Ruse”, tha Putin.

Ai tha gjithashtu se lista e shteteve dhe aleancave ushtarake që i nënshtrohen parandalimit të përdorimit të armëve bërthamore duhet të zgjerohet, por nuk përmendi cilat vende do të shtoheshin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin propozon rregulla ta reja për përdorimin e armëve bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Trump sulmon Zelenskyn: Edhe marrëveshja më e keqe me Rusinë, do të jepte rezultat

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 08:54

Donald Trump ka sulmuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për mos negocimin me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duke pretenduar se edhe “marrëveshja më e keqe” do të ishte më e mirë se situata aktuale.

Duke folur në një tubim të fushatës në Karolinën e Veriut të mërkurën, Trump tha se Ukraina nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë “shumë njerëz të vdekur” dhe qytete të shkatërruara nga lufta.

“Ato qytete janë zhdukur. Ata janë zhdukur dhe ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë një njeriu që refuzoi të bënte një marrëveshje, Zelensky-t. Nuk kishte asnjë marrëveshje që ai mund të kishte bërë, e cila nuk do të ishte më e mirë se situata që keni tani?”, ju drejtua Trump mbështetësve.

“Ju keni një vend që nuk është e mundur të rindërtohet. Do të duhen qindra vjet për ta rindërtuar, nuk ka para të mjaftueshme për ta rindërtuar nëse e gjithë bota bashkohet.”

“Nëse ata do të bënin një marrëveshje, qoftë edhe të keqe, do të kishte qenë shumë më mirë”, tha Trump.

Komentet e tij, të cilat shënuan kritika të qarta për liderin ukrainas dhe trajtimin e situatës së luftës deri më tani, erdhën disa orë pasi Zelenskyy u kërkoi liderëve botërorë të mos kënaqeshin vetëm me “qetësim” të konflikt, por të kërkonin “paqe të vërtetë, të drejtë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump sulmon Zelenskyn: Edhe marrëveshja më e keqe me Rusinë, do të jepte rezultat appeared first on Euronews Albania.

Plagosi 3 të afërm në ambjentet e një restoranti në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 22:15

Policia ka arrestuar shtetasin Edison Elezaj, i cili ka plagosur në korrik të këtij viti 3 të afërm në një lokal vipash në kompleksin Delijorgji në Tiranë.

32-vjeçari është arrestuar nga forcat Operacionale, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave persona në një festë më 28 korrik.

Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit “Deligjorgji”.

Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me një armë zjarri 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllain dhe vëllanë e tyre të vogël.

Pas plagosjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka rënë në pranga vetëm ditën e sotme.

Ndaj tij rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosi 3 të afërm në ambjentet e një restoranti në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Libani raporton 1,247 vdekje nga sulmet ajrore izraelite që nga tetori i kaluar

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 21:57

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite që nga 8 tetori i kaluar ka arritur në 1,247, duke përfshirë gra dhe fëmijë, me rreth 5,278 të plagosur.

“Numri i martirëve ka arritur në 1,247 dhe të plagosurit në 5,278, shumica prej tyre civilë, duke përfshirë fëmijë dhe gra, që nga 8 tetori,” tha Ministri libanez i Mjedisit Nasser Yassin, duke përmendur datën kur Izraeli nisi një ofensivë në Rripin e Gazës.

Ndërsa Yassin bëri komentet në një konferencë shtypi në Pallatin e Qeverisë në Bejrut, bombardimet izraelite u intensifikuan nëpër rajone të ndryshme në vend, veçanërisht në jug.

Ai tha gjithashtu se numri i regjistruar i personave të zhvendosur në vendet e strehimit përfaqëson rreth 30% të totalit të zhvendosur, duke vlerësuar se mbi 150,000 individë janë larguar, veçanërisht nga Libani jugor dhe Lugina Bekaa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Libani raporton 1,247 vdekje nga sulmet ajrore izraelite që nga tetori i kaluar appeared first on Euronews Albania.

Çfarë nënkupton suksesi për Opozitën? Çeka: Duhet front i gjerë, jo vetëm me PL-në

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 21:29

Blendi Çeka, nga DataCentrum, ishte pjesë e panelit të emisionit Barometri këtë të mërkurë, ku diskutoi strategjinë që do të duhet të ndjekë opozita për të pasur sukses në zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.

Sipas tij, mekanizmi i duhur do të jetë bashkimi në një front të madh opozitar, ku do të përfshihet jo vetëm Partia e Lirisë krah Partisë Demokratike, por edhe fragmente të tjera të opozitës.

Duke sjellë në vëmendje këtë qasje, Çeka u shpreh se nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm që do të ketë harxhim të madh të energjisë për secilën parti, por gjithashtu nuk do mundet që të arrihet një numër i lartë mandatesh.

“Raporti është mes territorit dhe mbështetjes që ti ke, e sa më mirë ti e njeh veten, automatikisht dhe mënyra si e njeh veten dhe investyon gjithë  kapacitetet, arrin të bësh një program se ku pret më tepër ose më pak. Partia Socialiste është efikase nga mënyra si kërkon, nga pikëpamja e targetit. Opozita duhet të jetë më efikse. Në rast se opozita është e fragmentarizuar, nuk është thjesht problem PD-LSI, por nëse dalin dhe 4 ose 5 parti të reja që burojnë nga opozita dhe nuk arrijnë të përfshihen në një front, nga pikëpamja e sistemit ka kosto në mandate. Qëllimi final i opozitës është që të ketë një front të madh opozitar, ku përfshihet jo vetëm Partia e Lirisë, por çdo segment opozitar, ku përfshihen individë me reputacion brenda opozitës. Nuk ka lidhje shumë se sa punë bën një parti, por është efekt mekanik i sistemit që ndikon në mandate,”-u shpreh Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë nënkupton suksesi për Opozitën? Çeka: Duhet front i gjerë, jo vetëm me PL-në appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 25 September 2024Main stream

Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 19:28

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajo dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët.

“Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash.

Gjatë një fjalimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.

“Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve që po pengojnë përparimin. Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO dhe KFOR mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si kornizë për një zgjidhje afatgjatë për çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, përkushtim dhe qasje konstruktive nga të dyja palët, këto pengesa mund të tejkalohen”, tha ai.

Ulutash tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Ky bashkëpunim mbetet kritik për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komandanti i KFOR: Dialogu Kosovë-Serbi kërkon kurajo dhe angazhim të palëve appeared first on Euronews Albania.

SHBA| Grupi i të drejtave civile myslimane kërkon dorëheqjen e Blinken, ja shkaku

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 19:21

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) i bëri thirrje të martën Sekretarit të Shtetit të vendit, Antony Blinken që të japë dorëheqjen pas një raporti që tregonte se ai mashtronte Kongresin mbi bllokadën e Izraelit të ndihmës humanitare në Gaza.

Raporti i së martës nga ProPublica, një faqe interneti investigative e lajmeve, zbuloi se si Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ashtu edhe Byroja e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit e Departamentit të Shtetit kishin arritur në përfundimin se Izraeli kishte penguar qëllimisht dërgimin e ndihmave në Gaza.

ProPublica citoi një memo të USAID-it që detajonte ndërhyrjen izraelite në përpjekjet e ndihmës, duke përfshirë sulmet ndaj punonjësve të ndihmës dhe bllokimin e furnizimeve në një port izraelit.

CAIR, organizata më e madhe e të drejtave civile myslimane në Amerikë, akuzoi administratën Biden për bashkëpunim në “gjenocidin izraelit në Gaza”.

Ligji amerikan parashikon që ndihma ushtarake mund të ndërpritet nëse zbulohet se një vend po pengon ndihmën humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA| Grupi i të drejtave civile myslimane kërkon dorëheqjen e Blinken, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, jo e pashmangshme

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 18:54

Presidenti Joe Biden ka deklaruar këtë të mërkurë se “lufta e gjithanshme” është ende e mundur pasi luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë duke u përshkallëzuar dita-ditës.

Megjithatë presidenti amerikan është shprehur në një intervistë në ABC “The View” se ende shpreson se mund të gjendet një strategji për ndalimin e luftës.

“Lufta e gjithanshme është e mundur, por unë mendoj se ka gjithashtu mundësi, ne jemi ende në lojë për të marrë një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” tha Biden në “The View” për ABC.

Komentet e tij vijnë pas ditëve të tëra sulmesh midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban.

Këto sulme kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë rindezur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, jo e pashmangshme appeared first on Euronews Albania.

Karta e Adriatikut| Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 18:32

Në mëngjesin e punës së organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur për të promovuar paqen, nxitjen e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne qëndrojmë gjithashtu si avokatë të fortë për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, tha Ministri Hasani.

Për Shqipërinë, si kryesuese e Kartës së Adriatikut, zbatimi i politikës së dyerve të hapura mbetet prioritet kyç.

“Një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së kahershme të Kosovës për anëtarësim është një hap vendimtar dhe i vonuar që duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh ai.

Në takim morën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike, Shqipëria,  Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, SHBA-të, Kosova (vëzhgues), Serbia (vëzhgues) dhe Sllovenia (e ftuar).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karta e Adriatikut| Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës appeared first on Euronews Albania.

“Venecia” pranon kërkesën e Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, ja kur do të shqyrtohet

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 18:23

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga kryeparlamentarja, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së këtij Komisioni, Claire Bazy Malaurie në 13 Shtator për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Nëpërmjet saj kërkohet opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe deyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias ka shrkuar se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.

“E dashur Kryetare,

Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024).

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias.

Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Venecia” pranon kërkesën e Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, ja kur do të shqyrtohet appeared first on Euronews Albania.

Zbulimi arkeologjik në Tiranë, gjendet varreza e periudhës mesjetare në Shënmëri

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:58

Në fshatin Shënmëri , është zbuluar një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare.

Ky zbulim unik hedh dritë mbi historinë dhe jetën e banorëve të lashtë të kësaj zone.

Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale.

Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy periudhave.

Stolitë e zbuluara në varret mesjetare ngjajnë me ato të kulturës Arbërore të gjetura më parë në Koman, Krujë, Lezhë dhe Përmet, duke treguar për një shpërndarje të gjerë kulturore në Shqipëri.

Për herë të parë gjetjet e kulturës Arbërore zbulohen në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlerë të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulimi arkeologjik në Tiranë, gjendet varreza e periudhës mesjetare në Shënmëri appeared first on Euronews Albania.

Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 16:47

Një ligj me të cilin ish-pjesëtarët e ushtrisë maqedonase që kanë luftuar gjatë konfliktit të vitit 2001 në RMV do të merrnin pako sociale, punë, mjete financiare dhe benefite të tjera, ka ndarë politikën në shqiptarë dhe maqedonas.

Pala shqiptare nuk lejon që të rregullohet statusi i ushtarëve maqedonas, pa pasur një ligj kompensimi edhe për pjesëtarët e UÇK-së, duke e ka bllokuar ligjin në Parlament, ndërsa pala maqedonase është bërë bashkë për ta çuar procesin para, madje edhe duke propozuar shkarkimin e deputetes shqiptare Ilire Dauti e cila është kryetare e Komisionit i cili duhet ti jape jetë ligjit.

Deputetët e VMRO DPMNE-së ju bën thirrje deputetëve të LSDM-së që të nënshkruajnë kërkesën deri tek zonja Ilire Dauti për thirrjen e seancës së komisionit me pikë të rendit të ditës.

“Ndryshim dhe plotësim të ligjit për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e forcave të sigurisë së RMV-së dhe familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar,” – u shpreh deputetja e VMRO DPME-së, Marija Miteva.

Pala shqiptare e ka quajtur këtë ligj, tentim për destabizilim ndërsa koalicioni i partive shqiptare në Qeveri, VLEN, ka kërcënuar se do të prishë koalicionin qeverisës.

“Dilema dhe çështja është se pse LSDM-ja, e cila deri dje luftonte për një koncept qytetar e që arriti rezultate edhe me votat e shqiptarëve, ndërsa në strukturat e saja ka anëtarë të shquar shqiptarë, pse nuk bëri asgjë për këtë sa ishte në pushtet gjatë tetë viteve të fundit? Dhe pse pikërisht tani kanë propozim për “Branitellat”? Mendoj se kjo është politikë ditore dhe i shërben destabilizimit të proceseve dhe shtetit. Pra, janë në sinkron me BDI-në, vetëm që të mos përgjigjen,”-deklaroi zëvendëskryeministri i RMV, Izet Mexhiti.

Përgjigja e kryeministrit, Hristijan Mickoski ndaj kërcënimeve për largimin nga Qeveria ka qenë e shkurtër dhe ironike ku është shprehur saktësisht “Përhajer nga qoftë”.

Sllavjanka Petrovska nga LSDM ka thënë se ligji nuk ka për qëllim destabilizimin por vetëm përmirësimin e jetës së ushtarëve që kanë sakrifikuar për shtetin.

“Ky projektligj nuk është provokim, as tentativë destabilizimi. Ky ligj nuk vlen vetëm për pjesëtarët e forcave të sigurisë që morën pjesë në konfliktin ushtarak në vitin 2001, por për të gjithë ata që vdiqën duke kryer detyrat e tyre në interes dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë,”-sqaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.

Me propozimin e Petrovskës parashikohet rritje e kompensimit financiar për invalidët dhe familjet e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, që humbën jetën në konfliktin e vitit 2001.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ligji për veteranët e luftës, VLEN kërcënon me prishjen e koalicionit qeverisës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌