Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë

By: fra nc
2 October 2024 at 16:49

Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare po zbehet nga viti në vit. Kontributi i saj këtë vit është 2% më i ulët se një vit më parë, duke arritur në 16.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa sektorët që po marrin hov në ekonomi janë ndërtimi dhe turizmi.

Në tremujorin e dytë, bujqësia u rrit me 0.16%, ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë ra me 0.04%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ky ishte tremujori i 8-të radhazi që sektori qëndron në vendnumëro.

Ndonëse çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur dhe kërkesa nga jashtë për prodhime shqiptare është e lartë, prodhimi nuk u është përgjigjur zhvillimeve të kohës. Të dhënat nga tregu sugjerojnë se dobësitë më të mëdha po shfaqen në sektorin e blegtorisë, ku rënia e numrit të krerëve ka qenë e fortë. Në vitin 2024, numri i bagëtive në vend shënoi rënie me mbi 12%. Blegtoria është dega e dytë më e rëndësishme e bujqësisë, dhe rënia e saj ndikon në gjithë sektorin bujqësor.

Ndërkohë, zhvillimet kanë qenë pozitive në sektorin e serrave, ku çmimet e larta të eksportit kanë nxitur zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga ana tjetër, zhvillimet klimatike me një pranverë me shira dhe mot të ftohtë, si dhe korrikun shumë të nxehtë, kanë dëmtuar frutat dhe prodhimin bujqësor në fusha këtë vit.

Sektori bujqësor po përballet me emigrimin të lartë të forcës punëtore jashtë vendit dhe drejt sektorëve të tjerë të ekonomisë, ku pagat janë më të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë appeared first on Euronews Albania.

Bardhi dorëzon në SPAK telefonin për mesazhet e ‘Mbretin Zog’: Biseda të sajuara, duan të më shantazhojnë

2 October 2024 at 16:00

Gazeta Si – Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar me iniciativë të tij telefonin e tij në SPAK pas denoncimit që bëri pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me disa mesazhe që i kanë mbërritur në aplikacionin “Signal” nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

Në mesazhe elektronike, dallohen emra të personazheve të krimit në vend, Ervis Martinaj (i zhdukur prej dy vitesh) dhe Erigers Mihasi (i ekzekutuar në një atentat në Tiranë), për të cilë Bardhi mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakte në të shkuarën.

Ai u shpreh se dorëzoi me vullnet të plotë telefonin e tij në SPAK dhe tha se do të paraqitet “për këtë veprim hetimor të nevojshëm” sa herë të jetë nevoja.

“SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme. I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”, – theksoi Bardhi pas daljes nga SPAK.

Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme më 30 shtator, u shpreh se mesazhet janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Tashmë do t’i takojë SPAK për të zbardhur rastin, nëse bëhet fjalë për biseda të sajuara, apo autentike.

Në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK, shkruhet: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”.

The post Bardhi dorëzon në SPAK telefonin për mesazhet e ‘Mbretin Zog’: Biseda të sajuara, duan të më shantazhojnë appeared first on Gazeta Si.

Rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n

By: gaze tare
2 October 2024 at 13:06

Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë. Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.

Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones. Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi.” Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:

OH MY GOD BEYONCÉ KIDNAPPED SIA #SaveSia pic.twitter.com/OG3erOSPgN

— Julian 🦦 (@jujuondembeatz) August 1, 2016

“Ndoshta duhet të kishim dëgjuar më nga afër,” tha një përdorues .

“Frika në zërin e saj…” tha një përdorues tjetër.

“Ajo thjesht po përpiqej të mbijetonte,” shkroi një tjetër .

“Është në rregull mama … ajo do të jetë prapa hekurave së shpejti,” tha në mënyrë pozitive një tjetër .

The post Rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n appeared first on iconstyle.al.

PROVAT/ Pas skandalit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n

By: D Marku
2 October 2024 at 14:32

Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë. Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.
Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones.
Asoikohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi.” Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:

The post PROVAT/ Pas skandalit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n appeared first on Albeu.com.

Miratohet dokumenti për Integrimin, opozita nuk merr pjesë, vazhdon bojkotin e Kuvendit

2 October 2024 at 10:13

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare miratoi udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ky udhërrëfyes,  i cili është një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës, e cila ka bojkotuar punën e Kuvendit.

“Me bojkotin e ditës së sotme nga opozita, vetëm socialistët kanë dhënë votën e tyre për miratimin e dokumentit dhe udhërrëfyesit për funksionimin e institucioneve demokratike”, raportoi gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj.

Partia Demokratike ka ashpërsuar qëndrimet e saj politike duke braktisur komisionet parlamentare në shenjë revolte pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila dënoi deputetin demokrat me një vit burg për “kallëzim të rremë” për dosjen e njohur “Babale”.

 

Seanca në GJKKO për ‘Gërdecin’, avokati i Fatmir Mediut kundërshton akt ekspertimin ekonomiko-financiar

2 October 2024 at 10:45

Gazeta Si – Avokatët e Fatmir Mediut, vijonë të kundërshtojnë ekspertimin ekonomiko-financiar të procesit gjyqësor për “Gërdecin”, ku ish-ministri i Mbrojtjes është i pandehur për disa akuza.

Ndërkohë që Mediu mungon në sallën e gjyqit, në seancë në GJKKO, avokatët  e tij po kundërshtojnë raportin e ekspertëve.

Henrik Ligori theksoi se demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim, – tha një nga avokatët, Hentik Ligori. – Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre. Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij”.

Sipas Ligorit, “ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe pëe të dhënë një mëndim shkencor. Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar? Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Avokati i ish-ministrit shtoi se “dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin. Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë, tha avokati Ligori.

Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Nga shpërthimi në Gërdec më 15 mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

The post Seanca në GJKKO për ‘Gërdecin’, avokati i Fatmir Mediut kundërshton akt ekspertimin ekonomiko-financiar appeared first on Gazeta Si.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK: S’ka lidhje me interesin publik

2 October 2024 at 12:13

Gazeta Si – Ish-bashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Spahia u shpreh se u thirr në lidhje me një çështje që nuk ka interes publik.

Më 26 mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 14 majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Bardh Spahia mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës më 31 mars 2022 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 majit fitues u shpall socialisti Benet Beci.

The post Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK: S’ka lidhje me interesin publik appeared first on Gazeta Si.

Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë, argëtohemi më pak

2 October 2024 at 08:19

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB-së. Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më […]

The post Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë, argëtohemi më pak appeared first on BoldNews.al.

Jetëgjatësia në Shqipëri u rrit me 6.3 vjet pas 1990-s! Eurostat: Gratë jetojnë më shumë! Nga përparimi i mjekësisë, tek shëndeti publik, faktorët që kanë ndikuar

2 October 2024 at 07:28
Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç. Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur
Before yesterdayMain stream

Shtyhet seanca për dosjen ‘Metamorfoza’, debate mes Altin Dumanit dhe avokatëve për përgjimet e Sky ECC

1 October 2024 at 18:29

Gazeta Si – Pak më shumë se 3 orë ka zgjatur këtë të martë seanca paraprake e dosjes “Metamorfoza”, edhe pse Gjykata e Posaçme vendosi ta shtyjë për më 8 tetor seancën e radhës për të akuzuarit.

Në seancën ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, si një nga prokurorët që ka drejtuar hetimet, palët janë përfshirë në debat mbi mënyrën si janë administruar të dhënat e aplikacionit “Sky ECC” nga drejtësia shqiptare.

Avokatët e të pandehurve kanë pretenduar paligjshmëri, pretendim që është kundërshtuar nga prokurorët.

Në seancën paraprake, organi i akuzës ka shpjeguar mënyrën si kanë ardhur këto komunikime në vendin tonë, që janë disponuar me letër-porosi sipas ligjit. Në fakt, sipas avokatëve, Prokuroria ka pranuar që janë përgjime dhe i gjithë diskutimi është juridik. 

Gjatë seancës, ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-drejtuesi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri dhe boksieri, Asmer Bilali kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, biznesmeni me influencë në zonën e Velipojës, Pëllumb Gjoka, i cili nga bisedat e përgjuara rezulton si organizator atentatesh në bashkëpunim me grupin “Bajri”, përmes avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar gjykim të zakonshëm bashkë me të pandehurit e tjerë.

Në dosjën “Metamofoza”, përmes përgjimeve telefonike u zbuluan vrasje, tentativa vrasjesh dhe një sërë krimesh të tjera, ku protagonist ishin edhe ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita.

Ky operacion goditi një grup kriminal në Shkodër dhe provat e mundësuan nga autoritetet e drejtësisë franceze dhe belge përmes zbërthimit të aplikacionit të koduar, “Sky ECC”.

The post Shtyhet seanca për dosjen ‘Metamorfoza’, debate mes Altin Dumanit dhe avokatëve për përgjimet e Sky ECC appeared first on Gazeta Si.

Kurti: Rusia dëshiron të zgjerohet në kurriz të Evropës, lufta e Ukrainës është një luftë për demokraci

1 October 2024 at 17:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.

Në një intervistë për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN, ai ndau perspektivat e tij mbi luftën, bashkëpunimin mes Kosovës dhe Ukrainës, dhe paralelizmat historikë midis përvojave të të dy vendeve.

Kurti theksoi se mbështetja e Kosovës për Ukrainën nuk është vetëm simbolike, por e rrënjosur në përvojën e ngjashme historike të Kosovës me agresionin dhe luftën për pavarësi.

“Fitorja e Ukrainës do të thotë çlirim i territorit të saj dhe paqe për qytetarët e saj,” u shpreh Kurti.

Ai vuri në dukje se për popullin e Kosovës, imazhet e luftës në Ukrainë risollën kujtimet e hidhura të luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Kurti gjithashtu diskutoi rëndësinë e rolit të Evropës në këtë konflikt dhe theksoi se lufta e Ukrainës është një betejë për të ardhmen e kontinentit.

Ai kritikoi disa vende evropiane për mosveprimin e mjaftueshëm, duke i bërë thirrje BE-së të rrisë ndihmën e saj për Ukrainën në aspektin ushtarak dhe ekonomik.

Për sa i përket bashkëpunimit midis dy vendeve, Kosova ka ofruar trajnime për pastrimin e minave dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Kurti gjithashtu diskutoi për përvojat që Ukraina mund të marrë nga periudha pas luftës së Kosovës, duke paralajmëruar për rreziqet e privatizimit të pakontrolluar dhe rëndësinë e menaxhimit të ndihmave ndërkombëtare.

Ndërsa Ukraina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, Kurti shprehu shpresën se ky hap mund të ndodhë në të ardhmen./Telegrafi/

The post Kurti: Rusia dëshiron të zgjerohet në kurriz të Evropës, lufta e Ukrainës është një luftë për demokraci appeared first on Telegrafi.

Dënimi me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin në Gjykatën e Lartë (zbardhet shkresa)

1 October 2024 at 14:44

Gazeta Si – Katër ditë pas dënimit me burg, Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një shkresë ku kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi atë me 1 vit heqje lirie për kallëzim të rremë.

“Ne kërkojmë nëpërmjet kësaj kërkese pezullimin e ekzekutimit, ose shtyrja e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që është dënuar me vendim të formës së prerë me burgim një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për një denoncim publik të kryer në maj të vitit 2018, denoncim ky që në kundërshtim me çdo normë të rendit juridik në fuqi në vendin tonë, është konsideruar si konsumim i veprës penale të “kallëzimit të rremë” të parashikuar nga neni 305 i K.Penal”, thuhet në kërkesë.

Më tej, në kërkesë thuhet se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit.

“Ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit, në kuptim të nenit 71, pika 2, gërma “dh”, të Kushtetutës. Nga ana tjetër, ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimi pengon kandidimin në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në periudhën prill – maj 2025, ku zoti Salianji është caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, në kuptim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në kërkesë thuhet ndër të tjera se vendimi është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv. Gjithashtu, sipas kërkesës, vepra penale e supozuar e konsumuar nga ana e kërkuesit Ervin Salianji, ka ndodhur në maj të vitit 2018, pra më shumë se 6 vite më parë nga marrja e vendimit formë të prerë.

“Gjithashtu vlen të theksohet fakti se ekzekutimi i këtij vendimi, është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv (vendim i shkurtuar), format ky që nuk njihet nga K.Pr.Penale apo nga ligji nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, fakt ky që na pamundëson edhe depozitimin e rekursit pranë Gjykatës së Lartë. Po ashtu, element tjetër i rëndësishëm që duhet te merret parasysh nga Gjykata e Lartë është fakti që vepra penale e supozuar e konsumuar nga ana e kërkuesit Ervin Salianji, ka ndodhur në maj të vitit 2018, pra më shumë se 6 vite më parë nga marrja e vendimit formë të prerë. Kërkuesi nuk i është shmangur asnjëherë hetimeve apo gjykimit duke qenë pjesëmarrës në çdo seancë gjyqësore dhe nuk ka asnjë qëllim për mosekzekutimin e këtij vendimi pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar dhe humbjes së aktualitetit të këtij dënimi në lidhje me funksionin e parandalimit të posaçëm të dënimit penal”.

The post Dënimi me 1 vit burg, Salianji kërkon pezullimin në Gjykatën e Lartë (zbardhet shkresa) appeared first on Gazeta Si.

Akuzat për fshehje pasurie, SPAK: 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses

1 October 2024 at 13:22

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetueses Fatos Lulo, i cili akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie.

Dënimi thotë SPAK, të pezullohet, duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka një bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesë argumentet e tij për të kundërshtuar akuzën.

Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga Shkalla e Parë e Vettingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra.

Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

Një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, Lulo është eliminuar nga Vettingu në shkallën e parë dhe të dytë për shkak të vendimeve  të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin.

Mes tyre, është edhe ajo ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në SHBA për vrasje.

Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega.

Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vite e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.

Më 28 prill, SPAK vendosi sekuestrimin e një dyqani me sipërfaqe 172 m2, në rrugën e Durrësit në Tiranë në pronësi të tij.

The post Akuzat për fshehje pasurie, SPAK: 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses appeared first on Gazeta Si.

I doli emri në dosjen ‘Zarka’, ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha paraqitet në SPAK

1 October 2024 at 12:21

Gazeta Si – Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur këtë të martë në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen “Zarka” për çështjen e “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve, ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e aplikacionit “Sky Ecc”, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes.

Njëri nga të dyshuarit e quan “Beso grupi” dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen, “Besnik Hoxha shkodrani”.

Po për të njëjtën çështje, u thirr në SPAK prokurori i Tiranë, Bledar Valikaj, bshkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranës të përmendur për “Toyota Yaris”, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, një anëtare e KLP, e cila ka qenë mes prokurorëve të “Toyota Yaris” dhe prokurorë të Apelit.

Më 25 korrik Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi largimin nga detyra të Besnik Hoxhës dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë. Ai u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi “dështoi” në kriterin e justifikimit të pasurisë.

Hoxha është i njohur si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”, ku në vitin 2013 shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e ndodhura në Bulevardin para selisë së kryeministrisë gjatë protestës së PS, asokohe në opozitë.

The post I doli emri në dosjen ‘Zarka’, ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Gazeta Si.

Sekuestrohen pasuri 750 mijë euro / 37-vjeçari i dënuar në Angli për trafik droge, i kishte vënë në emër të motrës

1 October 2024 at 10:00

Gazeta Si – Pasuria e sekuestruar në emër të Irma Hasanit një ditë më parë, punonjëse e Shërbimeve Qeveritare, është në vlerën e 750 mijë eurove.

Ndërsa të gjithë këto prona, 6 automjete dhe 6 apartamente, janë sekuestruar, pasi i vëllai i saj, 37-vjeçari Olsi Hasani, i kishte kaluar në emër të motrës së tij, Irma Hasani, punonjëse e Shërbimeve Qeveritare.

Me kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, Gjykata e Tiranës firmosi sekuestro preventive të 6 pasurive dhe 6 makinave të shtrenjta.

Sipas organit të akuzës në kryeqytet, Irma Hasani, 41 vjeçe, ishte e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk mund të justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Më pas nisi verifikimi dhe rezulton që i vëllai Oltion Hasani rezulton të ishte i dënuar në Angli.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.

Sipas burimeve paraprake, rasti i shtetasit Oltion Hasanit, një i dënuar në Angli, u sinjalizua për Prokurorinë nga krimit ekonomiko financiar, pas dyshimeve se brenda pak muajsh në llogarinë e saj u dhuruan nga të afërmit 180 mijë euro.

Dhurata e parë iu kalua motrës të të dënuarit nga ish kunati, i cili rezulton i vetëpunësuar për transport mallrash.

Në datën 2 prill ai i dhuroi të resë 40 mijë euro, duke arsyetuar kalim sipas deklaratës notariale, në një kohë që hetimi provoi që  nuk ekziston një deklaratë e tillë.

Një javë më vonë, në llogarinë e gruas depozitohet dhurata e dytë prej 90 mijë euro nga tezja e saj  dhe një muaj më pas, një person që e prezanton si mbesa, i kaloi në bankë edhe 20 mijë euro.

Shumat e tjera, sipas prokurorisë janë të depozituara cash nga 41-vjeçarja që i ka shpjeguar si kursime dhe të ardhura nga shitja e një automjeti.

Duke gjurmuar dhuratat monetare, prokuroria kërkoi sekuestron preventive të  disa aseteve dhe automjeteve  që dyshohen se janë të krijuara nga paratë e drogës.

“Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”. Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve O. H., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe”, – thuhet në një njoftim për mediat nga prokuroria.

The post Sekuestrohen pasuri 750 mijë euro / 37-vjeçari i dënuar në Angli për trafik droge, i kishte vënë në emër të motrës appeared first on Gazeta Si.

Përgjimet tek “Drejtësia” në Shkodër/ Vajza: Bab, doli Senada 5! Babai: Ah plehra, pse për 5 pagova

1 October 2024 at 09:49

Një dosje penale që mban Nr. 474, e cila është regjistruar në Prokurorinë e Lezhës për ndjekjen e një rasti të prodhimit dhe shitjes së drogës, ka nxjerrë zbuluar një seri bisedash të përgjuara, që flisnin për një episod korruptiv në sistemin e Drejtësisë dhe në sistemin universitar në Shkodër. Për shkak të kësaj situate […]

The post Përgjimet tek “Drejtësia” në Shkodër/ Vajza: Bab, doli Senada 5! Babai: Ah plehra, pse për 5 pagova appeared first on BoldNews.al.

Rusia rrit buxhetin e mbrojtjes me 25%, shqetësime në Europë

By: E.K
1 October 2024 at 08:12

Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 […]

The post Rusia rrit buxhetin e mbrojtjes me 25%, shqetësime në Europë appeared first on FaxWeb.

Greqia me popullsinë më të moshuar në Evropë

1 October 2024 at 08:22

Në Greqi, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve nuk festohet siç duhet, megjithëse plakja është një çështje e rëndësishme, pasi popullsia totale është rritur me 39% nga fillimi i dekadës së parë të pasluftës dhe sot.

”Më konkretisht, ata të moshës mbi 65 vjeç u rritën 4,6 herë (nga 520 mijë në 2,4 milionë), ndërsa popullsia mbi 85 vjeç u shumëfishua me 20 herë (600 mijë sot krahasuar me vetëm 30 mijë në 1951)”, deklaroi Byron Kotzamanis, drejtor i Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Demografike.

Në Greqi, 23% e popullsisë janë të moshës mbi 65 vjeç.

Në të njëjtën kohë, ajo karakterizohet gjithashtu nga dallime të forta rajonale pasi përqindja e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart varion nga 12,6% në në 33,9%.

”Prandaj”, sipas Kotzamanis, ”po shkojmë drejt një kombinimi shpërthyes të plakjes dhe superpleqërisë në më shumë se një në katër prefektura të vendit tonë”.

”Kjo do të rezultojë (para vitit 2050) në një realitet të ri sipas të cilit 1/3 e popullsisë do të jetë 65 vjeç ose më e moshuar, ndërsa në të njëjtën kohë 1/4 e tyre do të jetë në supermoshë.

”Duke marrë parasysh që në brezat e pas vitit 1970 kemi një rënie të martesës dhe një rritje të të dy divorceve dhe përqindjes së atyre që nuk do të kenë fëmijë, do të kemi një numër gjithnjë në rritje të njerëzve që do ta gjejnë veten pas moshës 65 vjeç me shumë pak njerëz në mjedisin e tyre të ngushtë familjar”, thekson ai.

”Prandaj, shtetit të mirëqenies – dhe jo familjes – do t’i kërkohet të mbulojë gjithnjë e më shumë nevojat e këtyre individëve duke qenë se kostot do të jetë e pamundur të mbulohen vetë”, shton ai.

Zbardhen përgjimet tek “Drejtësia” në Shkodër/ Vajza: Bab, doli Senada 5, babai: Ah plehra, pse për 5 pagova unë, hajt se e gadisim mirë

By: V K
1 October 2024 at 09:19

Një dosje penale që mban Nr. 474, e cila është regjistruar në Prokurorinë e Lezhës, për ndjekjen e një rasti të prodhimit dhe shitjes së drogës, ka nxjerrë zbuluar një seri bisedash të përgjuara, që flisnin për një episod korruptiv në sistemin e Drejtësisë dhe në sistemin universitar në Shkodër.

Për shkak të kësaj situate prokurorët e Lezhës, duke vlerësuar çështjen, kanë vendosur që bisedat e përgjuara t’ia dërgojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK në Tiranë.

Këto përgjime dhe të tjera të kryera më pas nga SPAK, u kthyen në gurin e themelit të një dosje penale që mban Nr. 546, ku të pandehur për korrupsion pasiv përfunduan profesorët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, si: Dekani Gasper Kokaj, shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogia pranë këtij Departamenti, Luljeta Zefi.

Nën akuzë për korrupsion aktiv, kanë përfunduar dhe Lekë Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët janë prindërit e dy studenteve që kishin ngelur në provimet e “Masterit”.

Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim për t`i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.

Ndërkohë, megjithëse ata janë marrë të pandehur, prokuroria e Shkodrës nuk ka kërkuar në gjykatë asnjë masë sigurimi për pezullimin e përkohshëm të tyre.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka zbuluar dosjen e këtij rasti korruptiv brenda Universitetit të Shkodrës, ku një numër i lartë komunikimesh të përgjuara nga SPAK tregojnë se për të kaluar, duke arritur notën “5” në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër, duhet të paguaje.

SPAK ka përgjuar numrat telefonikë të Lekë Tonit,i cili diskuton për data provimesh, shuma monetare dhe pedagogë. Nga verifikimet ka rezultuar se Lekë Toni ka dy vajza, të cilat janë në moshë për të ndjekur studimet e arsimit të lartë.

Në përgjim është vendosur dhe Pëllumb Ndreca, i cili rezulton se ka një vajzë në moshë për të ndjekur studimet e larta, e cila quhet Arlinda Ndreca.

Nga konteksti i shumë bisedave të përgjuara, duket sikur këta dy persona dhe fëmijët e tyre, komunikojnë në lidhje me provimet, ku vajzat e tyre nuk kanë marrë notë kaluese dhe mundësinë që të gjejnë një zgjidhje për të kaluar, duke ofruar para tek pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër.

Mes shumë bisedave mund të evidentohet komunikimi i përgjuar mes studentes Fiona Toni dhe babait të saj Lek Toni, i cili është zhvilluar në datën 3 tetor 2021.

Mes të tjerave, Fiona i thotë babait se teksa kishte dhënë provimin në lëndën “E drejta Evropiane dhe legjislacionit kombëtar”, me pedagogen Senada Reçin, ajo ishte vlerësuar me notën “5”.

Por me këtë vlerësim nuk ishte dakord babai i studentes Lek Toni, i cili i shprehet se ajo (Pedagogia) është një plehrë pasi nuk ishte paguar për ta vlerësuar me “5”.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Fiona:Bab doli Senada, 5″.

Leka:A plehëra për pesë pagujta”!

Fiona:Po plehja. Po hajd ishalla po marr notë të mirë në temë diplome me kompensu”.

Leka:Se e gadisim mirë”.

Nisur nga kjo situatë Prokuroria ka sekuestruar procesverbalet e provimit të dhënë në sezonin e vjeshtës nga studentja Fiona Toni, e cila në 30 shtator 2021 për lëndën “E drejta e konsumatorit”, me komision i përbërë nga Luljeta Zefi dhe Merisë Rukaj, është vlerësuar me notën 9 (nëntë).

Ndërsa në provimin e datës 3 Tetor 2021, sipas bisedës së mësipërme për lëndën “E drejta Evropiane dhe legjislacioni kombëtar”, të dhënë në datën 24 shtator 2021, komisioni i përbërë nga Senada Reçi dhe Merisë Rukaj, ka vlerësuar studenten Fiona Toni me notën 5 (pesë).

Ndërkohë, me procesverbalin e datës 8 Tetor 2021 “Mbrojtje teze”, komisioni i përbërë nga: Dr. Gasper Kokaj, Senada Reçi dhe Phd. Roland Dodani, Fiona Toni është vlerësuar me notën 7 (shtatë).

Sipas Prokurorisë, në përgjigjen shkresore të përcjellë nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, konstatohet se përputhen datat, notat e provimeve dhe emrat e pedagogëve me komunikimet telefonike dhe ato të këqyrura në “WhatsApp”.

Mbi bazën e këtyre përgjimeve dhe krahasimeve me procesverbaleve të vlerësimit të provimit me notë kaluese për dy studentet Fiona Tonij dhe Arlinda Ndreca, prokurorja e Shkodrës Besmira Vishe, ka vendosur të marrë të pandehur Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e korrupsionit pasiv.

Bashkë me Dekanin e Drejtësisë, e pandehur për korrupsion është marrë dhe shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi, pedagogia pranë këtij departamenti, Luljeta Zefi, si dhe dy prindërit e vajzave.

Tashmë që prej datës 18 shtator 2024, kjo çështje kundër 5 të pandehurve është zbritur për t’u gjykuar në gjykatën e Shkodrës, ku do jetë gjyqtarja e seancës paraprake Egla Mirashi, që do vendosë nëse dosja kundër profesorëve do kalojë për gjykim apo do kthehet sërish në prokurori për plotësim hetimesh.

The post Zbardhen përgjimet tek “Drejtësia” në Shkodër/ Vajza: Bab, doli Senada 5, babai: Ah plehra, pse për 5 pagova unë, hajt se e gadisim mirë appeared first on Albeu.com.

Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët

By: Fia Nelaj
30 September 2024 at 22:03

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev.

Pas një takimi më 30 shtator me komandantët kryesorë, Zelensky deklaroi se “gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund të arrijmë, duhet të arrihet”.

Zelensky theksoi rëndësinë e takimit të ardhshëm të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani dhe nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë.

“Gjithçka varet nga secili anëtar i ekipit ukrainas. Tani duhet të punojmë sa më shumë që t’i arrijmë para Ramsteinit”, shtoi ai, duke iu referuar takimit të planifikuar për 12 tetor.

Në fushëbetejë, Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, tha se nuk pati dëme pasi “valët” e dronëve sulmues u shkatërruan gjatë një alarmi pesë orësh ajror në qytet, që filloi rreth orës 1 të mëngjesit më 30 shtator.

Ky ishte sulmi i dhjetë ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas këtë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët appeared first on Euronews Albania.

❌
❌