Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Sejko: S’ndryshon norma e interesit. Miratohet rregullorja për mikrokreditë. Koordinim me qeverinë për kursin e euros

2 October 2024 at 18:28

Nga Gazeta ‘SI’ – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi se norma bazë e interesit do të vijojë të qëndrojë 3%, duke analizuar një ecuri positive të ekonomisë së vendit.

Gjatë konferencës për median, Sejko tha se rregullorja për subjektet e mikrofinancës është miratuar nga Këshilli i Mbikëqyrjes, por do të hyjë në fuqi në janar të 2025-s.

“Kufizojmë moshën e kredimarrëve, elementë sa i takon numrin e kredive, nuk mund të merren 2 kredi konsumatorë njëherësh, do bëhet analizë financiare e kredimarrësve. Në funksion nga ruajtja e kredi marrësve nga ngarkesave me borxh. Por mbrojmë edhe vetë institucionet ndaj kredive me probleme. Këto institucione nëse do të përballeshin me një kredi marrës problematik, do të kishin normë të lartë kredie me probleme dhe do të përballeshin me humbje”, u shpreh Guvernatori.

Po ashtu, institucionet financiare jo banka do të kalojnë në një filtër më të hollësishëm gjendjen ekonomike të qytetarëve që aplikojnë për kredi dhe të ardhurat e tyre mujore.

“Do tu kërkohet këtyre institucione që të përshtasin edhe rregulloret e tyre të brendshme në funksion të ruajtjes së kredimmarrësve nga mbiongarkesa me borxh tyë panevojshëm. Qëllimi është mbrojtja e huamarrësve por edhe mbrojtja e vetë jkëtyre insticuioneve nga kredi problematike”, u shpreh Sejko.

Në përgjigje të pyetjes së Gazetasi.al, Guvernatori Sejko tha se Banka është në diskutime me qeverinë për zhvillimet në kursin e këmbimit, duke përmendur nevojën e qeverisë për shpenzime, si një mënyrë për të shtuar sasinë e lekëve në treg.

“Ne koordinojmë dhe harmonizojmë politikën monetare në mënyrë të vazhdueshme me politikën fiskale, me qeverinë. Për këtë ka një bashkëpunim të vazhdueshëm. Natyrisht që në raport me kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka politikën e saj monetare dhe operacionale, e koordinuar me politikën fiskale të qeverisë. Në vijimësi ne kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë të diskutojmë me qeverinë në lidhje me nevojat që ajo ka për shpenzime dhe për plotësimet e saj buxhetore, por dhe në raport me reagimin e pagesave e borxhit në të ardhmen në mënyrë që i gjithë zhvillim dhe ky koordinim i punës të politikës fiskale të qeverisë të jetë në funksion të stabilitetit të kursit të këmbimit dhe në funksion të koordinimit të politikës monetare me politikën fiskale”, tha drejtuesi i BSH.

The post Sejko: S’ndryshon norma e interesit. Miratohet rregullorja për mikrokreditë. Koordinim me qeverinë për kursin e euros appeared first on Gazeta Si.

“Akti i rëndë, minon demokracinë”, reagon Çupi pasi u përjashtua 40 ditë nga Kuvendi

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 19:53

Pasi Sekretariati i Etikës ka vendsour të përjashtojë nga seancat pleanre dhe komisionet parlamentare 24 deputetë të opozitës, pas incidentit të ndodhur përpara ambienteve të Kuvendit, me djegien e karrigeve, ka reaguar deputetja Dhurata Çupi përmes një postimi në Facebook.

Çupi, e cila sipas vendimittë Sekretariatit të Etikës është përjashtuar 40 ditë nga jeta parlamenyare,  ka shkruar se dënimi “pa ligj” i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë.

Deklarata e plotë:

“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”

Seanca e së hënës  zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr. Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Akti i rëndë, minon demokracinë”, reagon Çupi pasi u përjashtua 40 ditë nga Kuvendi appeared first on Euronews Albania.

Qeveria emëron Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve (Emri)

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 19:38

Pas bojkotit të jetës parlamentare nga deputetët e opozitës, mazhoranca ka vijuar me miratimin e disa vendimeve.

Një prej tyre është emërimi i drejtorit të ri të Përgjithshmë të Tatimeve, i cili mësohet të jetë Ilir Binaj.

Binaj ka zëvendësuar kështu Ceno Klosin.

VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria emëron Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve (Emri) appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet fillimi i mandatit të ri të Komisionit Evropian, zbardhet arsyeja

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 19:24

Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka njoftuar të mërkurën se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian (KE) do të zhvillohet nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që të shtyhet fillimi i mandatit të ri të këtij komisioni.

Ky është vendimi i konferencës së presidentëve në Parlamentin Evropian, ku marrin pjesë shefat e grupimeve partiake.

Ky vendim i PE-së e bën të pamundur zbatimin e planit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandatin e dytë ta nisë më 1 nëntor, pas zgjedhjeve të qershorit në bllokun evropian.

Tani, data më e mundshme për nisjen e punës së Komisionit Evropian flitet të jetë 1 dhjetori i këtij viti.

Edhe kjo datë është e mundshme vetëm me kusht që asnjë nga kandidatët të mos refuzohet nga komitetet përkatëse i PE-së.

Shumë diplomatë dhe parlamentarë në Bruksel edhe më herët ishin shprehur se data 1 nëntor për nisjen e mandatit të ri të KE-së, që e ka përmendur Von der Leyen, ka qenë joreale dhe se ajo e kishte përmendur këtë datë “për të bërë presion” ndaj Parlamentit Evropian.

Kur të gjithë kandidatët ta marrin pëlqimin e komisioneve parlamentare, atëherë Parlamenti Evropian voton në një seancë plenare për tërë Komisionin Evropian.

Në rast se ndonjë nga kandidatët nuk e merr pëlqimin, atëherë vendi nga i cili vjen duhet ta dërgojë një kandidat tjetër, i cili prapë duhet të kalojë tërë procedurën e miratimit.

Kjo do të shkaktonte vonesa të reja. Prandaj edhe 1 dhjetori si datë për nisjen e mandatit duket mjaft ambicioz, por jo edhe i pamundur./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet fillimi i mandatit të ri të Komisionit Evropian, zbardhet arsyeja appeared first on Euronews Albania.

Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:58

Pasi Sekretariati i Etikës ka vendsour të përjashtojë nga seancat pleanre dhe komisionet parlamentare deputetin Gazment Bardhi dhe 23 kolegëte tjerë të opozitës, kreu i Grupit Parlamentar të PD ka reaguar përmes një postimi në X.

Duke sjellë në vëmendje dënimet me burg ndaj kolegëve të tij të Partisë Demokratike, Bardhi është shprehur se përjashtimi me 60 ditë nga Kuvendi tregon një gjest të ulët e frikacak të kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë:

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.”

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.

Seanca e së hënës  zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr.

Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi appeared first on Euronews Albania.

“Nuk dihet ku janë 600 persona”-policja shqiptare flet për uraganin Helene

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:52

Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me uragnin Helene në SHBA kaloi mbi 130 në të gjithë juglindjen e Amerikës, autoritetet po nxitojnë të lëshojnë furnizimet me ajër, të rivendosin energjinë dhe të pastrojnë rrugët pas shirave masive, që i lanë njerëzit të bllokuar dhe pa strehë.

Stuhia duket se ka shkaktuar dëmin e saj më të madh në Karolina, ku zyrtarët thanë se më shumë se 80 njerëz janë gjetur të vdekur.

Më shumë se 95,000 shtëpi dhe biznese të Qarkut Buncombe nuk kishin energji të hënën pasdite, sipas gjurmuesit të shërbimeve Find Energy.

Për të diskutuar rreth pasojave të uraganit dhe mënyrës se si qeveria po punon për të rimëkëmbur vendin, në emisionin “People” ishte në një lidhje të drejtpërdrejt nga Florida, një police shqiptare.

Erida Caudill tha se në vetëm 4 ditë pas përfundimit të uraganit të tmerrshëm autoritetet po punojnë për të kontaktuar me qytetarët dhe po i ndihmojnë ata përmes furnizimit nga ajri me ushqime.

Sipas saj, 600 persona ende nuk janë gjetur dhe po vijon puna për të rikthyer komunikimi me ta, pavarësisht se në shumë qytete nuk ka drita dhe mungojnë valët telefonike.

“Gjëja e mirë për urganaet është që e shikojmë që po vjen, ndryshe nga një tërmet ose tornado. Ka shumë masa që merren nga policia, shkollat, shëndetësia. Ato zona që janë të parashikuara që do preken bëhen parlajmërime dhe evakuohen. Nuk kam dëgjuar që ka impaktuar ndonjë shqiptar, sepse kanë kaluar vetëm 4 ditë. Duhen vite që ky dëm të rregullohet që njerëzit të stabilizohen. Ende janë 600 persona që nuk i kemi gjetur, nuk ka kontakt. Nuk ka drita, nuk ka valë telefoni, as komunikim. Në këto zona nuk ka shqipatër, por sido që të jetë nuk do të thotë që s’ka ndonjë shqiptar aty. Pashë disa video ku njerëzit thonin në media se pë rata që kanë nevoja, qeveria po dërgon gjëra me drn. Ndërkohë që masat e tjera po merren nga ajri, me helikopter,” –u shpreh shqiptarja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk dihet ku janë 600 persona”-policja shqiptare flet për uraganin Helene appeared first on Euronews Albania.

Dogjën karriget në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton 24 deputetët e opozitës

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:31

Pas kallëzimit nga Policia e Shtetit për 24 deputetët e opozitës lidhur me inicidentin e djegies së karrigeve, përpara ambienteve të Parlamentit, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë, deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare.

Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.

Seanca e së hënës  zgjati vetëm 13 minuta u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta. Deputetët opozitar fillimisht bllokuan foltoren e nisën të gjuajnë me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Më pas ata nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr. Akt ky që u dënua nga mazhoranca.

1 of 2

Lista e deputeteve që u dërguan në SPAK nga policia dhe vepra penale për të cilën akuzohen:

1 – Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

3- Bledion Nallbati  39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

4-  Dhurata Çupi, 51 vjeçe,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

6 – Xhelal Mëziu, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

7- Lefter Gështënja., 52 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjec për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

9- Ina Zhupa, 37 vjeçe,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

10 – Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

11 – Dashnor Sula, 59 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës”

12 – Luan Baçi, 61 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës’

13 – Lodovik Hasani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

14 – Asllan Dogjani, 57 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

15 – Elidon Bushati, 51 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

16 – Erisa Xhixho, 39 vjeçe,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

18 – Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës

19- Edmond Spaho, 66 vjeç,    për veprën penale Shkatërrimi i pronës

20 – Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,  për veprën penale Shkatërrimi i pronës

21- Vangjel Dule, 56 vjeç,   për veprën penale Shkatërrimi i pronës

22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;  për veprën penale Shkatërrimi i pronës

23 -Isuf Çelaj – 60 vjeç – për veprën penale Shkatërrimi i pronës

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dogjën karriget në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton 24 deputetët e opozitës appeared first on Euronews Albania.

Protestë masive kundër reformës së pensioneve në Francë

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:14

Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit francez Paris dhe qyteteve të tjera të martën për të kërkuar shfuqizimin e reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Krahas kësaj edhe paga më të larta dhe përmirësime të standardeve të tyre të jetesës.

Franca me reformën e pensionit synon që moshën e daljes në pension ta rrisë nga 62 në 64-vjeç.

Duke u mbledhur në sheshin Denfert-Rochereau, qytetarët marshuan drejt sheshit Bastille, duke shprehur mosmiratimin e tyre për politikat e reja të qeverisë që anojnë nga e djathta ekstreme.

“Ne denoncojmë mënyrën se si Macron injoroi votimin demokratik që u zhvillua në qershor. Për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, kushtet po përkeqësohen vit pas viti”, tha Ramon Villa, sekretar i Federatës Sociale të Shëndetit Jugor.

Demonstruesit theksuan nevojën për të konsideruar rritjen e pagave, shfuqizimin e reformave të pensioneve dhe financimin më të mirë të shërbimeve publike.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, të tjerë bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe Liban ndërsa ushtria izraelite vazhdoi të bombardonte civilët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestë masive kundër reformës së pensioneve në Francë appeared first on Euronews Albania.

Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e parë femër

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 18:04

Claudia Sheinbaum u betua si presidentja e parë femër e Meksikës të martën, duke filluar zyrtarisht mandatin e saj gjashtëvjeçar.

Sheinbaum theksoi fitoren e saj si një moment historik, që vjen 70 vjet pasi gratë fituan të drejtën e votës në Meksikë.

“Unë nuk arrij vetëm”, ​​por me “të gjitha gratë e Meksikës”, tha ajo para turmës në sheshin kryesor të kryeqytetit. “Jo racizmit, jo klasizmit dhe jo marksizmit”, shtoi ajo.

Mijëra simpatizantë dhe besnik të partisë Morena bllokuan sheshin.

“Unë jam një nënë, gjyshe, shkencëtare dhe një grua besimtare, dhe që nga sot, me vullnetin e popullit të Meksikës, presidentja kushtetuese e Shteteve të Bashkuara të Meksikës,” tha ajo në fjalimin e saj inaugurues.

Sheinbaum renditi premtimet e administratës së saj, në të cilat ajo u zotua të vazhdojë të rrisë pagën minimale, të përmirësojë pensionet dhe të reduktojë gradualisht javën e punës nga 48 në 40 orë.

Ajo premtoi gjithashtu të nxisë integrimin ekonomik në Amerikën e Veriut përmes Marrëveshjes trepalëshe Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe të shfrytëzojë mundësi të tilla si afrimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e parë femër appeared first on Euronews Albania.

Izraelitja për sulmin iranian: U fshehëm 2 orë në bunker, çdo 10 min pati shpërthime

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:51

Një ditë më parë Irani ka sulmuar me rreth 200 raketa balistike Izraelin.

Ky sulm ndj Izraelit, një ditë para Vitit të Ri hebraik pati dëme të shumta, është parë si një kundërpërgjigje ndaj këtij shtetit disa ditë pas vrasjes së liderit të Hezbollah.

Për të diskutuar rreth kësaj, e ftuar në emisionin “People” ishte Jessica Cohen, izraelitja nga Tel Avivi e cila rrëfeu këtë të mërkurë gjithë ngjarjen që përjetoi gjatë 24 orëve të fundit.

Ajo u shpreh se sigurisht kaloi një moment shumë të vështirë, ku ju desh të qëndronte brenda një bunkeri për dy orë, teksa raketat balistike vërshonin drejt qyetit.

“U treguam shumë të kujdësshëm pasi është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e forcave izraelite. Raketat synonin të godisnin Jerusalemin përfshirë vendet e shenjta. Ata vunë në shënjestër edhe zonën e shejët të izarelit përfshirë pastaj edhe popullësinë e Jerusalemit. Kjo tregon kush janë ata që sulmojnë, njerëz që nuk duan t’ja dinë për civilët. Neve na paralajmëruan përmes telefonit dhe pak më vonë rreth 30 sekonda më vonë alarmi  ran ë gjithë qytetin. Pas çdo  10 minutash dëgjoheshin shpërthime, ato nuk mabronin, ishte një natë krtike. Kalua një orë e gjysëm brenda bunkerit,” – u shpreh izraelitja.

Jessica tha se ju desh të strehonte me shumë shpejtësi fëmijet dhe para se të largohej nga shtëpia mori me vete ujë dhe ushqim në rast se nuk do të mund të dilte prej bunkerit, ku pavarësisht se sistemet izraelite mund të rrëzonin raketat, rreziku që të prekeshin nga copëzat që binin ishte shumë i madh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraelitja për sulmin iranian: U fshehëm 2 orë në bunker, çdo 10 min pati shpërthime appeared first on Euronews Albania.

Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR për sigurinë në Kosovë

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:33

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, në Beograd.

Ky takim u zhvillua për të biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha në një komunikatë se Mojsilloviç tha në takim me Ulutashin se gjendja e sigurisë në Kosovë “është ende e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, gjë që kryesisht kontribuohet nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese” të Kosovës.

Mojsilloviç pretendoi se vendimet e autoriteteve kosovare “në fund synojnë ndryshimin e strukturës etnike” në veri të Kosovës.

Serbia është e pakënaqur nga vendimet e muajve të fundit të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare i cilësojnë ato si të jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese, ndërsa Beogradi i ka dënuar si “veprime kriminale” dhe përpjekje “për përndjekjen e serbëve” të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR për sigurinë në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Panairi “Shqiptarët përtej kufirit”, pikëtakim i atdhetarëve në Gjirokastër

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:22

Vlerat historike, ndërtimore dhe traditat e pasura të Gjirokastrës po shërbejnë si pika të forta bashkëpunimi midis qytetit të gurtë dhe shqiptarëve jashtë kufijve.

Krahas vizitave turistike në aktivitetet kulturore, në panairet e traditës që po zhvillohen në Gjirokastër spikat pjesëmarja e shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

 “Jemi disa artizanë që vijmë nga Kosova, Maqedonia e Veriut,  prezantohemi me lloje të ndryshme të  artizanatit, pra me produkte të lëkurës, me  qëndisje të ndryshme, me instrumenta burimore tradicionalë,me çanta të qëndisura,me dorë dhe me gjësende  të tjera artizanale,” –shprehet një burrë.

“Është hera e parë që erdha, u kënaqa shumë mirë, i kam disa kolegë të tjerë artizanë që vijnë çdo vit,” –thotë një grua.

Tashmë qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat mirëpresin një numër në rritje vizitorësh nga hapësira mbarëshqiptare, të cilët zënë një numër të konsiderueshëm midis turistëve që vizitojnë Jugun e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Panairi “Shqiptarët përtej kufirit”, pikëtakim i atdhetarëve në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Tokat me qira lënë pa naftë fermerët e Maliqit, zbardhet shkaku

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:15

Fermerët që zotërojnë sipërfaqe të mëdha tokë në fushën e Maliqit, po përballen me një problem që nuk e kanë hasur ndër vite.

Shumica prej tyre tokat i kanë marrë me qira, pa bërë kontratë noteriale dhe për këtë arsye ata nuk përfitojnë naftë falas.

Ata tregojnë se paratë për të paguar kontratat e qirave dhe taksat janë kosto të shtuara.

Dy prej fermërëve që njihen si superpotenciale në fshatin Sovjan të Maliqit kanë mbjellë më shumë se 80 ha tokë me kultura të ndryshme bujqësore.

Por për këto toka, ata nuk kanë përfituar naftë pa akcizë, pasi lëndën djegëse e përfitojnë fermerët që kanë dokumentat e tokës.

Fermerët kërkojnë një zgjidhje nga bashkia e Maliqit, për zgjidhjen e kësaj situate.

Problemin e pranon edhe kryetarin i bashkisë Maliq, por zgjidhjen më shumë se tek institucioni që ai drejton e sheh tek ministria e bujqësisë.

Ne fushën e Maliqit ka më shumë se 130 fermerë potenciale e superpotencialë të cilët kanë në përdorim një sipërfaqe më të madhe se 4200 hektarë.

Shumica prej tyre nuk kanë përfituar naftë pa akcizë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tokat me qira lënë pa naftë fermerët e Maliqit, zbardhet shkaku appeared first on Euronews Albania.

“Mirë që kam fëmijët”- E moshuara tregon çfarë mund të blejë me rritjen e pensionit

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 17:04

Duke nisur që nga muaji tetor pensionet janë indeskuar me 4.1% sipas vendimit të fundit të qeverisë, që dmth pensionet urbane do të kenë një rritje me rreth 700 lekë.

Por çfarë mund të blej një pensionit me 700 lekë?

Shoqëruan nënë Nafijen për të në tregun e fruta perimeve, për të parë se cfarë produkesh mund të shpenzojë me atë shumë.

Nëna Nafija ka 6 fëmijë, 5 janë në emigrim, ndërkohë njëri prej djemve jeton me të. Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Me 700 lekë të reja ne morëm domate, djath, kastraveca, vezë dhe dardhë.

Këto ushqime, për nëna Nafijen mund të dalin vetëm për disa vakte.

Fatmirësisht, janë fëmijët që i dërgojnë para, duke ndihmuar me blerjen e ilaceve dhe të gjitha pagesat që duhen bërë.

Janë rreth 800 mijë pensionistë në të gjithë vendin që kanë përfituar rritje të pensioneve.

Disa prej tyre kanë pasur një rrije me 400 lekë.

Shumë prej tyre e cilësonin fyese të dilnin të para kamerës dhe të tregonin ushqimet që mund të blinin me atë rritje.

Edhe në Gjirokastër këtë vjeshtë çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar rritje. Blerësit, kryesisht pensionistët, ankohen se nuk kanë të ardhura ti blejnë, ndërsa shitësit e justifikojnë rritjen e çmimeve si pasojë e mallrave të importit që kanë kosto më të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mirë që kam fëmijët”- E moshuara tregon çfarë mund të blejë me rritjen e pensionit appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër|Të moshuarit ankohen për çmimet e larta: Nuk blihet gjë me këto pensione

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 16:49

Çmimet e larta kryesisht të produkteve ushqimore dhe prodhimeve bujqësore po rëndojnë në xhepat e banorëve në Gjirokastër.

Konsumatorët që frekuentojnë tregun e fruta-perimeve ankohen se çmimet e prodhimeve bujqësore kanë pësuar rritje.

“ Ne e kemi të vështirë që me të ardhurat ekonomike të përballojmë këto çmime të kripura”, shprehen shumica e blerësve.

“Nuk e di si janë çmimet, ndryshojnë çmimet përditë. Me se t’i blejmë me pensione qesharake, por mirë pensionisti edhe pesë lekë ti japësh nuk është keq,”-thotë një pensioniste.

Vetë tregëtarët pohojnë se çmimet e produkteve ushqimore nuk kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Ata i justifikojnë çmime e rritura me tarifat e larta të importit të prodhimeve bujqësore që vijnë kryesisht nga jashtë.

“Çmimet jo njësoj janë, as i kemi rritur, as i kemi ulur. Epo ndonjë mall që del i ri edhe ka çmim të lartë 100 lekë ose 200 lekë më shumë, domatja ka qenë shumë e shtrenjtë,”- u shpreh një shitës.

Rritja e çmimeve po ndikon negativisht në buxhetin e familjeve gjirokastrite duke rritur shpenzimet për produktet e konsumit të përditshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër|Të moshuarit ankohen për çmimet e larta: Nuk blihet gjë me këto pensione appeared first on Euronews Albania.

Opozita bojkoton Komisionet, PS miraton udhërrëfyesin për integrimin në BE

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 16:17

E njëjta qasje edhe në ditën e tretë të bojkotit të jetës parlamentare nga e gjithë opozita e kryesuar nga Partia Demokratike.

E vetme Partia Socialiste miratoi udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike në konferencën e kryetarëve.

Dokumenti që përbën një pike të rëndësishme për procesin anëtarsues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kaloi pa asnjë diskutim dhe menjëherë u hodh për konsulim publik.

Të gjitha institucionet dhe grupet e interesit kanë 20 ditë kohë për të bërë komentet dhe sugjerimet e tyre para se “udhërrëfyesi” t’i nënshtrohet diskutimit parlamentar.

E gjithë opozita mungoi edhe në komisionin hetimor për sterilizimin dhe Checkup, që ajo vetë e drejton.

Edhe pse për ngritjen e këtij  komisioni hetimor, opozita bëri një beteje parlamentare dhe ligjore me shumicën socialiste në vjeshtën e vitit të kaluar , ajo e bojkoti atë, duke e lënë në dorën e socialistëve pyetjen e dëshmitarëve të rradhës.

E njëjta pamje edhe në nënkomisionin për përzhgjedhjen e anëtarëve të rinj për anëtarët në dy këshillat e lartë, atë gjyqësor dhe të prokurorisë.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP është kundërshtuar nga opozita, kryesisht për skualifikimin e padrejtë nga lista e kandidatëve me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opozita bojkoton Komisionet, PS miraton udhërrëfyesin për integrimin në BE appeared first on Euronews Albania.

“Nuk janë përgjime reale”- Bardhi flet për shantazhet pas daljen nga SPAK

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 15:52

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u parqit këtë të mërkurë në orën 15:00 në Prokuroinë e Posaçme.

Bardhi është thirrur në organin e akuzës për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej tij, dy ditë më parë, për komunikimet në SKY ECC.

M tej në një dalje për mediat kreu i grupit parlamentar të Pd u shpreh se gjithë akuzat ndaj tij për disa audiopërgjime në SkyEcc, mes tij dhe eksponentëve të krimit të organizuar, nuk janë reale dhe se është konfirmuar zyrtarisht se që ato përgjime nuk ekzistojnë SkyEcc.

Kështu sipas Bardhit, do duhet që Prokuroria e Posaçme të hetojë origjinën e mesazheve që janë dërguar në telefonin e tij.

“Duke qenë se ka media që edhe sot të jenë pjesë e kësaj skeme, të dhëna gjoja në dy procesverbale, në fakt janë dokumente të falsifikuara, që nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real. Ato dokumenta janë prodhuar për të shantazhuar një deputet të Kuvendit. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë sapo jam njohur me to kam vendosur në dijeni SPAK, sepse ka të bëjë me kredibilitetin e kësaj prokurorie, ku individë të caktuar me qëllime kriminale përdorin tëhëna që si rregull administrohen nga kjo prokurori me qëllim shantazhimin e një deputeti. Është zyrtarisht e konfirmuar që ato përgjime nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të SKyEcc, unë jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që po shpërndajnë këto audio përgjime që janë pjesë e një skeme shantazhi. SPAk ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar nga ka ardhur ky mesazh në telefonin tim. Nuk kam asnjë dyshim, qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë Gazment Bardhin. Do vazhdoj të bëj të njëjtën detyrë siç kam bërë deri më sot. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme dhe t’ja faturojë SPAk-ut. Unë i jam drejtuar prokurorisë sepse personat ose janë subjekte të krimit të organizuar ose persona publik që dalin realisht në përgjimet e SkyEcc. Unë i vendosa në dispozicion telefonin tim prokurorëve Dumani dhe Shehu,”  -u shpreh Bardhi.

Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi të hënën Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”. Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’.

Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.

Në shkresën drejtuar Altin Dumanit, Bardhi nënvizon se mesazhet janë një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe kërkon nga SPAK hetimin e tyre.

The post “Nuk janë përgjime reale”- Bardhi flet për shantazhet pas daljen nga SPAK appeared first on Euronews Albania.

“Ik qërohu”, tensione në Sekretariatin e Etikës, Noka i shkul mikrofonin Bushkës

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 15:34

Në mbledhjen e ditës së mërkurë në Sekretariatin e Etikës ka pasur tensione mes kryesueses së mbledhjes, Klotilda Bushka dhe deputëtve të opozitës.

Deputetët demokratë kanë tentar të bllokojnë mbledhjen për të mos lejuar zhvillimin e saj, ku më pas deputeti Flamur Noka ka nfritur tonet drejt socialistes Klotilda Bushka.

Pjesë nga përplasja:

Noka: Nxirri jashtë (për gardën)

Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.

Bushka: Me mikrofonin ç’pate?

Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.

Bushka ndërpret mbledhjen

Noka: Ik qërohu!

Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Këto përplasje kanë ardhur pasi Kuvendi ka vendosur që të përjashtojë nga seancat për 24 deputetë të opozitës, të cilët dy ditë më parë kanë nxjerrë karriget e tyre para Parlamentit dhe u kanë vendosur flakën.

Në një dalje për mediat pas zhvillimieve të kësaj mbledhje, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u shpreh se opozitën tani e nnë vazhdim do t’a kenë përballë.

“E kuptoni me çfarë kemi të bëjmë, kemi të bëjmë me një karkoregjim. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën, kurrë nuk mund t;ja arrijnë. Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile në datë 7, që kjo Shqipëri të shpëtojë nga Narcos. Ne jemi përafqësues të popullit shqiptar, nuk pranon bandën e hajdutëve. Ky popull na ka çuar për të refuzuar këtë lloj regjimi dhe ne do jemi aty. Nuk njohim asnjë vendim, as të Narcos, as të veglave të Narcos,” –u shpreh Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ik qërohu”, tensione në Sekretariatin e Etikës, Noka i shkul mikrofonin Bushkës appeared first on Euronews Albania.

“Maskara! Më vrave djalin 25-vjeç o qen”, përplasje në gjyqin ndaj Leonard Dukës

By: Ela
2 October 2024 at 14:53

Në GJKKO u zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore për ish-policin Santiago Malko, personin e afërt të Ervis Martinaj, i cili u vra nga grupi kriminal rival i drejtuar nga Leonard Duka. Duka u paraqit për herë të parë në seancë, pasi u ekstradua nga Belgjika më 2 gusht të këtij viti. Gjatë seancës, mamaja […]

The post “Maskara! Më vrave djalin 25-vjeç o qen”, përplasje në gjyqin ndaj Leonard Dukës appeared first on BoldNews.al.

G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme

By: Ela
2 October 2024 at 14:35

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbajë takim virtual me liderët e G7-s më vonë të mërkurën (sot) për t’i diskutuar krizat në Lindjen e Mesme, ka thënë zyra e saj. “Italia do të vazhdojë të përpiqet për zgjidhje diplomatike, duke përfshirë edhe përmes aftësive të saj si kryesuese e G7-s. Unë kam thirrur për […]

The post G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌