Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg

By: user7
1 October 2024 at 14:41

Ervin Salianji ka kërkuar në Gjykatën e Lartë pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimit me burg.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit
me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.
Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së
Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet në kërkesë.

The post Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg appeared first on Lapsi.al.

Përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët, në pranga 2 punonjës të një agjencie turistike në Tiranë

By: user7
1 October 2024 at 14:20

Dy punonjës të një agjencie turistike janë arrestuar pasi akuzohen se përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët. Mësohet se të arrestuarit janë dy të rinjtë, 22-vjeçari me iniciale K. K., dhe 24-vjeçari me iniciale R. H., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Dyshohet se ata kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar ku u kanë marrë paratë për rezervimin e biletave për vajtje-ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.

The post Përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët, në pranga 2 punonjës të një agjencie turistike në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Mandati i Salianjit/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Ramës

By: user7
1 October 2024 at 13:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama i cili, sipas tij, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi vendimin për burgosjen dhe heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji. Berisha tha se ky akt tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës të babait të tij xhelat, Kristaq Rama. Ai shtoi se ky akt tregon se Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet me krimin, urdhëron shkelmimin e Kushtetutës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Edi Ramës, i cili me zëdhënësen e tij, që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues, antiligjor, vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit në Shqipëri, Edi Ramës, për burgosjen e deputetit Ervin Salianji, nënkryetarit të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së parlamentit shqiptar.

Ky akt, që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës të babait të tij xhelat, Kristaq Rama, që urdhëronte me 10 gusht të vitit 1988, varjen në litar të disidentit Havzi Nela. Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Edi Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e Kushtetutës, shkelmimin e parlamentit.

The post Mandati i Salianjit/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Ramës appeared first on Lapsi.al.

Deputetja e PD i kundërpërgjigjet ministrit Hoxha: Ja krimet që duhet të të shqetësojnë

By: user7
1 October 2024 at 12:21

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili tha sot se ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë do të referohen në SPAK.

Ajo thekson se Rama ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, duke renditur të tjera “krime” që sipas saj duhet të shqetësojnë ministrin e Brendshëm.

“Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë.
Partia Socialiste qëndron në pushtet, sepse Edi Rama investoi paratë e korrupsionit, ndërsa krimi i organizuar investoi paratë e drogës. Parlamenti është tempulli i Edi Ramës prej nga sundon kundër interesit të Shqipërisë, që u ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, ka shkatërruar me mijëra hektarë pronë publike dhe private për interesa korruptive private, i ka dhënë krimit të organizuar ekonominë në dorë dhe tani ka menduar të copëtojë edhe shtetin shqiptar.
Këto janë krimet që duhet ta shqetësojnë Ministrin e Brendshëm, sepse këto krime ngjajnë shumë me pushtetin e atyre forcave antidemokratike në Europën e së shkuarës!”, shkruan Çupi.

The post Deputetja e PD i kundërpërgjigjet ministrit Hoxha: Ja krimet që duhet të të shqetësojnë appeared first on Lapsi.al.

PD bojkoton Komisionet/ Vokshi mesazh deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është nul

By: user7
1 October 2024 at 11:44

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka kërkuar zv.Kryetarit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në Komision. Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në grupin e përbashkët të punës, Vokshi shprehet se ka kërkuar që mbledhja mos të zhvillohej pa dëshmimtarë.

Vokshi shkruan se çdo mbledhje e organizuar pa konsensusin e opozitës nuk do njihet prej tyre dhe do të jetë NUL.

“Përshëndetje kolegë,

Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos u zhvilluar mbledhja e djeshme, dhe zhvillimit të njëanshëm të mbledhjes dhe uzurpimit të drejtimit të Komisionit pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj që ne nuk japim më konsensus për t’u zhvilluar mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e Maxhorances. Cdo mbledhje e organizuar pa konsensusin tonë nuk do njihet prej nesh e do të jetë NUL”, shkruan Vokshi.

The post PD bojkoton Komisionet/ Vokshi mesazh deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është nul appeared first on Lapsi.al.

Kthyen dyqanin e mobiljeve në fermë kanabisi, telashe për dy shqiptarët në Britani

By: user7
1 October 2024 at 11:19

Dy shqiptarë, të arrestuar në Britani pasi kishin kthyer në një serë kanabisi një ish-dyqan mobiljesh në Ayr’s Green Street. Shqiptarët Altin Laskaj, 30-vjeç dhe Kristjan Begu, 33-vjeç, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe shqetësimin për furnizimin e substancës së klasës B, kur u paraqitën në gjykatë nga paraburgimi javën e kaluar. Policia bastisi ambientet e zbrazëta të ish-dyqanit të mobilerisë më 15 janar të këtij viti.

“Të hënën, më 15 janar 2024, në vendngjarje shkuan efektivë të policisë pas marrjes së informacionit. Dyqani i mobiljeve, i pashfrytëzuar duket se ka qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Policia ndoqi derën e pasme të lokalit dhe zbuloi një erë të fortë kanabisi brenda”, thanë zyrtarë të prokurorisë, në seancën që u mbajt në 24 shtator.

Sipas prokurorit, oficerët kontrolluan ambientet dhe gjurmuan Laskajn dhe Begun teksa ata u përpoqën të ngjiteshin në katin e sipërm. Pas sigurimit të ndërtesës dhe një urdhër kontrolli, oficerët zbuluan 89 bimë, me vlerë midis 200 dhe 600 £ secila, me një vlerë totale prej 57,800 deri në 173,400 £.

The post Kthyen dyqanin e mobiljeve në fermë kanabisi, telashe për dy shqiptarët në Britani appeared first on Lapsi.al.

Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, Opozita bojkoton mbledhjen

By: user7
1 October 2024 at 10:52

Komisioni për Politikën e Jashtme ka nisur mbledhjen ditën e sotme pa prezencën e Opozitës.

Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, vendet e Opozitës në këtë Komisioni janë bosh, pasi asnjë deputet nuk ka marrë pjesë.

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë.

The post Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, Opozita bojkoton mbledhjen appeared first on Lapsi.al.

Revolta e opozitës në Parlament/ Ministri Hoxha-deputetëve të PD-së: Ngjarja do referohet në SPAK

By: user7
1 October 2024 at 10:19

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi deputetët e PD-së pas kaosit të djeshëm në Parlament se ngjarja do referohet në SPAK.

Reagimi:

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

𝐏𝐞𝐧𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞,
𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞 𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞𝐬,
𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞𝐬,
𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚,
𝐒𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

The post Revolta e opozitës në Parlament/ Ministri Hoxha-deputetëve të PD-së: Ngjarja do referohet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Protesta e 7 tetorit/ PD zhvillon sot mbledhjen me aleatët e saj

By: user7
1 October 2024 at 09:50

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje me aleatët e saj në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar. Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

PD ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit. Po ashtu deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, me përjashtim të Komisionit për Çështjet Europiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtën qëndrimin zyrtar të PD-së lidhur me procesin e integrimit.

Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Opozita akuzon Ramën lidhur më dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

The post Protesta e 7 tetorit/ PD zhvillon sot mbledhjen me aleatët e saj appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrohen 200 kilogramë kokainë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

By: user7
1 October 2024 at 09:19

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane në Vimercate janë sekuestruar 142 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë. Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në 4 automjete të ndryshme që ndodheshin në garazhet e një pallati dhe që ishin marrë me qira.

Operacioni u zhvillua më 27 shtator, por është bërë publik vetëm orët e fundit. Ndërkohë në Milano është vënë në pranga një person i trete, edhe ky shtetas shqiptar, të cili dy bashkëkombësit i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë.

The post Sekuestrohen 200 kilogramë kokainë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë appeared first on Lapsi.al.

Tërmeti me magnitudë 4 godet pranë kufirit Shqipëri-Greqi

By: user7
1 October 2024 at 08:33

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Momentalisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Ndërkohë, Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën.

The post Tërmeti me magnitudë 4 godet pranë kufirit Shqipëri-Greqi appeared first on Lapsi.al.

Turizmi dhe vapa “shtojnë” aksidentet, rriten me 48% në muajin gusht

By: user7
1 October 2024 at 07:37

Shtimi i trafikut në muajin gusht duket se ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin Gusht 2024 numërohen 173 aksidente rrugore. Në krahasim me gushtin e një viti më parë, kur u shënuan 117 aksidente, numri i tyre u rrit me 48%.

Krahas aksidenteve është shtuar dhe numri i të dëmtuarve në to. Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (INSTAT njofton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).

Për 8 mujorin janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore. Nga këto aksidente janë dëmtuar gjithsej gati 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Gjatë këtij tetëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 22,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 8,1 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 22,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./ Monitor

The post Turizmi dhe vapa “shtojnë” aksidentet, rriten me 48% në muajin gusht appeared first on Lapsi.al.

G7 synon të finalizojë marrëveshjen për huanë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën deri në fund të tetorit

By: user7
1 October 2024 at 07:12

Vendet e G7 duan të arrijnë një marrëveshje politike për huanë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën deri në fund të tetorit, në mënyrë që paratë të jenë të disponueshme para fundit të këtij viti. Bëhet e ditur se pjesë e G7 janë SHBA-ja, Kanada, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia. Edhe BE-ja në tërësi, e përfaqësuar nga institucionet e saj, është gjithashtu pjesë e grupit.

“Presidenca e G7-ës tani po synon përkushtimin politik për pjesëmarrjen në këtë iniciativë të huasë rreth fundit të tetorit, e cila do t’u lejojë të gjithë huadhënësve të G7 kohë të mjaftueshme për të funksionalizuar kreditë deri në fund të këtij viti”, tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

Siç raportohet, huaja për Ukrainën do të shërbehet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, më shumë se dy të tretat e të cilave janë në BE. Prandaj BE-ja do të sigurojë pjesën më të madhe deri në 35 miliardë euro të kredisë.

“Tashmë ka angazhime të qarta nga Kanada, Britania e Madhe dhe Japonia”, tha Dombrovskis.

Problemi është se vendimi i BE-së për të ngrirë paratë e Rusisë duhet të rinovohet çdo gjashtë muaj me unanimitet në bllokun 27-vendesh. Kjo krijon pasiguri juridike sepse një vend si Hungaria miqësore me Rusinë, mund të ndalojë rinovimin. Për të adresuar shqetësimin, BE-ja dëshiron të zgjasë periudhën e rinovimit nga gjashtë në 36 muaj me një votim unanimisht në tetor.

The post G7 synon të finalizojë marrëveshjen për huanë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën deri në fund të tetorit appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Shkak një debat i çastit, shqiptari plagos me thikë italianin, 52-vjeçari përfundon në spital

By: user7
30 September 2024 at 15:03

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka plagosur me thikë një italian për shkak të një debati në një stacion autobusi në shtetin fqinj. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur të dielën e 29 shtatorit, rreth orës 14:00 në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre.

Bëhet me dije se 32-vjeçari pasi e ka goditur me thikë 52-vjeçarin ka vijuar ta sulmojë sërish duke e goditur me këmbë në fytyrë. I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shqiptari u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë teksa nga hetimet e kryera u thuhet se italiani nuk e kishte njohur më parë shqiptarin.

The post Shkak një debat i çastit, shqiptari plagos me thikë italianin, 52-vjeçari përfundon në spital appeared first on Lapsi.al.

Emri/ Ministri i Brendshëm i çon kandidaturën Ramës për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

By: user7
30 September 2024 at 14:14

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha propozon Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme:

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.
Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:
• Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita
Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

The post Emri/ Ministri i Brendshëm i çon kandidaturën Ramës për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë appeared first on Lapsi.al.

Rënia e euros, qeveria kursen 88 mln euro në shlyerjen e borxhit me 2024

By: user7
30 September 2024 at 13:45

Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8,8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm. Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ. Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.

Gjithashtu, zëri i ripagesave të borxhit të jashtëm rishikohet me një ulje prej rreth 6.8 miliardë lekësh, po si rezultat i efektit të kursit të këmbimit, si dhe të mos-materializimit të pagesave të mundshme, të parashikuara për t’u kryer nga Ministria e Financave për kredi të garantuara, pagesa të cilat janë kryer nga vetë huamarrësi.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.

Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve. Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.

Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros. Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë, duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 që ishte në fillim të janarit./ Monitor

The post Rënia e euros, qeveria kursen 88 mln euro në shlyerjen e borxhit me 2024 appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria e Tiranës i sekuestron pasuritë e punonjëses së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare

By: user7
30 September 2024 at 13:19

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasuritë e Irma Hasanit, pasi dyshohet se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Sipas Prokurorisë, Hasani brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.

Sipas njoftimit, nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 euro është tranferuar nga ajo në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një apartamenti, adërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete. Prokuroria provoi se Hasani e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

The post Prokuroria e Tiranës i sekuestron pasuritë e punonjëses së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare appeared first on Lapsi.al.

U kap me drogë e armë në banesë, arrestohet 75-vjeçari në Shkodër

By: user7
30 September 2024 at 12:51

75-vjeçari Pal Gjolaj është arrestuar në Shkodrës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Prekal janë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post U kap me drogë e armë në banesë, arrestohet 75-vjeçari në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Shantazhohet kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi/ Të interesuar Kryeministri dhe krimi i organizuar

By: user7
30 September 2024 at 12:27

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumentave të fallsifikuar.

Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor.”- thotë Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut dhe për të cilën ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

 

 

Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. “Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.”- thuhet në letrën drejtuar SPAK.

The post Shantazhohet kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi/ Të interesuar Kryeministri dhe krimi i organizuar appeared first on Lapsi.al.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, porosia: Shmangni çdo përplasje me opozitën

By: user7
30 September 2024 at 11:59

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku fokus i diskutimit kanë qenë zhvillimet në seancën parlamentare. Bëhet me dije se deputetët e maxhorancës janë udhëzuar që gjatë gjithë punimeve të seancës plenare, por edhe në Komisionet parlamentare të fokusohen tek diskutimet e nismave ligjore.

Gjithashtu mësohet se është dhënë një udhëzim i dytë, sipas të cilit deputetët e PS-së duhet të shmangin çdo retorikë të fortë apo përplasje me kolegët e opozitës, nisur nga fakti që është bërë e qartë nga opozita për të mos lejuar zhvillim normal të jetës parlamentare. Porositë për deputetët e opozitës vijnë pasi Partia Demokratike paralajmëroi bllokim të jetës parlamentare pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

The post Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, porosia: Shmangni çdo përplasje me opozitën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌