Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Champions/ Pretendentët fitojnë me goleada, Leverkusen triumfon ndaj Milanit

By: armand
1 October 2024 at 22:56

Ndeshjet e para të xhiros së dytë në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione dhe gola. Një mbrëmje magjike, spektakolare dhe për tifozët që shijuan plot 21 gola. Leverkusen mposhti Milanin me rezultatin minimal 1-0 dhe zhyt kuqezinjtë në fundin e renditjes me 0 pikë pas 2 ndeshjesh. Tjetër përfundim për Interin që shkëlqeu […]

The post Champions/ Pretendentët fitojnë me goleada, Leverkusen triumfon ndaj Milanit appeared first on BoldNews.al.

Thyhet mbrojtja e Milanit, Leverkusen kalon në avantazh (Video)

By: armand
1 October 2024 at 22:15

Bayer Leverkusen ka kaluar në avantazh ndaj Milanit. Pas shumë tentativave, gjermanët kanë thyer mbrojtjen e kuqezinjve në minutën e 51-të. Për kampionët e Bundësligës realizoi Victor Boniface teksa me portën e boshatisur nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte portierin Maignan. GOAL | Bayer Leverkusen 1-0 AC Milan | Boniface BONIFACE HAS GIVEN […]

The post Thyhet mbrojtja e Milanit, Leverkusen kalon në avantazh (Video) appeared first on BoldNews.al.

Champions/ Salzburg turpërohet nga Brest, Sparta e Laçit barazon ndaj Stuttgart

By: armand
1 October 2024 at 20:41

Këtë të martë pasdite u luajtën dy ndeshjet e fazës së ligës në Champions League. Stuttgart barazoi 1-1 me Spartën e Pragës, në ndeshjen e luajtur në MHPArena (Stuttgart). Ekipi i drejtuar nga Hoeness shënoi i pari me Millot në minutën e shtatë, ndërsa Kairinen vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë. Për Spartën […]

The post Champions/ Salzburg turpërohet nga Brest, Sparta e Laçit barazon ndaj Stuttgart appeared first on BoldNews.al.

Irani: Kemi goditur 80% të objektivave në Izrael

By: armand
1 October 2024 at 20:19

Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat izraelite. Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi, i cili u nis në orët e fundit. Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom shërbimi i […]

The post Irani: Kemi goditur 80% të objektivave në Izrael appeared first on BoldNews.al.

Spikat Arsenal-PSG, formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions

By: armand
1 October 2024 at 20:12

Shumë skuadra të mëdha do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e raundit të dytë në Champions. Një nga supersfidat është ajo mes Arsenalit dhe PSG-së. Një tjetër ndeshje e madhe është ajo në Gjermani mes Leverkusen dhe Milanit. Nga ana tjetër Barcelona do fitoren e parë pas asaj humbje kundër Monacos. Manchester […]

The post Spikat Arsenal-PSG, formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions appeared first on BoldNews.al.

SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme

By: armand
1 October 2024 at 17:59

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave e tyre në Lindjen e Mesme për “disa mijëra”, duke sjellë njësi të reja dhe duke i zgjeruar disa nga njësitë që tashmë ishin të dislokuara atje, tha Pentagoni. Rritja e pranisë ushtarake të Uashingtonit në Lindjen e Mesme vjen në një kohë konflikti në […]

The post SHBA dislokon mijëra trupa në Lindjen e Mesme appeared first on BoldNews.al.

Lojtar kyç tek Elbasani, 21-vjeçari thirret nga Kombëtarja kuqezi

By: armand
1 October 2024 at 17:39

Klevis Kasa do të grumbullohet me Kombëtaren U-21 për duelin me Armeninë. 21-vjeçari në këtë mënyrë falë paraqitjeve pozitive me verdheblutë ka siguruar ftesën nga Alban Bushi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë Kasas suksese me fanellën kuqezi. Kujtojmë se futbollisti ka luajtur si […]

The post Lojtar kyç tek Elbasani, 21-vjeçari thirret nga Kombëtarja kuqezi appeared first on BoldNews.al.

Lindja e Mesme në krizë, SHBA ngre alarmin: Irani do të sulmojë Izraelin!

By: armand
1 October 2024 at 17:20

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Irani po përgatitet të nisë “menjëherë” një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit në fund të inkursionit tokësor të Izraelit në Libanin jugor, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për NBC News të martën. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se çdo sulm i drejtpërdrejtë ndaj […]

The post Lindja e Mesme në krizë, SHBA ngre alarmin: Irani do të sulmojë Izraelin! appeared first on BoldNews.al.

Orët e fundit të Ten Hag, Manchester United pritet të shkarkojë trajnerin

By: armand
1 October 2024 at 17:14

E ardhmja e Erik Ten Hag në pankinën e Manchester United është e varur në një “fije peri”. Të bindura për këtë janë mediat angleze, që e bëjnë të sigurtë largimin e teknikut holandez nga “Djajtë e Kuq”. Humbja e fundit 3-0 në “Old Trafford” kundër Totenhem ishte pika që derdhi gotën e durimit të […]

The post Orët e fundit të Ten Hag, Manchester United pritet të shkarkojë trajnerin appeared first on BoldNews.al.

Asani shënon sërish në Ligën e Kampioneve të Azisë, nuk gabon nga 11-metërshi

By: armand
1 October 2024 at 15:57

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke qenë që tani një nga emrat më të spikatur të këtij turneu. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pasi shënoi 3 gola në ndeshjen e parë historike të Guangju në këtë turne, ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës. Në ndeshjen ndaj japonezëve të Kavasaki […]

The post Asani shënon sërish në Ligën e Kampioneve të Azisë, nuk gabon nga 11-metërshi appeared first on BoldNews.al.

Egnatia humb mesfushorin para transfertës, sulmi në krizë

By: armand
1 October 2024 at 15:41

Egnatia duket realisht se ka humbur diçka nga forca e sezonit të shkuar, kur dominonte çdo kundërshtar, por është fakt që me Partizanin ndikuan jo pak mungesat që trajneri Tetova kishte në mbrojtje. Arbenit Xhemajli nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi. Për të njëjtën arsye nuk luajtën Dylis dhe Fangaj, por këta të fundit […]

The post Egnatia humb mesfushorin para transfertës, sulmi në krizë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ua ka zënë sytë ambasadave që shohin vetëm karriket e djegura

1 October 2024 at 15:57

Sot ishte një ditë kur ambasada e SHBA dhe ajo BE do të kishin bërë mirë të heshtnin se sa të reagonin për hir të reagimit. Shqetësimi i tyre për ca karrike të djegura në Kuvend, në raport me hedhjen në erë të të gjithë investimit për të ashtuquajturën drejtësi e re, i bën të duken këto përfaqësi si personazhi proverbial që krihet ndërsa Stambolli digjet.

Ato vazhdojnë të flasin për dialog konstruktiv në një demokraci, që nuk dihet pse e cilësojnë funksionale, për diskutime paqësore e të tjera klishe boshe, ndërkohë që Shqipëria sot është një regjim nën diktatin e një njeriu të vetëm dhe shteti i vetëm në Europë me të burgosur qartësisht politikë. 

Lexo me tej:

Berisha-diplomatëve: Popujt tuaj kur gjenden para një padrejtësie, i japin përgjigjen e merituar cilitdo!

Nëse selitë e SHBA dhe BE nuk bëzajnë kur SPAK përndjek gazetarët, kur kryeministri përdor si vegla qorre polici, prokurori, gjykatat speciale e atë Kushtetuese për t’i rrëmbyer opozitës mandatin legjitim në Himarë, kur drejtësia e “pavarur” dënon me burg pas 6 vitesh një deputet opozitar, i cili i ktheu Italisë një të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, që është dhe vëllai i kryekomisionerit të reformës në drejtësi, atëherë çfarë kanë kaq tronditëse 12 karrike që digjen sa të shqetësojnë dy superfuqitë perëndimore?

Shqetësimi në këtë rast ka të bëjë me faktin se diplomatët e akredituar në Tiranë, duan t’i shohin ato karrike si shkakun e një dhune potenciale në vijim dhe jo si pasojë e dhunimit sistematik që i bëhet opozitës mu përpara syve të tyre. Meqë taksapaguesit perëndimorë kanë paguar për reformën shqiptare të drejtësisë, meqë kjo reformë u është shitur atyre si e suksesshme dhe meqë drejtësi e re dhe narkoshtet i korruptuar nuk qëndrojnë bashkë, përfaqësitë diplomatike në Tiranë nuk janë ndjerë as kur zgjatja e duarve të pushtetit mbi SPAK, gjykatat speciale dhe deri atë Kushtetuese ka ndodhur hapur ditën për diell.

Ambasada amerikane e shqetësuar për karriget e djegura të parlamentit

Ambasadat nuk kanë folur kur Edi Rama e trajtoi Gjykatën Kushtetuese si peshqir për shezlongët e Olta Xhaçkës. As kur SPAK e çliroi nga akuzat ish ministrin e Shëndetësisë që vazhdonte pa e prishur terezinë me zanatin rilindas të përvetësimit edhe kur bëhej fjalë për fondet e BE. Njësoj edhe kur vetë BE zbuloi batërdinë e abuzimeve me grantet për bujqësinë, askush nga perëndimorët e Tiranës nuk u shqetësua. Dhe nuk flasin as kur kryeministri i bën thirrje hapur drejtësisë të ndjekë e dënojë kundërshtarët e tij politikë. Nëse kjo quhet drejtësi e re dhe demokraci funksionale, atëherë 12 karriket qënkan një problem serioz për të ardhmen euro- atlantike të vendit. Si mund të mos reagojnë kokat e përfaqësive më të fuqishme perëndimore?

Problemi i vetëm është se kur opozita politike burgoset njësoj si në Turqi dhe sytë t’i zë vetëm tymi i protestave që vijnë si rrjedhojë, shqetësimet e reagimet nuk janë mesazh për shqiptarët por justifikim për tolerimin e një regjimi që ka degraduar deri në përndjekjen e hapur të kundërshtarëve. Arsyet që arbitri i dikurshëm ndërkombëtar ka hequr dorë nga paanësia, sidomos dekadën e fundit, janë të shumta, por në disa raste të rënda të abuzimeve të pushtetit do të ishte mirë të mos ua kujtonte qytetarëve shqiptarë dështimin e tij. Çfarë efekti mund të kenë tek këta të fundit reagime të tipit që jemi të shqetësuar për dëmtimin e derës së Bashkisë, ndërkohë që brenda dyerve ka ndodhur vjedhja e shekullit nga vetë drejtuesit e Bashkisë.

Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën!

Nënkryetari i grupit parlamentar të opozitës burgoset për fjalën e lirë, në një proces të montuar krejtësisht nga pushteti, me dëshmitarë të prodhuar nga policia, vetëm se dërgoi në burg vëllain e ish ministrit të Brendshëm. Shqetësimi i sponsorëve të reformës në drejtësi duhet të ishte në shkallën më të lartë, jo vetëm nga burgosja e një kundërshtari politik, por edhe nga mesazhi që një akt i tillë u përçon banditëve në njërën anë dhe punonjësve të drejtësisë në anën tjetër. Mesazhi se kush është nën sqetullën e pushtetit është i paprekshëm dhe se dënimet politike nuk janë një tabu. Inkurajim për krimin dhe kontroll politik mbi drejtësinë. Mirëpo ambasadat e SHBA dhe BE e panë të arsyeshme të shqetësohen për 12 karriket.

Çështja nuk është se si do të fiket flaka mbi karrike, por pse dhe kush e ndezi atë. Ambasadat sigurisht e dinë, pavarësisht se i shqetëson vetëm pasoja dhe jo shkaku. Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për ndonjë studim akademik. Mjafton të lexojnë shtypin serioz të vendeve të tyre, i cili pasi bën skanerin e një shteti të kriminalizuar, shpjegon edhe mbylljen e syve nga perëndimi. Para dhe copa Shqipërie për korruptim e lobim në favor të një regjimi që sot ka edhe të burgosurit e tij politikë. Por ama ato 12 karriket janë aq të rënda sa dy fuqitë perëndimore nuk e mbajtën dot peshën dhe më në fund reaguan.

©Lapsi.al

The post Çfarë ua ka zënë sytë ambasadave që shohin vetëm karriket e djegura appeared first on Lapsi.al.

Me 0 pikë në grupin e Shqipërisë, Ukraina publikon listën për sfidat e Nations League

By: armand
30 September 2024 at 22:43

Ukraina është skuadra e cila mbyll me 0 pikë grupin e Ligës së Kombeve në të cilën gjendet edhe Shqipëria. E mundur nga kuqezinjtë dhe nga Çekia, përfaqësuesja ukrainase rrezikon seriozisht të bëhet kandidatja kryesore për rënien në Ligën C në këtë turne, ndaj dy ndeshjet e radhës kundër Gjeorgjisë dhe Çekisë janë vendimtare për […]

The post Me 0 pikë në grupin e Shqipërisë, Ukraina publikon listën për sfidat e Nations League appeared first on BoldNews.al.

Video/ Gol me vlerën e fitores, Ronaldo nuk ndalet me Al Nassr

By: armand
30 September 2024 at 22:11

Al Nassr ka mposhtur me rezultatin 2-1 Al Rayyan në kuadër të Champions league në Azi. Golin e dytë për Al Nassr, që pati dhe vlerë fitoren, e shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Portugezi tregon sërish se nuk di të ndalet. Kujtojmë ndërkohë se ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në Champions. […]

The post Video/ Gol me vlerën e fitores, Ronaldo nuk ndalet me Al Nassr appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Muçi titullar, Besiktas fiton thellë në transfertë

By: armand
30 September 2024 at 21:49

Besiktas triumfoi 0-3 në kampionat, ndaj Kayserispor. Spikat goli i Fernandes, ndërsa Immobile realizoi dopietë. Për ekipin e Giovanni van Bronckhorst, titullar në këtë ndeshje ishte Ernest Muçi, i cili luajti 65 minuta por nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Futbollisti tjetër shqiptar, Milot Rashica dhuroi një asist. Besiktas, pas 6 ndeshjesh, renditet në […]

The post Muçi titullar, Besiktas fiton thellë në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD, Paloka: Do të ketë një revoltë të përgjithshme, duam qeveri teknike

By: armand
30 September 2024 at 21:38

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth skenarëve të mundshëm për aksionin opozitar që pritet në javët në vazhdim. Paloka bëri të ditur se protesta e thirrur në datën 7 Tetor, marrë shkas edhe nga dënimi me një […]

The post Protesta e PD, Paloka: Do të ketë një revoltë të përgjithshme, duam qeveri teknike appeared first on BoldNews.al.

Raketat S-400/ Rusia përplaset me Turqinë: S’keni të drejtë t’i rishisni!

By: armand
30 September 2024 at 19:52

Moska ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të fundit që sugjerojnë se Turqia mund të bashkohet me programin F-35 duke çmontuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, të furnizuara nga Rusia. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sqaroi se Turqia është ligjërisht e detyruar të mos rishesë këto sisteme në vende të tjera për shkak të një […]

The post Raketat S-400/ Rusia përplaset me Turqinë: S’keni të drejtë t’i rishisni! appeared first on BoldNews.al.

Evra: Ferguson u largua nga Man.United pasi klubi refuzoi rikthimin e Ronaldos

By: armand
30 September 2024 at 19:47

Patrice Evra ka zbuluar se Sir Alex Ferguson nuk do të ishte larguar nga Manchester United, nëse klubi do t’i plotësonte dy dëshira. Sipas tij, trajneri legjendar pati kërkuar dy yje. Ata ishin Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. “Ishte vërtet e rëndë për mua të dëgjoja që Ferguson po largohej. Dy javë para përfundimit të […]

The post Evra: Ferguson u largua nga Man.United pasi klubi refuzoi rikthimin e Ronaldos appeared first on BoldNews.al.

Përjashtoi Dembelen nga ekipi, Luis Enrike: PSG ka humbur 4 ndeshje prej tij

By: armand
30 September 2024 at 19:33

PSG do të përballet me Arsenalin në transfertë, nesër ora 21:00. Ky takim vlen për Ligën e Kampioneve dhe trajneri i PSG-së, Luis Enrike, është bërë protagonist. Tekniku spanjoll ka vendosur të përjashtojë Dembelen nga skuadra për këtë takim. Shkak është bërë përplasja me të para këtij takimi, dhe Enrike tregon kështu se nuk e […]

The post Përjashtoi Dembelen nga ekipi, Luis Enrike: PSG ka humbur 4 ndeshje prej tij appeared first on BoldNews.al.

U dëmtua në derbi ndaj Atleticos, titullari i Realit humbet ndeshjen e Champions

By: armand
30 September 2024 at 19:11

Dëmtimet po kthehen në një problem serioz për Real Madrid. I radhës që shtohet në listën e infermierisë është portieri Thibaut Courtois. Gardiani madrilen u dëmtua në derbin ndaj Atletico Madrid, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1. Pas testeve, u zbulua një dëmtim në këmbën e majtë të belgut, që do e mbajë […]

The post U dëmtua në derbi ndaj Atleticos, titullari i Realit humbet ndeshjen e Champions appeared first on BoldNews.al.

❌
❌