Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sytë mbi Komisionin “Xhafaj”

27 September 2024 at 16:27

Diplomacia perëndimore i dha disa mesazhe shumë të prera shumicës socialiste gjatë dy ditëve të fundit në lidhje me pavarësinë e sistemit të drejtësisë, nevojën për të respektuar pa diskutime vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, shoqëruar këto me disa leksione elementare mbi shtetin e së drejtës dhe parimin […]

The post Sytë mbi Komisionin “Xhafaj” appeared first on Reporter.al.

Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

25 September 2024 at 15:50

Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërinë, kundër një bande kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal. Prokuroria e Breshias në Italinë e veriut drejtoi hetimin dhe […]

The post Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro appeared first on Reporter.al.

Shashka pa kripë

25 September 2024 at 13:54

Siç ndodh rëndom në këto lloj rastesh, çudia zgjati tre ditë. Pas një lajmi në media dhe një fjalie të hedhur kuturu në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të shtunën e kaluar, shoqëruar me shumë debate e dizinformim për komplote me Mosad dhe me Soros, iniciativa e kryeministrit shqiptar Edi […]

The post Shashka pa kripë appeared first on Reporter.al.

Bamirësia e shëmtuar e politikanit

20 September 2024 at 15:26

Në mënyrë të përsëritur, deputeti socialist Vullnet Sinaj, na vuri në dukje këto ditë se ai e ka zemrën kaq të madhe, sa pagën e tij si deputet e jep për bamirësi. Sinaj gjeti të përdorë argumentin e bamirësisë për të zhvlerësuar faktin që institucione të ndryshme shtetërore kanë bërë blerje te rrjeti i kompanive […]

The post Bamirësia e shëmtuar e politikanit appeared first on Reporter.al.

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

19 September 2024 at 11:53

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on Reporter.al.

Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij

18 September 2024 at 17:56

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi gazetarë të pacilësuar me emër, duke deklaruar se “do t’i konsiderojë si pjesë të një strukture kriminale” pas publikimeve të detajeve nga dosja e akuzës së prokurorëve specialë kundër tij, akuzë që zbardh marrëdhënie kontroverse të bizneseve të ndryshme me atë vetë dhe të afërm të tij. Asociacioni i Gazetarëve të […]

The post Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij appeared first on Reporter.al.

Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon

16 September 2024 at 11:05

Ndodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa […]

The post Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon appeared first on Reporter.al.

Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën

21 August 2024 at 13:55

Deri në vitin 2017, Kina ishte, mes shumë gjërash të tjera, gjigandi ndërkombëtar në përdorimin e materialeve të riciklueshme, të tilla si plastika, letra apo metalet. Nga e gjithë bota, anijet e ngarkuara me mbetje mbërrinin në Kinë ku, teorikisht, proceset e përpunimit të tyre kushtojnë më lirë për shkak të krahut të lirë të […]

The post Vendet e varfra po i ndalojnë importet e plehrave, ndërsa Shqipëria po bën të kundërtën appeared first on Reporter.al.

Qeveria rikthen sërish importin e plehrave

20 August 2024 at 16:18

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për […]

The post Qeveria rikthen sërish importin e plehrave appeared first on Reporter.al.

Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare

6 August 2024 at 15:22

Katër televizionet më të mëdha komerciale të vendit rritën shkallën e dominimit të tregut në masën 79.1% gjatë vitit 2023, nga 75.1% që kontrollonin në vitin 2022. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive të licencuara për shërbime televizive komerciale, të analizuara nga BIRN. Kjo është shkalla më e lartë […]

The post Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

5 August 2024 at 07:29

Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash […]

The post Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën appeared first on Reporter.al.

Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën

5 August 2024 at 06:51

Vangjel Tavo ka gjasa do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Himarës, por në qytezën e vogël bregdetare ku pritet të ketë zyrat për tre vitet e ardhshme, dukshëm ai ka humbur thellë. Ndërsa numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie po i afrohet fundit në orët e para të […]

The post Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën appeared first on Reporter.al.

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

3 August 2024 at 09:00

Në të djathtë të rrugës kryesore, sapo kalon fshatin Nivicë në Njësinë Administrative Lukovë të  Bashkisë së Himarës, një tabelë të sinjalizon ekzistencën e një gjiri dhe plazhi në një segment bregdeti, që përndryshe është shumë i thepisur dhe i papërshtatshëm për plazh. Vizitori gjithsesi do të zhgënjehet, siç është zhgënjyer përgjatë njëzet viteve të […]

The post Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën appeared first on Reporter.al.

❌
❌