Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Fotoja e një UFO-je të kapur në Kanada bën xhiron e botës

By: user 6
27 September 2024 at 23:52

Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale një foto e paqartë që tregon atë që duket të jetë një UFO cilindrike ose rrethore e fiksuar në qiellin kanadez pak para se të rrëzohej nga një avion amerikan në shkurt të 2023. Ishte koha e skandalit të balonave të spiunazhit kinez, i cili pothuajse shkaktoi një krizë ndërkombëtare. Kaq ka mjaftuar për të kthyer në qendër të vëmendjes një nga episodet më enigmatike të vitit të kaluar. Imazhi është publikuar ditët e fundit dhe tashmë është bërë viral.

Pamja tregon objektin “cilindrik” duke fluturuar përpara se të rrëzohej nga një avion amerikan F-22, i cili e kishte pikasur që 8 ditë më parë mbi Alaskë. Objekti është një nga tre që u rrëzuan midis 10 dhe 12 shkurtit 2023 në Alaskë dhe Kanada, pra që përkon me rastet e balonave spiune kineze që fluturuan mbi Shtetet e Bashkuara përpara se të rrëzoheshin.

Fotoja e siguruar nga rrjeti kanadez CTVNews falë një kërkese për akses në informacion, ngre më shumë pyetje sesa përgjigje. Imazhi tregon një lloj gjysmërrethi, kryesisht i bardhë dhe më i errët në pjesën e jashtme, i cili duket se komunikon me pjesën e brendshme. Ekspertët flasin për një “tullumbace të vogël metalike me ngarkesë”, por ajo që mund të shihet nga imazhi është një objekt fluturues i paidentifikuar, me pak fjalë një UFO. Tani për tani, ajo që fshihet me të vërtetë pas kësaj fotoje të paqartë mbetet një mister. ©LAPSI.al

The post Fotoja e një UFO-je të kapur në Kanada bën xhiron e botës appeared first on Lapsi.al.

Viktor Orbán: BE gaboi që ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut

By: user 6
27 September 2024 at 23:17

Kryeministri i djathtë i Hungarisë Viktor Orbán akuzoi zyrtarët e Bashkimit Evropian se po dëmtojnë “krenarinë kombëtare” të Maqedonisë së Veriut duke vonuar përpjekjet e këtij vendi për t’u bashkuar me bllokun. Gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, Orbán u ofrua gjithashtu të ndërmjetësojë me Bullgarinë, anëtare të BE-së, mosmarrëveshjet me Shkupin për historinë.

“Ne jemi këtu për të ofruar zgjidhjet më të mira” – tha ai, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski. Komentet e Orbanit pasuan raportet se ambasadorët e BE-së që u takuan në Bruksel të mërkurën vendosën të çojnë përpara procesin e pranimit të Shqipërisë fqinje, ndarazi nga ai i Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, të dy vendet kishin lëvizur së bashku.

Orbán, një populist që ka qeverisur Hungarinë, anëtare të BE-së që nga viti 2010, tha se do të ishte “gabim i madh” të ndaheshin dy rrugët. “Ajo që po serviret (nga BE-ja) është një goditje për krenarinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut”, – tha Orbán.

BE filloi bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 pasi lufta në Ukrainë detyroi një rishikim të procesit të zgjerimit të bllokut. Por mosmarrëveshja me Bullgarinë vonoi ftesën për Maqedoninë e Veriut. Për të zgjidhur ngërçin, qeveria e mëparshme e qendrës së majtë në Shkup ra dakord të fuste në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut një referencë për një pakicë etnike bullgare.

Megjithatë, asaj i mungonte shumica parlamentare për ta bërë këtë, dhe qeveria e re konservatore e Mickoski thotë se do të ndryshojë kushtetutën vetëm nëse Bullgaria miraton fillimisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Mickoski ka akuzuar BE-në se po përpiqet të “diktojë” se çfarë duhet të bëjë vendi i tij.

“Ne nuk duhet të humbasim shpresën,” tha ai të premten. “Më vjen keq që kjo po ndodh dhe që ne do të jemi sërish viktimë e çështjeve dypalëshe”. Udhëheqësi hungarez, me një duzinë ministrash të kabinetit, nisi të enjten një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet përfshinin bashkëpunimin ekonomik dhe migrimin ilegal. Në konferencën për shtyp të së premtes, Orbán ritheksoi gjithashtu mbështetjen e tij për Donald Trump për presidencën e SHBA.

“Nëse kemi një president të fortë në Shtetet e Bashkuara, atëherë do të kemi paqe, nëse kemi një president të dobët, atëherë do të kemi luftë,” tha ai. ©AP, LAPSI.al

The post Viktor Orbán: BE gaboi që ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut appeared first on Lapsi.al.

Sapo doli nga restoranti, persona të maskuar dhunojnë kreun e Federatës së Futbollit të RMV

By: user 6
27 September 2024 at 23:03

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm nga disa individë me maska në Shkup ditën e sotme.

Ky incident i papritur është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili njoftoi se presidenti ishte duke u larguar nga restoranti pas një takimi pune kur disa persona të panjohur e sulmuan atë dhe shoqëruesin e tij.

Ende nuk ka informacione të plota mbi gjendjen shëndetësore të Muamed Sejdinit pas sulmit, si dhe për arsyet që mund të kenë çuar në këtë dhunim. Sakaq, autoritetet thonë se po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e saj. ©LAPSI.al

The post Sapo doli nga restoranti, persona të maskuar dhunojnë kreun e Federatës së Futbollit të RMV appeared first on Lapsi.al.

Rama flet në OKB: Mbron paktin për emigrantët dhe kërkon njohjen e Kosovës

By: user 6
27 September 2024 at 22:40

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai vlerësoi përpjekjet e 12 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor për paqe mes liderëve politikë.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit, kjo tolerancë që shqiptarët myslimanë dhe krishterë shprehën në luftën e dytë ndaj hebrenjve dhe duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë më shumë hebrenj se sa kur lufta nisi” – tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.

“Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirate e komunitetit euroatlantik dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime dhe justifikime te rreme duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtarë te Be-së që ende nuk e njohin” – tha Rama.

Ai foli edhe për çështjen e emigrantëve duke theksuar se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve.
“Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, – tha Rama. ©LAPSI.al

The post Rama flet në OKB: Mbron paktin për emigrantët dhe kërkon njohjen e Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Kinemaja në vendlindjen e bosit të Cosa Nostra refuzon të shfaqë filmin e jetës së tij

By: user 6
27 September 2024 at 22:20

Pronari i kinemasë së vetme në qytezën e Castelvetrano, vendlindja siciliane e bosit famëkeq të mafias së Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, ka refuzuar të shfaqë një film të bazuar në jetën e tij. Denaro vdiq nga kanceri në shtator të vitit të kaluar, 9 muaj pasi u arrestua pas 30 vitesh në arrati.

Filmi shumë i fiksionalizuar, “Letrat Siciliane”, u shfaq premierë në festivalin e Venecias dhe do të shfaqet në kinematë italiane më 10 tetor. Por Salvatore Vaccarino, pronari i kinemasë Marconi në Castelvetrano, refuzoi të prezantonte dhe të shfaqte filmin. “Nuk më intereson, nuk më intereson”, – tha Vaccarino për gazetën “Il giornale della Sicilia”.

Ai është djali i ish-kryebashkiakut të ndjerë Antonio Vaccarino, i cili u dënua për trafik droge në vitet 1990 dhe njihet për korrespondencën me Denaron. “Letrat Siciliane” bazohet pikërisht në këtë korrespondencë.

Agjencia e lajmeve Ansa tha se një arsye që Vaccarino nuk e shfaq filmin mund të jetë për shkak të referencës për babain e tij. Të tjerë thanë se simpatitë për Denaron ishin ende të thella në Castelvetrano dhe filmi e përshkruante atë nga një anë negative.

Giovanni Lentini, kryebashkiaku i Castelvetrano, tha se ai do të përpiqet të bindë Vaccarino të shfaqë filmin “në mënyrë që qytetarëve t’u jepet mundësia ta shohin atë”.

Denaro ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Italisë deri në kapjen e tij në një klinikë të Palermos, ku po merrte trajtim ndaj kancerit, në janar të 2023. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në 2002 për krime përfshirë përfshirjen vrasjet e 1992 të prokurorëve antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Një herë ai u mburr se mund të “mbushte një varrezë” me viktimat e tij.

Teksa ishte në arrati, Denaro ruajti stilin e tij të jetesës luksoze falë disa bankierëve, të cilët, sipas prokurorëve, përfshinin politikanë dhe biznesmenë. Ai jetoi në një apartament modest në Campobello di Mazara në provincën siciliane të Trapanit në muajt para arrestimit të tij.

Elio Germano luan mafiozin në film, ku gjithashtu shfaqet Toni Servillo, i cili luajti protagonistin në filmin fitues të Oskarit të Paolo Sorrentino, “The great beauty”. ©The Guardian, LAPSI.al

The post Kinemaja në vendlindjen e bosit të Cosa Nostra refuzon të shfaqë filmin e jetës së tij appeared first on Lapsi.al.

2 vjet burg për shqiptarin në Britani/ Kishte mbjellë 269 rrënjë kanabis në papafingo

By: user 6
27 September 2024 at 21:54

Një shqiptar 29-vjeç është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kultivonte kanabis në një banesë. Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili. 29-vjeçari lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se “unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë”, deklaratë që çoi në arrestimin e tij, si i dyshuar për kultivim kanabis.

Atij iu gjetën 269 bimë kanabis me vlerë deri në 90,000 £, brenda një papafingo së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes. Cili u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B – kanabis – dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la në paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, Cili u dënua me 24 muaj burg dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij. Një urdhër konfiskimi dhe asgjësimi u mor gjithashtu për asgjësimin e drogës dhe mjeteve. /TCH

The post 2 vjet burg për shqiptarin në Britani/ Kishte mbjellë 269 rrënjë kanabis në papafingo appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

Iku nga shkolla tek Fresku, gjendet në Laprakë 10-vjeçarja që alarmoi policinë e Tiranës

By: user 6
27 September 2024 at 21:26

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur këtë të premte rreth orës 14:50 kur forcat e rendit u njoftuan se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut ishte larguar nga ambientet e saj pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës. E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Iku nga shkolla tek Fresku, gjendet në Laprakë 10-vjeçarja që alarmoi policinë e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Autoritetet shqiptare vihen në lëvizje pas ftesës për çeljen e negociatave me BE

By: user 6
27 September 2024 at 21:18

Shqipëria pritet të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian për grupin e parë të kapitujve mbi të drejtat themelore në mesin e Tetorit dhe të ecë e vetme në këtë rrugë nëse BE vendos ta ndajë procesin për Maqedoninë e Veriut, e cila po bllokohet nga vetoja Bullgare.

Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Grupimin e 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” ka ardhur nga Presidenca Hungareza e Këshillit të BE- së nëpërmjet një letre të datës 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisë, të cilën BIRN e ka parë, kërkon shqyrtimin “me prioritet të lartë” me procedurë të përshpejtuar nga komisioni parlamentar për Çështjet Europiane të draft-dokumentit të përgatitur nga Grupi Negociator, në bazë të Raportit Screening të Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, – thuhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.

Një vit më parë Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente për momentin” për letrën dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim me procesin e integrimit.

Ndërsa kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letërkëmbimin duke e cilësuar një procedurë konfidenciale, por i tha BIRN-it se Shqipëria është e vonuar në këtë proces për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Është fatkeqësi që Shqipëria ka humbur 10 vite të gjata pritje si rezultat I mosplotësimit të kritereve dhe dy vite të tjera të gjata pritjeje si rezultat I ngritjes së çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse kjo është edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit Shqipëria nuk ka avancuar dot në këtë proces si rezultat I zbatimit të shtetit të së drejtës”– komentoi ajo për BIRN.

Tabaku shtoi se si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“Opozitës I intereson hapja e negociatave sepse do të fillojë pikërisht me kapitullin e parë që lidhen me çështjen e drejtësisë, të antikorrupsionit, të luftës ndaj krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut, të drejtat fondamentale ku bëjnë pjesë edhe zgjedhjet, që kanë qenë pengesa kryesore në këtë proces”- tha ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë me në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikëpamja e Shqipërisë kjo nuk do të ketë ndikim për momentin, por do të ketë ndikim në rajon në përgjithësi sepse do të vazhdojnë të ekzistojnë në hartë pika të zeza të cilat nuk do të lejojnë integrimin e plotë dhe kjo do të nisë që me tregun, me diplomat dhe me shumë element të tjerë të cilët në këtë proces duhet të kishin avancuar të gjithë sëbashku”- përfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit si shtim të detyrimeve ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i këtyre reformave nga BE do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm”.

Sipas Gjipalit nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi përfundimtar bëhet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga Ambasadorët tregon që nuk ka më pengesa nga vendet anëtare”– tha ai.

/Marrë nga reporter.al. Titulli origjinal: Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në

 

The post Autoritetet shqiptare vihen në lëvizje pas ftesës për çeljen e negociatave me BE appeared first on Lapsi.al.

Bardhi i përgjigjet Ramës: Halli yt i vetëm është Olsi që lëvizte me trafikantët e Xibrakës

By: user 6
27 September 2024 at 20:52

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimi të gjatë në “X” reagoi me tone të ashpra lidhur me burgosjen e deputetit Ervin Salianji. Ndaj Bardhi shkruan se halli i Edi Ramës është Olsi dhe jo drejtësia.

“Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë”, – shkruan Bardhi.

Kryeministri Rama shkroi se “ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta”.

Përgjigjja e Gazment Bardhit

Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, dhe jo drejtësia!

Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë.

Me të tilla fushata, e mbajmë mend që mohoi kanabizimin e vendit. Ne ishim shpifësit që i nxinim imazhin vendit.

Mbrojti Saimir Tahirin. Edhe atëherë ne dolëm shpifës për trafikun e drogës me makinën e Ministrit të Brendshëm. Madje u dënuan dy zyrtarë të lartë të PD nga Dvorani me shokë, por e vërteta doli shpejt në dritë.

Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, dhe të ngjashmit e tyre. Ne ishim shpifësit për akuzat e përdhunimit, vrasjeve dhe trafikur të drogës edhe për to.

Mbrojti incineratorët. Ne shpifnim për korrupsionin, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.

Me këto fushata shpifjesh, sulmesh dhe dhune ndaj opozitës, Edi Rama ka mbrojtur çdokënd dhe çdo gjë që i rrezikonte pushtetin e vet.

Ervin Salianji nuk e ka sajuar që vëllai i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qendronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen politike të qeverisë së Edi Ramës. Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Cili institucion e hetoi që kjo nuk është e vërtetë? Policia e Shtetit vartëse e Ministrit me vëllain trafikant? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Pse nuk iu morën mostrat e zërit vëllait të MInistrit të Brendshëm, por u nis paketë postale për të bërë burgun në Itali? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Përpara se të na tregojë përrallat e vjetëruara me drejtësi të pavarur, Edi Rama duhet të na thotë edhe diçka tjetër. Çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdornin trafikantët e drogës së Xibrakës në të njëjtën kohë kur ngrihej laboratori i drogës dhe kishte nisur përpunimi i kokainës në Xibrakë? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama? 

The post Bardhi i përgjigjet Ramës: Halli yt i vetëm është Olsi që lëvizte me trafikantët e Xibrakës appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Olsi Rama dhe Geron Xhafaj bllokuan për 8 muaj ligjin për lojërat e fatit

By: user 6
27 September 2024 at 20:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri akuza të shumta në drejtim të qeverisë së Edi Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në tubimin e përnatshëm pranë banesës së tij. Berisha tha Salianji u burgos padrejtësisht sepse guxoi të denoncojë krimin e organizuar. Sipas Berishës, ky rast tregon për lidhjet e ngushta të qeverisë me trafikun e drogës dhe përpjekjet për të shtypur opozitën.

“Burgosja e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji nuk erdhi në këtë regjim si rrufe në qiell të hapur. Jo, erdhi përkundrazi, si një akt kriminal i shëmtuar i përpjekjeve makabre të mafies shqiptare e ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë, për një Shqipëri parajsë të krimit, për një Shqipëri të zbrazur nga shqiptarët” – tha Berisha.

Berisha ka akuzuar me tone të ashpra qeverinë e Ramës për arrestimin dhe burgosjen e Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një akt kriminal që synon të zhdukë opozitën dhe ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për krimin e organizuar.

“Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte trafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin, vëllezërit kriminelë në pushtet, 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit. Sepse, jo interesat e qytetarëve, por interesat kriminale të vëllezërve të tyre sundonin mbi parlamentin, mbi ligjin” – tha Berisha.

Berisha ka bërë thirrje për mobilizim të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve kundër atij që e quajti “regjim i Edi Ramës”. ©LAPSI.al

The post Berisha: Olsi Rama dhe Geron Xhafaj bllokuan për 8 muaj ligjin për lojërat e fatit appeared first on Lapsi.al.

Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë

By: user 6
26 September 2024 at 23:58

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt e quan çështjen “Salianji” një dështim të drejtësië. Sipas tij vëllai i Xhafajt duhej të hetohej për pretendimet se vijonte të trafikonte drogë ndërsa në krahun tjetër duhej të zbardheshin deri në fund pretendimet se Salianji kishte manipuluar çështjen. Lubonja tha se pas këtij vendimi i bie që të gjithë jemi në rrezik.

“Pse besoj unë që këtu kemi të bëjmë me një rrezik. Në fillim doli e pabesueshme alibia e Ramës pasi nuk doli asgjë në laborator për audion. E dytja, atë vëllanë e Xhafës, në vend që kjo prokuroria që ishte Arta Marku atëherë, ta mbante për ta hetuar dhe t’ja shohim dhe zërin si e ka, me vrap e çuan në Itali, Xhafa me Ramën. Nëse ai vazhdonte të kalonte drogën ai duhet të mbahej për t’u hetuar. E treta është që ky ishte trafikant dhe ishte i mbrojtur nga Xhafa pasi qëndronte këtu dhe jo në Itali.

Më duket shumë e vështirë që duke qenë në opozitë në ato kushte, më duket e vështirë që ky Salianji shkon dhe gjen një njeri krejtësisht të dyshimtë për të bërë këtë inskenim. Të paktën do të gjente një njeri të sigurt.

Ka dhe një anë tjetër. Nëse kjo që Salianji e ka inskenuar është e vërtetë, 1 vit burg është shumë pak. Është shumë më e rëndë. Ndaj them se duhet të kishte një hetim të plotë në të dyja anët, edhe nëse ai vijonte trafiqet edhe nëse ky e ka manipuluar.

Por kur shikoj prokurorë, policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllanë, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë. Kjo është e tmerrshme. Jemi në një regjim. Është një dështim i drejtësisë”, – tha Lubonja në emisionin Open në News 24, duke paralajmëruar se ky regjim do të bjerë dhe bashkë me të do të bjerë edhe drejtësia. ©LAPSI.al

The post Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë appeared first on Lapsi.al.

Salianji: Gjyqtari që më dënoi del në përgjimet e SKY ECC, një tjetër ka lidhje me PS

By: user 6
26 September 2024 at 23:27

Ervin Salianji u dënua sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Deputeti i PD-së deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se gjyqtari i çështjes së tij është në përgjimet e Sky ECC, në një vendim gjykate ku jepen para për të shpëtuar çështjen “Toyota Yaris”.

Salianji tha se do të ketë edhe përgjime të tjera në vijim dhe shtoi se është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Ilbiba Bezat pasi kjo e fundit ka rezultuar në KPA si “e papërshtatshme në vazhdimin e detyrës”.

“Nëse ju e publikoni keni vendim gjykate apo që ndalon publikimin, gjyqtari i çështjes, i pari, ky Artan Gjermeni është në përgjimet e Sky në vendim gjykate që i jepet lekë për të mbyllur çështjen e Toyota Yaris-it, e dini ju këtë apo jo, prandaj nxitojnë këta se do të merrem unë me këto edhe nga burgu, por po të isha jashtë do të merresha më shumë.

Ka edhe vendim gjykate, po jua them që të hapin një proces të ri, në vendim gjykate që gjyqtari që e sjellin vërdallë për të dhënë vendim, për të shpëtuar Toyota Yaris-in, e ke në përgjimet e Sky, e ke te vendimi i këtij prokurorit të Vlorës. Tani do të kesh përgjime të tjera mbrapa.

Po, po. E dini ju që ky është në përgjimet e prokurorisë së Torinos që urdhërohej nga Enver Dondollaku për të shpëtuar një personazh Liçi këtu nga krimi, apo jo? Të gjitha këto që ne një pjesë do t’i çojmë në SPAK se unë do të komunikoj me mbrojtësit ligjorë, këto do të jenë. Publikojini sepse ndalohet publikimi në vendim gjyqësor, i ke aty. Doni t’ju them dy elementë të tjerë? Ne kemi kërkuar përjashtuar e gjyqtares Ilbiba Bezat.

Kjo gjyqtare është kunata e motrës së Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre. Kjo zonja që ta dini ju, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në korrik, kur bënte me histeri të madhe me deputetët që nuk donte të largohej, ka këtë vendim nga DSIK. Bazuar në nenin 39, pika 2 e ligjit 84, 2016, me anë të raportit mbi kontrollin e figurës për subjekte dhe rivlerësimt, Ilbiba Bezat , po i referohem Komisionit, KPA-së në vetting, papërshtatshmëri në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit, Ilbiba Bezatin.

Papërshtatshmëria do të thotë që o ke lidhje me krimin, o ke konktakte të papërshtatshme. E kemi kërkuar përjashtimin, e kanë mbajtur me zor. Për një tjetër gjyqar, Salianji thotë se ka qenë përfaqësues i PS në KQZ dhe dëshiron të shkojë në Gjykatën e Lartë. Sipas deputetit, për ta bërë këtë i është vendosur kusht dënimi i Salianjit.

Motra e vet, nënkryetare e bashkisë Shkodër. Ky vetë është ish-përfaqësues i PS në KQZ. Këtu do të jeni prapë, do ta diskutoni, do të dalë edhe PD, do të merreni edhe me vettingun e tyre. Ky do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ka 6 muaj e mbajnë peng dhe thotë në çdo tavolinë se nuk është sekret tani, që “e kam detyrim që të shkoj në Gjykatë të Lartë, duhet të dënoj Ervin Salianjin” – tha deputeti i PD. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mezi kaluan vetingun/ Cilët janë 3 gjyqtarët që dënuan Ervin Salianjin

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

The post Salianji: Gjyqtari që më dënoi del në përgjimet e SKY ECC, një tjetër ka lidhje me PS appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Kryesia e PD merr vendimin: Dalim në rrugë prej 6 tetorit

By: user 6
26 September 2024 at 23:05

Opozita do të nisë protestat më 6 tetor, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg. Ky ishte vendimi i marrë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila zgjati për rreth 3 orë.

“Nisje e aksionit në datën 6 tetor, strategjinë e aksionit e ngarkuam në sekretariatin e partisë”, – mësohet të jetë thënë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura. Në mbledhjen urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve.

“Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve, aeroporteve dhe universiteteve”, – mësohet të ketë thënë Noka.

“Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe”, tha Noka më parë, gjatë zhvillimit me dyer të hapura të mbledhjes.

“PD me përgjegjshmëri absolute e trajtoi këtë situatë dhe ka vendosur që të përvijojë aksionin e saj. Data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës” – u shpreh Noka.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta në mbështetje të Salianjit. “Qëndrimi ynë do jetë një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. 

Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut me këtë regjim që nuk njeh Kushtetutë, me këtë regjim që bën gjithçka që të mos ketë opozitë, me këtë regjim që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig” – tha Berisha. ©LAPSI.al

The post Kryesia e PD merr vendimin: Dalim në rrugë prej 6 tetorit appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Me dënimin e Salianjit, Rama na ka shpallur luftë

By: user 6
26 September 2024 at 22:19

Në një fjalim të mbajtur online në mbledhjen para anëtarëve të kryesisë së PD-së, kryetari Sali Berisha tha se dënimi i deputetit Ervin Salianji është një akt hakmarrjeje nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe rrjetet kriminale që ai pretendon se kontrollojnë vendin. Sipas Berishës, ky dënim është një sulm i hapur ndaj opozitës dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë.

“Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errësirë, zgjodhën narkoshtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin” – tha Berisha.

Berisha përmendi rastin e Durim Bamit, i cili kishte bërë një kallëzim të rremë për një komplot të pretenduar nga Ilir Meta, por nuk u dënua.

“Durim Bami mori përsipër të kallëzojë se Ilir Meta kishte porositur tek ai vrasjen e një eksponenti të lartë politik. Fund e krye mashtrim. U gjykua për kallëzim të rremë dhe shkoi në shtëpi të vet. Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori.

Por ai denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte” – tha Berisha.

Berisha theksoi se në asnjë vend tjetër në Evropë, madje as në regjime autoritare si Rusia e Putinit apo Bjellorusia e Lukashenkos, nuk ndodhin të tilla përndjekje politike. ©LAPSI.al

The post Berisha: Me dënimin e Salianjit, Rama na ka shpallur luftë appeared first on Lapsi.al.

Mezi kaluan vetingun/ Cilët janë 3 gjyqtarët që dënuan Ervin Salianjin

By: user 6
26 September 2024 at 22:00

Gjykata e Apelit të Tiranës la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit burgim të deputetit demokrat Ervin Salianji, me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”. Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.
Po cilët janë gjyqtarët që morën këtë vendim.

Gjykatësja Elona Toro pati një proces të vështirë të vetingut. Gjyqtarja e Apelit u konfirmua në detyrë në 17 qershor 2020, por vendimi u ankimua nga komisioneri publik sipas të cilit nuk ishte bërë një hetim i thellë mbi justifikimin e pasurisë. Shkak u bënë burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Sipas ankesës janë të pajustifikuara disa hua të marra nga familjarë. Pas një procesi të gjatë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli më 2 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares.

Të njëjtin kalvar kaloi edhe gjyqtarja tjetër Iliba Bezati. Ajo u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. Komisioni vlerësoi se Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj. Komisioneri publik e ankimoi vendimin, por në 30 korrik 2024, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Me vështirësi e ka kaluar vetingun edhe gjyqtari Genti Shala. Ai u konfirmua në detyrë më 4 gusht të 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por një çështje e gjykuar prej tij u transferua për inspektim në ILD. Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se gjyqtari Shala mori vlerësime pozitive për figurën dhe profesionalizmin, si dhe arriti të bindte trupën gjykuese se një apartament i blerë në vitin 2000 për të cilin u ngritën dyshime për pronësinë nëse i përkiste në të vërtetë tezes së tij. Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli hetimet bazuar në një denoncim mbi pasurinë e gjyqtarit dhe shqyrtoi edhe 4 denoncime që u morën gjatë kohës që çështja ishte në apel. Megjithatë as KPA nuk gjeti prova.

Të tre gjyqtarët morën një vendim që vetë Salianji e ka quajtur politik.

“Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut. Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar” – tha Salianji pas dhënies së vendimit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

The post Mezi kaluan vetingun/ Cilët janë 3 gjyqtarët që dënuan Ervin Salianjin appeared first on Lapsi.al.

Kush pritet të zëvendësojë Salianjin në Kuvend nëse ai humb mandatin

By: user 6
26 September 2024 at 21:02

Gjykata e Apelit vendosi këtë të enjte lënien në fuqi me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji, lidhur me dosjen “Babale”. Dënimi është i formës së prerë dhe mund t’i heqë Salianjit mandatin e deputetit.

Avokati i tij, Redi Ramaj u shpreh për mediat se se duhet kuptuar fillimisht nëse është vendim i formës së prerë. Nëse është i tillë Salianjit i hiqet mandati.

“Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë” – tha Ramaj.

Emri që mund të pasojë Salianjin në Kuvend është demokrati Andrea Mano. Ky i fundit ka mbajtur në të kaluarën detyrën e drejtuesit të PD-së në qytetin e Korçës.

Paraditen e së enjtes, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik.

Dënimi ndaj Salianjit lidhet me një audio-përgjim të publikuar prej tij në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu në lidhje me trafikun e drogës.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Geron Xhafaj kreu kallëzim për akuzuesit e tij, duke pretenduar se audio-përgjimi ishte i sajuar. Pasi kreu kallëzimin, Geron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane të drejtësisë për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

Për të pandehurin Albert Veliu u vendos dënimi me 10 muaj burg për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe 2 vjet e 10 muaj burgim “Kallëzim i rremë” në bashkëpunim, që në bashkim të tyre u vendos dënimi final me 3 vjet e 5 muaj burgim. Ndërsa Fredi Alizoti u dënua me 2 vjet burgim për “Kallëzim të rremë”. ©LAPSI.al

The post Kush pritet të zëvendësojë Salianjin në Kuvend nëse ai humb mandatin appeared first on Lapsi.al.

DW: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

By: user 6
26 September 2024 at 20:46

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE. Një vendim i tillë nuk vlen për Maqedoninë e Veriut. Hungaria, e cila mban presidencën 6-mujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare, në të cilën theksohet se ato kanë rënë darkod se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Vendimi për hapjen e kapitullit të parë në negociatat me Shqipërinë shënon edhe ndarjen e paketës, në të cilën joformalisht ishin së bashku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 

Vendet anëtare të BE-së nuk ranë darkord për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut ështe se qeveria e re e Shkupit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për përmbushjen e kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë. Fjala është për ndryshimin e Kushtetutës duke përfshirë në të pakicën bullgare si popull shtetformues.

Siljanovska: Me rëndësi si trajtohen marrëveshjet

Lajmi për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarimit në BE pati jehonë të madhe si në Shkup edhe në Sofje. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ritheksoi se në Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës. Megjithatë, tha ajo, ne mund t’i qasemi marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

“Fraza më e përsëritur nga të gjithë është se duhet të respektojmë marrëveshjet, kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet. Korniza e negociatave me Bullgarinë nuk mund të ndryshohet, por është e rëndësishme se si e trajtojmë këtë kornizë”, – tha Siljanovska-Davkova. Presidentja tha se historia, kultura dhe gjuha nuk mund të jenë objekt negociatash.

Mexhiti: Integrimi evropian prioritet i padiskutueshëm

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se megjithë këtë njoftim, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian. “Për koalicionin VLEN si pjesë e koalicionit qeveritar, eurointegrimi mbetet një nga prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme të politikave tona. Shpresoj se së shpejti do të gjehet zgjidhje edhe për këtë çështje, pra fillimin e negociatave për anëtarsimin e RMV-së në BE.” – tha Mexhiti.

Opozita maqedonase kritika të ashpra ndaj qeverisë

Qeveria aktuale nuk ka për qëllim ta anëtarsojë vendin në BE, përkeqëson marrëdhëniet me fqinjët dhe ne kthehemi mbrapa. Ndërsa fqinjët tanë po përparojnë, ne po kthehemi në të kaluarën, tha deputeti i LSDM-së opozitare Ljupço Nikollovski.

“Pas NATO-s anëtarësimi në BE është synimi ynë strategjik dhe nuk kemi alternativë tjetër. Brezat e rinj janë të ngopur me nacionalizmin dhe politikën. Ata presin reforma, akses në tregun e hapur të BE-së dhe në fondet e saj. Për fat të keq, kjo qeveri nuk po na kthen prapa dhe pas skriningut të suksesshëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara dhe po ndahen nga ne”, tha deputeti i LSDM-së Ljupço Nikolovski.

Ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e quajti si kapitulim të politikave qeveritare në procesin eurointegrues.

“VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk kanë plan, ide dhe dëshirë për ta anëtarësuar vendin në BE. Kjo përbën një katastrofë të vërtetë për ardhmërinë e qytetarëve. Ky është një shans i humbur që do të ndikojë tek të gjitha familjet e në veçanti tek gjeneratat e reja”, tha lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe.

Reagime nga Bullgaria

Lajmi se Maqedonia e Veriut nuk do të hapë kapitullin e parë për anëtarësim në BE pati jehonë të madhe edhe në Bullgari. Lideri i Partisë më të madhe parlamentare Bojko Borisov e përshëndeti ndarjen e rrugës midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. 

“Rezultati është ky: Shqipëria që e pranoi pakicën bullgare, mund të vazhdojë më tej, ndërsa Maqedonia e Veriut le të merret tani me atë që e krijoi vetë”, – tha Borisov. /DW

The post DW: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Lapsi.al.

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD-së, mblidhet kryesia e partisë

By: user 6
26 September 2024 at 20:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg, me vendimin e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, ka mbërritur në selinë e PD-së. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike të mbledhur urgjentisht pas këtij vendimi të marrë. Salianji u duk më i qetë, ndryshe nga tensioni që pati në deklaratat pas vendimit të gjykatës.

Kjo mbledhje e kryesisë së PD-së pritet të përcaktojë edhe formën e aksionit politik të demokratëve. Më herët demokratët mblodhën edhe grupin parlamentar, por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim. Ditën e premte, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.

Ervin Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, por gjykata e cilësoi audiopërgjimin të montuar. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Procedurat/ A do shkojë menjëherë në burg Salianji dhe a ka mundësi ta shmangë

Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

The post Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD-së, mblidhet kryesia e partisë appeared first on Lapsi.al.

Procedurat/ A do shkojë menjëherë në burg Salianji dhe a ka mundësi ta shmangë

By: user 6
26 September 2024 at 20:19

Gjykata e Apelit dha këtë të enjte vendimin përfundimtar për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Faktit, vendim ky i lënë në fuqi edhe nga Apeli në lidhje me çështjen e njohur si “Babalja”. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë, por cilat janë procedurat që vijojnë.

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të shkurtuar, çështja i njoftohet prokurorit që ka ndjekur akuzën. Prokurori, pasi konstaton vendimin e gjykatës njofton Kuvendin. Më pas është Këshilli i Mandateve që për shkak të këtij dënimi duhet t’i heqë imunitetin Ervin Salianjit.

Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë është shkak për mbarimin e mandatit të deputetit ose pavlefshmërinë e tij. Pas vendimit të Këshillit të Mandateve, Kuvendi njofton Prokurorin për vendimin e marrë. Ky i fundit i drejtohet më pas policisë e cila kryen arrestimin dhe dërgon personin në vendin e vuajtjes së dënimit.

Procedura ligjore ka një rrugë të vetme ankimimi. Pala e dënuar i drejtohet Gjykatës së Lartë. Salianji mund t’i kërkojë asaj pezullimin e zbatimit të vendimit, që është një çështje që duhet të ndiqet me procedurë të përshpejtuar.

Gjykata e Lartë do të japë një vendim, por kjo nuk do të thotë që deri atëherë Salianji mund të shpëtojë nga burgu nëse prokurori ka njoftuar ndërkohë policinë. Në rast se Gjykata e Lartë pezullon vendimin për zbatim, Ervin Salianji nuk hyn në burg, por pret hapa të tjera ligjorë deri në gjykimin në themel të çështjes nga gjykata e lartë.

Në rast se Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Salianji duhet të bëjë 1 vit burg të plotë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

The post Procedurat/ A do shkojë menjëherë në burg Salianji dhe a ka mundësi ta shmangë appeared first on Lapsi.al.

Mira Murati merr një vendim të papritur: Do të largohem nga Open AI

By: user 6
25 September 2024 at 23:33

Shefja e Teknologjisë së OpenAI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati do të largohet nga firma e Inteligjencës Artificiale. Murati, e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për 6 vjet e gjysmë. Për pak kohë ajo shërbeu edhe si CEO në muajin nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI,” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X , duke shtuar, “Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri.”

Murati është drejtuesja më e fundit i nivelit të lartë që largohet nga startup-i. Bashkëthemeluesi i OpenAI Ilya Sutskever dhe ish-udhëheqësi i sigurisë Jan Leike njoftuan largimet e tyre në maj. Bashkëthemeluesi John Schulman tha muajin e kaluar se ai po largohej për t’iu bashkuar rivalit Anthropic. Murati gjithashtu shkroi se ajo “po largohet sepse kërkon të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj.

“Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar”, u shpreh Murati.

OpenAI, kompania e mbështetur nga Microsoft dhe që qëndron pas ChatGPT dhe SearchGPT , aktualisht po ndjek një raund financimi që do ta vlerësonte kompaninë në më shumë se 150 miliardë dollarë, sipas burimeve të njohura me situatën, të cilët kërkuan të mos përmendet, sepse detajet nuk janë bërë publike. Thrive Capital po udhëheq raundin dhe planifikon të investojë 1 miliard dollarë, dhe Tiger Global po planifikon të bashkohet gjithashtu. Microsoft, Nvidia dhe Apple thuhet se janë gjithashtu në bisedime për të investuar. ©LAPSI.al

The post Mira Murati merr një vendim të papritur: Do të largohem nga Open AI appeared first on Lapsi.al.

❌
❌